Një njeri me shumë fat ka gjetur një perlë me vlerë 4000 euro teksa po hante ushqime deti në një restorant të famshëm në New York.
Rick Antosh është fatlumi 66-vjeçar, i cili fillimisht mendoi se th eu dhëmbët teksa konsumonte ushqimin, por në fakt në gojën e tij kishte përfunduar një perlë e çmuar.
Shanset për të gjetur një margaritar të tillë janë një në 12 mijë raste dhe personat që gjejnë një perlë të tillë janë vërtet me fat.
Pas kësaj ngjarjeje disi të rrallë, si me shaka Rick Antosh është shprehur se do të kthehet sërish në restorantin “Grand Central” për të gërmuar për thesare të tilla.
Një grua 70-vjecare ka sjellë në jetë binjakë pasi i është nënshtruar procedurës IVF. Ky lajm është bërë publik nga spitali ku ajo i është nënshtruar këtij procesi.
Safina Namukwaya ka fituar titullin si gruaja më e vjetër në moshë që ka sjell ënë jetë në Afrikë.
Ajo ka sjell në jetënjë vajzë dhe një djalë përmes prerjes cezariane, pasditen e së mërkurës, në spitalin e “Women’s Hospital International and Fertility Centre”, në Kampala, Uganda.
Doktorët e kanë përshkruar shtatzaninë si një sukses mjekësor dhe janë shprehur se Safina dhe dy të vegjlit e sapoardhur në jetë, gëzojnë shëndet të plotë.
Gruaja 70-vjecare ka patur një rrugëtim të vështirë gjatë 9 muajve shtatzanisë, përvec faktit që i është dashur të mbesë shtatzënë për 4 dekada me radhë.
Fillimisht ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, Sarah në vitin 2020, ndërkohë që ka shpjeguar se është bullizuar gjithmonë nga komuniteti për shkakun se nuk ka patur fëmijë.
Pas lindjes me sukses të vajzës së saj, ajo më vonë iu nënshtura trajtimit IVF, për të sjellë binjakët në jetë por kjo shtatzani ka qenë tepër e vështirë për të.
Nëna e tre fëmijëve ka hasur komplikacione, si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga jeta e saj personale, në nëntë muajt e fundit.
Në një intervistë të dhënë për mediat, ajo ka deklaruar se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me babain e dy fëmijëve të sapoardhur në jetë.
Në mungesë të bashkëshortit të saj, mjekët kanë festuar së bashku me të këtë sukses të rrallë.
“Kjo histori nuk është vetëm për suksesin mjekësor por gjithashtu edhe për forcën e shpirtit njërëzor”,pkanë thënë përfaqësues të spitalit.
Sot ka që e quajnë leckë, por ne kemi Iuftuar dhe sakrifikuar shumë për flanmrin kuq e zi. Pak njerëz kanë dëgjuar për Ahmet Zherkën. Historia e tij është tepër interesante.
Ahmeti mbahet në mend për eliminimin e një rusi në Neë York, pasi ia kishte shqyer para syve flamurin shqiptar. Për këtë akt e kishte arsyetuar edhe gjyqësori amerikan, duke mos e dënuar. Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ahmet Zherka, ka ndërruar jetë në vitin 2016. Ahmet Hasan Zherka kishte lindur më 20 shtator 1933 në Zherkë të Malësisë Gjakovës.
Një kohë jetoi në Plavë-Guci e pastaj në Kosovë. Më 1967 emigroi në SHBA, ku u shqua për veprimtari në mbështetje të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës. Është edhe i biri i tij, Ilir Zherka, si një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili mori pjesë në hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, 26 vjet më parë, e cila pas luftës u shndërrua në ambasadë të SHBA.
Familja e Ahmet Zherkës ishte arratisur në Kosovë nga Bytyçi i Tropojës. Ahmeti kishte mbaruar shkollën normale në Ferizaj (siç quhej atëherë shkolla e mesme, që kualifikonte mësuesit). Në Nju Jork ishte afirmuar si patriot trim, meqë i kishte ndodhur fatkeqësia që e kishte afirmuar.
Ai kishte eliminuar punëdhënësin e tij ruso-amerikan. Shkak kishte qenë vizita që i kishte bërë ai Ahmetit në zyrë të punës. Me atë rast punëdhënësi ruso-amerikan ia kishte grisur flamurin kombëtar shqiptar, të cilin Ahmeti e mbante mbi tavolinë të punës. Flamurin e kishte sharë mbi baza nacionaliste e shoviniste. I ofenduar rëndë, Ahmeti e eliminon. Dënimi kishte qenë i butë për shkak të motivit e rrethanave të eliminimit.
“Njerëz dhe Fate” ishte telenovela më e suksesshme shqiptare, e cila u luajt nga aktorë të mëdhenj.
Veç mesazhit të fort që përcillte dhe problematikës aktuale që trajtonte për atë kohë, seriali ishte tepër origjinal për jetesën në Tiranë.
Të gjithë aktorët do të donim sot ti rishihnim, por që e dimë se kjo s’mund të ndodh.
Didi, ishte ndër personazhet që ka mbetur në mendjen e publikut, edhe pse ishte në një rol negativ, më pas u bë shoqja e Florit, të cilin e përfshiu po ashtu në një “rrugë të keqe” trafikim te drogës dhe prositucion.
Po kush është Didi për ata që nuk e njohin? Emri saj i vërtetë është Arta Muçaj, aktorja kosovare ka luajtur një sërë serialesh e filmash por,
Arta Muçaj u bë e njohur në Shqipëri nëpërmjet rolit të “Didit” në këtë telenovelë.
Në vitet 2000 veç rolit në serial ajo u përfol edhe për historinë e dashurisë me rrokerin e famshëm, Bojken Lako, që përfundoi pa shkak dhe nuk u bë asnjëherë publike ose ishte një thashethem i mediave.
Arta jeton tashmë në Australi, ku dhe vijon karrierën si aktore atje.
Ajo sot është po aq simpatike sa atëherë, edhe pse kanë kaluar rreth 15 vite “Didi” nuk ka ndryshuar, por duket tepër në formë.
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar Këshillin Bashkiak të Tiranës, për proceduat e shkarkimit të tij.
Ai tha se nuk kishte marrë kurrë pushime.
“Në kushtet e izolimit nuk lejohet as laptop. Kam një usb, por unë se hap dot se skam mjetet me të cilat punoj. E iniciova unë këtë procedurë.
Koha ishte e pamjaftueshme. Duhej të ishte këshilli që të merrte këtë hap. Kryetari i Këshillit duhet të merrte nisëm dhe ti shkruante drejtorisë së Burgjeve që të shoqëronte. Ti thuash me letër dhe laps, pa ditur krimin apo dhe kërkesën se çfarë bëhet fjalë. Kërkesa e parë u bë 15 ditësh.
Këshilli Bashkiak ishte mësuar se unë, s’merrja as 10 ditë pushime. Njeriu merr pushime 15 ditë ose 1 muaj. Ishte çudi që unë s’kisha marrë kurrë pushime, saqë për 15 ditë zelli në Këshill kapërceu.”, tha ai.
Dje, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjenti (acid) për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 58-vjeçarja ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Pikërisht në fund të momentit të fjalës së saj para gazetarëve pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor për rreth një orë në pyetje, zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk dha shpjegime nëse ishte marrë e pandehur apo nëse do dorëhiqej.
Ishin pikërisht gazetarët dhe mediat e pranishme që drejtuan pyetje njëra pas tjetrës teksa zyrtarja e lartë socialiste me dosje në dorë po largohej e shoqëruar nga truprojat, por refuzoi të përgjigjej.
“Zonja Balluku, a ua ka kërkuar Rama dorëheqjen”, “Po SPAK a jua komunikoi marrjen të pandehur, a u morët e pandehur zonja Balluku?”, ishin dy nga pyetjet e drejtuara për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Por ajo u tregua indiferente dhe zgjodhi të mos përgjigjej, duke u larguar drejt makinës.
Më parë ajo dha edhe një deklaratë të shkurtër për prezencën në SPAK, duke u shprehur ndër të tjera se ishte shpresplotë të drejtësia tek e cila besonte dhe vetë.
“Në respekt të plotë të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim, Si zyrtare dhe qytetare e shikoj si një proces, për të cilin jam shpresplotë që do shërbejë për transparencë, llogaridhënie dhe parimet e drjetësisë tek të cilat besoj”, tha ajo.
Një 39-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit është gjendur i vdekur nga familjarët.
Sipas burimeve, familjarët dyshojnë se 39-vjeçari ka kryer akt vetëvrasjeje.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme.
Informacion paraprak:
Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Personi që shihni në foto është 32-vjeçari me Porche që aksidentoi për vdekje adoleshentin mbrëmjen e 28 tetorit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur një automjet tip Porsche ka goditur dhe më pas ka tërhequr motorin me të cilin po lëvizte viktima për disa metra. Si pasojë e plagëve të rënda, Shametaj ka humbur jetën në vend.
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17-vjeçarit.
Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen.
Sipas hetimeve të policisë, shoferi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit, një fakt që është konfirmuar edhe nga autoritetet. Leandro Shametaj, i cili punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, po kthehej në shtëpi me motorin e tij kur ka ndodhur tragjedia.