Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te seciIi kandidat për kryebashkiak

Në emisionin televiziv janë bërë publike rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe perceptimin që kanë qytetarët për disa figura publike që mund të shihen si kandidatë potencialë për kryetar bashkie, pas përfundimit të mandatit të Erion Veliajt.

Sipas të dhënave, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gëzon nivelin më të lartë të besimit ndër qytetarët e Tiranës.

30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,

51% “nuk kanë besim”,

ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.

Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

28% “kanë besim”,

50% “nuk kanë besim”,

Dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.

Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

11% që kanë besim,

63% që nuk kanë besim,

dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,

45% nuk kanë besim,

ndërsa 50% nuk e njohin.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkùrë 29 Tetor 2025

Dashi

Ambienti planetar do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te refuzojnë ftesat qe do ju bëhen sepse kane për te humbur mundësi shume te mira. Ne planin financiar nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe sepse do dini si ti menaxhoni te ardhurat.

Demi

Do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do filloje te përmirësohet. Komunikimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione ne jetën e tyre sentimentale sepse do zhgënjehen tej mase. Financat do jene te shkëlqyera, kjo fale një ndihme te madhe te disa familjareve.

Binjaket

Planetët do e mbrojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju afrojnë me shume me njeri-tjetrin. Beqaret do gjendjen qe ne orët e para te mëngjesit përpara disa zgjedhjeve te vështira. Mendohuni mire para se te vendosni. Financat do jene ne një gjendje me te qëndrueshme dhe mund t’ia lejoni vetes ndonjë shpenzim me tepër.

Gaforrja

Dite harmonike dhe e mbushur me emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te matur me xhelozinë dhe nuk priten mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te tregohen impulsive sepse do bëjnë gabime qe do ju ndikojnë tek e ardhmja. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire.

Luani

Ambienti yjor do ju mundësojë te afroheni edhe me tepër me partnerin tuaj dhe te flisni për gjithçka me te. Atmosfera do ngrihet nga momenti ne moment. Beqaret nuk duhet t’iu bien me shkelm mundësive qe do iu jepen sepse me vone ato edhe mund te mungojnë. Financat do jene goxha delikate, prandaj gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte.

Virgjeresha

Do keni fat me shumice gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Ambienti do filloje te ngrohet tej mase dhe do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret do pëlqejnë personat me te cilët i lidhin interesa te përbashkëta. Pamja nuk ka shume rëndësi. Financat duhet t’i keni me ne vëmendje se kurrë. Po arritët sot te ruani ekuilibrin do e keni me te lehte ta përmirësoni situatën.

Peshorja

Raporti juaj me atë qe keni ne krah do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh dhe secili do kërkojë te jete shefi. Beqaret do i harrojnë ato qe kane kaluar dhe do mendojnë te joshin persona te tjerë. Ne planin financiar do keni vështirësi ta stabilizoni gjendjen, por me pak durim dhe përpjekje edhe mund t’ia dilni.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve. te dy do jeni te ceket ne mendime dhe do debatoni për gjera te kota. Merrni kohet e duhur për te qëndruar pak vetëm dhe te reflektuar. Beqaret do realizojnë një takim i cili do ju pëlqejë ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe te vendosur ta përmirësoni sa me shpejt gjendjen e te ardhurave.

Shigjetari

Mëngjesi do jete delikat për te dashuruarit, por me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni ta përmirësoni situatën. Beqaret do tregohen te disponueshem për te pasur njohje te reja. E gjithë jeta do ndryshoje njëherë e mire për ta. Ne planin financiar do keni shume fat. Gjendja do jete shume me e mire nga sa ju e keni pritur.

Bricjapi

Duhet te bëni me shume lëshime ne jetën tuaj ne çift sot ne mënyrë qe lidhja me partnerin te ece ne rrugën e duhur. Po kërkuar te vendosni vete për çdo gjë do keni probleme dhe debate. Beqaret ka rrezik te pranojnë te dalin me personat e gabuar te cilët shume shpejt do iu bëjnë te vuajnë. Ne planin financiar me pak optimizëm dhe durim mund t’ia dilni te mos keni probleme.

Ujori

Do i qëndroni shume besnike partnerin tuaj sot edhe pse tundimi do jete i madh. Partneri do ndihet mjaft krenar qe ju ka ne krah dhe do mendoje t’iu beje një propozim impresionues. Beqaret do jene me humor te mire dhe do i pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Me financat duhet te jeni te kujdesshëm. Shpenzoni me kursim qe te mos keni vështirësi.

Peshqit

Nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit tuaj dhe duke e lënë pas dore ka rrezik te filloni dalëngadalë ta humbni. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice për te arritur atë qe dëshirojnë. Personi i ëndrrave me ne fund do behet pjese e jetës se tyre. Ne planin financiar gjendja do jete delikate dhe priten goxha vështirësi. Nuk do mateni fare kur te shpenzoni.

Iu prenë ëndrrat në mes nga shoferi i dehùr me “Porsche”, reagon shkolla ku 17-vjeçari studionte: Gëzo me engjëjt Leandro

Një ditë e zezë kjo për gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë dhe për të gjithë komunitetit. Humbja tragjike e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, maturant i kësaj shkolle, ka sjellë dhimbje, lot dhe heshtje në çdo cep të mjediseve ku ai dikur qeshte e ëndërronte për të ardhmen.

Përmes një reagimi, shkolla ku i riu Shametaj studionte u ka përcjellë ngushëllime familjarëve të 17-vjeçarit të cilëve iu “shkëput” një pjesë e shpirtit të tyre.

“I trishtë lajmi për të gjithë ne. Një aksident me pasojë vdekje preu në mes ëndrrat e një maturanti, Leandro Shametaj, nxënës i gjimnazit ‘Ali Demi’. Ndajmë me familjen Shametaj dhe Dejvin dhimbjen e madhe për këtë humbje. Kujtimi i Leandros do të mbetet i gjallë në zemrat tona, të shokëve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit tonë shkollor. Gëzo me engjëjt, Leandro!”, shkruhet në reagimin e shkollës.

Për të gjithë që e njihnin, Leandro ishte një djalë i qetë dhe punëtor. Ai ndiqte mësimet paradite, ndërsa në mbrëmje punonte kamarier për të ndihmuar familjen e tij.

Leandro Shametaj ishte vetëm 17 vjeç, me ëndrra që s’arriti t’i përmbushë. Mes lotëve, gjyshi i adoleshentit kërkoi drejtësi dhe ndëshkim për autorin që i preu jetën në mes nipit të tij.

“Mbrëmë në orën 12 të natës është aksidentuar djali i vajzës. Kemi 8 orë që presim te morgu se mjeku ligjor nuk vjen për të kryer veprimet. Jemi të shqetësuar se shteti po na kthen krahët. Nuk e dimë se ca shteti është ky që nuk punon për popullin. Një makinë me 200 km/h aksidentoi djalin dhe nuk kishte asnjë patrullë policie, as postobllok policie nuk i ka dalë para. Nuk e kam parë me sy. Djali im s’është kriminel. Ai hallexhi për bukën e gojës, po kthehej nga puna si kamarier. Vjen puna tjetri e vret”, tha gjyshi.

Policia e Vlorës më herët njoftoi se drejtuesi i automjetit tip “Porsche”, Halit Bajramaj, që shkaktoi aksidentin, është arrestuar dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Një fakt që ka shtuar zemërimin e qytetarëve ndaj mungesës së kontrollit dhe papërgjegjshmërisë në rrugë.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë”, njoftoi policia më herët.

Vajza donte të bënte foto me kaIin, por 62-vjeçari nuk pranoi dhe vrau turistin në sy të fëmijëve, gruas, nënës dhe turistëve …

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi këtë të martë Beratin, ku një 42-vjeçar nga Tirana, babai i dy fëmijëve, u vra me thikë.

Gazetarja Anila Sefa deklaroi për Klan News, raportoi se autori i kësaj ngjarjeje është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi rezulton të jetë dënuar me 25 vite burg për një vrasje në Greqi, të ndodhur po 25 vite më parë.

Pas kryerjes së dënimit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha ishte rikthyer në vendlindje, ku kishte nisur punë në zonën turistike të Kalasë së Beratit dhe u ofronte turistëve xhiro me kalin e tij.

Ndërkohë viktima, ishte një 42-vjeçar nga Tirana. Keli Hoxha, ishte baba i dy fëmijëve. Që sëbashku me ta, gruan dhe nënën kishin shkuar të kalonin një ditë ndryshe në Berat, pa e ditur se çfarë i priste.

Viktima kishte dashur t’i bënte foto vajzave të tij me kalë, por autori nuk kishte pranuar dhe mes tyre kishte ndodhur fillimisht një përplasje fizike që më pas ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e 63-vjeçarit.

Autori sipas gazetares Anila Sefa, njihej si një person me probleme të karakterit dhe agresiv.

“Njihet si person grindavec, bën debate dhe konfliktohet me turistët. Jo vetëm për turistët por edhe për çiftet që vijnë në sezonin e dasmave, përdorej kali i tij për foto dhe s’kanë qenë të pakta debatet që ai ka shkaktuar. Por ky i fundit ishte kulmi, duke vrarë një baba në sytë e fëmijëve.”, tha Sefa.

Hoxha ka marrë një plagë të vetme në zemër, që ka mjaftuar t’i marrë atij jetën. Ndonëse është thirrur ambulanca në vendin e ngjarjes, 42 vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Beratit.

Zv.kryeministrja në SPAK, reagon ashpër gazetari: Balluku do të përbaIIet me …

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për hetimin e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke zbuluar detaje të reja mbi shtrirjen e këtij procesi.

Sipas Çollakut, hetimi ka avancuar përtej çështjes së njohur të ‘2 milionëshit’ dhe ka përfshirë elementë që lidhen me buxhetin e shtetit dhe me paratë që vijnë nga trafiku i kokainës.

‘SPAK deri më tani nuk ka dhënë pak, sepse kjo është një çështje shumë komplekse. Prokurorisë së posaçme do i duhet të takohet me subjektin që e ka marrë nën hetim dhe do e ketë më tepër së të pandehur, dhe pasi të ja bëjë të ditura akuzat, unë jam tërësisht i bindur se, do të kemi një njoftim zyrtar edhe më të detajuar se për çfarë është thirrur Belinda Balluku,’ u shpreh Çollaku.

Gazetari theksoi se ajo që është bërë publike deri më tani është vetëm ‘një paradhomë e gjithë historisë Balluku’.

‘Hetimi i SPAK ka hyrë në buxhetin e shtetit dhe në paratë e trafikut të kokainës. Pra, ka dy degëzime kjo histori. Buxheti në një masë të madhe është i kriminalizuar, këto para kanë ardhur nga trafiku dhe do ta lidhim edhe me shumë qëndrime të Dumanit, që lidhen me raportimet e djeshme në Kuvend, që ka tekst dhe kontekst dhe na çojnë drejt mesazheve të qarta se çfarë do të ndodhë,’ vijoi Çollaku.

Në përfundim, gazetari la të kuptohet se në këtë hetim priten zhvillime të tjera të rëndësishme:

‘Sepse ka surpriza gjatë rrugës,’ deklaroi gazetari Basir Collaku.

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraeIite të kryejë sulme të menjëhershme në Gazë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka urdhëruar të martën ushtrinë e tij të kryejë sulme “të fuqishme” në Rripin e Gazës, pasi e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Pak minuta më vonë, Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera – njoftoi se do ta vononte dorëzimin e kufomës së një pengu tjetër, duke e akuzuar Izraelin për “shkelje të armëpushimit”.

“Pas konsultimeve rreth sigurisë, kryeministri Netanyahu udhëzoi ushtrinë që menjëherë të kryejë sulme të fuqishme në Rripin e Gazës”, tha zyra e Netanyahut pa dhënë hollësi të tjera.
Hamasi kishte njoftuar më herët se do ta dorëzonte trupin e një pengu tjetër të martën, pas trysnisë së shtuar nga Izraeli, i cili e akuzoi grupin palestinez se të hënën kishte kthyer vetëm mbetjet e pjesshme të trupit të një pengu të rikuperuar më parë.

“Ne do ta shtyjmë dorëzimin që ishte planifikuar për sot për shkak të shkeljeve nga okupatori”, tha krahu i armatosur i Hamasit në një deklaratë, duke shtuar se çdo “përshkallëzim izraelit do të pengojë kërkimin, gërmimin dhe rikuperimin e trupave”.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – i ndërmjetësuar nga SHBA – hyri në fuqi më 10 tetor, por të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje. Mediat izraelite raportuan më herët për një shkëmbim zjarri midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

“Uragani i shekuIIit” po fshin gjithçka nga faqja e dheut, pamjet e frikshme nga Xhamajka! “Melissa” nuk kursen askënd

Pamje të frikshme vijnë nga gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht Xhamajka, aty ku është edhe “syri” i uraganit “Melissa”, që raportohet se po fshin gjithçka nga faqja e dheut, me një shpejtësi rekord 300 km në orë, që e bën të dytin më të fortë në historinë njerëzore, pas atij 170 vite më parë.

“Uragani i shekullit”, siç është përshkruar, mbërriti pak pas orës 19:00 të mbrëmjes në qendër të kryeqytetit, Kingston dhe po e godet zonën metër për metër. Asgjë nuk i reziston atij, asnjë strukturë, shprehen ekspertët.

Vendi po përballet tashmë me shira të rrëmbyeshëm prej 300 deri në 400 milimetrash, me erëra të forta dhe përmbytje. Autoritetet kanë paralajmëruar se “më e keqja ende nuk ka ardhur”.

Pamjet janë të frikshme dhe janë bërë virale në media e rrjete sociale. Reshje të dendura shiu po bien në jug të ishullit, ndërsa të paktën 150,000 banorë kanë marrë tashmë urdhra evakuimi.

Kombi ishullor nuk është goditur drejtpërdrejt nga një uragan për më shumë se një dekadë. Dhe kurrë nga një uragan i Kategorisë 5. Një organ i OKB-së e përshkruan “Melissa” si “stuhinë e shekullit”.

“Ciklon Melissa, i cili mund të jetë më i forti në historinë e Xhamajkës dhe që tashmë ka marrë jetën e disa njerëzve, ka të ngjarë të prekë drejtpërdrejt të paktën 1.5 milionë njerëz”, paralajmëroi sot Kryqi i Kuq.

“Ky është shansi juaj i fundit për të mbrojtur jetën tuaj”, është mesazhi i autoriteteve për banorët.

Rrugët në qytete janë bosh, pasi banorët janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Duke sfiduar udhëzimet e autoriteteve, vetëm dy nga një total prej 50,000 kanë nxituar në strehimore.

Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pas Iindjes, 11 vite pritje për drejtësi: prokuroria kërkon dënim për dy mjekët

Pas më shumë se një dekade nga vdekja tragjike e Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën ndaj dy mjekëve të akuzuar për neglizhencë në trajtimin e saj mjekësor.

Sipas vendimit të shpallur sot, organi i akuzës kërkoi për mjekun gjinekolog Petrit Rexhepi dënimin me 9 muaj burgim. Megjithatë, për shkak të moshës së tij mbi 70 vjeç, u kërkua pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh. Gjatë kësaj kohe, Rexhepi do të jetë i detyruar të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi gjithashtu pezullimin e licencës së tij për 5 vite.

Ndërkohë, për mjeken reanimatore Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për një periudhë 5-vjeçare.

Ngjarja daton 11 vite më parë, kur Doriana Haka ndërroi jetë pak orë pasi solli në jetë djalin e saj, në rrethana që familjarët i kanë konsideruar si pasojë e neglizhencës mjekësore. Pas një procesi të zgjatur e të përsëritur disa herë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, më 10 nëntor pritet që dy mjekët të paraqesin argumentet përfundimtare të mbrojtjes, ndërsa familja Haka pret më në fund verdiktin përfundimtar të drejtësisë shqiptare.

“Zbulimi i Blackberry-t të Berberit nxjerr në dritë aferën e tunelit të Llogarasë”, Lala zbardh dosjen e SPAK: Si hÿri …

Klodiana Lalën, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është sot person në hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita.

Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.

“Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.

Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.

Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.

Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.

Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.

Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.

Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.

Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.

Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.

Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarte të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.

Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.

Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.

Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.

Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarres në këtë procedurë prokurimi.’

Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.

“Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.

‘Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikqyrje.

Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit’.

E zhdukur prej një jave në Itali, kërkohet ndihmë për gjetjen e 35-vjeçares shqiptàre

Një 35-vjeçare shqiptare ka humbur kontaktet me familjen në Trento të Italisë prej gati një jave.

Faqja në Facebook “Shkolla Shqipe”Artur Lleshi”, organizatë shqiptare në Itali, ka publikuar njoftimin duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Shqiptarja ka dalë në mëngjes për të shkuar në punë, por nuk është kthyer më.

Njoftimi:

Floresha Prengu 35 vjeç, banuese në Trento është zhdukur mëngjesin e së mërkurës, më 22 tetor, ka dalë nga shtëpia në mëngjes herët për punë dhe prej asaj dite nuk ka më asnjë kontakt me familjen.

Familjarët dhe miqtë e Floresha-s shpresojnë që ajo të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet pranë dy vajzave të saj të vogla.

Ju lutem nëse keni informacion kontaktoni 112