Gjykata TRONDIT me vendimin për abùzuesin e të miturës: Nuk e ρ ërdh**oi mjaftueshëm…

Një vendim i Gjykatës së Apelit për rajonin e Epërm të Norrland-it ka shkaktuar zemërim të madh ndërkombëtar, pas vendosjes që azilanti eritrean, Yazied Mohamed, i dënuar për përdhunimin e 16-vjeçares, Meya Åberg, të mos dëbohet nga Suedia pas përfundimit të dënimit të tij prej tre vitesh burg. Arsyeja që dha gjykata për këtë vendim ishte ajo që e quajti “kohëzgjatja e aktit”, duke argumentuar se përdhunimi nuk kishte zgjatur mjaftueshëm për t’u konsideruar një “krim jashtëzakonisht i rëndë”.

Në deklaratën e tij, gjykata theksoi se, megjithëse përdhunimi ishte i rëndë, ai nuk përbënte një shkelje aq të rëndë sa të justifikonte dëbimin e autorit nga vendi, duke shtuar se për të vlerësuar një krim si jashtëzakonisht të rëndë, duhen marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit.

Ky vendim ka shkaktuar indignatë të gjerë, përfshirë mes politikanëve dhe ekspertëve të drejtësisë. Donald Trump Jr., për shembull, reagoi ashpër, duke e cilësuar këtë vendim si një shembull të moralit të prishur në Europë, ku përdhunimi konsiderohet si diçka të cilën mund ta kalosh me kalimin e kohës. Po ashtu, eurodeputeti kroat, Stephen Nikola Bartulica, e cilësoi këtë vendim si një dështim të sistemit gjyqësor dhe kërkoi që gjyqtarët që morën këtë vendim të mbajnë përgjegjësi.

Për më tepër, ky vendim ka nxjerrë në pah debatet e gjerë mbi ligjin suedez dhe politikën e tij të imigracionit. Ligji suedez lejon dëbimin e personave të cilët kryejnë krime “jashtëzakonisht të rënda”, por ky rast ka ngritur pyetje mbi cilësinë dhe drejtësinë e këtij sistemi, duke sugjeruar se ai mund të jetë i mangët në mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale.

Meya Åberg, e cila tani është 17 vjeç, ka folur hapur për traumën që ka përjetuar pas sulmit. Ajo ka shpjeguar se, pas ngjarjes, ka ndjerë faj dhe frikë, duke menduar se mund të ishte më rezistente gjatë sulmit, por kishte frikë se agresori mund ta vriste. “E urrej dhe më ka shkatërruar jetën,” tha ajo në një intervistë.

Ngjarja ndodhi më 1 shtator të vitit të kaluar, kur Meya, pasi kishte mbaruar turnin në McDonald’s, humbi autobusin dhe u sulmua në një tunel për këmbësorë në qytetin Skellefteå. Ajo u përdhunua nga Yazied Mohamed, i cili i mori telefonin dhe e tërhoqi me forcë në tunel, përpara se ajo të arrinte të shpëtonte dhe të vraponte drejt qytetit.

Thirrja urgjente! Belinda BaIIuku ka afat deri të premten të japë dorëheqjen! Ja çfarë e pret nga SPAKU

Koordinator i programit ekonomik PD Dorian Teliti, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë Belinda Balluku, e cila është vënë nën hetim nga SPAK, por ditën e sotme nuk iu përgjigj thirrjes për paraqitje në Prokurorinë e Posaçme.

Teliti theksoi se është e papranueshme që një ministre në detyrë të vazhdojë të ushtrojë funksionin publik ndërkohë që po hetohet, pasi ekziston mundësia që të ndërhyjë në manipulimin dhe zhdukjen e provave.

Teliti: Balluku të paktën deri të premten duhet të japi dorëheqjen, pasi po akuzohet për afera korruptive nga SPAK nga një institucion që ende po e heton.

A ka mundësi ministri në detyrë, zv.kryeministrja në detyrë, jo vetëm për çështje që janë avancuar por dhe për ato që janë hapur, të fusë duar në manipulimin dhe zhdukjen provave?

Në rast se nuk jep dorëheqje, SPAK duhet të bëj një tjetër veprim të premten, të bëj pezullim të pozicionit të punës, e ka kompetencë të veten. Të paktën pezullim. Në rast se shikohet që ndërhyjë, lëvizjet dhe hapat që ndikojnë në procedurat që po hetohet, ka edhe masa të tjera.

A ka hapësirë ajo të ndërhyrë ajo jo, këtë duam të dimë. Normalisht duhet të jap dorëheqje. Nëse as Rama dhe Balluku nuk marrin hapa , i takon SPAK t’i pezullojë detyrën. Nëse nuk arrihet deri në mandatin e arresti të bëhet kjo. Se mos ndodh si me Veliajn.

E PAPARASHIKUESHME/ ZbuIohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura!

Autoritetet e Los Anxhelesit kanë zbuluar një rast të pazakontë, që ngjan me skenarë filmi. Një grup hajdutësh kishte shndërruar një tunel të braktisur në një vend fshehjeje për makina të vjedhura, nën qytetin e Montebellos, në Kaliforni. Tuneli, që dikur ishte ndërtuar për menaxhimin e ujërave të lumit San Gabriel si pjesë e projektit ushtarak “Whittier Narrows”, ishte jashtë përdorimit prej vitesh. Falë strukturës së tij prej betoni të përforcuar dhe thellësisë nën tokë, sinjalet GPS nuk funksiononin, gjë që e bënte pothuajse të pamundur lokalizimin e automjeteve.

Dy vëllezër kishin ngritur aty një punishte të fshehtë, ku çmontonin makinat e vjedhura dhe i shisnin pjesët në tregun e zi. Sipas policisë, aktiviteti i tyre kishte vazhduar për muaj të tërë pa u zbuluar. Operacioni mori fund pas një denoncimi për një makinë luksoze të vjedhur. Kamerat e sigurisë e kapën njërin nga hajdutët duke hyrë në tunel dhe një helikopter policie e ndoqi deri në hyrje. Kur forcat hynë brenda, mbetën të habitura nga numri i automjeteve të fshehura dhe pajisjet e përdorura për riparime.

Nipi humbi jetën nga aksidenti në Vlorë, flet gjỳshi i të riut: Po kthehej nga puna

Gjyshi i Leandro Shametaj, 17-vjeçarit që humbi jetën pas një aksidenti në Vlorë ka deklaruar se nipi i tij po kthehej nga puna kur ka ndodhur ngjarja tragjike. Gjyshi i 17-vjeçarit theksoi se ai punonte kamarier dhe po kthehej në 12 të natës në shtëpi.

Ai thekson se prej 8 orësh mjeku ligjor nuk po kryen veprimet për të marrë trupin e të riut.

“Unë jam gjyshi i djalit. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar nipi, djali i çupës. Dhe ka ardhur ne morgun e spitalit te Vlorës. Kemi 8 ore që presim, nuk vjen mjeku ligjor të na ndihmojë të bëjë veprimet e saj. Rrinë 30 policë këtu dhe nuk marrin masat për të sjellë mjekun ligjor dhe prokurorin që te bëjë veprimet që të marrim kufomën.

Një makinë na e ka vrarë djalin dhe ka ikur me shpejtësi 200 km në orë në qytetin e Vlorës dhe asnjë patrullë policie nuk i ka dalë para. Unë nuk e kam parë me sy nipin. Ai nuk është kriminel. Po vinte nga puna, punonte kamarier”, u shpreh gjyshi.

Tërmeti 6.1 Rihter shkàkton panik në Turqi, shemben disa ndërtesa (PAMJET)

Një tërmet i fortë tronditi Turqinë perëndimore mbrëmjen e së hënës (27 tetor), duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.

termet ne turqi

Mediat lokale raportojnë se deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter kishte epiqendër qytetin Sindirgi në provincën Balikesir, sipas agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD.

termet turqi

Tërmeti u regjistrua në orën 22:48 sipas kohës lokale me një thellësi prej 5.99 kilometrash.

Tërmeti, i cili u pasua nga disa lëkundje pasuese, u ndje në Stamboll dhe në provincat fqinje të Bursës, Manisës dhe Izmirit, duke shkaktuar panik te qytetarët.

TERMET TURQI 6.1 RIHTER

Të paktën tre ndërtesa të pabanuara dhe një dyqan dykatësh u shembën në Sindirgi, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Letërporosi nga SHBA për Ilir Metën, avokati: Nuk na shqetëson kjo, por…! Beteja jonë tashmë me gjÿqtaren

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani u shpreh seanca për ish presidentin u shty për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit.

Po ashtu, Cakrani u pyet edhe për një letërporosi nga SHBA për Presidentin e Partisë së Lirisë, për të cilin avokati tha se nuk i shqetëson kjo, por “fakti që organi i procedurës ka përfunduar hetimet dhe vazhdon hetimet sot në seancë paraprake”.

Avokati u shpreh se betejën tani do te kene me gjyqtaren Irena Gjoka, që pezulluar afatet e paraburgimit për Meten.

“Ka patur letër porosi në SHBA vazhdon për çështjen e lobimit. GSIS kishte marrë një pagesë nga një biznesmen që nuk ka as firmë as vulë nga Meta. Ne nuk na shqetëson letërporosia si provë, por fakti që organi i procedurës ka përfunduar hetimet dhe vazhdon hetimet sot në seancë paraprake”,tha avokati.

Sa i takon gjyqtares, Irena Gjoka avokati, tha: “Unë do flas me Metën dhe do mbajmë qëndrim sa i takon gjyqtares Irena Gjoka. Unë prezent aty, ajo pezullon afatet”.

Aksidenti i rëndë në Elbasan, humb jetën në spitaI 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas një aksidenti rrugor. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Klaus Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.

Për pasojë, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i riu Veliaj, që punonte në sektorin privat në një njësi shërbimi në qytetin e Elbasanit, pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me BaIIukun?

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, po kalon ditë të errëta së fundmi!

Vetëm pak ditë pasi u zbulua se është nën hetim nga SPAK, Belinda shfaqet me sy të nxirë duke ngritur pikëpyetje se ç’po ndodh me të!

Siç shihet në një video të postuar nga vetë ajo ku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, pasi u “godit” nga SPAK, Bela ka pësuar edhe një tjetër “goditje” në fytyrë.

Belinda Balluku është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.

https://www.facebook.com/bballuku?ref=embed_video

TRAGJIKE/ 5-vjeçarja hedh vëllain e porsaIindur nga ballkoni

Një qytet i vogël rus është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në një familje, ku një foshnjë e porsalindur vdiq pasi ra nga ballkoni. Mediat lokale shkruajnë se motra 5-vjeçare hapi dritaren dhe e hodhi fëmijën në ajër. Ndërkohë prindërit e tyre flinin në dhomën tjetër.

Kjo ngjarje të cilën autoritetet po e hetojnë, ka tronditur thellësisht komunitetin vendas duke ringjallur debatin në lidhje me sigurinë në shtëpi dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Sipas mediave vendase, menjëherë nisi një hetim për të sqaruar rrethanat e për të përcaktuar nëse kishte ndonjë neglizhencë nga ana e të rriturve të pranishëm në shtëpi. Ndërkohë, lajmi u përhap me shpejtësi në mediat sociale dhe në mediat ndërkombëtare, duke shkaktuar mosbesim e pikëllim.

Prindërit e të porsalindurit ishin në dhomën e tyre të gjumit kur vajza 5 vjeçare, pasi u zgjua para tyre, arriti te dritarja e dhomës ku po flinte vëllai i saj i vogël dhe për arsye që ende nuk dihen, e ngriti dhe e lëshoi ​​në ajër. Fëmija ra nga kati i katërt i shtëpisë, duke pësuar lëndime serioze. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës, për fat të keq nuk kishte asgjë që mund të bëhej për të.

ChatGPT nxjerr “zbuluar” përdoruesit e saj: Shfaqin shenja të urgjencave të shëndetit mendor
Autoritetet lokale konfirmuan hapjen e një hetimi për të rindërtuar sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe për të përcaktuar nëse veprimi i fëmijës ishte tërësisht i pavullnetshëm apo për shkak të mungesës së mbikëqyrjes.

Hetuesit po mbledhin dëshmi nga prindërit dhe fqinjët për të sqaruar rrethanat e tragjedisë. Aktualisht, nuk ka akuza zyrtare për krim, por zyra e prokurorit vendor ka nisur një hetim për të përcaktuar faktet për të vlerësuar çdo përgjegjësi që lidhet me kujdestarinë e të miturve.

Hetuesit po vlerësojnë gjithashtu gjendjen e shtëpisë dhe sigurinë e mjedisit familjar, ndërsa një ekip psikologësh është caktuar për të mbështetur motrën e vogël, e cila ka mbetur e tronditur.

Mediat ruse po e quajnë “tragjedi absurde” që i ka lënë banorët të tronditur, të paaftë të kuptojnë si mund të ketë ndodhur një ngjarje e tillë. Nuk është hera e parë që një tragjedi e ngjashme ka goditur një familje: në Paris, një baba i hodhi fëmijët e tij nga dritarja përpara se t’i jepte fund jetës.

Rrëzohet avioni me pasagjerë, asnjë i mbijetùar

Një aeroplan i vogël që transportonte 11 persona është rrëzuar në Qarkun Kwale, Kenia, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kenias , aeroplani i kompanisë Mombasa Air Safari po fluturonte nga Diani drejt Kichwa Tembo në Maasai Mara kur u rrëzua rreth orës 5:30 të mëngjesit.

Në bord ndodheshin 8 pasagjerë hungarezë, 2 gjermanë dhe 1 anëtar ekuipazhi nga Kenia. Kompania ajrore ka konfirmuar se nuk ka pasur të mbijetuar nga ngjarja tragjike.

Sipas një deklarate të linjës ajrore, “Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar…”. Agjencitë qeveritare janë dërguar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar arsyet e rrëzimit të aeroplanit.