E RËNDË/ Burri υret nënën, gruan, vajzën dhe më pas υeten. Sapo ishte liruar nga burgu

Një tragjedi familjare ka ndodhur në kryeqytetin turk, Ankara.

35-vjeçari Recep Cengiz vrau nënën e tij 57-vjeçare dhe vajzën 8-vjeçare me armë zjarri në lagjen Keçiören.

Sipas informacioneve, R. Cengiz, i cili i la trupat e tyre në bagazhin e makinës së tij dhe shkoi në adresën ku jetonte gruaja e tij, e cila ishte në prag të divorcit, e vrau edhe atë, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Kanalet lokale të lajmeve “X” ndanë informacionin se R. Cengiz ishte liruar nga burgu me leje.

Mateo xheloz për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, Juela ngre pikëpyetje: Si nuk mund ta bësh për dikë që të ka ofruar më shumë

Gjatë ditëve, Brikena i dha një përqafim Alessios pas një rrëfimi prekës të banorit të ri.

Pjesa tjetër e shtëpisë ka ngritur pikëpyetje në lidhje me raportin e saj me Mateon, me Juelën që tha: “Si mund ta përqafojë Alession para Mateos”.

Në Prime, ky diskutim u përcoll kështu:

Juela: Kur unë shoh Brikenën që çohet dhe përqafon Alession, unë habitem. Si mund ta përqafojë Alession dhe jo Mateon që i ka ofruar më shumë? Mua më lind e drejta për të dyshuar.

Brikena: Alessios iu mbushën sytë me lot sepse foli për një shokun e vet që nuk jeton më. Unë personalisht u ndjeva keq, sepse edhe unë kam humbur shoqen time, shkova dhe i dhashë një përqafim. Nëse vijnë banorë të rinj, unë kam dëshirë t’u jap muhabet. Ashtu siç ka folur Mateo me vajzat e tjera. Nuk kam bërë asgjë ndryshe. Unë nuk shoh asgjë të keqe me banorët e tjerë. Jemi në një shtëpi.

Alessio: Ishte një gjë njerëzore dhe Brikena më dha një përqafim miqësor. Unë nuk e shoh për diçka më shumë. Juela mund të thotë çfarë të dojë.

Mateo: Nuk është se nuk e kam vënë re kur Brikena ka bërë bisedë me Alession. Më shumë bezdi më kanë bërë kunjat e banorëve. Për mua nuk ka hapësira për xhelozi. Sa i përket përqafimit, dikujt ia bëri shumë më të lehtë, ndërsa mua shumë të vështirë…

Brikena: Unë nuk kam pëlqim për Alession. Dua ta njoh, ta bëj mik, por nuk e shoh si person që ta mbaj afër. Ai u emocionua për diçka shumë njerëzore dhe e pashë duke derdhur lot./Topchannel

Kush e fiton Big Brother VIP 5? Ja si u përgjigj Luiz Ejlli pasi u largua nga shtëpia

Luiz Ejlli la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP 5, pas tre ditësh qëndrimi brenda.

Pasi la shtëpinë, ai shkoi në studio, aty ku u shpreh: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”.

Luizi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes së opinionistit Arbër Hajdari se kush e fiton Big Brother-in, duke iu përgjigjur: “Artan Kola”.

Fituesi i Big Brother VIP 2 gjithashtu prezantoi dhe këngën e tij më të re “Më Merr”, që është gjithashtu edhe kolona zanore e filmit të tij dhe Kiarës, “Loja e Fundit”./Top Channel

E trishtë, ndahet nga jeta Shefi i Seksionit të Krimeve, zemra e policit pushoi teksa po udhëtonte në autostradën Tiranë-Durrës

Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e kësaj të hëne. Efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Sipas miqve të tij, Biba ka pësuar arrest kardiak teksa ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës.

Ky lajm i kobshëm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre. Biba ushtronte detyrën e tij si Shef i Seksionit të Krimeve në qytetin e Durrësit.

Tragjedia në Greqi! Shkeli gabimisht gazin teksa parkonte dhe përplasi për vdekje nënën, arrestohet vajza

Një tragjedi e paimagjinueshme familjare ndodhi të hënën pasdite në Elefsina, kur një grua 71-vjeçare humbi jetën në një mënyrë të tmerrshme, duke u përplasur nga makina e vajzës së saj ndërsa po parkonte. Një moment pakujdesie rezultoi fatal, duke e vënë në zi një familje dhe të gjithë lagjen. Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 13:30 në rrugën Alkiviadou. Sipas informacioneve, shoferja 44-vjeçare ishte kthyer në shtëpi me nënën dhe fëmijët e saj, pasi kishte shkuar më parë në shkollë për t’i marrë. Ndërsa po përpiqej të parkonte automjetin e saj, 71-vjeçarja doli nga makina për t’i dhënë udhëzime.

Sipas të njëjtave informacione, dera e pasagjerit mbeti e hapur dhe gjatë procesit të kthimit mbrapsht, shoferi aksidentalisht shkeli gazin. Mjeti lëvizi në mënyrë të pakontrollueshme, duke zvarritur gruan e moshuar dhe duke e bllokuar atë midis derës së hapur të makinës dhe një peme.

Ngjarja tragjike u zhvillua para syve të tmerruar të nipërve dhe mbesave të 71-vjeçarit, të cilët po qanin për gjyshen e tyre. Fqinjët që dëgjuan britmat e dëshpëruara nxituan në vendngjarje për të ofruar ndihmë, ndërsa vajza e 71-vjeçarit ishte në gjendje shoku. “Fëmijët po qanin për gjyshen e tyre”, tha një banor i tronditur i zonës për protothema.gr, ndërsa një tjetër banor raportoi se “ata po qanin dhe po kërkonin ndihmë në të njëjtën kohë”.

Gruaja 71-vjeçare u transportua me ambulancën e EKAB në Spitalin Thriasio ku u shpall e vdekur. Vajza e saj 44-vjeçare u arrestua nga autoritetet me akuzën e vrasjes së paqëllimshme, ndërsa hetimi për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar.

“Thaçi i ka mashtruar”/ Gjyqi në Hagë, prokurorja me akuza të rënda: Ndërkombëtarët nuk e kuptonin çfarë po ndodhte

Sot është dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Në fjalën e saj, Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”.

“Këngëtari i madh B.Q. E di kush je?“/ Rogerti sulme të rënda dhe të njëpasnjëshme ndaj Luizit, nuk lë gjë pa i thënë

Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka degraduar në ofendime të rënda personale dhe sulme të njëpasnjëshme të Rogertit ndaj Luiz Ejllit.

Gjithçka ka nisur ndërsa Luizi po bënte dush, ku Rogerti ka shpërthyer në një lumë akuzash për moralin, karrierën dhe të kaluarën e fituesit të BBV2.

Rogerti e ka nisur sulmin duke i përmendur Luizit paratë dhe karakterin: “Miliona euro të më japësh, t’i djeg në sy të gjitha, edhe pse kam nevojë edhe për 100 euro. E di ça problemi ke ti? Ti je mosmirënjohës në jetë. Pse? Erdhe si i mbaruar muajin e parë, bëre ça bëre për punë kontratash edhe o burra… s’ia di për nder vetes. Mos rri të na hapesh këtu për punë zinxhirash, na e ke vendosur arin në qafë kaq.”

Luizi, duke ruajtur qetësinë në dush, i është përgjigjur shkurt por me një paralajmërim të qartë:
“S’ka gjë, s’ka gjë. Unë bëj çfarë të dua. Ty të kam lënë për në fund. [Me ty do merrem në fund]. Ke për t’u penduar.”

Ofendimet e Rogertit janë rënduar më tej, duke përfshirë në debat edhe bashkëshorten e Luizit, Kiarën, si dhe duke i kujtuar hyrjen e tij të varfër në BBV2.

“Këngëtari i madh B.Q. E di kush je? Ti je majmun. Je majmun që je kthyer në njeri,” – ka bërtitur Rogerti, ndërsa Luizi e pyeti sërish me ironi: “E di sa ke për t’u penduar?”

“Ajo mbretëresha që të mban ty (Kiara), Zoti e rujt, por ti prapë ke tipare majmuni [vëlla]. Ti je lepur. Zoti të rujt. Kujdes me zinxhirin e arit [që mban në qafë]. Zinxhirin e arit ti e ke degradu. E mban mend kur ke ardh pa zinxhir, pa këpucë, pa brekë? E mban mend kush t’i dha? I nderumi me të degradumin. A kupton ku dua të dal apo jo?”

Rogerti nuk është ndalur me kaq. Ai e ka ndjekur Luizin edhe pasi ky i fundit doli nga dushi, duke e akuzuar për mashtrime me kontrata dhe hipokrizi fetare.

“Çfarë biznesesh ke ti? Se ndoshta mund të jem konsumator, nuk i dihet. Na trego ndonjë biznes… Përveç faktit që ditë-natë nuk zbaton kontrata, çfarë biznesi ke? Edhe ti e din pse,” – i është drejtuar ai Luizit.

Më tej, ai ka prekur edhe anën shpirtërore të këngëtarit:

“Si ka mundësi 3 vjet s’ke bërë hajer hala për shpirtin tënd? Ti e ke shit veten për te djalli edhe vendos kryqin për me të fal Zoti. Por është turp për ty se s’je as besimtar tamam siç duhet me qenë. Dua të di bamirësitë e tua, çfarë ke bërë o biond?”

Pavarësisht toneve të larta dhe ofendimeve të rënda, Luizi ka zgjedhur të mos bjerë pre e provokimit me të njëjtën monedhë, duke i përsëritur Rogertit vetëm fjalinë: “Ke për t’u penduar!”

Prokurori në Hagë: Thaçi maskoi realitetin, gënjeu ndërkombëtarët, Rama shpërthen keq

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzën e Prokurorit në Hagë ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Hashim Thaçi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama e quan prokurorin Hawling një ‘idiot ndërkombëtar’. Këtë shkrim Rama e ka shoqëruar me një figurë klllouni.

Nga Selia Blu në Shesh: Demokratët finalizojnë përgatitjet për protestën kombëtare
Në fjalën e tij në ditën e dytë të gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së, prokuroria pretendon se Thaçi i ka manipuluar diplomatët që kanë dëshmuar pro tij, duke vënë në diskutim dëshminë e figurave të larta politike, mes të cilave edhe atë të James Rubin, ndihmesi i sekretarit amerikan të shtetit.

VIDEO

Zbulohet lidhja mes dy këngëtarëve të njohur, ja çfarë e paska Miri, Anjeza Shahinin(VIDEO)

Prej vitesh ata të dy kanë qenë pjesë e skenave shqiptare, njëri si pjesë e grupit West Side Family dhe tjetra si një prej këngëtareve që u dallua për zërin e saj në “Ethet e të premtes mbrëma” e më pas edhe me këngët e saj.

Por sot u mësua se Miri dhe Anjeza nuk ndajnë vetëm skenën, por edhe lidhje gjaku mes tyre. Kështu, Armir Shahini është kushëriri i parë i Anjeza Shahinit, konkretisht djali i xhaxhait të saj.

Lidhjen mes tyre e ka zbuluar sot këngëtari Klajdi Musabelliu, i cili në Wake Up tha se nuk ka ndonjë koment pozitiv për Mirin, të cilin e njeh prej mikes së tij Anjezës dhe se kishte qenë në shtëpinë e tij para se ai të futej në shtëpinë e Big Brother.

“Selina është si shpirt është mjaft e bukur. Pjesa tjetër nuk dua të bëj një komente, sepse është djali i xhaxhait të mikes sime shumë të mirë, Anjeza Shahinit, dhe kam ngrënë një drekë rastësisht tek shtëpia e tij. Për Mirin nuk kam ndonjë koment pozitiv, ndaj më mirë të hesht”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1483124079921698%2F&show_text=false&width=560&t=0

Tragjike në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjës, Itali.

Sipas mediave italiane, një automjet tip “Volkswagen Lupo” është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbetjeve. Dyshohet se makina e vogël ka qenë duke parakaluar në momentin e përplasjes.

Pas impaktit, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, shërbimet e emergjencës dhe karabinierët, por drejtuesi i mjetit u gjet i pajetë brenda makinës së djegur.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i automjetit. Megjithatë, identifikimi zyrtar ende nuk është konfirmuar për shkak të gjendjes së trupit.