Te gjithe qe kane nje makine do paguajne me pak nëse

Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primi mesatar i sigurimit të makinës me MTPL të brendshme, ka vijuar të bjerë, kësaj radhe me 2.2%, si rezultat i zbatimit të skemës së re bonus-malus dhe konkretisht faktorit të historisë së dëmeve, ku makinat me zero aksidente gjatë vitit 2025, kanë paguar një prim më të ulët sigurimi se më parë.

E thënë me fjalë të tjera, në janar-prill ka pasur më shumë shoferë që janë shpërblyer me çmime më të favorshme sigurimi, për shkak të sjelljes së mirë në drejtimin e makinës.

Nga ana tjetër, edhe dy produktet e tjera të sigurimit motorik, Kartoni Jeshil për automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe Sigurimi Kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë vijojnë rënien. Statistikat flasin për 2% më pak prime për Karton Jeshil dhe 8.8% më pak për Sigurimin Kufitar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thekson se rënia është pasojë e lehtësimit të lëvizjes së autoveturave drejt vendeve kufitare, anëtare të CEFTA-s, përcjell Scan Tv.

Struktura e tregut nuk ka ndryshuar. Segmenti Jo-jetë vazhdon të dominojë, duke përbërë 90.77% të totalit. Primet e shkruara bruto arritën në rreth 7.54 miliardë lekë, me rritje prej 8.8%, ndërsa dëmet e paguara bruto arritën në rreth 2.80 miliardë lekë, me rritje prej 16.6%.

Sigurimet e detyrueshme motorike mbeten portofoli dominues i tregut Jo-jetë, duke zënë 65% të tij, me prime të shkruara bruto që arritën në rreth 4.9 miliardë lekë, në rritje me 5.43%, dhe dëme të paguara bruto që arritën në rreth 1.88 miliardë lekë, në rritje me 13.6%. Ndërkohë, numri i kontratave dhe i dëmeve paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me rritje të moderuara, respektivisht 0.5% dhe 2.5%.

Zhvillim ‘B0MBE’ ne Partine Demokratike! Ervin Salianji ben ate qe nuk pritej, tronditet Berisha

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se do të organizojë Kuvend me anëtarët e Partisë Demokratike, një zhvillim “bombë” nga kjo parti.

Salianji e konsideron Berishën një kryetar jo legjitim, pasi thotë se kandidoi në kundërshtim me Statutin dhe pa lejuar kandidatë përballë. Ai paralajmëroi organizimin e një Kuvendi dhe vijimin e çështjes në gjykatë.

Kujtojmë se Sali Berisha, organizoi një Kuvend në stadium kur nisi procesin për t’i marrë vulën e partisë Lulzim Bashës.

Artan Hoxha: Kur është Kuvendi i PD? Do të shkosh ti?

Ervin Salianji: PD jam unë. Unë do të bëj Kuvend më vete!

Ylli Rakipi: Do të bësh kuvend vërtetë?

Ervin Salianji: Pse kot flas unë? Kam nisur edhe proces tjetër unë. Së pari, institucionet funksionojnë me shkresa. Nuk kam shkresë pse jam përjashtuar. Kam dërguar shkresë me postë. Do të pres afatin ligjor.

Artan Hoxha: Do ti drejtohesh gjykatës?

Artan Hoxha: Beson te gjykatat?

Ervin Salianji: Do të vijoj procesin deri në fund. Kam folur me faktorin ndërkombëtar. Ja rezultati, e uroi njeri Berishën? Hyn ndonjë ambasador te dera e këtij? Ligjërisht do ta vazhdoj. Kam folur dhe kam informuar të gjithë faktorin. Po pres një element tjetër unë.

Ylli Rakipi: Kuvend për çfarë do të organizosh ti?

Ervin Salianji: Për të luajtur valle… Nuk e njohim ne Berishën, nuk është legjitim.

Ylli Rakipi: Pra do të kërkosh vulë?

Ervin Salianji: Do të vijojmë betejën derisa PD të jetë fituese.

Trondit shkodranja: Si e shihja m amin dύke e b. ërë me ροΙicin kur babi ishte në ρunë

Një histori tr.onditëse është rrëfyer nga një vajzë, e cila thotë se kur ka qenë e vogël ka parë skenat se si e ëma tra.dhëtonte të atin me një tjetër mashkull.

“Ato që kalojmë në fëmijëri na ndjekin gjithë jetën! Jam një 21-vjeçare nga Shkodra, e aktualisht vijoj studimet në një shtet europian.

Në shkollë jam e zonja, jam integruar fort mirë dhe këtu, kam zënë shoqëri, por nuk arrij dot të krijoj marrëdhenie stabël me meshkujt.

Sapo njoh dikë e lë para se t’më lërë ai. E dikush më këshilloi se këto mund të jenë tra.uma që kam kaluar nga ndonjë ngjarje në fëmijëri që ka lënë gjurmë të unë.

E në fakt kështu është! Kur isha 9 vjeçe mbaj mend që babi punonte turni i tretë. Mami kishte ditë që më nxirrte të flija në kuzhinë.

Unë flija me prindërit në dhomë dhe nuk e kuptoja përse kur nuk ishte babi më merrte hopa dhe më çonte në kuzhinë. Herë isha në gjumë, e herë tjera bëja sikur flija.

I thoja mamit që nuk dua, e herë më thoshte që është ftohtë në dimër, e herë është nxehtë në verë me qëndru me të në dhomë.

Kisha frikë të rrija vetëm e në dy raste që jam zgjuar nga kuzhina për të shkuar tek mami e shihja mamin të zhv.eshur duke u puthur me një burrë tjetër.

Veshjet e tij ishin të policit se e daloja kapelen. Nuk arrija dot t’i thoja mamit që e kisha parë çfarë bënte ajo kur unë flija.

Nuk e duroja dot atë skenë. Kur shihja babin të nesërmen strukesha. Mbaj mend që u bëra shumë fëmijë i mbyllur.

Mamin e mora shumë inat, por nuk i thashë dot kurrë që e kam parë duke bërë marrëdhënie se.ksuale me policin në dhomën e saj dhe të babit.

Sot akoma nuk jam ballafaquar me mamin. Mami e babi janë bashkë dhe duken të qetë në fakt. Babi është tip indiferenti, por mamin e do shumë.

Kurse mami e mban shumë veten dhe mendon se e gjithë bota sillet rreth saj. Nuk di nëse një ditë duhet t’ja them mamit, apo ta mbaj për vete ato netë të tm.errshme për mua…”, shkruan ajo.

Çmenduri” në Unazë në Tiranë, pajisja inteIigjente e PoIicisë kap shoferin duke …

Policia Rrugore po vijon monitorimin e akseve kryesore në Tiranë dhe në qarqe, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore për qytetarët.

Gjatë një kontrolli të kryer në Unazën Lindore, përmes mjeteve inteligjente të matjes së shpejtësisë, u regjistruan raste ekstreme, me automjete që lëviznin deri në 244 km/h. Autoritetet e konsiderojnë këtë një rrezik serioz për jetën e drejtuesve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit thekson:

“STOP SHPEJTËSISË! Shpejtësia vret jetën!”
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës dhe sektorët e policisë në qarqe, vijon monitorimin e akseve rrugore me mjete inteligjente shpejtësimatëse.
Në Unazën Lindore, ku kufiri i lejuar është 80 km/h, Poliscani ka regjistruar shpejtësi deri në 244 km/h – një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit për të rritur sigurinë në rrugë.”

Policia apelon edhe një herë për kujdes dhe përgjegjësi, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje.

Nuk pranoi kurën për Ieuçeminë pasi kështu i tha CHATGPT/ E pabesueshmja ndodh me pacientin

Një histori e rëndë ka rikthyer në vëmendje rreziqet e përdorimit të pakontrolluar të Inteligjencës Artificiale kr bëhet fjalë për çështje shëndetësore. Një 78-vjeçar amerikan humbi jetën nga leuçemia limfatike kronike, pasi për muaj me radhë refuzoi trajtimin e rekomanduar nga mjekët, i bindur nga informacionet e marra përmes IA.

Rasti u bë publik nga djali i tij, Ben Riley, i cili tregoi se i ati ishte vetë-diagnostikuar pasi kishte përdorur platformën “Perplexity”. Sipas tij, babai ishte bindur se vuante nga një gjendje shumë e rrallë, e njohur si transformimi i Richter dhe se trajtimet kundër kancerit do ta përkeqësonin situatën.

Edhe pse onkologu i tij e kishte këshilluar vazhdimisht të niste terapinë për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, pacienti refuzoi. Ndërkohë, analizat mjekësore kishin përjashtuar në mënyrë të qartë diagnozën e rrallë që ai besonte se kishte.

Gjendja e tij u përkeqësua gradualisht, derisa simptomat u bënë të rënda dhe të padurueshme. Vetëm në faza shumë të avancuara ai pranoi të nisë trajtimin, por në atë moment organizmi ishte tepër i dobësuar për ta përballuar.

Sipas rrëfimit të të birit, përgjigjet e marra nga IA përmbanin referenca që dukeshin shkencore, por në realitet kishin pasaktësi dhe interpretime të gabuara. Edhe ekspertët e kontaktuar më vonë konfirmuan se informacioni nuk ishte i besueshëm.

Rasti ka ndezur sërish debatin mbi përdorimin e mjeteve si ChatGPT dhe platforma të tjera të ngjashme për çështje shëndetësore. Ekspertët paralajmërojnë se mbështetja e verbër tek IA, duke zëvendësuar konsultat me mjekë të vërtetë, mund të ketë pasoja fatale.

Pavarësisht dhimbjes, Ben Riley ka zgjedhur ta ndajë historinë për të rritur ndërgjegjësimin mbi kufizimet e inteligjencës artificiale. Ai thekson se Inteligjenca Artificiale nuk duhet të shihet si zëvendësim i mjekëve, sidomos kur bëhet fjalë për vendime jetike.

Ikën në emigrin për një jetë më të mirë, bυrri nga Ρuka bënte dy ρunë: Po një natë gjen gr. υan duke..

Një burrë ka zgjedhur të ndajë historinë e tij me lexuesit. Ai tregon se bën dy punë që bashkëshortes së tij të mos i mungojë asgjë në emigracion, ama përkushtim ajo ia ka kthyer me tr.adhëti.

“Unë bëj dy punë që gruas time këtu në emigrim të mos i mungonte asgjë. Ajo nuk di gjuhën dhe nuk është futur ende në punë. Nuk kemi fëmijë dhe tani edhe po ndahemi. Ta nis nga fillimi.

Unë jam një 35-vjeçar nga Puka dhe prej një jete jetoj në Itali. Këtu mora dhe nusen dhe ajo po integrohej pak nga pak.

Por më bëri hatanë. Më tradhëton me një shqiptar, që e ka njohur sapo ka ardhur këtu. Ai tipi shet rrugëve, e kjo aty e ka njohur duke blerë nga ato bizhuteritë idiote të këtyre këtu.

Pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që i kapa të dy në shtëpinë time. Që e mbaja me djersën e ballit.

Nusja më dinte turni i tretë. Por unë atë natë dola nga puna sepse një koleg më kishte borxh disa orë zëvendësimi dhe thashë po i bëj surprizë kësaj.

Kur po ngjisja shkallët e pallatit mu prenë gjunjët sinqerisht. Kisha parandjenjë. I bie derës, hiq. E hap me çelës, qetësi e madhe.

Kur futem në kuzhinë i gjej të dy ulur në divan në errësirë. Nuk po bënin gjë. Por po rrinin në errësirë të shtangur.

Normal më kanë ndjerë mua, e s’ka pasur tipi si të hidhej nga kati 4. Më thanë që janë miq që në Shqipëri.

Më gënjyen, e sipas gruas ai kishte ardhur t’i qante hallin se ishte ndarë nga e fejuara. Po silleshin si të huaj.

Donin edhe të më bënin për budalla.I nxorra të dy jashtë e tani po divorcohem. E kam shumë shumë të vështirë, por kështu paska qenë kjo jetë.

Ndaj kujdes kur jepni gjithçka për dikë, sepse ai person duhet ta meritojë njëherë. Faleminderit”, shkruan ai.

Emigrantet shqiptare ne greqi Iumturohen, vjen Iajmi i madh

Mitsotakis prezanton paketën e re ekonomike: Paga minimale drejt 959 eurove dhe subvencione për karburantin

Në përmbledhjen e tij javore mbi punën e ekzekutivit, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpalosur një plan ambicioz masash mbështetëse që synojnë mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve përballë inflacionit dhe pasigurisë globale. Fokusimi kryesor i qeverisë mbetet rritja graduale e pagës minimale dhe mbështetja direkte për kostot e jetesës.

Rritja e pagës minimale: Objektivi “959 Euro”

Një nga pikat më të rëndësishme të deklaratës së Mitsotakis ishte konfirmimi i rrugëtimit drejt rritjes së pagës minimale. Kryeministri bëri të ditur se objektivi final është që deri në vitin 2027, paga minimale në Greqi të arrijë në 959 euro. Ky plan synon të përafrojë standardin e jetesës në Greqi me mesataren evropiane, duke u dhënë frymëmarrje mijëra familjeve që preken direkt nga kjo fashë pagash.

Mbështetje e menjëhershme: Subvencioni i karburantit

Për të zbutur goditjen që vjen nga çmimet e larta të energjisë dhe naftës, Mitsotakis njoftoi se:

Platforma për subvencionin e karburantit pritet të hapet brenda javës së ardhshme.

Synimi është që ndihma financiare të shpërndahet te qytetarët përpara mesit të muajit.

Qeveria po ruan rezerva buxhetore për të ndërhyrë sërish, nëse konflikti aktual ndërkombëtar zgjatet dhe përkeqëson ekonominë globale.

“Qeveria është dhe do të mbetet në krah të çdo qytetari,” deklaroi Mitsotakis, duke shtuar se politikat e tij janë një “mburojë” ndaj pasigurisë që ka përfshirë tregjet ndërkombëtare.

Ky zhvillim ekonomik mbart një rëndësi të veçantë për komunitetin e madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Këto masa prekin drejtpërdrejt mirëqenien e tyre për disa arsye:

Përmirësimi i të ardhurave: Një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve shqiptarë punojnë në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe shërbimet, ku pagesat shpesh janë të lidhura me pagën minimale. Rritja drejt 959 eurove do të thotë më shumë para në xhepat e tyre dhe një stabilitet më i lartë financiar.

Përfitimi nga subvencionet: Si rezidentë taksapagues në Greqi, shqiptarët kanë të drejtë të aplikojnë në platformat e subvencionimit (si ajo e karburantit), duke përfituar barabartë me shtetasit grekë nga lehtësimet e qeverisë.

Fuqia e dërgesave (Remitancave): Rritja e pagave në Greqi përkthehet shpesh në më shumë mundësi për të mbështetur familjarët e tyre në Shqipëri, duke ndikuar kështu pozitivisht edhe në ekonominë tonë kombëtare.

Në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur në të gjithë rajonin, ky plan i qeverisë greke shihet si një sinjal pozitiv për integrimin ekonomik dhe sigurinë e të gjithë punonjësve në shtetin fqinj, pa dallim kombësie.

Konfirmohet rikthìmi i Luiz Ejllit si moderator, ja cilin emision do të drejtojë

Luiz Ejlli pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë herë në një rol krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Burime pranë TCH bëjnë me dije se këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania” do të vijë si moderator i një programi të ri televiziv.

Madje, mësohet se kanë nisur edhe punimet për një studio të re dhe madhështore, e dedikuar për projektin që pritet të drejtohet nga Luizi.

Deri më tani nuk janë zbuluar detaje rreth formatit apo datës së nisjes së emisionit, por rikthimi i Luizit në Top Channel ka ngjallur menjëherë interes dhe pritshmëri të larta te publiku, i cili duket se është gati ta shohë në një tjetër sfidë televizive.

E r. eja nga Korça rrëfen drαmën e jetës: Β. υrri i ρarë më Ιa shta.tzënë shόqen

Historia e pazakontë e një 31-vjeçareje, nënë e 3 fëmijëve, të ardhur në jetë nga 3 bashkëjetesa të ndryshme, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Telashët për Inën nga Korça nuk kanë të sosur, ndërsa rrëfeu kalvarin e vuajtjeve, ku e vetme rrit tre fëmijët.


Nga studio e emisionit të moderuar nga Evis Ahmeti, 31-vjeçarja tregoi se bashkëshortin e parë e kishte njohur në moshë fare të re. “Familja ime përbëhet nga 2 prindërit punëtor dhe një vëlla që me ka falur shumë. Prindërit dhe vëllai me kanë ndihmuar shumë dhe pa ata nuk do ja kisha dale dot kurrë. Kam qene e lidhur me prindërit deri 18 vjeçe ndërsa me vëllain kemi qenë si shok. Por pas ndarjes nga burri i parë gjërat ndryshuan. 17 vjeçe u fejova, ndërsa 20 vjeçe u bëra nënë. Deri sa djali shkoi 4 vjeç ai nuk punonte.

Djalin e takon vetëm 1 ose 2 herë në vit (djali nuk do që ta takojë babain e tij). Djalin e kam të sëmurë nga sytë. I kërkova lekë babait të tij (ish-burrit) se me duheshin për problemet me syrin që ka djali dhe ai nisi të ta llej dhe unë i bëra bllok. Burrin e parë e njoha në shkollë. Pas dy vitesh në jetë erdhi djali. Me të u ndava pasi zbulova që ai kishte një tjetër, shoqen time të ngushtë. Më pas mora vesh që e kish lënë edhe atë shtatëzënë”-, rrëfen gruaja.

Pas zhgënjimit të parë Ina tha se u njoh me dikë tjetër, por në kushte jo të zakonshme, pasi ai ishte në b urg. “Njoha nga një mikesha ime dikë tjetër, i cili kishte qenë një herë i martuar. Kam qenë me celebrim, e kam njohur kur ka qenë bu rg. Me të linda një djalë i cili sot është 6 vjeç e gjysëm. Divorcin e bëra kur ai isha në b urg, pasi mora vesh që ai fliste me një komshien time dhe një tjetër problem ishte vjehrra, e cila ishte shumë diskri minuese përsa i përket fesë time.

Sot ai ka dalë nga b urgu është martuar me dikë tjetër dhe nuk bën fare djalin”, shprehet 31-vjeçaria. Pas dy zhgënjimesh Ina rrëfen se rinisi jetën e saj në Tiranë.

Aty ajo filloi të punojë në një biznes, që tregtonte ushqime të çastit ku ishte ortake me dikë tjetër. Fati desh të njihej me dikë i cili ishte klient. Ina rrëfen se u dashurua me të, por problem ishte familja e djalit, e cila nuk donte që ai të merrte për grua një nënë me dy fëmijë.

“U njoha me dikë tjetër kur erdha në Tiranë. Punoja këtu. Familja e tij nuk donte sepse isha me dy fëmijë, ndërkohë që isha shtatëzënë, ai më la për dikë tjetër. Më bra ktisi dhe nuk e njohu as fëmijën.

Gjatë shtatzënisë se tretë (me bashkëjetuesin e tretë) familja me br aktisi. Deri 6 muajshe doja ta hi qja atë fëmijë sepse nuk doja një të tretë.

Askush nuk më strehonte, fëmijët e mi mbante nena por nuk me fliste. Jua mbajta të fshehur shtatzëninë e tretë dhe familja e mësoi vetëm kur isha gati të lindja. Një pastore më strehoi.

Kam punuar kudo. Kam punuar si pastruese vetëm që fëmijët e mi të jetojnë. Partneri i tretë më det yroi ta lindja atë fëmijë se me thoshte se nëse nuk e lindja, atëherë nuk ishte i tij.

Por vajza me dh emb me shumë në shpirt, pasi ka mbetur pa atësi. Nuk dua të shkojë në shkollë dhe të mbetet pa atësi e bija e kujt është.

Me burrin e tretë nuk ndihesha mirë, pranoja gjithçka se nuk kisha ku të shkoja. Kur isha 6 muajshe më kërkoi që fëmijën ta hi qja. Por nuk e hoqa.

Më pas ai më thoshte ‘h iqe fëmijën se unë nuk e dua me’. Më pas më tha: ‘Mbaje fëmijen se do vij’, në fakt nuk erdhi me kurrë”, tha gruaja me lotë në sy.

Gazetari shqìptar ne SHBA befason per ambasadorin e ri te SHBA që do të vijë në Shqipëri,

Ish-diplomati dhe analisti i njohur, Robert Papa në emisionin “Fokus TV” ka zbardhur të pathënat e bujshme rreth Eric Wendt, i nominuar nga administratat Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, i cili është një ish-gjeneral me tre yje që pritet të tronditë skenën politike në Tiranë. Në analizën e tij, z. Papa deklaroi prerë se ky ushtarak i lartë do të ndjekë me përpikëri linjën pragmatiste të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku primare do të jenë interesat kombëtare dhe siguria e Amerikës.

Pikërisht ky profil i prerë dhe i pakorruptueshëm ushtarak ka futur në ankth elitën politike në Tiranë, e cila nuk po e pret aspak me gëzim ardhjen e tij. Sipas analistit, ambasadori i ri do të ketë nën komandë një strukturë të fuqishme agjencish brenda ambasadës, përfshirë CIA-n, FBI-në dhe DEA-n, për të nisur një luftë pa kompromis kundër trafiqeve ndërkombëtare të drogës. Papa theksoi në “Fokus TV” se grupet kriminale shqiptare që operojnë deri në Amerikën Latine tashmë konsiderohen një kërcënim direkt për jetët e qytetarëve amerikanë. Për më tepër, gjenerali pritet t’i bëjë një radiografi të ftohtë dhe të rreptë sistemit kriminal-korruptiv në vend, duke mos kursyer as dështimet e SPAK-ut për të goditur majat e pushtetit. Në përfundim, ish-diplomati Papa sqaroi se sapo ky emërim të kalojë vetingun e Senatit, zyrtarët e korruptuar në Shqipëri do të përballen me një realitet të ri e të vështirë, ku diplomacia e buzëqeshjeve merr fund.

PJESË NGA ANALIZA E Z. ROPERT PAPA PËR EMISIONIN “FOKUS TV”:

A do ta rrëzojë Ramën ky ish-gjenerali që pritet të vijë si ambasador?

Nga pyetjet që kam, shumë pyesin që ky ish-gjenerali që do të vijë ambasador në Shqipëri do ta shkatërrojë Ramën, do të përmbysë atë kohën. Ambasadori, qoftë dhe ish-gjeneral, qoftë dhe ish-kapiten, nuk del dot nga shinat e politikave të shefave në Departamentin Amerikan të Shtetit. Departamenti Amerikan i Shtetit nën Rubion ndryshon tërësisht nga Departamenti i Pompeos. Pra, nuk bëjnë deklarata as për zgjedhjet elektorale kudo në botë, nuk bëjnë deklarata për shkelje të demokracisë, por primare kanë interesat financiare ekonomike të Amerikës. Fakt. Por fryma e djathtë e Departamentit, që më së shumti del nga Zëvendëspresidenti amerikan, kudo që shkon do të ndihet edhe në Shqipëri.

Cilat janë pluset dhe minuset e këtij kandidati për ambasador?

Çfarë janë pluset dhe minuset e ish-gjeneralit pensionist që pretendon dhe ëndërron të vijë ambasador? Ka qenë kandidat për ambasador në Katar në vitin 2021, nuk ka kaluar. Uroj që të mos ngjasë përsëri. Procesi i caktimit të një ambasadori është sa i ndërlikuar dhe kërkon shumë lobim. Shqipëria nuk ka qenë kurrë vend me një ambasadë të nivelit të lartë ku të ketë pasur emërim politik. Ka dy emërime: emërimet e Yuri Kim e kompanisë, pra diplomatë karriere të cilët hipin me grada brenda Departamentit, dhe ato që quhen emërime politike, pra nominime që bëhen nga Presidenti nga njerëz që nuk kanë asnjë lloj njohurie nga diplomacia. Por kryesisht janë donatorë me miliona dollarë gjatë fushatave dhe Presidenti i shpërblen; shpesh mund të marrë ndonjë ish-senator, ndonjë ish-guvernator, pra figurë politike, duke e shpërblyer me postin e ambasadorit.

Newt Gingrich, për shembull, ka qenë Speaker i Kongresit, mbështetës i madh i Trump. Gruaja e tij emërohet ambasadore në Zvicër. Natyrisht është një lloj lobimi, por shumica e emërimeve politike vijnë nga donacionet me miliona dollarë. Ka pasur një lloj përqindjeje, jo më shumë se 10 deri në 20% të jenë emërime politike, 80% të jenë nga diplomatët e karrierës. Trump e ka shkatërruar këtë. Ndaj përfitoi Shqipëria duke pasur një emërim të cilin mund ta konsiderojmë politik me një ish-gjeneral me tre yje.

Si po ecën procesi i përzgjedhjes në administratën e re?

Tek emërimet e karrierës ka një komision me pesë veta. Në krye është Rubio, që kaloi në lista të gjithë kandidatët. Nën demokratët ka pasur rregullat që duhet të ishe transgjinor, të ishe gej, afrikano-amerikan, aziatik, dhe ti përfitoje nga kuotat. Me administratën e Trump kjo nuk ngjet më. Kjo është diçka pozitive. Pra nuk do të ketë në ambasadën e Tiranës dikë që do të përngjante 99.99% me Yuri Kim. Një gjeneral është i pakorruptueshëm, një gjeneral që e njeh karakterin shqiptar. Por gjithkush mund të pyesë: si vajti emri i tij te tryeza e zotit Trump? Se Trump as nuk e njeh kandidatin për ambasador.

Më fal, në qoftë se do të kishte një potencë të madhe një ish-gjeneral, Trumpi mund ta ngrinte në detyra siç ka pasur shefin e kabinetit ish-gjeneral, siç mori shefin e Pentagonit ish-gjeneral. Por që të kalosh në administratë publike, duhet të kalosh në një lloj vetingu dhe ai ka pasur dhe interesime financiare. Ambasadorin kandidat për në Shqipëri, se figurë politike nuk është. Në qoftë se janë ato grupe që e mbështetën dhe e donin ambasador në Katar, për mua më lë një dozë moskënaqësie sepse e di mirë se kush janë ata njerëz afër Trump që kanë interesa në Katar. por në një kohë që Amerikës i mungojnë 90 ambasadorë nëpër ambasada kudo në botë dhe fakti që Ballkani thuajse nuk ka ambasadorë: Maqedonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Shqipëria.

Ndërkohë që në Greqi dërgoi atë që quhet “Margarita Girl”, skandaloze, por një emërim që duket që ka mbështetjen e familjarëve Trump për ta larguar ish-të fejuarën e djalit sa më larg nga Donald Junior, i cili ka një dashuri të çuditshme për Serbinë. Në qoftë se do të ishte Donald Junior, do ta dërgonte në Serbi gjeneralin. Megjithatë, nga hearing-u që dëgjova, nuk më krijoi një përshtypje të një fjalori elokuent intelektual, në qoftë se e krahasoj me kandidatin e fundit, Kostelancik, brilant në hearing, diplomat klasi, por që nuk kaloi sepse u bllokuan nominimet në bllok. Dhe ai ka kaluar në një NGO dhe kishte një shkrim të shkëlqyer analitik, duke i bërë një radiografi sistemit kriminal të Ramës. Fatkeqësi që ai nuk kaloi si ambasador.

A mund të korruptohet një ushtarak dhe si e sheh ai SPAK-un?

Mendoj se një ish-gjeneral, një ushtarak nuk korruptohet, por ka pasur dhe të korruptuar afër Trumpit, si Michael Flynn, gjeneral që e solli këshilltar të sigurisë kombëtare, tani po merr miliona dollarë si dëmshpërblim por nuk guxoi ta fuste prapë. Duke pasur Shqipëria një ambasador në Ballkan tregon që ne jemi vendi me më shumë rëndësi për amerikanët. Ky është lajmi i mirë. Tani ti kur merr një nominim nuk ke akses të plotë tek dosjet e Departamentit Amerikan të Shtetit derisa të kalojë votimi në Senat. Por ai, siç ndodh në procedurë, dhe këtë e kam nga përvoja ime si ish-diplomat, do të ketë kontaktuar me dy-tre ambasadorë amerikanë në Shqipëri dhe nga përgjigjet që dha, mua më duket më shumë gjuha e Yuri Kim.

Sepse ai tha “kam lexuar për SPAK-un”. Ku ke lexuar për SPAK-un zotëri? Sepse në median amerikane nuk ke çfarë lexon për SPAK-un, në qoftë se nuk ke parë dosjet në Departamentin Amerikan të Shtetit. E fundit e mohikanëve aty ka qenë Yuri Kim. Ne e dimë të gjithë që SPAK-u është krijuar nga amerikanët dhe mbështetet haptas nga amerikanët. Kjo nuk ka diskutim. Por si nuk ka diskutim që prokurorët që janë në SPAK janë me njollë? Janë me njollë. Ka prokurorë nga koha e komunizmit, ka prokurorë që nuk e kanë klasin siç duhet dhe personi që ka ardhur tani fle, nuk ka arrestuar kënd. Dosjet janë mal. Ka njerëz të FBI-së, as nuk diskutohet.

Nuk mund të thuash SPAK-u është i pavarur dhe apolitik kur ka dështuar me Ballukun dhe ku nuk kërkon arrestimin e familjarëve të Ramës dhe Ramës së vetë. Gjenerali, në qoftë se do të votohet, do t’i shikojë këto. Mos ngatërroni diçka: ai kërkon që Amerika të bëhet më e sigurtë. Pra, nëse Shqipëria cenon sigurinë amerikane, do të mbështesë luftën ndaj korrupsionit legal dhe ekonomik, tha ai, dhe luftën transnacionale kundër trafiqeve të drogës, trafiqet e Amerikës Latine, ku grupet shqiptare indirekt janë shkaktarë të vdekjeve të amerikanëve pikërisht nga këto droga. Por nuk tha do të luftojë trafiqet në Shqipëri, e ka për sigurinë e Amerikës. Natyrisht që kjo na ndihmon.

Cila është struktura e ambasadës dhe çfarë pritet nga një ushtarak?

Personi e di që në ambasadën në Tiranë është shefi i stacionit, personi që është njësoj si këshilltar i sigurisë kombëtare, CIA dhe FBI, ka dhe përfaqësues të DEA-s. Me një ushtarak do të jetë shumë herë më pozitive dhe duket që politikanët shqiptarë nuk janë shumë të gëzuar që na vjen një ish-ushtarak. Natyrisht që ata që ia kanë sugjeruar Presidentit Trump mund të kenë parë dhe interesat financiare sepse ai tha që do të krijojë kushte për investitorët amerikanë të kenë lehtësira në infrastrukturë, energji dhe inteligjencën artificiale.

Nuk e di nga e gjeti këtë ish-gjenerali, kush ia ka thënë, se nuk ka ndonjë bum. Në qoftë se ndonjë inteligjencë artificiale shkon në Kroaci ku u investuan 50 miliardë dollarë nga amerikanët, por dhe atje ende nuk ka ambasador. Ky është problemi i administratës Trump, në kaos ende. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte numrin katër, këshilltar ligjor, i cili u fut në paketë me ambasadorin tonë. Nuk ka ende drejtor për Byronë EUR, ai që duhet të jetë shefi i gjeneralit. Urdhrat vijnë nga Departamenti.