Jurgen Uldedaj shkruan historinë, shpallet kampion bote në versionin IBO

Një tjetër faqe e artë për sportin shqiptar!

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është shpallur sonte rreth orës 23.00, kampion bote në versionin IBO, në peshën “Cruiserweight”, pas një fitoreje dominuese ndaj Rolly Lambert në “O2 Arena” të Londrës.

Që nga fillimi i ndeshjes, Uldedaj e mori kontrollin e plotë të ringut, duke e mbajtur iniciativën dhe ritmin e duelit.

Goditjet e tij ishin të sakta, të forta dhe të shpeshta, ndërsa Lambert u detyrua të mbyllej në mbrojtje pa arritur të reagojë.

Në raundet e mesme, rivali tentoi disa herë të ndryshonte ecurinë e sfidës, por Uldedaj menaxhoi me qetësi, duke ruajtur presionin dhe avantazhin teknik.

Publiku në “O2 Arena”, mes tyre qindra tifozë shqiptarë me flamuj kuqezi, krijoi një atmosferë të zjarrtë, duke brohoritur çdo goditje të kampionit shqiptar.

Në fund të 12 raundeve, juria shpalli fitore unanime për Jurgen Uldedajn, që me këtë triumf u bë boksieri i parë shqiptar që fiton titull bote në kategorinë IBO për peshën “Cruiserweight”.

Foto nga ndeshja e sotme

Një ëndërr shqiptare në ringun botëror

Fitorja e Uldedajt nuk është vetëm një sukses personal, por një moment historik për sportin shqiptar.

I lindur në Lezhë dhe i rritur në Gjermani, Jurgen Uldedaj ka ndërtuar me durim një karrierë të fortë ndërkombëtare, duke fituar respekt në arenën e boksit profesionist evropian.

Në përfundim të ndeshjes, 28-vjeçari deklaroi me emocion: “Ky titull është për Shqipërinë dhe për të gjithë ata që besuan tek unë. Flamuri kuqezi sot është në majën e botës!”

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet ta shpërndajnë për bamirësi

Franca bëhet shteti i parë në botë që u kërkon ligjërisht supermarketeve të dhurojnë ushqimin e pashitur për bamirësi tek depot ushqimore, të  cilat më vonë ua shpërndajnë njerëzve në nevojë.

Sipas “Zero Waste Europe”, dyqanet më të mëdha se 400 metra katrorë duhet të nënshkruajnë marrëveshje me depot e ushqimit për të rishpërndarë artikujt e pashitur, por të sigurtë për t’u ngrënë.

Këto ushqime përfshijnë prodhime të freskëta, mallra të paketuara që janë  pranë datës së skadencës dhe artikuj të tjerë të tepërt.

Ligji gjithashtu ndalon supermarketet të prishin qëllimisht ushqimet, siç është derdhja e solucioneve që përmbajnë kimikate mbi artikujt që duhet të konsumohen nga njerëzit në nevojë.

Ky ligj do të ndihmojë miliona vakte tek njerëzit në nevojë dhe ka frymëzuar politika të ngjashme në të gjithë Evropën.

Kjo e bën Francën një lider botëror në uljen e mbeturinave ushqimore.

Sipas Autoritetit Organik, ligji lejon që bamirësitë të shpërndajnë miliona vakte shtesë çdo vit, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin në ushqim për popullatat vulnerabël.

“Do të jem në fushatë”, Salianji: Florian Binaj detyroi Ramën të shtyjë zgjedhjet në Tiranë. Çfarë tregojnë të dhënat

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji foli në “Kjo Javë” për garën për Bashkinë e Tiranës. Florjan Binaj, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita kandidon përballë socialistes, Ogerta Manastirliu.

Ish-deputeti i PD tha se Binaj po merr mbështetje masive në kryeqytet dhe këtë ai e shihte edhe nga takimet që ka zhvilluar vetë me qytetarët, duke mbështetur kandidatin e pavarur.

Salianji tha se për shkak të popullaritetit të Binajt, Rama u detyrua të shtynte zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, për të fituar kohë, sipas tij, që të gjejë mekanizmat për këtë përballje elektorale.

“Për mua që në nisje ka hyrë në avantazh, aq shumë sa e ka detyruar të shtyjë zgjedhjet. Pra, Edi Rama i ka shtyrë zgjedhjet për t’i dhënë kohë, që të përdorë të gjithë mekanizmat e vet. Florian Binaj ka energjizuar pjesën gri në Tiranë”, u shpreh Salianji.

Ai tregoi edhe pritshmëritë e kandidatit të pavarur, duke shtuar se të dhënat e nxjerrin atë fitues përballë Manastirliut.

“PS në Tiranë është 48.2%. Të gjitha të dhënat janë që Florjan Binaj të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës për shkak të mbështetjes masive. Edhe ata që nuk e duan z.Berisha, duke votuar Binajn i japin mundësi për të treguar edhe PD-së, edhe shoqërisë që duhet të ketë ndryshime dhe profile të këtij lloji. është mundësi e artë për qytetarët e Tiranës t’i tregojë të gjithë shoqërisë që një kandidat që nuk i nënshtrohet urdhrave të partive politike por vjen si një nevojë e shoqërisë, por edhe si fakt i angazhimit të madh në kauza publike, të votohet dhe t’i tregohet partive kjo është rruga e duhur dhe boll se na keni lodh”, tha më tej Salianji.

Ervin Salianji shtoi se do të jetë në fushatën e Tiranës në mbështetje të kandidatit të pavarur, duke u angazhuar në Njësinë 6, zonën e Kombinatit e cila njihet si bastion i të majtës.

“Jam dhe do të jem në zgjedhjet e Tiranës, për të mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj, një kandidat i shkëlqyer i mbështetur nga opozita. Shoh një mbështetje masive që e shoh tek njerëzit. Ka një padurim të njerëzve dhe pyetja kryesore e tyre është: Kur do të ikë Rama?”, tha Salianji.

“Unë do të jem në fushatë në zonën e Kombinatit, në Njësinë 6. Kam nisur takimet, do të jem në mbështetje të tij në një zonë të caktuar sipas organizimit që ka bërë PD, në mbështetje të kandidatit të pavarur”, përfundoi Salianji.

Luftanija ‘Gerald R Ford’ kalon edhe nga Shqipëria, CNN: Trump mund të sulmojë …

Lufta amerikane ndaj narkotrafikut mund të kalojë dhe brenda Venezuelës.

CNN, duke cituar 3 zyrtarë të ndryshëm amerikanë, raporton se presidenti Donald Trump po planifikon të sulmojë lokacione të bandave të kokainë dhe rrugët e trafikut të drogës në shtetin e drejtuar nga Nicolas Maduro.

Pavarësisht raportimeve, burimet sqarojnë se Trump nuk e ka marrë ende vendimin nëse do t’i zbatojë ato plane, ndërsa qasja diplomatike nuk është përjashtuar akoma. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën thekson se Venezuela nuk është një vend prodhues domethënës i kokainës.

Ushtria amerikane ka shënjestruar prej javësh anijet e dyshuara me drogë në Karaibe. Sulmi i fundit vrau 6 persona, ndërsa ishte mjeti lundrues i dhjetë që hidhej në erë. Ndërkohë, administrata amerikane ka akuzuar shpesh presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se është i lidhur drejtpërdrejtë me trafikun e drogës.

Por OKB thotë se shumica e përbërësit kryesor të kokainës, vjen nga Kolumbia, Peruja dhe Bolivia. Megjithatë, Trump ka dërguar një grup me luftanije sulmuese në Karaibe, ndërsa shton presionin ndaj Venezuelës. Pentagoni sqaron se qëllimi është “të shkatërrojë organizatat kriminale transnacionale dhe të luftojë narko-terrorizmin”.

Grupi sulmues ‘Gerald R Ford’ është pranë Kroacisë, mbi 5 mijë milje larg Karaibeve. Do të duhen ditë që të bëhet gati në pozicione luftuese, ndërsa gjatë lundrimit do të kalojë dhe pranë Shqipërisë.

Misteri i burrit me kapele që u shfaq para Luvrit menjëherë pas vjedhjes: Detektiv, turist apo thjesht një kalimtar?

Rrjeti po spekulon për identitetin e burrit me çadër, kapele, pallto të errët dhe një jelek bezhë, i fotografuar vetëm pak orë më vonë në vendin e krimit nga gazetari i Associated Press, Thibault Camus.

Ndër misteret e vogla të vjedhjes në Muzeun e Luvrit të dielën e kaluar është identiteti i një burri që u fotografua vetëm pak orë më vonë në vendin e krimit, ndërsa mbante në dorë një çadër, ndërsa veshur mbante një pallto të errët, një jelek bezhë dhe një kapele.

Pozicioni i drejtë dhe eleganca pak e pazakontë për modën e sotme, që binte në sy krahas imazhit të dy policëve të mbështetur lehtë mbi makinën “Peugeot”-in e shërbimit, tërhoqën vëmendjen e Melisa Chen, bashkëpunëtore e gazetës britanike The Spectator, e cila shpërndau imazhin në rrjetin social X duke sugjeruar se bëhej fjalë për një detektiv francez.

Në shiun e talljeve dhe shakave ndaj francezëve dhe referencave për inspektorin Clouseau që u përhapën në rrjet që nga e diela, pati hapësirë edhe për një shmangie nga tema nga gazetarja Chen, e cila shkroi për atë burrë të panjohur: “Foto reale (dhe jo e krijuar me inteligjencë artificiale!) e një detektivi francez që punon në rastin e bizhuterive. Duket sikur po pi edhe pa cigare në dorë (…), por për të zgjidhur rastin na duhet një detektiv me mjekër, mbipeshë dhe që është në proces divorci. Një alkoolist i urryer nga kolegët, jo një detektiv që mban një kapelë ‘fedora’ pa ironi.”

Postimi i gazetares pati sukses të madh, u shikua nga miliona njerëz në mbarë botën, disa prej të cilëve u përpoqën të verifikonin nëse fotoja ishte reale dhe të imagjinonin kush mund të ishte ai burrë.

Në panairin e stereotipeve për francezët nuk munguan hipoteza për ringjalljen e Alain Delon ose Jean-Paul Belmondo, por kërkimi online për identitetin e personazhit mori një të dhënë të rëndësishme të enjten, kur autori i fotos shpjegoi të paktën se nuk bëhej fjalë për një detektiv.

Thibault Camus, fotograf i Associated Press që realizoi imazhin, konfirmoi se fotoja ishte autentike dhe nuk ishte përpunuar me inteligjencë artificiale.

“Nuk e njoh, nuk di nëse është francez. Ndoshta një turist? Ndoshta anglez.”

Thjesht një kalimtar, i fotografuar si shumë të tjerë. Por kapelja bëri diferencën./ Corriere della Sera

Horoskopi për ditën e sotme, e Dielë 26 tetor 2025

Dashi

Ka rrezik te bëni edhe ndonjë çmenduri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, vetëm për te mbajtur zgjuar gjithë kohës zjarrin e pasionit. Beqaret adoleshente do jete ata më me shume fat ne dashuri, te tjerët do duhet ende te presin. financat duhen pasur gjithë kohës ne vëmendje. Me mire shpenzoni me kursin ne mënyrë qe te mos keni vështirësi me vone.

Demi

Do ndiheni shume te lumtur gjate kësaj dite ne krahët e atij qe dashuroni dhe shpesh do ju duket sikur ne te vërtetë jeni ne një ëndërr. Beqaret do ja dalin te krijojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Çdo gjë do jete me e bukur sot. Marrëdhënia juaj me paratë nuk do jete shume e mire. Do shpenzoni pa u menduar aspak dhe kjo mund te sjelle probleme serioze.

Binjaket

Duhet te kujdeseni me shume për çështjet e zemrës gjate kësaj dite. Kohet e fundit e keni lënë paksa pas dore atë qe keni ne krah dhe nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje do e humbisni pak nga pak. Beqaret do kenë qe ne orët e para te mëngjesit disa takime te cilat do i emocionojnë pa mase. Ne planin financiar do ju duhet patjetër ndihma e eksperteve për te stabilizuar gjendjen.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë problem gjate kësaj dite. Do ja plotësoni gjithë kohës nevojat njeri-tjetrit. Beqaret nuk duhet te dalin menjëherë ne përfundime pa i njohur mire disa persona. Mos bëni gabime për te cilat te pendoheni shpejt. Me financat nuk duhet kurrsesi te luani. Ruajeni gjendjen te paktën ne gjendjen qe është.

Luani

Jeta juaj ne çift nuk do jete gjate gjithë kohës e qete sot. Ne disa momente nuk do bini dakord me atë qe keni ne krah dhe do debatoni. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e mbajnë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne fakt edhe sikur ta bënin mundësitë nuk do jene te mëdha. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe sikur gjendja te jete e mire.

Virgjeresha

Dite e mbushur me pasion dhe emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër. Beqaret do vazhdojnë te kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Te ardhurat do vijnë duke u përmirësuar. Do ndiqni një strategji strikte.

Peshorja

Dite mjafte qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Lidhja juaj do jete aq e forte saqë asgjë nuk mund t’ua prishe harmoninë dhe bashkëpunimin. Beqareve do ju rrahe zemra fort pasi te marrin një propozim te veçante nga një person qe e kane njohur prej vitesh. Beni atë qe ju thotë zemra! Financat do i menaxhoni me shume maturi.

Akrepi

Dite shume e veçante kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Qielli do ua ndriçoje mendimet dhe çdo gjë do ece për mrekulli. Edhe beqaret do jene te privilegjuar sot. Do takojnë pa fund persona interesante dhe me njërin mund te hedhin edhe hapa me tej. Te ardhurat do kenë përmirësime te vogla. Do kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me shume.

Shigjetari

Neptuni do ju nxite te filloni projekte te përbashkëta me partnerin tuaj sot ne mënyrë qete afroheni edhe me tepër me njeri tjetrin. Do njiheni edhe ne një ane tjetër tashme. Beqaret do jene me te qarte për ata qe duan te bëjnë ne jetën sentimentale. Mundësitë për takime do jene te mëdha. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm sepse po u përkeqësua gjendja vështirë se do stabilizohet.

Bricjapi

Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni sot kohen kur te jeni pranë partnerit. Flisni me te për çdo gjë qe ju shqetëson, por edhe për gjerat qe ju bëjnë te ndiheni mire. Beqaret nuk do kenë aspak fat dhe do mbeten përsëri vetëm. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri sepse po filluar problemet, vështirë se mund te mbarojnë kollaj.

Ujori

Fatmirësisht edhe për ju do jete një dite e bekuar nga yjet. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do hidhni edhe hapa me tej. Beqaret do marrin disa ftesa, por jo te gjitha do i pranojnë. Do jete ne dorën e tyre nëse do duan apo jo ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar duhet te bëni sa me shume kursin ne mënyrë qe te mos keni vështirësi as me vone.

Peshqit

Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni me mirëkuptim edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret do takojnë persona interesante te cilët do ua shtojnë edhe me shume dëshirën për te filluar një lidhje. Shume shpejt do ndryshoni edhe status. Financat do jene te privilegjuara gjithë kohës. Mos u shqetësoni për këtë sektor.

Greva e doganierëve/ Të hënën BLLOKOHET për katër orë qarkullimi i makinave në doganën greke

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare).

Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u kërkon mirëkuptim qytetarëve dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku mbërrin në Tiranë, çfarë pritet do të ndodhë me të

Ditën e premte, ndërsa Tirana po ziente për lajmin se Belinda Balluku ishte marrë nën hetim nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, zëvendëskryeministrja postoi një video për të treguar se ndodhej në Zvicër. Balluku tha se qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e transportit hekurudhor dhe shkëmbimi i eksperiencave me hekurudhën zvicerane.

Sakaq, ditën e sotme Balluku është kthyer në Shqipëri, ku inspektoi punimet për projektin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar që ka në fokus mirëmbajtjen estetike të akseve rrugore në të gjithë vendin.

Me kthimin në Shqipëri, është mister nëse zëvendëskryeministrja do të paraqitet ditën e hënë në SPAK.

Sakaq, këtë çështje e ka komentuar sot edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ishte në Berlin, ai u pyet nga Deutsche Welle mbi hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndaj numrit dy të qeverisë së tij, zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet,” tha Rama në një intervistë për DW.

“Dhe deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës,” theksoi Rama.

SPAK tha dje përmes një zëdhënësi se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar.

Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

Mungesa e fuqisë punëtore, Italia hap dyert për punonjësit e huaj

Italia do të ofrojë viza pune për gjysmë milioni qytetarë jo anëtarë të BE-së për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore.

Qeveria ka miratuar gati 500,000 viza të reja pune për qytetarët jo anëtarë të BE-së midis viteve 2026 dhe 2028 – duke filluar me 164,850 leje në vitin 2026.

Ky veprim vjen ndërsa Italia përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në industritë kryesore.

Ky vendim është pjesë e një plani më të gjerë për të balancuar nevojat ekonomike me një kontroll më të rreptë të emigracionit, duke zgjeruar rrugët ligjore të punës, ndërsa vendi shtrëngon hyrjen e parregullt.

Kjo shënon nismën e dytë të më madhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Qeveria italiane ka njoftuar një limit prej 497,550 punonjësish të huaj që do të lejohen në Itali për periudhën 2026-2028. Dekreti, i datës 2 tetor 2025, është botuar në Gazetën Zyrtare më 15 tetor 2025.

Aplikimet për vizën e punës të sponsorizuar nga qeveria u hapën më 23 tetor 2023 dhe do të mbeten të disponueshme deri më 7 dhjetor 2025.

Aplikantët duhet të dorëzojnë formularët e tyre përmes portalit zyrtar online të Italisë dhe t’i finalizojnë ato më 12 janar, 9 shkurt, 16 shkurt dhe 18 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Italia përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në sektorë kyç si bujqësia, ndërtimi dhe mikpritja, kjo iniciativë hap mundësi të konsiderueshme ligjore punësimi sipas një kuadri më të sigurt dhe më të rregulluar.

“E dhj*va këtë javë”, Arbana Osmani kapet në “shkelje”, fotoja nga Spanja në rrjete sociale konfuzon ndjekësit

Të gjithë e dinë që Arbana Osmani është është nga moderatoret më të suksesshme, por jo vetëm. Suksesi i saj është edhe tek ushqimi, gatimet fantastike që shpeshherë i publikon edhe në rrjete sociale por mesa duket kohët e fundit ka bërë disa “shkelje”.

Dukshëm dhe duke e pranuar publikisht, Arbana Osmani ka shkelur dietën. Përmes rrjeteve sociale, moderatorja e njohur ka treguar se ndodhet në Spanjë me pushime së bashku me fëmijët.

Në një prej fotove të publikuara, Arbana Osmani teksa tregon ushqimin shkruan: “Unë kur kuptoj që e dh*eva dietën edhe këtë javë”.

Të kujdesesh për ushqimin është diçka të cilët tashmë kanë filluar ta bëjnë shumë njerëz, por personazhet ekranit e shfaqin publikisht. Osmani, nuk është kursyer as me fjalorin.