U nda nga jeta në moshë fare të re, Niko Peleshi jep lajmin e trishtë…

Ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dhënë sot lajmin e trishtë se vajza e mikut të tij është ndarë nga jeta në moshë të re.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Peleshi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Joana Qylit në moshë fare të re kur siç thotë edhe ai, gjithcka duhej të fillonte.

Mesazhi i Peleshit:

Një lajm i trishtë na ka prekur sot të gjithëve. Joana, vajza e mikut tim Thoma Qyli, u nda nga jeta në një moshë ku gjithçka duhej të kishte filluar.

Një vajzë e mirë, me shpirt të pastër, e talentuar, me etje për dije, plot dritë dhe jetë.

Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë një prind për humbjen e fëmijës, por mendimet dhe lutjet janë me familjen Qyli në këtë dhimbje të pamatë.

U prehtë në paqe Joana, dhe kujtimi i saj qoftë dritë përjetë.

Lajmi i trishtë/ Ndërron jetë analisti i njohur, humbje e madhe për gazetarinë dhe politikën

Ndahet nga jeta analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski.

Lajmi u bë i ditur nga ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Biberaj shkruan se mungesa e Janusz Bugajski do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e kanë njohur.

Biberaj e përshkruan atë si “një analist të shkëlqyer, autor të frytshëm dhe njeri të ditur”.

“U prehsh në paqe Janusz Bugajski

U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe njohjet e tij ishin vazhdimisht të qarta, parimore dhe thellësisht të informuara.

Ndër vite, punuam së bashku në shumë projekte, sidomos në punët e Ballkanit. Erdha për të admiruar jo vetëm intelektin por edhe integritetin, zgjuarsinë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që mbante të dashur. Mungesën e tij do ta ndjejmë thellë të gjithë ne që patëm privilegjin ta njohim dhe të punojmë me të.
Do të më mungojë tmerrësisht. U prehsh në paqe, Janusz.”, shkruan Biberaj.

Kush është vajza sekrete e Putinit? Zbulimi tronditës që kërcënoi jetën e një gazetari

Një tjetër emër që del në pah është ai i Alisa Kharcheva, një studente 17-vjeçare

Në verën e vitit 2021, një operacion i papritur i shërbimeve sekrete ruse u zhvillua në një apartament në qendër të Moskës. Objektivi ishte Roman Badanin, një nga gazetarët më të njohur të opozitës. Rreth orës 6 të mëngjesit, 6 deri në 8 agjentë civilë të FSB-së trokitën pa pushim në derën e tij, duke mbërritur me një urdhër kontrolli.

Gjatë gjashtë orëve të ardhshme, ata kontrolluan çdo cep të apartamentit të tij me dy dhoma, ndërsa jashtë, policia bastiste makinat e Badanit dhe bashkëshortes së tij. Më vonë, gazetari u shoqërua në komisariat dhe u mor në pyetje për katër orë. Arsyeja? Një intervistë që ai kishte publikuar me një vajzë të re, për të cilën dyshohej se ishte vajza ilegale e presidentit rus, Vladimir Putin.

Pas këtij episodi, Badanin dhe familja e tij vendosën të largohen nga Rusia. Aktualisht, ai jeton në mërgim në Kaliforni me bashkëshorten dhe vajzën e tyre. Së bashku me bashkëpunëtorin e tij të afërt, Mikhail Rubin, kanë publikuar librin “The Tsar Himself: How Vladimir Putin Deceived Us All”. Libri trajton jetën e fshehtë të presidentit rus, përfshirë marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, pasurinë e madhe të partnereve të tij dhe metodat represive ndaj gazetarëve që tentojnë të hetojnë për të.

Një nga zbulimet më të bujshme u bë në vitin 2020, kur portali investigativ “Proekt”, i drejtuar nga Badanin, publikoi një intervistë me Elizaveta (Luiza Rozova), një vajzë e re që dyshohet të jetë fëmija i Putinit me Svetlana Krivonogikh, një ish-pastruese me të cilën ai kishte pasur një lidhje në fund të viteve ’90. Analizat biometrike nga Universiteti i Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan 70% ngjashmëri mes saj dhe presidentit. Megjithëse emri i babait mungon në certifikatën e lindjes, patronimi “Vladimirovna” shtoi dyshimet.

Pas lindjes së Elizavetës, nëna e saj bleu një apartament luksoz në Monako me vlerë 2.9 milionë paund. Dokumentet e publikuara nga “Pandora Papers” treguan se Krivonogikh zotëronte një pasuri prej mbi 78 milionë paund, përfshirë prona të shumta dhe një jaht.

Libri i Badanin dhe Rubin zbulon gjithashtu lidhje të tjera të Putinit, si ajo me Alina Kabaeva, kampione olimpike në gjimnastikë ritmike. Mendohet se marrëdhënia e tyre ka nisur në vitin 2006 dhe se kanë dy fëmijë. Në vitin 2014, Kabaeva u emërua drejtuese e “National Media Group”, me një pagë vjetore prej 7.7 milionë paundësh.

Një tjetër emër që del në pah është ai i Alisa Kharcheva, një studente 17-vjeçare që pozoi për një kalendar erotik kushtuar presidentit dhe më pas jetoi në një apartament luksoz në Moskë.

Pas publikimit të intervistës me Rozovën, autoritetet ruse bastisën jo vetëm banesën e Badanit, por edhe ato të Rubin dhe gazetarëve të tjerë të Proekt. Ndërkohë që ndodhej me pushime në Marok, Badanin mësoi se ishte shpallur person “i padëshiruar” nga autoritetet ruse një status që hap rrugën për ndjekje penale dhe arrestim.

“Vendosëm që nuk mund të ktheheshim më në Rusi,”- tregon Badanin.

Brenda dy muajsh, ai arriti të nxjerrë jashtë vendit edhe 10 bashkëpunëtorë të tij. Sot, Proekt vazhdon aktivitetin nga jashtë Rusisë dhe mbetet një nga zërat më të guximshëm që sfidojnë regjimin e Vladimir Putin.

Shqipëria pranë ‘play-off’-it të Botërorit 2026, ja si mund të kalojë në vazon e dytë

Shqipëria është pranë “play-off”-it të Botërorit 2026 dhe llogaritë kanë nisur. Ndarja në vazo do të përcaktohet nga renditja e FIFA-s pas ndeshjeve të nëntorit dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shortin e gjysmëfinaleve.

Kuqezinjtë aktualisht renditen në vazon e tretë, por kanë mundësi të kalojnë në të dytën nëse disa rezultate shkojnë në favor të tyre. Shqipërisë i intereson që në Grupin A, Sllovakia të mos renditet e dyta, por të zërë këtë vend Irlanda e Veriut.

Një skenar i tillë do të lejonte kalimin e Shqipërisë në vazon e dytë, duke shmangur kundërshtarë të fortë në raundin e parë. Sllovakia ndërkohë bën tifo për Shqipërinë, për të mos humbur pozicionin e saj aktual.

Vendet që për momentin janë më mirë në renditje dhe ndodhen në vazon e dytë janë Hungaria, Skocia, Çekia dhe vetë Sllovakia. Çdo ndryshim në renditjen e FIFA-s pas ndeshjeve të nëntorit mund të ndikojë ndjeshëm në fatin e kuqezinjve.

E papritur! I shënoi Barcelonës, sulmuesi belg feston duke bërë shqiponjën (Video)

Girona pësoi disfatë 2-1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e La Liga.

Goli i vetëm për Gironan u realizua nga Witsel, me mesfushorin belg që mori vëmendjen e të gjithëve për shkak të festës.

Witsel zgjodhi të bënte shqiponjën, në Estadi Olímpic Lluís Companys.

Natyrisht, ai nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, me 36-vjeçarin që ka festuar edhe herë të tjera në këtë mënyrë.

Duket se simboli shqiptar, që urrehet nga serbët, është mënyra e preferuar e Witsel për të festar.

VIDEO

LAJM I FUNDIT/ 35-vjeçarja i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Lumas të Kuçovës.

Një 35-vjeçare e identifikuar si Arjola Shuaipi, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Bëhet me dije se 35-vjeçarja është gjetur e pajetë nga familjarët dhe kanë qënë këta të fundit që kanë njoftuar policinë.

Trupi i saj është dërguar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore. Dyshohet se e reja ka qënë në gjendje të rënduar priskologjike.

Pamja e tyre ka ndezur “sirenat e alarmit”/ Kush janë burrat e vegjël të gjelbër të Putinit që po tmerrojnë Europën

“Burrat e vegjël të gjelbër”, siç quhen ndryshe forcat speciale ruse Spetnaz, janë vërejtur së fundmi pranë kufirit midis Rusisë dhe Estonisë, duke rritur tensionet në rajon dhe shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm midis NATO-s dhe Moskës.

Këta trupa, të njohur për operacionet e tyre sekrete nën kontrollin e shërbimeve të inteligjencës ruse si GRU, janë parë më parë në zona të konfliktit si Siria dhe Krimea. Këtë herë, sipas autoriteteve estoneze, shtatë burra të armatosur me uniforma pa shenja dalluese janë vërejtur në një segment të ngushtë territori rus që depërton në Estoninë juglindore, të njohur si “Çizmja Saatse”.

Pamjet e publikuara nga transmetuesi estonez ERR tregojnë individë të maskuar me balaklava dhe të pajisur me pushkë Kalashnikov, pa asnjë simbol identifikues. Autoritetet reaguan menjëherë duke bllokuar rrugën kufitare për të shmangur ndonjë incident, ndërsa qeveria në Talin po përgatit edhe plane evakuimi në rast të ndonjë përshkallëzimi.

Rojet kufitare estoneze thanë se burrat e armatosur nuk ishin pjesë e forcave zyrtare kufitare, duke e cilësuar situatën si “një kërcënim të mundshëm”. Analistët e sigurisë vlerësojnë se kjo mund të jetë pjesë e një strategie të Kremlinit për të përhapur frikë dhe pasiguri në Evropë, nëpërmjet taktikave të njohura si “operacione me flamur të rremë” — metoda që përfshijnë veprime provokuese për të krijuar tensione dhe konfuzion.

Sipas shërbimeve të inteligjencës perëndimore, përfshirë atyre daneze, Rusia ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetet e saj hibride kundër vendeve të NATO-s, duke përdorur sulme kibernetike, sabotime dhe fushata dezinformimi për të testuar qëndrueshmërinë e aleancës pa e shtyrë atë në një konflikt të hapur.

Kujtojmë se “burrat e vegjël të gjelbër” u bënë të famshëm gjatë aneksimit të Krimesë në vitin 2014, kur njësi të Spetnaz-it pa simbole dalluese morën kontrollin e objekteve strategjike, duke përgatitur terrenin për ndërhyrjen ushtarake të Moskës.

Këtë herë, prania e tyre në kufirin me Estoninë është shqetësuese, por sipas autoriteteve lokale, nuk ka arsye për panik — burrat u panë për një kohë të shkurtër dhe më pas u zhdukën pa lënë gjurmë. Siç theksojnë disa burime, në një kufi kaq të ndërlikuar, edhe një “gabim rruge” mund të ketë pasoja të mëdha.

Shoferët me shkelje do rikthehen në ‘shkollë’, nis projekti i Akademisë Kombëtare të Drejtimit, ja çfarë synon Qeveria

Një Akademi tjetër pritet të ngrihet në Shqipëri, me synimin të edukojë shoferët në nivel kombëtar.

Themelimi i një Akademie Kombëtare të Drejtimit, e pajisur me poligone të specializuara trajnimi dhe programe edukative, përfshirë kurse të përshtatura për drejtuesit me shkelje, pritet të jetë realitet brenda 3 vjetësh, si një investim i Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Projekti është përfshirë në Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore, për 3 vitet në vijim, hedhur për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë.

Ky është një prej komponentëve të strategjisë për të rritur sigurinë në rrugë.

Akademia e Drejtimit, sipas planit të veprimit, do të ketë poligone, pra qendra të specializuara për trajnimin e shoferëve dhe për programe edukative që nuk përfshijnë vetëm shoferët, por edhe nxënësit, studentët si dhe përdoruesit e rrugës në tërësi.

Drejtoria e Rrugëve parashikon që këtë Akademia ta realizojë në bashkëpunim me autoshkollat.

Në planin e veprimit përfshihet edhe përmirësimi i sistemit të edukimit përmes rishikimit të librave për fëmijët si edhe materialet për mësuesit.

Ky aspekt, do të marrë dy vitet e ardhshme 8 milionë lekë.

Ministria e Arsimit do të përfshihet për rishikimin e teksteve shkollore, kurse Ministria e Shëndetësisë do të investojë 3 milionë lekë për të ofruar materiale të ndihmës së shpejtë në arsimin e mesëm gjatë vitit 2027.

Plani i veprimit lë detyra ndërgjegjësuese edhe për universitetet, bashkitë dhe sektorin privat, kryesisht kompanitë e sigurimeve.

Çfarë ndodhi?! Kristjan Asllani acarohet me gazetarin italian: E shëmtuar të thuash që …

Torino ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Serinë A sot duke mundur Napolin me shifrat 1-0.

Mes protagonistëve në fushë, ishte dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili mori vlerësim për paraqitjen. Megjithatë, mediat italiane e kanë cilësuar këtë fitore edhe si një favor për ekipin e Interit, që rivalizon me Napolin për titullin kampion.

Ky koment nuk i ka pëlqyer Asllanit, i cili theksoi se po luan si futbollist i Torinos dhe mendon vetëm si të ndihmojë skuadrën e tij.

“Sot ishte e rëndësishme që të merrnim tre pikët, kishte keqardhje të madhe për ndeshjen ndaj Lacios, kemi folur gjatë javës të gjithë. Jemi me të vërtetë të lumtur, ka një publik të madh që këndon sot, jemi të kënaqur.

Kam ndihmuar Interin? Po, por është e shëmtuar të thuash kështu, unë kam respekt për të gjitha skuadrat. Nëse djemtë e Interit do të jenë të lumtur, do të më dërgojnë ndonjë mesazh. I uroj për ndeshjen, do ta shoh por mendoj për Torinon”, ishin fjalët e mesfushorit shqiptar menjëherë pas përfundimit të duelit.

Ora dimërore, ja kur akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa

Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit.

Duke nisur nga data më 26 tetor në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore.

Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Telefonat smart e reflektojnë vetë ndryshimin e orës, ndaj kujdes duhet të tregohet me orët mekanike në mënyrë që të mos krijohet kaos me rutinën e ditës së re.

Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, në kuadër të politikës së përbashkët për kursimin e energjisë, megjithëse heqja e saj është në shqyrtim prej vitesh, por pa u marrë deri më tani një vendim përfundimtar.