Xumi nuk përmbahet ndaj Luiz Ejllit:”Mos u bëj rrenacak, thuaje si burrat çfarë më the për produksionin”

Nuk ka vonuar përgjigja e Xum Allushit pas deklaratës virale të Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku ky i fundit ironizoi frazën e tij të famshme për “fikjen e dritave”.

Nëse Luizi pretendoi se i kishte thënë Xumit që dritat fiken vetëm nëse nuk paguhet fatura, ish-banori ka reaguar ashpër në Instagram, duke e quajtur Luizin “gënjeshtar” dhe duke zbuluar, sipas tij, versionin e vërtetë të bisedës.

Përmes një postimi në Instastory, Xumi ka hedhur akuza të forta, madje duke prekur edhe tema delikate nga e kaluara e Luizit në BBV2.

“O mbreti i shqiptarëve, mos u bë rrenacak. Thuje si burrat atë që më the dhe tekstualisht më përmende: ‘Ti e di si i bën produksioni punët’. Kaq the,” shkruan Xumi, duke lënë të kuptohet se Luizi privatisht ia kishte faturuar fajin produksionit për eliminimin e tij, dhe jo paaftësisë së Xumit.

Por sulmi nuk është ndalur me kaq. Xumi ka lëshuar një thumb të rëndë duke iu referuar historisë së sëmundjes së Luizit në edicionin e dytë:

“Më mirë kishe shpik ndonjë sëmundje tjetër, kishe bë bujë më shumë se kjo shaka. Gjithsesi jam i vetmi banor që përmendem akoma sot e dy vjet… Një kërcim i imi ishte baraz me shumë ‘humore’ tuajat,” ka shkruar ai i revoltuar.

Ndryshon paga minimale, zbardhen tabelat me rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë (VENDIMI I PLOTË) – merren prej 1 janarit

Vendimi i Qeverisë për ndryshimin e sistemit të pagave në administratë është publikuar në Fletoren Zyrtare ku përcaktohet hyrja menjëherë në fuqi. Po ashtu saktësohet se rritja nis prej datës 1 janar.

Për ndihmës specialist në AMP në burgje paga shkon në 75 mijë lekë dhe 15 mijë lekë për pozicione të veçanta. Paga maksimale shkon për drejtorin me 174 mijë lekë dhe 30 mijë për pozicionin.

Për gardën e Republikës paga nis nga 75 mijë lekë për inspektorët dhe deri në 175 për Drejtuesin Madhor

Paga bazë në instucionet shqiptare po ashtu shkon në 50 mijë lekë

Edhe policia në burgje preket nga ndryshimet ku paga nis me 73 mijë e 500 lekë e shkon deri në 174 mijë e 250

Nuk mungojnë as kompensimet që renditen në tabelë

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve

Subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë është rritur nga 170 euro në 300 euro.

Rritja është bërë në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited, e cila zbatohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike të Gjermanisë në Kosovë (OEGJK).

“Të rinjtë e interesuar për përfitim nga praktika në punë e subvencionuar ftohen të paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt për informim dhe aplikim”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

“Mos rri duke u hapur me zinxhirë”/ Luizi nuk e kursen Rogertin: Do të bëj të pendohesh që ke hyrë nga ajo derë

Rogerti e ka nisur ditën e sotme duke debatuar me Luizin.

Teksa ky i fundit ndodhej në dush, ai i shkon pranë dhe nis me ofendimet. Sipas banorit, Luizi është mosmirënjohës.

Ndërkohë Luizi e dëgjonte me qetësi dhe në një moment i drejtohet duke i thënë se me të do të merret në fund.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Miliona euro me më dhënë i djeg në sy tënd, edhe pse kam nevojë për 100 euro. Kuptove? E di ça problemi ke në jetë, se ti je mosmirënjohës. Pse? Erdhi si i mbaruar muajin e parë, bëre ça bëre për punë kontratash dhe o burra… nuk ia di për nder vetes. Mos rri duke na u hapur këtu për punë zinxhirësh, na e ke ble arin kaq.

Luizi: Shtëpinë këtu e bëj si të dua vetë
Rogerti: Ti?

Luizi: Po

Rogerti: Po si? Me lepurusha? Me majmunë? Për ato që nuk kanë i fije palcë, nuk kam ça me ju ba

Luizi: Ty të kam lënë për fund

Rogerti: Mua

Luizi: Ty do të bëj të pendohesh që ke hyrë në atë derë

Luizi i jep “formulën” Tanit: Ja si ta fitosh Big Brother-in/ Do të habiteni nga analiza

Fituesi i BBV2, Luiz Ejlli, nuk ka ngurruar të ndajë strategjinë e tij të lojës me banorët aktualë.

Në një bisedë të sinqertë me Tanin, ai i ka shpjeguar hap pas hapi se si mund të identifikohet pretendenti kryesor për fitore dhe si duhet vepruar ndaj tij.

Sipas Luizit, sekreti qëndron te vëzhgimi i detajeve të vogla që tregojnë se kush është “qendra e gravitetit” në shtëpi.

“Ji i vëmendshëm dhe shif ku sillet loja. Aty ku sillen banorët, te cili mblidhen më shumë? Jo vetëm njëherë, se mund të jetë rastësi, por ku shkojnë shpesh. Kë kërkojnë kur dalin nga dhoma e gjumit? Me kë kanë qejf ta pijnë kafen?” – e ka këshilluar Luizi.

Një tjetër tregues i rëndësishëm sipas tij është respekti gjatë spektaklit (Prime). Luizi i tha Tanit të vërejë se kë dëgjojnë banorët me vullnet të plotë:

“Cilin respektojnë banorët kur flet, që nuk i ndërhyjnë? Jo kur thotë Ledioni pushoni, por kur vendosni vetë ju të pushoni.”

Pasi ta ketë identifikuar këtë person, që Luizi e quan “poli i fortë” ose “qendra e lojës”, ai i ka dhënë Tanit dy opsione strategjike, duke i bërë të qartë pasojën e secilës.

“Ti shife ku sillet loja dhe ke dy mënyra: atë person ose bëje shok, ose bjeri me çfarë të kesh. Në të dyja rastet, është më lehtë ta bësh shok, por duke e bërë shok ti nuk e mund kurrë,” – përfundoi Luizi.

“Skifterët” shqiptarë vodhën 530 mijë euro çanta në shtëpinë e prezantueses së njohur, dënohet një prej tyre

Prezantuesja dhe modelja holandeze Sylvie Meis ka marrë pjesë në seancën gjyqësore lidhur me grabitjen e ndodhur në apartamentin e saj luksoz në Hamburg gjatë verës së vitit 2023, teksa ajo ndodhej me pushime në Ibiza.

Sipas Policisë së Hamburgut, vjedhja u krye nga një grup autorësh me origjinë nga Shqipëria. Një prej tyre, një 42-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ermal M., u arrestua dhe u përball me drejtësinë.

Hetimet treguan se grabitësit hynë me forcë në banesën e saj në katin e pestë, duke marrë 22 çanta luksoze me vlerë rreth 530 mijë euro.

Gjatë procesit, Meis foli për ndikimin që ngjarja ka pasur në jetën e saj, duke treguar se edhe pse u dëmshpërblye nga siguracioni, vijon të përjetojë frikë, ankth dhe sulme paniku. Ajo shtoi se trauma ka prekur edhe djalin e saj 19-vjeçar.

I pandehuri Ermal M. u dënua me katër vite burg. Në gjykatë ai kërkoi falje dhe pretendoi se kishte pasur rol dytësor në grabitje.

Pas përfundimit të gjyqit, prezantuesja po përpiqet të rikthehet në normalitet, megjithëse pasojat emocionale të ngjarjes vazhdojnë ta shoqërojnë.

“Oh my God…”- Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit (Video)

Një person i huaj ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës para parlamentit.

Mësohet se ai është një gazetar i huaj, madje edhe në sfond dëgjohen zëra ku thuhet se “është gazetar amerikan që bën podkast”.

Siç shihet edhe nga pamjet ai është ndjerë keq në momentin kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Protestuesit e tjerë, por edhe forca të rendit i kanë ardhur në ndihme duke i dhënë atij ujë.

Protesta nga kryeministria u zhvendos para parlamentit, ku pati tensione pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lot sjellës dhe autobote me ujë./Panorama.com.al

Del sondazhi i fortë! Zaloshnja: Nëse votohet sot në Shqipëri nuk e besoni se kush do i fitonte zgjedhjet

Nga Eduard Zaloshnja

Nga sondazhi i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se ndër ata që janë gati të votojnë qysh sot këtu për partitë ekzistuese, rreth 60% ia japin votën PS-së, rreth 35% ia japin votën PD-ASHM, dhe rreth 5% ja japin partive të vogla.

Ndërkohë, nëse votohet sot në Shqipëri, mbi 2/10 e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit, nuk do të votonin për asnjë nga partitë ekzistuese.

Po cilat parti kanë firon më të madhe elektorale aktualisht?

Rreth 1/10 e atyre që votuan për PS-në në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Rreth 2/10 e atyre që votuan për PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Rreth 7/10 e atyre që votuan për partitë e vogla në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Duke përmbledhur, nga rënia e përgjithshme e pjesëmarrjes do të përfitonte PS-ja, e cila ka firo më të vogël votash se sa partitë opozitare ekzistuese.

Policia tërheq zυarrë protestuesin/ Gazetarja nxjerr PAMJET: Torturë! Avokati i Popullit mos rrijë inekzistent

Gazetarja, Glidona Daci, ka publikuar disa pamje nga protesta e mbajtur këtë të martë te Kryeministria.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, shihen disa punonjës të policisë, të cilët tërheqin zvarrë nëpër rrugë protestuesin, pamje që sipas gazetares nuk janë arrestime por torturë.

Ajo ka kërkuar që Avokati i Popullit, Endri Shabani, mos të rrijë inekzistent por të reagojë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka kërkuar që edhe AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) të marrë masa për aktet e dhunshme të shfaqura në video nga Policia e Shtetit.

“Nuk eshte thes me patate, por nje qytetare i Republikes se Shqiperise, qe terhiqet zvarre nga policia. Nese avokati i popullit eshte inekzistent dhe ne keto raste, AMP duhet te marre masa. Kjo nuk eshte menyre shoqerimi, kjo eshte torture. U shqetesua politika, e diplomatet per menyren shoqerimit te Ilir Metes, a mund te reagojne ashper dhe per kete djalin? Apo politikanet reagojne vetem kur cenohen ata, por kur terhiqet zvarre nje djal i ri ska gje, se ate se njeh njeri, ska ndikim ne opinjon publik. Ju qofshi dmth”,- shkruan gazetarja në fb.

VIDEO

Gjatë takimit të Luizit me Kiarën dhe Lunën ndodh e papritura në Big Brother / S’do ta besoni (Foto)

Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë familjar ka prekur publikun dhe ka thyer çdo pritshmëri në shikueshmëri.

Takimi i Luiz Ejlli me bashkëshorten Kiara Tito dhe vajzën e tyre Luna u shndërrua në një nga skenat më emocionale të këtij edicioni.

Surpriza e bukur që iu bë Luizit, mes përqafimeve, lotëve të gëzimit dhe deklaratave plot dashuri, pati ndikim të menjëhershëm te publiku.

Transmetimi “live” në YouTube i spektaklit arriti shifrën 359 mijë shikues njëkohësisht, një nivel që – sipas të dhënave të raportuara – nuk ishte shënuar më parë këtë edicion, duke vendosur kështu një rekord të ri shikueshmërie.

Ky kulm audience konfirmon magnetizmin e Luizit në ekran dhe interesin e jashtëzakonshëm të publikut për momentet autentike familjare, që tejkalojnë lojën dhe strategjitë.