Irani do të suImojë Europën Juglindore? Zbulohet skenari i frikshëm, në objektiv këto dy shtete

Irani po vlerëson skenarë për ta çuar luftën në Europë, nëse presidenti Donald Trump do të intensifikojë përplasjen. Është Finanancial Times që raporton diçka tillë, teksa citon burime Iraniane. Siç thuhet, Republika Islamike po konsideron goditjen e objektive amerikane në Europën Juglindore, ku gjendet edhe Shqipëria.

Burimi i cituar nga Financial times përmend Bullgarinë e cila muajin e kaluar aprovoi përdorimin e bazës ajrore të Bezmer për rifurnizimin në ajër të avionëve amerikane.. Po ashtu Qipro, ku gjendet një bazë ajrore britanike është goditur nga një dron në muaji mars, dhe mbetet mes shënjestrave të një raprezaljeje në rastin e një ofensive të re amerikane, sipas burimit iranian.

Fianancial Times raporton se Terherani po vlerëson edhe mundësinë e një sulmi ndaj kabllove nënujore të fibrave optike në Ngushticën e Hormuzit, nëse do të ketë përshkallëzim.

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të shkonin shumë larg, Irani do të mbrohej me çdo kusht, duke e shtrirë veprimin e tij përtej rajonit dhe duke goditur edhe Evropën, “

Nuk ka vonuar reagimi i NATO-s që shprehet e gatshme të përballojë çdo kërcënim të mbrojtur aleatët.

“Siç është dëshmuar edhe këtë vit, kur mbrojtja ajrore e NATO-s ka interceptuar me sukses, raketa balistike të drejtuara drejt Turqisë nga Irani, qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes është i fortë dhe efektiv. NATO është e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe do të bëjë gjithmonë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, deklaroi një zyrtar i aleancës. (A2 Televizion)

E FUNDIT/ PubIikohet FOTO, ky është 21-vjeçari portugez që u vra në Ksamil

Personi që shikoni në foton e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj, është portugezi, Luis Miguel Varela Mendes i cili u vra në Ksamil.

Hetimet për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil kanë zbardhur një dinamikë më të gjerë të ngjarjes, ku sipas të dhënave të deritanishme përfshihen klientë, kamerierë, truproja dhe punonjës policie. Për rastin janë arrestuar 11 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

21-vjeçari kishte ardhur për pushime në rivierën shqiptare me një agjenci turistike të huaj, si pjesë e një grupi të rinjsh nga Portugalia dhe Franca. Konflikti nisi në klubin e natës “La Guerre”, pjesë e kompleksit “Principotes”, dhe dyshohet se shkak ishte një vajzë.

Sipas të dhënave të hetimit, David Heurtevent ishte personi që u konfliktua fillimisht me turistin dhe e goditi me grushte. Më pas në përplasje u përfshinë edhe pjesëtarë të stafit të lokalit.

LEXO MË SHUMË! Rama ngre alarmin e “tradhtisë” brenda qeverisë, 3 ministra…

Hetuesit dyshojnë se Sokrat Lipan alias Vata e ka nxjerrë 21-vjeçarin jashtë klubit, drejt shezlongëve të beach bar-it “Paradise”, ku më pas e ka goditur me thikë për vdekje.

Para grupit hetimor, Vata ka dhënë një tjetër version për armën e krimit. Ai ka deklaruar se thika i përkiste turistit portugez dhe se gjatë konfliktit ia kishte marrë nga dora. Ky pretendim po verifikohet nga hetuesit në kuadër të rindërtimit të plotë të dinamikës së ngjarjes.

Pas krimit, Vata dyshohet se është ndihmuar të largohej nga Moisid Matushaj, efektiv policie që punonte gjithashtu si truprojë në kompleks. Sipas hetimeve, Matushaj e transportoi me automjet deri në qendër të Ksamilit dhe më pas u kthye në lokal.

LEXO MË SHUMË! I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Dubai Jetmir Pepa/ Pritet ekstradimi në Shqipëri

Vata ra më pas në kontakt me dy shtetas turq, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të cilët po e transportonin drejt Tiranës. Ai u kap pesë orë pas vrasjes në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e automjetit.

Në kërkim janë David Heurtevent dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica. Ndërkohë, kamerierët Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina akuzohen se janë përfshirë në dhunimin e turistit.

Hetimet përfshijnë edhe punonjës sigurie që ndodheshin në lokal dhe dyshohet se nuk ndërhynë dhe nuk njoftuan Policinë, mes tyre Luciano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier, dhe Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër./oranews

Ishin në koncertin e Cllevios te Gjiri i Lalzit! Familja Muhaxhiri i jep sot lamtumirën e fundit 15-vjeçarit AIvi, vdiq në aksident bashkë me çiftin e ri

Familja Muhaxhiri në qytetin e Durrësit, banues në zonën e Sukthit, kanë hapur dyert e mortit, ndërsa pritet që pasditen e kësaj të mërkure t’i japin lamtumirën e fundit djalit të tyre 15-vjeçar Alvit, i cili humbi jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Manzë.

Neësbomb.al mëson se familja Muhaxhiri përcjell sot për na banesën e fundit djalin e tyre të mitur, i cili u nda tragjikisht nga jeta si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga i cili humbi jetën dhe çifti i sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli.

Ndërsa janë në luftë me jetën te spitali i Traumës në Tiranë, dy të rinjtë 26 vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi.

Njoftimi mortor për Alvi Muhaxhirin:

Siç kemi raporuar dhe mëngjesin e sotëm, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Automjeti tip BMW, me të cilin udhëtonin pesë të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një strukturë betoni. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa automjeti është rrokullisur disa herë.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal për 3 të rinjtë po vijojnë, mësohet se ata po ktheheshin nga një lokal nate në Gjirin e Lalëzit, ku kishin qenë për të parë performancën e reperit Cllevio. Referuar dhe postimeve të ndara së fundmi në rrjet nga ana e artistit në fjalë, mësohet se ai reperi ka pasur një koncert mbrëmjen e djeshme në një nga klubet e natës në zonën e Gjirit të Lalzit.

“Më ρërd’ hυnόi në një ΙokaΙ pΙazhi” – Pas denoncimit nga 18-vjeçarja italiane prangoset i riu shqiptar në ishullin e famshëm grek

Pas denoncimit të një turisteje 18-vjeçare italiane, e cila pretendon se është përdhunuar në një beach bar.

Në lidhje me rastin është arrestuar një 23-vjeçar, shtetas shqiptar i Kosovës.

Sipas dëshmisë së 18-vjeçares, ngjarja ka ndodhur në një shezlong në një beach bar të njohur në ishull, ku ajo ndodhej së bashku me 23-vjeçarin.

E reja ka deklaruar para autoriteteve se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe se ndodhej në një gjendje në të cilën, sipas pretendimit të saj, nuk ishte në gjendje të kundërshtonte.

Ajo ka akuzuar 23-vjeçarin se ka përfituar nga gjendja e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale, pa pëlqimin e saj.

Pas denoncimit, policia nisi hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar. Pas verifikimeve, autoritetet arritën të identifikonin 23-vjeçarin, i cili u gjet në zonën e Platis Gialos dhe u arrestua.

Aksidenti i rëndë i merr jetën dy të rinjve shqiptarë, njëri 22 vjeç e tjetri 24 (EMRAT-Foto)

Një aksident i rëndë i i ndodhur në orët e para të së mërkurës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, u ka marrë jetën dy personave në lule të rinisë.

Mësohet se viktimat e aksidentit të rëndë janë shtetasit Qëndrim Xhemajli, 22 vjeç, dhe Rinor Zejnullahu, 24 vjeç, të cilët mund t’i shikoni dhe në foton e mëposhtme të siguruar nga burimet.

Sipas raportimeve të mediave vendase, raportohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:53, nga ku fillimisht dyshja e sipërpërmendur, shoferi dhe pasagjeri i makinës që u aksidentua, mbetën të plagosur rëndë. Ata u nisën menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, dy të rinjtë nuk kanë mundur të mbijetojnë.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njoftoi sot Policia e Kosovës.

Dy viktimat e aksidentit:

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 20 gusht 2026

DASHI (21 mars – 19 prill)

Në çështjet e zemrës, ju ndjeni një dëshirë të fortë për hakmarrje dhe yjet ju inkurajojnë të shprehni ndjenjat tuaja pa frikë. Hëna luan në favorin tuaj dhe sjell shumë vitalitet, i cili është i paçmuar për të rifituar terren. Në frontin profesional, ata që presin përgjigje ose kanë nevojë të mbyllin një marrëveshje më në fund do të gjejnë terren pjellor për veprim. Sa i përket mirëqenies fizike, niveli juaj i energjisë po rritet vazhdimisht: përfitoni nga kjo mundësi për t’u përfshirë në disa ushtrime ose për të liruar pak tension të akumuluar.

DEMI (20 prill – 20 maj )

Puna kërkon kujdes të jashtëzakonshëm dhe durimin tuaj proverbial, pasi një pengesë burokratike ose një debat me një koleg mund t’ju bëjë të humbni qetësinë. Në dashuri, gjërat po ecin më qetësisht, megjithëse ka ende një tension të fshehur që duhet të trajtohet diplomatikisht; përpiquni të mos sillni probleme praktike në marrëdhënien tuaj. Shëndeti juaj kërkon pak pushim shtesë: lodhja po ndihet dhe është thelbësore t’i jepni trupit tuaj një pushim për të shmangur një qetësi tensioni.

BINJAKËT (21 maj – 21 qershor)

Emocionet premtojnë kënaqësi të madhe, dhe ata që e gjejnë veten vetëm duhet të shohin përreth me optimizëm të ripërtërirë, pasi takimet favorizohen nga një situatë e ndritshme astrale. Profesionalisht, dukeni të shkëlqyer dhe plot ide origjinale: përdoreni këtë fazë për të paraqitur propozime ose për të krijuar bashkëpunime të reja. Fizikisht, ndiheni të lehtë dhe në formë të shkëlqyer; mbajtja e këtij ritmi dinamik do t’ju ndihmojë të qëndroni në humor të mirë gjatë gjithë ditës.

GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)

Marrëdhëniet po përjetojnë një rimëkëmbje të ndjeshme dhe ata që kanë përballuar një stuhi të kohëve të fundit më në fund mund të rifitojnë mirëkuptimin dhe komunikimin me të dashurin e tyre. Në punë, duhet të jeni të kujdesshëm me shpenzimet tuaja dhe të merrni në konsideratë me kujdes çdo hap përpara se të nënshkruani kontrata ose të merrni vendime të nxituara. Shëndeti ka parë një përmirësim të dukshëm krahasuar me fillimin e javës: energjia mendore po kthehet në nivele optimale dhe mendja juaj duket padyshim më në paqe.

LUANI (23 korrik – 23 gusht)

Pasioni kthehet sërish në qiellin tuaj dhe, për çiftet e vendosura, kjo është një kohë ideale për të bërë plane afatgjata ose për të ringjallur lidhjen tuaj. Profesionalisht, vendosmëria juaj ju bën të pamposhtur, duke ju çuar në arritjen e qëllimeve të rëndësishme dhe në pohimin e pikave tuaja të forta me këdo. Forma juaj fizike përfiton nga ky entuziazëm i përhapur: vitaliteti juaj është i lartë, por mos harroni të ritmoni përpjekjet tuaja në mënyrë që të mos ndiheni plotësisht të rraskapitur deri në mbrëmje.

VIRGJËRESHA (24 gusht – 22 shtator)

Marrëdhënia juaj kërkon pak më shumë durim për të kapërcyer keqkuptimet e vogla që lidhen me punët e shtëpisë ose jetën e përditshme. Në punë, preciziteti juaj karakteristik do t’ju lejojë të zgjidhni një problem të vështirë, duke fituar respektin e atyre që ju rrethojnë. Sa i përket mirëqenies suaj fizike dhe mendore, ndjeni nevojën për t’u shkëputur dhe për t’u rimbushur: dhurojini vetes disa momente relaksi për të pastruar mendjen nga shumë shqetësime.

PESHORJA (23 shtator – 22 tetor)

Yjet favorizojnë jetën tuaj dashurore, duke ofruar momente me shumë butësi për ata që dëshirojnë të rilidhen me partnerin e tyre ose të fillojnë një marrëdhënie të re. Në punë, nuk ka mungesë mundësish për të shfaqur veten dhe diplomacia juaj do të jetë një mjet fitues në mbylljen e marrëveshjeve fitimprurëse. Shëndeti juaj po buzëqesh, duke ju sjellë harmoni të shkëlqyer mendore dhe fizike; vazhdimi i kujdesit për trupin tuaj me ekuilibër do t’ju bëjë të ndiheni mrekullisht në formë.

AKREPI (23 tetor – 21 nëntor)

Në dashuri, ndjeni nevojën për qartësi dhe ka ardhur koha për t’iu përgjigjur atyre çështjeve të lëna pezull prej kohësh. Jeta profesionale kërkon vendosmëri dhe përqendrim, veçanërisht nëse ka afate të rëndësishme ose negociata financiare që kërkojnë saktësi maksimale. Në aspektin fizik, lodhja mund të shfaqet drejt mbrëmjes: përpiquni të mos e teproni me sforcimin dhe dhurojini vetes një mbrëmje relaksuese.

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Ndjenjat tuaja përfitojnë nga një nxitje kozmike padyshim e favorshme, duke ju ftuar të lini mënjanë emocionet tuaja dhe të përjetoni marrëdhënien tuaj me spontanitet. Në punë, jeni shumë të motivuar dhe tabela astrale ju inkurajon të eksploroni rrugë të reja ose të propozoni projekte inovative. Shëndeti juaj po përmirësohet dhe shpërthimi juaj i zakonshëm i energjisë do t’ju lejojë të përballeni me çdo sfidë të përditshme me një buzëqeshje dhe një shpirt të pathyeshëm.

BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

Jeta juaj emocionale kërkon një qëndrim më pak të ngurtë dhe një gatishmëri më të madhe për të dëgjuar nevojat e atyre që ju rrethojnë. Në punë, përkushtimi shpërblehet dhe frytet e angazhimit tuaj të vazhdueshëm më në fund po korren, duke sjellë stabilitet dhe lëvdata. Sa i përket mirëqenies suaj personale, do të bënit mirë të lironit çdo ngurtësi të akumuluar muskulore me pak shtrirje ose një shëtitje rigjeneruese në ajër të pastër.

UJORI (20 janar – 19 shkurt)

Dashuria po përjeton një periudhë stimulimi intensiv intelektual dhe lidhja juaj me partnerin forcohet përmes dialogut dhe ndarjes së idealeve të përbashkëta. Në punë, mund të ndjeni dëshirën për të ndryshuar ose rinovuar rutinën tuaj, por është e rëndësishme të planifikoni me kujdes çdo lëvizje për të shmangur hapat e gabuar. Gjendja juaj fizike është e mirë, edhe nëse mendja juaj po punon me shpejtësi të plotë: lejojini vetes momente shkëputjeje për të ruajtur një nivel të lartë mirëqenieje.

PESHQIT (20 shkurt – 20 mars)

Në dashuri, ndjeshmëria rritet dhe ata me zemër të hapur mund të hasin takime të reja që do t’i bëjnë zemrat e tyre të rrahin më shpejt sesa kanë ndjerë për një kohë të gjatë. Në punë, intuita juaj do t’ju ndihmojë të kapni mundësi të vlefshme para të tjerëve, duke ju udhëhequr drejt zgjedhjeve të lumtura dhe fitimprurëse. Shëndeti juaj po rikuperohet qartë dhe humori juaj përfiton nga kjo klimë e qetë: dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe vazhdoni të kultivoni paqen tuaj të brendshme.

VIDEO/ Humbën jetën çifti i sapomartuar dhe një i mitur, pamjet nga momenti i aksìdentit tragjìk në Durrës

News24 dhe Balkanweb kanë siguruar pamje nga momenti i aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Manëz të Durrësit.

Si pasojë e aksidenti ndërruan jetë 3 të rinjtë, Kleo Vrioni 25 vjeç, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli 26 vjeç dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Çifti ndodhej në automjetin tip BMW ku dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një strukturë betoni.

Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

© BalkanWeb

Spartaku i Moskës “vesh me ar” Mirlind Dakun, zbuIohen shifrat e çmendura të kontratës 3-vjeçare dhe prapaskenat

Tashmë është zyrtare. Mirlind Daku është futbollisti më i ri i Spartak Moskës, në një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere në futbollin rus. Klubi nga kryeqyteti pagoi 11 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e largimit të sulmuesit shqiptar nga Rubin Kazan, duke investuar te një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit.

28-vjeçari ka firmosur një kontratë trevjeçare me Spartakun, ndërsa sipas informacioneve ekskluzive të Top Channel, ai do të përfitojë 4.2 milionë euro nga kontrata bazë, pa përfshirë bonuset që lidhen me golat dhe objektivat e ekipit.

Në prezantimin zyrtar, Daku u shfaq me fanellën me numrin 19 dhe buzëqeshjen e një futbollisti që ka hedhur hapin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Në krah të tij ishte edhe menaxheri Shkumbin Qormemeti, i cili finalizoi negociatat për këtë transferim të rëndësishëm.

Lamtumirë mes emocionesh me Rubin Kazan

Para se të niste aventurën e re në Moskë, Daku u nda nga Rubin Kazan si protagonist. Në ndeshjen e tij të fundit ndaj Akron Toljatit, ai udhëhoqi skuadrën drejt fitores 2-1, duke lënë edhe një herë gjurmën e tij me një tjetër paraqitje vendimtare.

Lamtumira ishte tepër emocionuese. Klubi rus publikoi një dokumentar rreth 20-minutësh kushtuar sulmuesit shqiptar, ku u përfshinë momentet më të bukura të tij me fanellën e Rubin Kazan, golat më të rëndësishëm, fjalimi prekës në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së fundit, si dhe momenti kur bashkëlojtarët e ngritën në krahë, ndërsa Daku nuk mundi të fshehte emocionet.

Nga 1.2 në 11 milionë euro

Transferimi te Spartaku i Moskës është shpërblimi i një rritjeje të jashtëzakonshme në karrierën e sulmuesit kuqezi. Në verën e vitit 2023 ai u transferua nga NK Osijek te Rubin Kazan për vetëm 1.2 milionë euro, ndërsa në pak më shumë se dy sezone u shndërrua në liderin e skuadrës dhe një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Premier Ligës ruse.

Sot, kartoni i tij vlen pothuajse dhjetë herë më shumë. Me fanellën e Spartak Moskës, Daku nis kapitullin më të rëndësishëm të karrierës, me synimin për të konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët shqiptarë më të spikatur në arenën ndërkombëtare.

Djalin ia vranë me pIumb pas shpine, nëna e Joan Zuko mes dhimbjes: Shpirti i tij i bukur do të jetojë përgjithmonë brenda nesh

Mes dhimbjes së madhe për humbjen e të birit, Ornela Zuko, nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes në këto ditë të vështira.

Përmes disa rreshtave, ajo ka përcjellë dhimbjen që vetëm zemra e një nëne mund të ndjejë në këto çaste, por edhe mirënjohjen për çdo mesazh, telefonatë, përqafim apo fjalë ngushëllimi që familja ka marrë pas tragjedisë.

“Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh”, shkruan ajo ndër të tjera.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, ku shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo e qëlloi me kallashnikov pas shpine. Fatkeqësisht si pasojë e plagës 20-vjeçari Joan Zuko nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që autori u arrestua disa orë më vonë.

Përpara grupit hetimor, Sterjo ka deklaruar se prej kohësh ishte në konflikt me Zukon, ndërsa dyshohet se shkak për përplasjen është bërë një konflikt i lidhur me të dashurën e tij.

Postim i plotë i bërë nga nëna e Joan Zukos:

Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me keni derguar nje numur te pafundem mesazhezh në humbjen më të rëndë të jetës sonë.

Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara. Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve.

Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh.

Me dhimbje dhe mirënjohje të përjetshme,

Familja e Joanit!

TRAGJIKE/Turisti humb jetën nga rryma eIektrike teksa bënte dush!

Një 17-vjeçar irIandez ka humbur jetën tragjikisht gjatë pushimeve në Greqi, pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po bënte dush në një banesë të marrë me qira në ishullin Kimolos, në Detin Egje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 gusht. Sipas policisë greke, adoleshenti u rrëzua menjëherë pas goditjes elektrike, ndërsa dyshimet e para lidhen me një defekt në instalimet elektrike të shtëpisë.

Autoritetet kërkuan menjëherë ekspertizë teknike për sistemin elektrik të banesës, ndërsa hetimet janë përqendruar te gjendja e instalimeve dhe masat e sigurisë. Sipas të dhënave paraprake, instalimet elektrike të shtëpisë dyshohet se nuk ishin rinovuar prej dekadash, ndërsa paneli elektrik mund të mos ketë pasur një mekanizëm sigurie që të ndërpriste furnizimin në rast të një anomalie.

Autopsia e trupit të 17-vjeçarit pritej të kryhej në një spital në Pire, pranë Athinës, ndërsa burime spitalore kanë bërë të ditur se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak i shkaktuar nga goditja elektrike. Familja e të riut kishte lidhje të forta me ishullin Kimolos, pasi nëna e tij është me origjinë nga zona dhe familja e vizitonte rregullisht ishullin.

Kryebashkiaku i Kimolosit, Kostas Vendouris, tha se komuniteti i vogël prej më pak se një mijë banorësh ndodhet në zi dhe tronditje pas ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, ndërsa familjes i është dhënë mundësia të caktojë edhe një ekspert të pavarur teknik për të ndjekur procesin hetimor.