“Çdo natë i njëjti avaz”, Miranda ia “nxjerr” të gjitha të shoqit: E ka mendjen vetëm të bëjmë d¤s hυri

Miranda ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, bashkëshortin e saj Fatmirin, të cilin tashmë e konsideron ish-bashkëshort.

Një çështje borxhi ka futur në sherr çiftin, që sot kanë dy fëmijë, për gati 21 vjet. Në vitin 2003 Fatmiri i dha një shumë parash borxh dajës së tij, por nuk ia ka kthyer ende.

Kjo ka bërë që Miranda të humbasë durimin dhe t’ia numërojë të gjitha Fatmirit, ajo shton se ai e ka mendjen te dashuria dhe jo te paratë.

Miranda: Unë kam thirrur burrin tim, që deri dje ishte burri im, e sot nuk është më. Po si s’ke turp more, që deri dje ke dëgjuar Hekuran Hoxhollin, që është daja jot që mos i qoftë koka. Një mashtrues, një injorant. Ai është mashtrues.

Fatmiri: Ai është daja im.

Miranda: Të ka mashtruar 21 vjet. Ti besoje atë mashtruesin, unë të besoja ty. Përballë meje sot duhet të ishte Hekuran Hoxholli se me atë e kam problemin. Është daja i Fatmirit që mos i qoftë koka. Jemi martuar në vitin 2001, në vitin 2003 na ka lindur djali. Ishim mirë. Ky puno natën dhe puno ditën dhe unë u bëra me qejf se ky punonte shumë, gjoja.

Eni Çobani: Si punonte natën edhe ditën? Kishte dy turne?

Miranda: Dashuri, më dhuronte dashuri mua. Atëherë ishim të rinj dhe mua më dukeshe se gjërat do të shkojnë mirë. Ka qenë gënjeshtër. Ky punonte shumë dhe besonte dajën, mua më thoshte ja unë të dhuroj dashuri. Unë e besova.

Ardit Gjebrea: Miranda, pse ti dashurinë e quan punë?

Miranda: Ky atje e ka mendjen, hajde të bëjmë dashuri dhe kalojnë të gjitha.

Eni Çobani: Si e ka mendjen? Ku e ka mendjen?

Miranda: Në darkë, te unë e ka mendjen! Nuk dua unë më dashuri, dua që lekët t’i sjellë te unë./tvklan.al

Tragjedi me një shqiptar në Greqi/ 45-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve

Kalamata: Humb jetën një punëtor 45-vjeçar gjatë punimeve në rrjetin e kanalizimeve. Almiri 45-vjeçar ishte baba i tre fëmijëve të mitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën Ari të Bashkisë Kalamata, ku një punëtor 45-vjeçar humbi jetën gjatë kryerjes së punimeve në një projekt kanalizimesh.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 15:00, kur, për arsye ende të paqarta, masa dheu u shemb dhe zuri poshtë punëtorin, i cili po punonte si operator kompresori në projektin e kanalizimeve të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kalamatas, që po realizohej nga një kompani kontraktore.

Almiri 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në Mesenia së bashku me familjen e tij. Ai u nxor nga vendi i ngjarjes pa shenja jete dhe u transportua me ambulancë të shërbimit emergjent në Spitalin e Kalamatas, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa çështja po trajtohet nga Komisariati i Policisë së Kalamatas.

Inxhinieri 35 -vjeçar është proceduar penalisht. Ai ishte përgjegjës për kantierin e ndërtimit për rrjetin e kanalizimeve në Ari, ku punëtori 45- vjeçar Almir, operator kompresori dhe baba i tre fëmijëve të mitur, humbi jetën të premten në mëngjes, kur për një arsye të panjohur, dheu dhe rrënojat u shembën në vendin ku ai po gërmonte, duke rezultuar në vdekjen e tij tragjike, duke zhytur familjen e tij në zi. /noa.al

Kryeministri maqedonas i hap rrugë gjuhës shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka reaguar në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Mickoski theksoi se nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe atëherë duhet të lejohet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Studentët shqiptarë të juridikut në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por Ministria e Drejtësisë refuzon, duke argumentuar se maqedonishtja është gjuha kryesore zyrtare në procedurat juridike dhe duhet domosdoshmërisht të njihet.

Mësuesi i ‘rekrutuar’ nga pastorja e vetëshpallur në Tiranë – Ja si funksionon grupi fetar i paligjshëm online

Dritan Zaimi ju predikonte fenë fëmijëve të arsimit fillor në shkollën Gustav Mayer në Tiranë, teksa vetë rezulton të jetë ‘nxënës’ i pastores së vetëshpallur Alketa Auer në Kishën Online Ndërkombëtare që funksionon si grupim fetar në internet i panjohur ligjërisht nga shteti shqiptar.

Nga hulumtimi i gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, del në pah se mësuesi i anglishtes është njohur në vitet 90’ me pseudopastoren që pretendon se shëron shqiptarët në emër të Jezus Krishtit. Por së bashku janë ritakuar në vitin 2020, nga ku dyshohet se ka nisur rrugëtimi fetar, që fokusi i indoktrinimit në dukje ka qenë edhe fëmijët.

Materialet ekskluzive të Top Channel tregonin se fëmijët bënin detyra shtëpie për urdhërimet e perëndisë dhe vlerësoheshin me 10, ndërsa kishte edhe dëshmi prindërish që akuzonin 51-vjeçarin se predikonte fenë e “dëshmitarët e jehovait”.

Por postimet e profesorit në platformat sociale tregojnë se Zoti që beson Dritan Zaimi është Yahushua një rrymë mes krishtërimit dhe judaizmit, që e quajnë në formë hebraike Jezusin. Gjatë viteve në publikimet online profesori ka shkruar për alarm ndaj errësirës totale të botës, për vdekjen dhe për luftën ndaj njerëzve që nuk besojnë.

“Tani do të lëkunden themelet e çdokujt që rebelohet ndaj Zotit të gjallë dhe të vërtetë, Jezus Krisht. OSE DO TI NDËNSHTROHENI BIRIT, OSE DO TË SHKATËRROHENI. MOS VDIS PA PRANUAR YAHUSHUA HAMASHIASCH”, shkruhet në një nga postimet e profesorit në Facebook.

Përveç komunitetit virtual, ky grupim ka edhe një strehëz ku zhvillojnë takime me adresë pranë rrugës Aleksandri i Madh në Astir, ndërsa realizojnë edhe evente të mëdha me idenë e shërimit të të sëmurëve, apo edhe pagëzimeve të shumta, mes tyre edhe fëmijë. (TCH)

“Pa drita nga ora 08:00-17:00”, OSHEE: Ndërpritet energjia elektrike në këto vende nga data 9-11 shkurt

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se përgjatë datave 9-11 shkurt, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit të Beratit dhe Kuçovës, për shkak të disa punimeve në rrjet.

Konkretisht, në Berat do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Syzez, Banaj, Gajde, Qamicë, Malas, Polizhan, Qamicë, Murrizë dhe Salcë e Poshtme.

Ndërsa në Kuçovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Bozhok 1, Ferras 1, Ferras 2 dhe Fier Mimare.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të punimeve në Linjën 400 kV Fier – Elbasan – Bitola, ju njoftojmë se në datat 9 – 11 shkurt 2026 nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10 kV e Fiderit F2 në Nënstacionin Çiflik.

Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Berat:

yzez, Banaj, Gajde, Qamicë, Malas, Polizhan, Qamicë, Murrizë, Salcë e Poshtme.

Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 9 – 11 shkurt 2026 nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 6 kV e Fiderit F11 të Nënstacionit Kuçovë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Kuçovë:

Bozhok 1, Ferras 1, Ferras 2, Fier Mimare/Shqiptarja

I riu shqiptar rreh me shkop berberin në Greqi, arrestohet nga policia

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një berber dhe i ka dëmtuar automjetin.

Sipas njoftimit të policisë greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit.

Fillimisht, i riu kishte shkuar si klient në berberhane dhe ishte qethur nga pronari, një 51-vjeçar.

Më pas, për arsye ende të paqarta, ai është rikthyer në ambientet e berberhanes i pajisur me një shkop metalik të palosshëm.

Autoritetet bëjnë me dije se 25-vjeçari fillimisht ka ofenduar berberin dhe më pas e ka goditur me shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, ai dyshohet se ka dëmtuar edhe automjetin në pronësi të 51-vjeçarit.

Luiz Ejlli zbërthen gjithë skemën: Ja çfarë fshihet pas “shtype butonin” mes Mirit dhe Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka nisur të japë efektet e para jo vetëm në dinamikat e banorëve, por edhe në zbardhjen e strategjive të fshehta që kanë mbetur enigmë për publikun.

Gjatë “Prime-t” të së shtunës, vëmendja u përqendrua te një bisedë me kode mes Mirit dhe Selinës.

Fraza kyçe “shtype butonin” apo “mos e shtyp butonin” u përdor disa herë mes tyre në lidhje me Gimbon, por pavarësisht insistimit të moderatorit Ledion Liço për një shpjegim, dyshja nuk e qartësoi kuptimin e vërtetë.

Por, vetëm 24 orë pas qëndrimit në shtëpi, Luiz Ejlli duket se e ka zgjidhur përfundimisht enigmën. Teksa qëndronte i vetëm në oborr duke analizuar situatat, fituesi i BBV2 ka bërë një deduksion logjik që shpjegon kontrollin e Mirit mbi lojën e Selinës.

“Domethënë, Miri, Selin… Miri i paska thënë Selinës ‘mos e shtyp butonin’. Që domethënë, sipas logjikës së tyre, Miri e ka në dorë Selinën dhe e kontrollon.

Dhe kur të dojë Miri, i thotë Selinës ‘shtype butonin’, dmth pranoje Gimbon,” ka arsyetuar Luizi me zë të lartë.

Ky zbërthim i skemës konfirmon dyshimet se afrimiteti apo distancimi i Selinës me Gimbon nuk është spontan, por një lëvizje e dirigjuar.

“Vëllai i Madh, po dëgjohesh, ule zërin”/ Skandal në BBVIP! Produksioni i ulëret banores, banorët tentojnë ta mbulojnë (Video)

Një incident teknik gjatë transmetimit live nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” ka nxjerrë zbuluar një përplasje të ashpër që po ndodhte prapa dyerve të mbyllura, duke shokuar jo vetëm publikun, por edhe vetë banorët.

Teksa Elijona, Londrimi dhe Klodi po qëndronin në ambientin e ndenjes (living), qetësia është thyer nga ulërima të forta që vinin nga dhoma e rrëfimit.

Ajo që është dëgjuar ka qenë zëri i producentes Olsa Muhameti, e cila po i bërtiste me tone mjaft të larta dhe agresive banores Dolce.

Të zënë ngushtë nga situata, banorët në sallon kanë mbetur fillimisht të shtangur. Më pas, ata kanë tentuar ta “kamuflojnë” situatën duke filluar të këndojnë dhe të flasin me zë të lartë, në përpjekje për të mbytur zhurmën e sherrit që po transmetohej.

Por, momenti kulminant ka qenë reagimi i Londrimit. Duke parë që debati po dëgjohej qartë, ai i është afruar mikrofonit të tij dhe i ka dhënë një paralajmërim stafit teknik:

“Vëllai i Madh, po dëgjohesh, po ule zërin.”

Kjo video po bën xhiron e rrjetit, duke ngritur diskutime të forta mbi presionin dhe mënyrën e komunikimit të produksionit me banorët brenda dhomës së rrëfimit.

VIDEO

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga një shkëmb 300 metra i lartë! Gjendet i pajetë shoferi

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Prousos – Tornos në Euritania të Greqisë, ku një automjet për shkaqe që ende nuk janë të qarta, doli nga rruga dhe ra në një greminë me thellësi rreth 300 metra.

Menjëherë në vendngjarje u organizua një operacion i madh shpëtimi, me pjesëmarrjen e forcave të Zjarrfikësve, Policisë dhe shërbimit emergjent EKAB.

Sipas mediave greke, shoferi u nxorr nga automjeti pa ndjenja dhe u dorëzua menjëherë te shërbimi i emergjencës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 të së dielës, jo shumë larg Manastirit të Shenjtë të Prousos.

Automjetin që po binte në greminë mësohet se e pa një shofer autobusi turistik nga parkingu i manastirit dhe njoftoi autoritetet.

Skandali me spiunazhin në ushtrinë greke, si u zbulua “Gaforrja”, koloneli i lartë që i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, përdorte kode për…

Ushtria greke u trondit pak ditë më parë nga jë skandal, ku një kolonel i Forcave Ajore u arrestua për spiunazh, pasi u vërtetua se i shiste të dhëna sensitive nga NATO, Kinës.

Akuza me të cilën përballet ai mund të rezultojë në burgim deri në përjetësi. Oficeri grek kishte përvojë të gjerë në sistemet elektronike sekrete dhe ishte gjithashtu një vlerësues i rregullt i NATO-s, duke u siguruar kështu kinezëve të dhëna edhe më të ndjeshme të Aleancës.

Megjithatë, veprimi i tij mori fund kur mbërritën informacionet e para nga CIA. Oficeri i lartë u mor në pyetje nga dy drejtues të EYP-së, ku ai ra në një sërë kontradiktash dhe më në fund “u thye” .

Si u zbulua

Sipas STAR në tetor, CIA i dërgoi një sinjal Shërbimit Helenik të Sigurisë, sipas të cilit një oficer ushtarak në Greqi dyshohet se i kishte rrjedhur Kinës informacione të klasifikuara të NATO-s.

EYP njoftoi menjëherë Degën e 5-të të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helene, pra kundërzbulimin . Që nga ai moment, filloi një hetim që i ngjan një skenari filmi.
Më në fund, ata arritën te i dyshuari nga provat. Sipas autoriteteve, vetëm Koloneli në fjalë mund të kishte qasje në këtë informacion, për shkak të pozicionit të tij si komandant i një njësie me radar dhe sisteme elektronike. Kështu, hetuesit fituan një fytyrë dhe automatikisht një pikë referimi: Gaforren .
Gjatë hetimit, u zbulua se Koloneli po përdorte dy telefona celularë . Njëri ishte sekret dhe, sipas informacioneve, i ishte dhënë nga kinezët. Oficerët arritën të zbulonin sinjalin e koduar që po dërgohej në Kinë.

Ekspertët thanë se skenari më i mundshëm është që ai të ketë fotografuar dokumente konfidenciale dhe, nëpërmjet një programi të posaçëm, t’i ketë konvertuar ato në kode QR në mënyrë që të mund të dërgoheshin pa u vënë re menjëherë. Megjithatë, në epokën e teknologjisë, asgjë nuk mbetet e fshehur.