Turqia i dha dronë Kosovës, “shpërthen” Vuçiç: Jam i tmerruar! Duan të destabilizojnë BaIIkanin dhe të rindërtojë Perandorinë Osmane

Këtë të mërkurë në Kosovë kanë mbërritur me mijëra dronë luftarakë nga Turqia, pas porosisë së kryer nga Prishtina. Dronët duhet të kishin mbërritur në janar të vitit 2026, gjithsesi, kryeministri Albin Kurti ka dalë vetë në aeroport për ta përshëndetur mbërritjen e tyre tre muaj më herët.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kurti sqaron se dronët kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.

“Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore. Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion” shkruan Kurti.

Por ky lajm duket se ka mbërritur shpejt në Beograd dhe nuk është pritur mirë nga presidenti i Serbisë që ka etiketuar Turqinë për shitjen e armatimeve për qeverinë e Prishtinës.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve të Prishtinës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin “, shkruan Vuçiç në rrjetin “X”.

Dronët “Skydagger” mbajnë eksplozivë dhe mund të godasin objektiva lëvizës dhe statikë, dhe varësisht nga modeli mund të mbajnë pajisje shpërthyese me peshë nga dy deri në pesë kilogramë. Prishtina më parë ka blerë dronë turq TB2 “Bajraktar” dhe dronë amerikanë “Puma”.

Mendoi se e shoqja kishte parë një ari, por ajo bërtiste se ai kishte fituar Nobelin! Shkencëtari e mëson Iajmin në mes të malit

Shkencëtari Fred Ramsdell ishte duke bërë detoks digjital në një fshat në SHBA kur u shtang nga e shoqja që bërtiti, shkruan The Guardian. Ai mendoi se ajo kishte parë një ari malesh, por shumë shpejt mësoi një surprizë më të bukur: ai kishte fituar çmimin Nobel në mjekësi.

Komiteti i Nobel nuk kishte mundur të kontaktonte me imunologun, i cili e kishte vendosur celularin në opsionin pa valë pasi kishte shkuar për kamping në mal, por më në fund mundi të lidhej me çiftin mëngjesin e së martës.

“Ata ishin ende në mal dhe atje ka shumë arinj, kështu që ai u shqetësua kur ajo bërtiti”, tha sekretari i përgjithshëm i komitetit, Thomas Perlmann. “Fatmirësisht, ishte çmimi Nobel. Ai ishte shumë i lumtur dhe i ngazëllyer dhe nuk e priste aspak çmimin.”

Perlmann tha se Ramsdell dhe e shoqja, Laura O’Neill kishin qenë duke u kthyer në hotel kur ndaluan të rregullonin diçka në makinë. Në atë moment, Laura ndezi celularin dhe pa dhjetëra mesazhe urimi.

Ramsdell tha për New York Times se ai “nuk e priste aspak të fitonte çmimin Nobel.” Çifti po udhëtonte prej tri javësh në vargmalet e Idaho, Wyoming dhe Montana. “As më shkoi nëpër mend”, tha ai.

Ramsdell e ndau çmimin prestigjioz me Mary Brunkow nga Instituti i Biologjisë së Sistemeve në Seattle dhe Shimon Sakaguchi nga Universiteti i Osakas në Japoni për zbulimin e tyre lidhur me funksionimin e sistemit imunitar. Ata do të marrin një çmim prej 11 milionë kronash suedeze.

Çmimi i kushtohet një zbulimi të rëndësishëm për qelizat T që janë kryesore në sistemin imunitar. Këto rruaza të bardha që prodhohen në palcën e kockës, shënjestrojnë mikrobet dhe vrasin qelizat e infektuara ose kancerogjene. Ato shpesh quhen “rojet e sigurisë”.

Perlmann tha se fillimisht kishte mundur të kontaktonte vetëm Sakaguchi, më pas Brunkow kurse Ramsdell ishte ende jashtë zonës së mbulimit.

Një zëdhënës nga laboratori i San Francisco ku punon Ramsdell tha më vonë se shkencëtari “po shijonte jetën” dhe ishte “jashtë rrjetit”.

Nuk është hera e parë që kontaktimi me fituesit e çmimit Nobel bëhet i vështirë. Bob Dylan e injoroi për ditë të tëra çmimin e tij në letërsi në vitin 2016, kurse kur u njoftua çmimi për mjekësinë në vitin 2011, u mësua se njëri nga fituesit kishte ndërruar jetë pak ditë përpara.

Në vitin 2020, komiteti hasi vështirësi të ngjashme me fituesit e çmimit të ekonomisë. Kur ata telefonuan Bob Wilson në Stanford në mes të natës, ai e fiku dhe ata kontaktuan të shoqen. Më pas nuk po lidheshin dot me Paul Milgrom, kështu që Wilson shkoi ta zgjonte. Kamera e sigurisë ka filmuar momentin kur ky i fundit mësoi që kishte fituar çmimin duke thënë: “E fitova? Uau.”

Nisin hetimet për drogë ndaj 19 personazheve të famshëm të showbiz-it, zbuIohen emrat

Autoritetet në Turqi kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur publikë për përdorim të dyshuar të drogës, përfshirë këngëtarët Hadise Acigoz dhe Irem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tuzunatac si dhe influencueset Duygu Ozaslan e Derin Talu.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se hetimi ka të bëjë me “përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese” sipas Kodit Penal turk.

Nuk ka urdhra arresti; të përfshirët janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për t’u testuar përmes analizave të gjakut.

Operacioni u krye nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e cila shoqëroi personazhet në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas për deklarata.

Lista përfshin këngëtarë, aktorë, prezantues televizivë dhe influencues si Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yildirim, Mert Yazicioglu, Metin Akdulger, Ceren Moray, Ozge Ozpirincci, Engin Polat, Dilan Polat, Deren Talu, Zeynep Meric Aral, Birce Akalay dhe avokaten Feyza Altun.

Hetimi do të bazohet kryesisht në rezultatet e testimeve toksikologjike dhe në vlerësimet ligjore pasuese. Sipas ligjit turk, përdorimi personal i drogës mund të çojë në trajtim, rehabilitim ose kushtim provizor, jo domosdoshmërisht në burgim.

Shkarkime në Qeveri, ja kush Ië postin

Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi

“-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria.

Rama lëshoi kritika të ashpra ndaj prefekturave, muajin e kaluar gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, duke paralajmëruar edhe ndryshim rrënjësor për Prefekturat, duke thënë se janë institucione që “kanë humbur peshën dhe kuptimin”.

“Strehimore, ushqime, radio…“- Kambana lufte në Gjermani, ekspertët japin aIarmin! Merz: Putini po na vë në provë!

Berlini po i ndjek me shqetësim të madh lëvizjet e Moskës në Ukrainë, në vendet baltike dhe në Evropë në përgjithësi.

Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon një “luftë hibride” kundër Gjermanisë, tha kancelari Friedrich Merz, në një intervistë me rrjetin “N-Tv”.

“Ai po zhvillon një luftë informacioni kundër nesh. Ai po zhvillon një luftë me mjete ushtarake kundër Ukrainës. Kjo luftë drejtohet kundër të gjithëve ne”, tha ai, duke shtuar se qëllimi i Putinit është “të përmbysë rendin politik në Evropë”.

Pikërisht për këtë arsye Gjermania duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Një ditë më parë, në një intervistë tjetër me rrjetin ARD, kancelari gjerman kishte deklaruar se Moska ndoshta qëndronte pas sulmeve me dronë.

“Ne e dimë që Putini dëshiron të na vërë në provë”, theksoi Merz.

Ai madje mbështeti mundësinë që ushtria gjermane të rrëzojë dronë nëse është e nevojshme. Ai gjithashtu donte të theksonte se në vlerësimin e tij, “Rusia dëshiron të shkatërrojë të gjithë rendin e pasluftës dhe, për këtë arsye, ne duhet të mbrohemi”.

Sipas kancelarit, ndihma për Ukrainën synon të parandalojë Rusinë nga sulmi ndaj vendeve të tjera, si Moldavisë, ose vendeve baltike.

“Çfarë tjetër duhet të bëjë Putini?”

Në të njëjtën kohë, një intervistë tjetër me gazetën Münchner Merkur, këtë herë me ambasadorin ukrainas në Gjermani, Oleksiy Makeyev, spikat për mënyrën se si ai e percepton situatën e kërcënimit në Gjermani.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi të luftës ruse, ai tha:

“E urrej fjalën ‘përshkallëzim’. Çfarë tjetër duhet të bëjë Putini? Ndonjëherë ai bombardon vendin tim me 800 dronë dhe 40 raketa në ditë, është e pabesueshme”.

Ambasadori ukrainas komentoi gjithashtu me theks deklaratën e fundit të Friedrich Merz se Gjermania nuk është më në paqe, dhe siç deklaroi ai:

“Është e drejtë që Kancelari e përshkruan këtë realitet në këtë mënyrë. Lufta po vjen ngadalë por me siguri në Gjermani”, tha Oleksiy Makeyev.

Përgatitjet për luftë

Ndërkohë, një intervistë me Ferdinand Goeringer, një ekspert sigurie në Fondacionin Konrad Adenauer dhe autor i librit “Gjermania në gjendje të jashtëzakonshme”, po shkakton një sensacion.

Siç thotë ai, duke folur në radion bavareze, në rast lufte në Gjermani, jeta e përditshme do të ndryshonte rrënjësisht: nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rekrutimi i detyrueshëm, deri te ndryshimet në zinxhirin e prodhimit.

Ai thotë se në një skenar hipotetik lufte, deri në 800,000 ushtarë mund të lëviznin nëpër territorin gjerman, trenat do të devijoheshin sepse Gjermania do të ishte një qendër e NATO-s, mjekët do të dërgoheshin në kufirin lindor dhe madje edhe industria tekstile do të “kthehej në prodhimin e jelekëve antiplumb”.

Ai vëren se fluturimet e fundit me dronë dhe incidentet e sabotimit në Evropë tregojnë se “ne nuk jetojmë në paqe të vërtetë” dhe se Gjermania nuk është “mjaftueshëm e përgatitur”, edhe pse Rusia po e “vë atë në provë”.

Ai paralajmëron se në rast lufte, qytetarët duhet të presin ndërprerje të energjisë elektrike që zgjasin 48 deri në 72 orë, probleme serioze me transportin dhe mundësinë e transferimeve emergjente të nëpunësve civilë në varësi të nevojave të shtetit.

Eksperti thekson gjithashtu nevojën për përgatitje individuale në secilën shtëpi për një skenar të tillë: me një furnizim ushqimor për 3 deri në 10 ditë, akomodim të sigurt, radio me bateri, një bankë energjie dhe me një plan realist individual në mënyrë që të “lehtësohen autoritetet dhe të forcohet rezistenca e përgjithshme e shoqërisë”, siç pohon ai.

E rëndë/ Βas.hkëshorti dh▪︎n on grυan shtat zënë: E goditi me pirùn në sy…

Një grua 38-vjeçare, shtatzënë në muajin e tretë, është shtruar me urgjencë në një spital të Atikës, pasi dyshohet se është sulmuar brutalisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas mediave greke, gruaja ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe në sy, për shkak të goditjeve me një piru, ndërsa mjekët janë detyruar të kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale delikate për të shpëtuar shikimin e saj.

Presidenti i Federatës së Punonjësve të Spitaleve Publike, Michalis Giannakos, konfirmoi se mjekët kanë ndërhyrë në syrin e pacientes, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, por nën kujdes intensiv mjekësor.

“Mjekët bënë një operacion të ndërlikuar për të shpëtuar syrin e saj. Gjendja është serioze, por po monitorohet vazhdimisht,” deklaroi Giannakos.

Fatmirësisht, foshnja është jashtë rrezikut, ndërsa 38-vjeçarja po trajtohet nën mbrojtjen e policisë në klinikën e maternitetit.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit, ndërsa dyshimet kryesore janë përqendruar tek bashkëshorti i viktimës. Ende nuk është bërë e ditur nëse ai është arrestuar apo shpallur në kërkim.

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për ụdhëtimet jashtë vendit

Me justifikimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Edi Rama i ka vënë drynin transparencës mbi faturat, itineraret apo marrëveshjet e fluturimeve të tij jashtë vendit.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë së drejtuar nga vetë Rama që sanksionon se fluturimet e tij jashtë vendit duhet të konsiderohen “konfidenciale”

Dokumenti zyrtar (KLIKO KETU) shton në funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare një detaj thelbësor, sipas të cilit: “DSHQ negocion kontrata kuadër me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi dhe nënshkruan kontrata konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës. Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës.”

Me këtë akt, çdo itinerar, orar fluturimi apo shpenzim udhëtimi i Edi Ramës jashtë Shqipërisë kalon në kategorinë e informacionit të mbrojtur, për t’u ruajtur nën petkun e “të dhënave personale”.

Në thelb, vendimi është një dryn mbi atë që prej kohësh ka qenë praktikë e heshtur: mungesa e transparencës për udhëtimet e kryeministrit.

Por ndërsa për qytetarin e thjeshtë mbrojtja e të dhënave personale është një e drejtë themelore, për shefin e qeverisë sic është Edi Rama, i cili udhëton me fonde publike, fluturimet nuk mund të trajtohen si çështje private, pasi ato janë interes i pastër publik.

Historia e fluturimeve me charter të Ramës është një kapitull që prej kohësh i paraprin këtij vendimi. Sipas dokumenteve të publikuara nga Lapsi.al, që në tetor 2022, grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” publikoi nga sistemi TIMS hyrje-daljet dhe fluturimet e Edi Ramës jashtë vendit, duke zbuluar një numër befasues udhëtimesh me avionë privatë të vëna në dispozicion nga Air Albania.

Sipas të dhënave që publikuan hackerat iranianë, kryeministri Edi Rama kishte udhëtuar 134 herë me charter deri në shtator të vitit 2022. Ajo që binte në sy ishte se numri i fluturimeve ishte rritur vit pas viti dhe shifrat flisnin për udhëtime të shpeshta e të shtrenjta në lartësitë e luksit qeveritar.

Mungesa e transparencës lidhej me marrëveshjen me Air Albania, kompania që për shumë vite u paraqit si simbol i bashkëpunimit të suksesshëm mes shtetit shqiptar dhe Turkish Airlines, dhe që u përdor për të justifikuar pjesën më të madhe të fluturimeve të Ramës.

Vetë kryeministri, në reagimin e tij e kishte relativizuar çështjen me fjalët: “Nuk është ashtu siç duket”. Rama pretendonte se udhëtimet e tij ishin faturuar me çmim promocional pasi ato bëheshin për të promovuar linjën e re ajrore me flamurin shqiptar.

Por në shkurt 2023, doli se kontrata midis Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania nuk përmbante asnjë klauzolë që ta lidhte përdorimin e avionëve me promovimin e kompanisë”. Pra, pretendimi i kryeministrit se charterët ishin “për të bërë reklamë” rezultoi i pambështetur.

Gjithsesi, pas vitesh të tëra udhëtimesh të mbuluara nga e njëjta kompani, Air Albania është zhytur vetë në telashe. Bilance e saj rezultojnë të fshehura, kontratat e fluturimit ndërkombëtar po anulohen, ndërsa punonjësit ankohen për rrogat e papaguara. Të gjitha këto janë sinjale se kompania po shkon drejt falimentimit, me dyshimet për dhjetëra milionë euro detyrime të papaguara ndaj shtetit shqiptar.

Rama është i detyruar të mos e përdorë më charterin e Air Albania për të kontraktuar linjat e tjera të fluturimit. Në këto rrethana del edhe vendimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama për t’i shpallur “konfidenciale” udhëtimet jashtë vendit. Dhe megjithëse qeveria e justifikon me mbrojtjen e “të dhënave personale”, në praktikë ajo po mbyll një tjetër dritare mbi informacione që publiku ka të drejtë ta dijë, ndërsa qeveria ka detyrim të bëjë transparencë.

Në fund të fundit, Rama mund të udhëtojë sa të dojë dhe ku të dojë, por fakti që i shpall sekrete shpenzimet e tij, tregon edhe një herë se sa lart fluturon niveli i luksit të qeveritarëve tanë./Lapsi.al

Taksë e re për naftën/ Qeveria krijon rezervë 90-ditore, qÿtetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish idenë e ngritjes së një rezerve shtetërore për furnizimin e popullatës në këto raste.

Projektligji i nxjerrë për konsultim publik “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj” parashikon një rezerve sa për 90 ditë konsum në rast nevojash, i cili pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit minimalisht 520 mln euro nëse i ndërton depozitat ose rreth 300 mln euro me qira.

“Shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë qe duhen te mbahen në Republikën e Shqipërisë ka si target te paktën 90 ditë e sasive te importeve mesatare ditore neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë te konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe. Rezervat e sigurisë për të arritur targetin do krijohen gradualisht dhe në mënyrë proporcionale në baze të Planit të Veprimit, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave”.

Konkretisht për një rezervë 90 ditë që do i shërbejë popullatës në rast krizash, duhen minimalisht sipas ekspertëve të tregut 270-300 mijë ton karburantë, të cilat me vlerën e tregut aktual kushton 300 mln $ ose thënë ndryshe 260 mln euro.

Por kjo është vetëm kostoja e produktit. Për ruajtjen e tij ka një sërë kostosh të tjera që nga marrja me qira e depozitave të cilat sipas ekspertëve nuk ka në dispozicion për kapacitete të tilla, por nëse do të kishte kanë një vlerë prej 10 euro/ton në muaj ose për një kapacitet 300 mijë ton arrin në 3 milionë euro në muaj ose 36 milionë euro në vit.

Nëse kjo faturë do të përllogaritej me këto shpenzime pa përfshirë edhe kostot për paga, punonjësit apo energjinë elektrike do të arrinte deri në 300 mln euro.

Nëse qeveria do të krijojë vet depozitat do ti kushtojnë rreth 300 mln $ ose 260 mln euro. Të cilat në total e çojnë faturën në 520 mln euro pa përfshirë kostot e tjera të mirëmbajtjes apo edhe të punonjësve.

Për të paguar një faturë kaq të shtrenjtë projektligji parashikon disa burime financimi si kredi apo buxheti i shtetit si edhe një tjetër tarifë që do ti shtohet xhepave të qytetarëve.

“Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës se Akcizës”.

Kjo do të bëj që përveçse rreth 6 taksave dhe tarifave vendore që qytetarët paguajnë për karburantet si akciza, taksa e qarkullimit, karbonit, skanimit etj të shtohet edhe kjo tarifë që ende nuk dihet sesa do të jetë por do të përcaktohet pas miratimit të ligjit me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ogerta Manastirliu ka një avantazh në garën për bashkinë e Tiranës, ja çfarë zbuIon gazetari

Gazetari, Ardit Hoxha u shpreh se Manastirliu ka një avantazh në garën për kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës.

Hoxha: Uë mendoj se nuk ka shumë zgjidhje për socialistët e bazës.

Ata anëtarë të strukturave të PS, po të doni juve edhe militantin e PS të cilët në shumicë dërrmuese ose po themi janë të atashuar, të lidhur me pushtetin e PS.

I cili është i shtrirë kapilar në të gjitha sektorët.

Pra të gjitha mundësitë e punësimit në shtet, PS i ka në dorë kështu që për këta njerëz të cilët përveç se janë socialistë dhe janë mbështetës ndoshta prej vitesh të PS, janë edhe të punësuar.

Nuk besoj se ka opsione apo alternativa për të thënë po ose jo.

Më pëlqen apo nuk më pëlqen Manastirliu apo cilindo tjetër që Rama do nxirrte nga zarfi ditën e asamblesë të PS.

Nuk mendoj se do duhet të perceptohet si avantazh pëër Manastirliun.

Ka një avantazh Manastirliu në fakt.

Avantazhi i vetëm ndoshta si e shoh unë është që ajo nuk e synon karrigen e bashkisë së Tiranës si një katapultim apo tentativë për të shkuar në një karrige më të lartë që është ajo e kryeministrit.

Horoskopi për ditën e sòtme, e enjte 9 Tetor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Kjo është një javë shumë energjike! Marsi ju mbështet dhe ju shtyn të thoni atë që mendoni, por kini kujdes me fjalët tuaja: mund të jeni shumë të drejtpërdrejtë me ata që nuk e meritojnë. Dashuria është përsëri në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, duke sjellë emocione të forta dhe disa surpriza.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 9 tetor 2025), keni nevojë për siguri, por yjet ju ftojnë të liroheni pak. Në punë, diçka po ndryshon dhe nëse e pranoni sfidën, mund të zbuloni talente të reja. Në dashuri, Venusi po ju shikon me një buzëqeshje: ndaloni së mbylluri në vetvete, është koha të hapni zemrën tuaj.

BINJAKËT

Ju dëshironi qetësi, por edhe qartësi. Disa marrëdhënie po ju vënë në provë dhe mund të vendosni të vendosni disa kufij. Gjëja e rëndësishme është të mos e teproni me dramatizimin. Një fundjavë e gjallë plot me takime stimuluese.

GAFORRJA

Ndihesh më i fortë, edhe nëse disa njerëz ende përpiqen të të bëjnë të dyshosh. Hëna favorizon marrëdhëniet dhe projektet e reja: nëse ke një zgjedhje të rëndësishme për të bërë, vepro deri të enjten. Dashuria përmirësohet, por vetëm nëse ndalon së shikuari nga e kaluara.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 9 tetor 2025), do të jetë një javë disi nervoze. Do të dëshironit që gjithçka të ishte perfekte, por ka vonesa ose keqkuptime. Kini kujdes në punë: një fjalë e tepërt mund të krijojë tension. Do të rikuperoheni nga e premtja, kur Hëna do t’ju rikthejë karizmën dhe pasionin.

VIRGJËRESHA

Ke një mijë ide, por ndoshta shumë shqetësime. Merr një moment për të marrë frymë dhe për të organizuar kohën tënde më mirë. Në dashuri, ëmbëlsia kthehet: dikush po të shikon me interes, por ti prapë dukesh i shpërqendruar.

PESHORJA

Po e gjen përsëri ekuilibrin tënd, por durimi është ende i nevojshëm. Yjet tregojnë një sukses të vogël personal ose profesional deri në mesin e javës. Në dashuri, Venusi të sjell sharm: përdor fjalët e duhura dhe do të jesh në gjendje të fitosh për vete këdo që dëshiron.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 9 tetor 2025), Marsi në shenjën tuaj ju bën magnetikë, por edhe argumentues. Shmangni debatet e pakuptimta: jo të gjithë e meritojnë intensitetin tuaj. Kjo është një kohë e shkëlqyer për projekte të reja, veçanërisht ato që lidhen me komunikimin ose udhëtimet.

SHIGJETARI

Një javë lëvizjesh, por edhe ngjarjesh të papritura. Jo gjithçka shkon siç do të dëshironit, por keni forcën për t’u përshtatur. Në dashuri, ata që janë vetëm mund të kenë një takim të papritur! Buzëqeshni më shumë dhe yjet do t’ju buzëqeshin.

BRICJAPI

Ndiheni të ngarkuar nga përgjegjësitë, por yjet ju thonë: “Mos u përqendroni te detyra!” Ka edhe vend për kënaqësi, për një udhëtim ose një takim prekës. Lajme të mira janë rrugës në punë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 9 tetor 2025), po dëshironi një revolucion, por jo gjithçka mund të ndryshojë brenda një dite. Yjet ju nxisin të jeni të kujdesshëm, veçanërisht me shpenzimet. Në dashuri, ata që janë distancuar mund t’ju kenë inat. Konsideroni me kujdes nëse ia vlen.

PESHQIT

Kjo është një javë e thellë dhe emocionale. Yjet ju ndihmojnë të sqaroni ndjenjat tuaja. Mos kini frikë të thoni të vërtetën, edhe nëse është e pakëndshme. Dashuria zë përsëri vendin qendror midis të shtunës dhe të dielës, me një Hënë romantike.