Xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit flet për Top Channel: I ulem në gjunjë familjes së Astrit Kalasë! Por kush dënon nipin tim, nuk del i gjallë nga salla

Flet ekskluzivisht për Top Channel xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Klodian Zhivani: Si është historia juaj

Gjovalin Shkambi: Ne këtë objekt e kemi privatizuar, konform të gjitha ligjeve. Objektin na e ka shitur shteti, ka 13 vite që e kemi privatizuar. Janë tallur me ne, na e kanë përdhunuar. Ne duke i shkruar Edi Ramës… I pari që e ka marrë pronën është axha i babës me vëllezër dhe im atë. E kemi marrë në 1994. Para komunizmit ka qenë prona e gjyshit të babës tem, e stërgjyshit. Në kohën e Zogut, Ahmet Zogu Sulçebekun e ka shpallur në kërkim për ta ekzekutuar. Binak Pjetra, gjyshi i babës tem e ka shpëtuar, ja ka dhuruar dhe ka paguar taksat bashkisë të asaj kohe. Letrat janë të dokumentuara në të gjitha gjykatat.

Zhivani: Gjithë këto vite jeni përballur në gjykata dhe banorët…

Shkambi: 13 vite duke informuar kryeministrin që nuk është situata mirë. Duke ia ble pronën shtetit dhe duke ta marrë me zor. Se çfarë ka ndodhur dje nuk e dimë, po ta dija kisha ndërhyrë që të mos ndodhte ajo punë. Për të ndjerin Astrit Kalaja, i ulem në gjunjë atij e familjes së tij. Është diçka aksidentale. Pavarësisht ai e ka dit historinë e pronës sonë, ka qenë gjykatës i Shkallës së Parë. E ka ditur…dhe të njëjtin fat që e dënon nipin. Ta marrin vesh tan bota, nuk ulemi ne. Djalin e vëllait e ka çuar shteti, nuk e ka bërë ai, është me shkollë. Ta marri vesh gjithë bota mbarë, plumba kanë. Ia kemi blerë shtetit. Ka çuar dy vajza me shkollë pa buk në burg. Ata do japin gjykim të përjetshëm por nuk do dalin të gjallë. Jam në pronë time, ia kam blerë shtetit.

“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do përballet me plumba”, shoqërohet në polici Gjovalin Shkambi

Ky është momenti kur Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, shoqërohet nga forcat e policisë për në ambientet e Komisariatit të Shkodrës, pas një deklarate kërcënuese drejtuar sistemit të drejtësisë.

Në një prononcim publik të bërë më herët, Shkambi deklaroi se “gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të ketë të njëjtin fat si Astrit Kalaja”, referuar ngjarjes së rëndë që tronditi vendin një ditë më parë.

Kjo deklaratë është konsideruar si kërcënim i hapur ndaj një funksionari publik, për të cilën policia ka reaguar menjëherë duke e shoqëruar Shkambin për sqarime në komisariat.

Ngjarja vjen në vijim të atentatit të rëndë ku gjyqtari i Shkodrës, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri në mes të qytetit, në një sulm të mirëorganizuar që ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e trupës gjyqësore dhe funksionarëve të shtetit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 7 Tetor 2025

Dashi

Partneri do përkujdeset dyfish me shume se disa dite me pare dhe do ju beje te ndiheni si ne ëndërr. Gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Beqaret do kenë takime premtuese, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen. Plani financiar nuk do ketë asnjë tronditje. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Demi

Duhet te tregoheni sa me te hapur dhe me te disponueshem me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime. Beqaret me ne fund do ndihen gati te pranojnë ftesa dhe te njihen me personat qe do i ftojnë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi. Gjendja do jete e kënaqshme.

Binjaket

Jeta ne çift nuk do ketë ndryshime te mëdha gjate kësaj dite. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos e ndërprisni për asnjë çast komunikimin me partnerin. Beqaret do kenë disa takime te veçanta te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën. Gjithsesi hidhini hapat një e nga një. Situata financiare do vije duke u përmirësuar. Ne fund te ditës do ndiheni shume me te qete.

Gaforrja

Fale ndikimit pozitiv te Uranit ka gjasa qe jeta juaj ne çift te ketë disa përmirësime. Te paktën do e rivendosni dialogun dhe do flisni me qetësi jo me inat. Beqaret nuk duhet te mendojnë me për te kaluarën, por t’i hedhin sytë drejt se ardhmes. Duhet te jeni te qarte se çfarë doni te bëni para se te hidhni hapa me tej. Situata financiare do jete e mrekullueshme.

Luani

Do ngrini shume pikëpyetje sot për jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni qe me qetësi te flisni me partnerin dhe te sqaroheni. Me mire te zgjidhni gjithçka tani sesa t’i lini gjerat për me vone. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese sepse do gabojnë rende. Gjendja financiare do lere paksa për te dëshiruar, por ju nuk duhet ta lëshoni veten.

Virgjeresha

Konfigurimi i yjeve do favorizoje me tepër jetën sentimentale te beqareve. Me ne fund ata do kenë mundësinë te gjejnë personin me te përshtatshëm. Çiftet do kalojnë një dite te qete dhe pa ndonjë emocion te madh. Gëzohuni nga fakti qe nuk do keni as debate. Financat do kenë luhatje duke qene se ju nuk do pranoni për asnjë moment te ulni shpenzimet.

Peshorja

Sot do jeni ne humor shume te mire dhe te gatshëm për te folur e për te ndrequr çdo mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret nuk duhet te qëndrojnë ne shtëpi dhe te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli, por te dalin dhe ta kërkojnë atë kudo. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe matuni mire para se te bëni çdo veprim.

Akrepi

Nuk do kuptoheni siç duhet me partnerin tuaj sot dhe për shkak te kokëfortësisë do keni shpesh debate. Po sikur te bënit disa pushime dhe te reflektonit për te ardhmen? Beqaret do jene sharmante dhe do e gjejnë personin e duhur. Kjo do ndodhe ne orët e pasdites. Gjendja e te ardhurave do jete e mire fale ndihmës se disa familjareve.

Shigjetari

Do jeni me xheloz/e sesa duhet sot ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo mund te shkaktoje debate ne çift. Mendohuni mire dhe do e kuptoni se ai ju dashuron aq shume saqë nuk mund t’iu tradhtoje. Beqareve do ju jepen mundësi pa fund për takime, por atyre do ju pëlqejë liria qe kane dhe nuk do përfitojnë aspak. te ardhurat do duan një riorganizim.

Bricjapi

Do kërkoni me shume qetësi ne jetën tuaj ne çift sot dhe partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirën. Do kuptoheni për mrekulli me njeri-tjetrin. Beqaret mund te nisin veçse aventura kalimtare sepse ende nuk ka ardhur koha për histori dashurie te qëndrueshme. Fati do jete me ju ne planin financiar. Do i shlyeni te gjitha faturat dhe do ndiheni te qete.

Ujori

Mos ju qani gjate gjithë kohës partnerit sot sepse nuk do arrini asgjë me atë sjellje. Edhe nëse keni pasur probleme me te duhet te flisni me qetësi dhe t’i sqaroni gjerat një e nga një. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme. Nuk priten ende surpriza. Vetëm maturia dhe kujdesi mu shpenzimet mund t’iu shpëtoje një rrënimi financiar.

Peshqit

Jeta ne çift nuk do jete shume e favorizuar gjate kësaj dite. Do merrni plot kritika nga partneri për mënyrën sesi do silleni. Beni kujdes sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Beqaret ka rrezik t’iu besojnë disa personave qe do i nxjerrin neper takime dhe do vuajnë me pas pasojat. Ata thjesht do i gënjejnë dhe do i lëndojnë. Ne planin financiar do jeni me fat.

Shume vite me e re! Dalin per here te pare pamjet romantike te Sokol Balles me gruan ish banore te Big Brother (Foto)

Gazetari dhe moderatori i njohur, Sokol Balla, i cili katër vite më parë njoftoi se ishte bërë baba për herë të tretë, ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe të mbajë të fshehtë jetën e tij private, përfshirë edhe identitetin e partneres së vajzës së tij më të vogël. Por së fundmi, është zbuluar se nëna e vajzës është Sidrita Sadikaj, ish-banore e reality show-t të famshëm “Big Brother 9”.

Sidrita, 30 vjeçe dhe me origjinë nga Suhareka (Kosovë), u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2017 përmes pjesëmarrjes në edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme të ekranit, ajo pati një lidhje të shkurtër me një model shqiptar, por marrëdhënia përfundoi pak pas përfundimit të formatit.

Pas daljes nga programi, ajo zgjodhi të vendosej në Tiranë, ku duket se ka ndërtuar jetën e saj të re — tashmë familjare — me gazetarin Sokol Balla. Çifti ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke mos ndarë publikisht foto të përbashkëta apo detaje nga jeta e tyre. Edhe ardhja në jetë e vajzës së tyre nuk u bë lajm zyrtar, por u konfirmua vetëm përmes një postimi të shkurtër të Ballës rreth katër vite më parë.

Megjithatë, ndjekësit e Sidritës në rrjetet sociale kanë vënë re se fotot dhe vendpushimet që ajo poston përkojnë shpesh me ato të gazetarit të njohur, duke i çuar fansat në dyshime të vazhdueshme për një lidhje mes tyre. Së fundmi, një foto familjare e Ballës, Sidritës dhe vajzës së tyre të vogël ka qarkulluar në rrjet, duke konfirmuar për herë të parë publikisht lidhjen e tyre.

Në një epokë ku figurat publike ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale në rrjetet sociale, çifti Balla–Sadikaj ka zgjedhur një tjetër rrugë: atë të qetësisë, diskrecionit dhe mbrojtjes së privatësisë familjare, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre përtej vëmendjes së syve publikë.

Kujtojmë se para lidhjes me Sidrita Sadikajn, Sokol Balla ka qenë për një kohë të gjatë në një marrëdhënie me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, një tjetër figurë e rëndësishme e jetës publike në vend.

Ndërkohë, as Balla dhe as Sadikaj nuk kanë bërë ende një reagim publik apo konfirmim zyrtar mbi marrëdhënien e tyre, duke ruajtur me kujdes kufirin midis karrierës mediatike dhe jetës personale. Por faktet dhe imazhet flasin vetë.

“Kemi 113 që s’kemi bërë shtet”, Alfred Moisiu tr*ndit politikën: Vetem po pasurohen! Ja cfare po i bejne vendit

Ne kemi një ndjenjë bajraktarizmi. Kjo është ajo që na ka penguar. Bajraktarllëku të jep fjalën dhe vazhdon, por njeriu e humbet logjikën dhe arsyen…

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka shkundur politikën shqiptare. Duke e parë me kujdes nga jashtë, Moisiu shprehet se Shqipëria lëngon për shkak të politikës.

I ftuar në një emision, ai tha se kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet. Po ashtu ai u ka dhënë një shuplakë deputetëve.

Ne e donim dhe e duam demokracinë. Populli jonë gjithmonë e ka dashur, por tjetër punë si janë zhvilluar ngjarjet. Për fat të keq, na kanë dalë në krye ata që nuk duhet të dilnin. Kemi 113 vjet shtet dhe ende nuk mund të themi që kemi bërë shtet”, tha ai në “A2 CNN”.

Por ku kemi gabuar? “Ne kemi një ndjenjë bajraktarizmi. Kjo është ajo që na ka penguar. Bajraktarllëku të jep fjalën dhe vazhdon, por njeriu e humbet logjikën dhe arsyen. Pikërisht kjo na ka penguar. Kemi 35 vjet në demokraci dhe nuk merret vesh tani. Ne ende nuk po dimë të bëjmë zgjedhje, i duam elektronike, jo si duam. Ata që i kërkojnë, nuk i duan. Si shpjegohet kjo punë? Një dreq i di. Kjo është një krizë e përhershme. Në zgjedhjet e para që janë bërë kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe i kam ndjekur me shumë vëmendje. Në atë kohë kishte rënë telekomunikacioni dhe funksiononte ndërlidhja e ushtrisë dhe e bëra. Pra e kemi ndjekur mirë këtë punë. Zgjedhjet bëheshin në pikat e votimit në mal e fushë dhe të raportoheshin. Sot nuk merret vesh. Ndodhin këto gjëra apo sajohen?”, u shpreh ai.

Ish-presidenti u ndal dhe te furtuna që ka nisur Rama, por edhe te ndryshimet që ndodhin në administratë kur ndërrohen pushtetet. Sipas tij, duhet të ketë një kufij, pasi po largohen profesionistët.

Zhgënjimi është shumë i madh. Unë kam një jetë të gjatë që kam punuar për shtetin, por në vend që të përmirësohemi, sa i përket punës së shtetit, ne e kemi dobësuar. Ne nuk besojmë te administrata, kur ndërrohet qeveria ne i bëjmë nga e para, por kështu nuk kemi për të bërë administratë kurrë, por ajo është e shenjtë. Duhet të ketë një marrëveshje mes partive: Deri këtu ke të drejtë të ndryshosh, më poshtë mos prek.

Kur jam zgjedhur president, thirra sekretarët e përgjithshëm dhe i thash se nuk prek asnjërin, kush do të ikë le të ikë. Pse duheshin ndryshuar? Ata bënin punën e tyre. Më vjen mirë se kjo traditë në Presidencë është ruajtur, që nga roja, që nga shoferi.

Pastaj dalim te kjo që po na ndodh tani. Çohet kryeministri dhe bën batërdinë, i ndërron të gjithë drejtorët. Ka një arsye se kot ai nuk reagon. Në fund të fundit ata janë ata që e njohin. Kur ndodhin këto probleme ndonjëherë duhet të marrësh masa të tilla të ekzagjeruara për mendimin tim”, tha Moisiu në “Off the Record”.

Teksa u ndan te korrupsioni në vend, ai u shpreh se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë edhe pse ka qenë për 4 vite president i Shqipërisë, ndërsa theksoi se jo vetëm figurat e larta, por edhe deputetët kanë disa shtëpi.

Të gjitha duhen, dëshira përpjekjet, edhe përplasja, por ka shumë rëndësi si korrupsioni… e kam thënë se unë me atë shtëpi kam 53 vjet, por nuk është një shtëpi e keqe, por nuk është bashkëkohore. Ama nuk është sekret të them që jo figurat e larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër, disa të deklaruara dhe disa të padeklaruara dhe me çfarë u bënë? Rrogat ne i dimë”, tha ai.

Ish-presidenti tha se më shqetësuese është fakti që zyrtarët shpesh mohojnë akuzat, duke e quajtur shpifje: “Unë e vras mendjen të gjej mundësinë si të rregullohem. Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla.”

Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të jetë më e kujdesshme dhe të punojë mbi dokumente konkrete: “Po të nxjerrësh faktet, s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve ‘Partizani’, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Si janë dokumentet, nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën”.

“Është djalë”… Sot kundërshtar për Tiranën, ja cfarë i thoshtë Rama Florian Binajt 5 vite më parë

Florian Binaj do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Komediani i njohur më së shumti për imitimin e Kryeministrit Edi Rama, por edhe për shumë role të tjera në skenë, shpalli kandidaturën të shtunën dhe deri tani është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.

Gjatë një konference për mediat të hënën, kreu i PD e vlerësoi figurën e Binajt, por duket se këtë mendim e ndante edhe Rama, i cili në një postim në Facebook 5 vite më parë, e uronte për ditëlindje aktorin.

“Është djalë king”... Sot e ka kundërshtar

“Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë”, thoshte Rama.

“Është djalë king”... Sot e ka kundërshtar

Postimi i Ramës, 12 tetor 2020

Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë. (A2 Televizion)

Serbia Iëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar, mungon në Leskovac për ndeshjen e kombëtares

Shqipëria do të përballet me Serbinë në 11 tetor, në ndeshjen kualifikuese të botërorit në Leskovac.

Prezent në stadium për të raportuar për këtë takim nuk do të jetë gazetari i njohur Arlind Sadiku, pasi për këtë të fundit ka një urdhërarrest në Serbi. Ka qenë vetë Sadiku që ka bërë të ditur lajmin, në një studio në Kosovë.

“Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-rarrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj”- tha ai.

Serbi-Shqipëri u zhvendos nga stadiumi i Beogradit pasi do të luhet në Leskovac, për arsye sigurie.

Arlind Sadiku

Belgjika kërkon gjysmën e Iekëve që SPAK i ka sekuestruar dy vëllezërve nga Fushë-Kruja dhe një tjetri në Vlorë

Qeveria belge kërkon pjesën e saj nga paratë që SPAK u ka sekuestruar grupeve kriminale shqiptare për hetimet që kanë nisur nga Belgjika.

Dy ministre belge, ajo e drejtësisë dhe ministrja e emigracionit do të diskutojnë gjatë vizitës së tyre të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë, edhe për ndarjen e parave të sekuestruara nga narkotrafiku.

“Misioni do të përfshijë gjithashtu diskutime mbi një letër qëllimi në lidhje me ndarjen e aseteve, duke lejuar që një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika të kthehen në thesarin belg,” raportoi agjencia belge e lajmeve, belganewsagency.

Një pjesë e madhe e sekuestrimeve që SPAK ka bërë ndaj grupeve kriminale kanë ardhur pikërisht për shkak të hetimeve të nisura nga Belgjika.

Mes tyre, ndër më të bujshmet kanë qenë sekuestrimet e pasurive të dy vëllezërve nga Fushë-Kruja, sekuestrimi i pasurive të Eridian Guerreros në Vlorë etj..

Bëhet fjalë për miliona euro të sekuestruara në formën e llogarive bankare, por edhe pasurive të patundshme, të cilat kanë rrjedhur nga veprimtaritë kriminale.

Tani, qeveria belge kërkon pjesën e saj nga këto para.

Transferim të burgosurish

Dy ministret belge filluan një mision diplomatik tre-ditor në Shqipëri dhe Kosovë të hënën. Vizita përqendrohet në adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Për të lehtësuar mbipopullimin kronik në burgjet belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për shkelësit jo-rezidentë.

Ministrat do të zhvillojnë bisedime eksploruese mbi idenë e ta bëjnë këtë në Shqipëri ose në Kosovë gjatë vizitës së tyre në këto vende.

Verlinden dhe Van Bossuyt do të bëjnë gjithashtu presion mbi Shqipërinë që të marrë mbrapsht shtetasit e saj që aktualisht mbahen të ndaluar në Belgjikë.

Në burgjet belge ndodhen 307 shqiptarë, 253 prej të cilëve nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.

“Nëse ata që janë dënuar këtu dhe nuk kanë të drejtë të banojnë në Belgjikë mund të vuajnë dënimin e tyre në vendin e tyre të origjinës, kjo do të thotë që dënimi zbatohet siç duhet, duke lehtësuar gjithashtu presionin mbi sistemin tonë të burgjeve”, tha Verlinden./VRT

Presidenti serb Vuçiç bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Duhet të përgatitemi për Iuftë, jemi gati të …

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç paralajmëroi të premten se bota po shkon drejt luftës, duke thënë se fuqitë globale po përgatiten për konflikt dhe se Serbia duhet të jetë gati të mbrohet.

“Do të jetë gjithnjë e më e vështirë në botë. Do të jetë më e vështirë edhe për ne, për arsyen e thjeshtë se njerëzit duhet ta dinë se të gjithë po përgatiten për luftë. Dhe kur ata përgatiten për luftë, kjo do të thotë se do të ketë një të tillë. Dhe unë ju them se do të ketë”, tha Vuçiç gjatë inaugurimit të një hekurudhe të re me shpejtësi të lartë që lidh Beogradin dhe Suboticën.

“Ata nuk janë të interesuar për bisedime dhe negociata. Ata po hapin llogoret e tyre dhe po presin fillimin, duke e ditur se lufta po vjen gjithsesi. Ata po presin dhe po përgatiten”, shtoi ai.

Udhëheqësi serb tha se kishte frikë se pak veta mund ta parandalonin një konflikt global. “Do të paguaja gjithçka në botë që kjo të mos ndodhte. Fatkeqësisht, kam frikë se kam të drejtë. Do të na duhet të përgatisim edhe disa gjëra që nuk i kemi përgatitur”, tha ai.

“Ushtria jonë është gati të pengojë çdo armik, por do të na duhet të përgatisim disa gjëra të tjera”, shtoi Vuçiç.

“Një i ri i maskuar qëlloi nga afër”- Zbardhet dinamika e vrasjes së shqiptarit dhe grekut! Pak ditë më parë, pronari i kampingùt i shpëtoi një atentati! Çfarë thonë dëshmitarët

Një shqiptar dhe një grek mbetën të vrarë mbrëmjen e të dilës (5 tetor) në rajonin e Mesinisë në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një kampingu në zonën turistike të Finikundas.

Sipas informacioneve të para nga autoritetet, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, policia u thirr në kamping pas raportimeve për të shtëna armësh. Në vendngjarje u gjetën të pajetë dy persona.

Njëri prej viktimave është identifikuar si një shtetas grek, rreth 70 vjeç, pronar i kampingut. Viktima tjetër është një burrë me origjinë shqiptare, rreth 60 vjeç, i cili punonte si përgjegjës i mirëmbajtjes në të njëjtin kamping.

Sipas dëshmive të banorëve lokalë, autori dyshohet të jetë një i ri, i cili iu afrua dy viktimave dhe i qëlloi nga një distancë e afërt. Media greke MessiniaLive raporton se agresori hyri në recepsionin e kampingut me fytyrë të mbuluar dhe qëlloi për vdekje 70-vjeçarin. Më pas, pasi viktima shqiptare tentoi të largohej, edhe ai u qëllua për vdekje.

Pas krimit, autori dyshohet se është larguar me motor. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ka konstatuar trupat e pajetë të dy burrave në recepsionin e kampingut, të mbuluar në gjak. Dyshohet se arma e përdorur ishte një pushkë gjahu (karabinë).

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda të Mesinisë, e cila po mbledh prova për të identifikuar dhe kapur autorin. Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime të forta që autori dhe viktimat njiheshin më parë.

Një detaj i rëndësishëm që është bërë publik është se rreth 15 deri në 20 ditë para vrasjes, pronari i kampingut kishte raportuar në polici për të shtëna dhe një tentativë për atentat ndaj tij në një tjetër biznes që ai zotëron brenda fshatit Finikunda.

Gjithashtu, sipas MessiniaLive, gjatë verës kishte ndodhur një përplasje e ashpër mes palëve, ku 70-vjeçari ishte plagosur në fytyrë nga një armë ajrore (aerobik), por rasti nuk ishte ndjekur më tej nga autoritetet.