Një valë moti mes stuhi po godet Greqinë perëndimore dhe pritet të përhapet në të gjithë vendin deri të premten, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, stuhi, breshër dhe erëra të forta, kanë paralajmëruar meteorologët.
Shkollat e të gjitha niveleve dhe qendrat komunale të kujdesit ditor u urdhëruan të qëndrojnë të mbyllura në ishullin jonian të Zakynthos, pas një vendimi nga qeveria lokale.
Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve të marrin masa paraprake dhe autoriteteve lokale u urdhërua të qëndrojnë në gatishmëri pas një takimi emergjent të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të shtetit.
Stuhitë e para goditën ishujt e Jonit të mërkurën vonë, duke bërë që shërbimi i emergjencës të lëshojë paralajmërime për banorët. Mesazhe iu dërguan gjithashtu banorëve në rajonet perëndimore të Peloponezit të Akaisë, Ilias dhe Mesinisë.
Zyrtarët thanë se moti më i rrezikshëm pritet në Zakynthos, Kefalonia, Akaia, Ilia, Mesinia, Lakoni dhe Maqedoninë qendrore, me frontin e stuhisë që parashikohet të lëvizë në lindje të premten drejt Trakisë, Maqedonisë lindore, ishujve lindor të Egjeut dhe Dodekanezit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të papritur, teksa tha se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë vendet e NATO-s. Deklarata u bë nga Putin, pasi ai u pyet në lidhje me furnizimin e Ukrainës me armë nga këto vende.
Megjithatë, presidenti e konsideroi armatimi ne Kievit zyrtar si “militarizim histerik i kontinentit”, ndërsa fajësoi vendet e Evropës për faktin që lufta ende vijon.
“Tragjedia e Ukrainës është e dhimbshme si për ukrainasit ashtu edhe për rusët. Është e dhimbshme për të gjithë ne”-, tha Putin.
Ukraina po armatoset me raketa me rreze të gjatë veprimi nga vendet e Evropës, që së fundmi, përflitet se do sigurohen dhe nga SHBA-të.
Adoleshentja, e cila u hodh ditën e djeshme (1 Tetor) nga kati i 9-të i një pallati në ndërtim në kryqyet, udhëtoi nga Kamza për të kryer vetëvrasjen në Rruga e Dibrës.
16-vjeçarja mësohet se para se të kryente aktin e rëndë ka filmuar veten duke u ngjitur në shkallët e pallatit ku edhe i dha fund jetës, raporton gazetari Xhuljan Ferzaj.
Ka dyshime se adoleshentja ka pasur probleme me familjen e saj, ndërsa në çantë iu gjetën dhe disa ilaçe.
Sipas banorëve 16-vjeçarja u fut fshehurazi në pallat, duke pritur që të largoheshin punëtorët dhe më pas të kryente aktin e vetëflijimit.
Deri më tani familjarët nuk kanë dhënë dëshmi në polici për shkak të gjendje së rënduar. Ndërsa zona ku 16-vjeçarja kreu vetëvrasjen është shumë larg nga banesa e saj.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi në fjalë, rreth 50 vjeç, është goditur me thikë.
Mësohet se trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Pas lajmeve të shumta që qarkulluan për ndarjen e reperit të njohur shqiptar Ledri Vula dhe blogeres Sara Hoxha, reagimi nga e ëma e artistit, Xheraldina Vula, ishte i papritur
E njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpirtin e hapur, Xheraldina ndau ndjenjat e saj në lidhje me ndarjen e çiftit, duke shprehur zhgënjimin dhe trishtimin që ka ndjerë familja pas këtij vendimi.
“Asnjë prind nuk gëzohet kur i ndahet fëmija, ose kur ndahet një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar dhe jemi ndjerë tepër tepër keq, mirëpo nuk është as çifti i parë as i fundit. Nuk kemi pasur qejf fare (të ndaheshin), por të rinjtë nuk na pyesin,” u shpreh Xheraldina, duke dhënë një panoramë të qartë të emocioneve që ka përjetuar familja Vula pas këtij zhvillimi.
Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën vijon të jetë e mirë dhe e respektueshme, duke vendosur mbi gjithçka dashurinë për mbesën e saj.
Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën marrëdhënie. Në fund të fundit mbesën e kam aty, edhe mirëqenia e Sarës është edhe mirëqenia e vajzës.”
Deklarata e saj prekëse tregon për maturinë dhe qëndrueshmërinë e një nëne që, përtej ndarjeve sentimentale, zgjedh të ruajë harmoninë për hir të fëmijës dhe dashurisë që ka për familjen.
Ky qëndrim është përshëndetur edhe nga ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, që kanë vlerësuar mënyrën se si Xheraldina ka reaguar – me ndershmëri, respekt dhe zemër të hapur.
Ndërkohë, teksa Sara Hoxha po përflitet për një lidhje të re me Erik Fullanin, dyshimet për një romancë mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt janë duke vijuar prej kohësh tashmë.
Mësohet se një shqiptare ndodhet në mesin e aktivistëve në flotën Summud, që janë kapur nga Izraeli teksa tentonin të dërgonin ndihma në Gaza.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar, duke kërkuar lirimin e të gjithë aktivistëve e duke njoftuar se mes tyre ndodhet dhe Albulena Fazliu.
“Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin korridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu”, thuhet në postim.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të kërkojë menjëherë nga Izraeli lirimin e saj.
“Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë”, thuhet në reagim.
Është identifikuar burri që u vra sot në Tiranë. Ai është Hajdar Ismailgeci dhe mbeti i pajetë në moshën vetëm 40 vjeç, raporton noa.al.
Policia tha se rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme, në zonën e Babrrusë, Kamëz, është gjetur pa shenja jete një shtetas tashmë i paidentifikuar, 40 vjeç, Hajdar Ismailgeci
Nga këqyrja paraprake rezulton se viktima kishte një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë si dhe kapjen e autorit.
Një video e pazakontë marketingu e ka vendosur agjentin e njohur imobiliar, Arbër Dervishaj, në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale.
Ai ka realizuar një video ku shfaqet duke dalë nga një “varr”, me qëllim që të promovojë blerjen e pronave.
Me këtë gjest, Dervishaj synon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të “nxjerrin lekët nga dheu” dhe të investojnë në shtëpi.
Kjo strategji e tij shihet nga shumë si një shembull i qartë i dëshpërimit të agjentëve imobiliarë në kushtet e flluskës së tregut të ndërtimit, ku gjetja e klientëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Videoja është bërë menjëherë virale dhe ka shkaktuar një valë komentesh.
Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin si një marketing gjenial dhe atyre që e cilësojnë si një veprim të shëmtuar për të mbledhur klikime.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës ndërkombëtare që mori ironia e tij gjatë takimit në Kopenhagë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, ku ai u tall me një nga lapsuset e presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë.
Sipas kryeministrit Edi Rama, ajo që ai tha për Trump në prani të Macron “nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori i mirë midis njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump”.
Rama më tej vlerëson rolin e Presidentit Trump, duke theksuar se është një lider që i riktheu fjalës “paqe” rëndësinë në fjalorin e Perëndimit.
“Në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai ka arritur paqe aty ku të tjerët dështuan dhe vazhdon ta ndjekë atë pa reshtur.”
“Ishte një moment humori i mirë mes miqsh. Sigurisht, nuk ka asnjë problem që të shpërndahet, por të shndërrohet në helm politik është thjesht e padrejtë,” shton Rama.
Postimi i plote:
Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.
Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj le ta themi troç:
E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm.
Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.