Çfarë ndodhi në Qafën e Murrizit? Makina luksoze elektrike u nda në mes, “Avatr 12” nuk mundi të qëndronte në korsi, apo u përplas nga kamioni?!

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në vendin e njohur si Qafa e Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Një makinë luksoze elektrike “Avatr 12” dhe një kamion janë përplasur “kokë më kokë”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kamionin të spostuar disa centimetra në anën e djathtë, në korsinë e vet, kurse makina elektrike me teknologji të fjalës së fundit dhe e prodhuar në Kinë, ka përfunduar në kanal, e ndarë në dy pjesë.

Rrethanat e përplasjes janë të paqarta, pasi makina elektrike “grand coupe” Avatr 12 është e pajisur me sistemet më të fundit inteligjente dhe nuk dihet nëse ato kanë funksionuar në momentin e aksidentit.

Pra, nëse ka qenë makina elektrike ka dalë nga kontrolli dhe është futur në korsinë e kamionit, apo ka qenë drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ai që ka kryer manovër të gabuar dhe ka përplasur Avatr 12.

Kamioni i spostuar pak ne korsine e tij dhe gjysma e Avatr 12
Gjysma tjeter e makines elektrike Avatr 12

AVATR 12 është një makinë Shooting Brake e klasit të lartë (ose fastback/gran coupe), tërësisht elektrike, e zhvilluar nga Changan, Huawei dhe CATLAi, e cila paraqet një dizajn të veçantë dhe futuristik me një bateri 94.53 kWh, fuqi maksimale 425 kW, dhe shpejtësi nga 0-100 km/orë në 3.8 sekonda.

Avatr 12 shquhet për integrimin e teknologjisë më të fundit nga Huawei, me një sistem drejtimi ADS 2.0 / 3.0, i cili përdor deri në 29 sensorë inteligjentë, duke përfshirë tre LiDAR, që lejojnë mjetin të udhëtojë në autostrada dhe qytete me ndërhyrje minimale.

Makina elektrike kineze AVATR 12

Gjithashtu, kjo makinë ka të integruar dhe sistemin CAS (Collision Avoidance System), i cili parandalon përplasjet, duke përfshirë frenimin automatik të emergjencës (AEB) që funksionon edhe në rrugë të rrëshqitshme me shi ose borë./Newsbomb.al

Nxënësit në shkolla deri në orën 16:00? Ja projekti pilot që do aplikohet në vend

Duke nisur nga viti akademik 2026–2027, 30 shkolla në vend do të funksionojnë me orar të zgjatur, duke u ofruar nxënësve qëndrim deri në orën 16:00, drekë falas dhe mundësi për të kryer detyrat e shtëpisë në ambientet shkollore.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një projekt pilot, për të cilin shkollat përfituese kanë marrë udhëzimet përkatëse mbi mënyrën e funksionimit.

Në disa prej tyre janë njoftuar edhe prindërit, të cilët në shumicë e kanë mirëpritur këtë ndryshim. Vakti i drekës do të ofrohet falas dhe nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për prindërit.

Projekti pilot do të zbatohet për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Qëndrimi në shkollë deri në orën 16:00 ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e prindërve ndër vite dhe është prezantuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama.

Drafti për zbatimin e këtij projekti ndodhet ende në proces finalizimi.

“Të dhj¤fsha lojën e këtij”/ Jul Deda komenton hyrjen e Luiz Ejllit në BBVA 5, por përplaset me ndjekësit

Hyrja e papritur e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” dhe deklarata e tij e fortë se “tani do të luftojnë për vendin e dytë”, ka shkaktuar reagime të shumta.

Aktori dhe ish-finalisti i BBVA 3, Jul Deda, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë rikthim, duke parashikuar një tronditje të fortë për banorët aktualë.

Në një postim të tij, ai shkruan se mezi pret të shohë fytyrat e banorëve kur të kuptojnë se kanë përballë lojtarin më të fortë të katër sezoneve të fundit.

“Do kenë shkëmbime shikimesh, presion… Sepse të flasim drejt, Luiz Ejlli është më i forti nga 4 sezonet e kaluar dhe kam përshtypjen që ata do tremben,” është shprehur aktori.

Megjithatë, ky vlerësim maksimal për Luizin nuk është pritur mirë nga disa ndjekës, të cilët kanë bërë krahasime me Gjestin (fituesin e BBVA 4), duke përdorur terma ofendues ndaj lojës së këngëtarit.

Një komentues i ka shkruar Julit: “Mbas Gjestit është Luizi, nuk kishte lojtar të fortë mbrenda, plus të dhj*fsha lojën e këtij duke thënë jam sëmurë”.

Replika e aktorit ka qenë e menjëhershme dhe e prerë, duke refuzuar kategorikisht çdo krahasim mes dy figurave: “S’ka lidhje Gjesti me Luizin…! Mos bëni krahasime kot”.

Debati ka vijuar kur ndjekësi ka kërkuar argumente se pse Luizi është më lart, por Deda e ka mbyllur diskutimin me një përgjigje epike: “Gjërat që duken me sy të lirë, s’kanë nevojë për argumenta..!”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 6 Shkurt 2026


Dashi

Sot ndjeni një energji të re që ju shtyn të përballeni me vendosmëri me çështje që kanë mbetur pezull. Marrëdhëniet personale përmirësohen falë hapjes suaj, por përpiquni të dëgjoni edhe të tjerët: nxitimi mund të sjellë keqkuptime. Në punë, përqendrohuni te detyrat më të vështira, sepse përpjekja e sotme do të japë rezultate konkrete në vazhdim.

Demi

Mund të ndiheni pak më të tërhequr në vetvete se zakonisht, por kjo është dita e duhur për të organizuar dhe planifikuar. Kujdes me çështjet financiare: detajet e vogla bëjnë diferencën. Në dashuri, stabiliteti shpërblehet, ndërsa beqarët mund të kenë takime interesante në situata të papritura.

Binjakët

Të dashur Binjakë, marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes sot: miqësia, dashuria dhe puna kërkojnë fleksibilitet. Kurioziteti dhe sharmi ju ndihmojnë të krijoni kontakte stimuluese. Në punë mund të lindin ide të reja; merrni kohën e duhur për t’i zhvilluar pa u nxituar. Fati ju buzëqesh sidomos përmes bisedave dhe takimeve rastësore.

Gaforrja

Të dashur Gaforre, dita sjell emocione të forta: dikush afër jush mund t’ju surprizojë me një gjest të papritur. Në punë, mos u nxitoni të mbyllni çështje të rëndësishme; analizoni çdo detaj me kujdes. Në dashuri, ndjeshmëria është pika juaj e fortë: shprehni hapur ndjenjat. Fati shoqëron vendimet e menduara mirë dhe momentet e reflektimit.

Luani

Të dashur Luanë, sot sharmi juaj është i lartë dhe ju bën protagonistë në marrëdhëniet personale. Kujdes nga impulsiviteti: dëgjimi i të tjerëve do t’ju ndihmojë të shmangni përplasjet. Në punë, kreativiteti ka hapësirë, por duhet kombinuar me strategji. Edhe gjestet e vogla sot mund të forcojnë lidhje dhe bashkëpunime.

Virgjëresha

Të dashur Virgjëresha, dita është ideale për të sistemuar dhe për të rregulluar çështje të mbetura pezull. Saktësia dhe përkushtimi ju shpërblejnë si në punë, ashtu edhe në marrëdhënie. Shmangni kritikën e tepërt ndaj të tjerëve: pak fleksibilitet do ta bëjë ditën më të lehtë. Fati është i qetë, por i pranishëm, sidomos në punët praktike.

Peshorja

Të dashur Peshore, aftësia juaj për të ndërmjetësuar është shumë e dobishme sot: dikush mund të ketë nevojë për ekuilibrin tuaj. Marrëdhëniet sentimentale ose profesionale kërkojnë delikatesë, por sharmi ju ndihmon të zgjidhni tensionet. Fati ju shoqëron në takime dhe situata shoqërore: hapuni ndaj mundësive të reja.

Akrepi

Të dashur Akrepë, dita është intensive dhe plot pasion. Emocionet janë të forta dhe vendosmëria ju shtyn drejt hapave të rëndësishëm. Kujdes të mos tregoheni tepër të ashpër në marrëdhënie; përdorni intuitën për të kuptuar të tjerët. Në punë, energjia dhe përqendrimi ju ndihmojnë të përballoni sfida të ndërlikuara. Fati shpërblen guximin e shoqëruar me maturi.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, sot ndiheni të lirë dhe kuriozë: ide dhe impulse të reja ju nxisin të eksploroni. Marrëdhëniet kërkojnë ekuilibër mes nevojës për pavarësi dhe vëmendjes ndaj partnerit. Në punë, kreativiteti është i lartë; mos kini frikë të propozoni zgjidhje ndryshe. Fati favorizon iniciativat personale dhe daljen nga rutina.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, dita ju fton drejt konkretësisë dhe përgjegjësisë. Në punë, aftësitë organizative dalin në pah dhe është moment i mirë për të planifikuar projekte afatgjata. Në dashuri, maturia shpërblehet, por mos harroni gjestet e vogla ndaj atyre që doni. Fati është i përmbajtur, por forcohet me këmbëngulje dhe punë të vazhdueshme.

Ujori

Të dashur Ujorë, mendja juaj është aktive dhe plot ide. Marrëdhëniet shoqërore sjellin stimuj dhe kontakte të vlefshme. Në punë, iniciativat novatore mund të kenë sukses nëse menaxhohen me qartësi. Në dashuri, dita është pozitive për surpriza dhe emocione të bukura. Fati është në anën tuaj, veçanërisht nëse veproni me guxim dhe hapje.

Peshqit

Të dashur Peshq, dita është e ndjeshme dhe reflektuese. Dëgjoni emocionet dhe ndiqni intuitën, sepse do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura. Në punë, kushtojini vëmendje detajeve dhe komunikimit. Në dashuri, momentet e ëmbla dhe mirëkuptimi forcojnë lidhjet. Fati shoqëron ata që dinë të balancojnë zemrën me arsyen dhe t’u kushtojnë kohë projekteve krijuese.

“Babi nuk mund të na ndash nga…”/ Tre motra hυmbin jeten, më e vogla vetëm 12 vjeç! (Pamje të rë nda)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku tre motra të mitura, të moshës 12, 14 dhe 16 vjeç, kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i nëntë i pallatit ku banonin.

Tragjedia dyshohet se ndodhi pasi babai i tyre u kishte ndaluar përdorimin e telefonit celular dhe lojën e një të ashtuquajture “lojë dashurie” koreane.

Shuhet familja shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin jetën nga helmimi me monoksid karboni
Sipas mediave indiane, viktimat janë identifikuar si Vishikha (16 vjeç), Prachi (14 vjeç) dhe Patsi (12 vjeç).

Ato lanë pas një shënim vetëvrasjeje prej tetë faqesh, në të cilin shprehnin lidhjen e tyre të fortë me kulturën koreane.

Në shënim thuhej, ndër të tjera: “Babi, më vjen keq. Koreja është jeta jonë, Koreja është dashuria jonë më e madhe. Pavarësisht se çfarë thua, ne nuk mund të heqim dorë. Kjo është arsyeja pse po kryejmë vetëvrasje”.

Shënimi përfundonte me fjalët: “U përpoqët të na distanconit nga koreanët, por tani e dini sa shumë i duam”.

Babai i vajzave, i tronditur nga ngjarja, deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni të lojës që ato po luanin.

“Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë prindi apo fëmije. Nuk e dija për lojën, përndryshe nuk do t’i kisha lejuar kurrë ta përdornin”, tha ai për mediat.

Megjithatë, raportime të fundit sugjerojnë se rrethanat e ngjarjes mund të jenë më komplekse.

Sipas policisë, dy nga motrat mund të kenë tentuar ta ndalonin të tretën nga ndërmarrja e aktit fatal, çka ngre dyshime se rënia mund të ketë ndodhur gjatë një përpjekjeje për ta parandaluar atë.

Babai i përshkroi vajzat si të varura në mënyrë ekstreme nga gjithçka që lidhej me Korenë, përfshirë filmat, muzikën dhe serialet televizive.

Ai tha se kjo varësi kishte filluar gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa mediat lokale raportojnë se vajzat nuk ishin kthyer më në shkollë që nga ajo periudhë.

Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se ditët e fundit vajzave u ishte ndaluar përdorimi i telefonave celularë, një vendim që, sipas tij, duket se i ka ndikuar ndjeshëm emocionalisht.

Sipas Daily Mail, në murin e dhomës së tyre ishin shkruar fraza si “Jam shumë, shumë e vetmuar”, duke sugjeruar gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe ende nuk ka identifikuar lojën specifike që dyshohet se ka ndikuar në reagimin ekstrem të vajzave.

Flet një nga υikt imat e Jeffrey Epstein: Isha 16vjeçe kur më ab υz¤i, më çuan miqtë në shtëpinë e tij. Trump na tradhtoi

Haley Robson, një nga viktimat e shumta të rrjetit të pedofilisë të Jeffrey Epstein, ka dhënë një dëshmi tronditëse për Corriere della Sera, duke rrëfyer tmerrin që përjetoi kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ajo tregon se u dërgua në shtëpinë e financierit në vitin 2002 përmes njerëzve që i besonte, përfshirë një shok klase, me premtimin e rremë për diçka tjetër, por sapo mbërriti atje, Epstein e dërgoi në katin e sipërm dhe abuzoi me të për një orë rresht.

Sot, ajo shpreh zhgënjim të thellë jo vetëm për drejtësinë amerikane, por edhe për presidentin Donald Trump, të cilin e akuzon se i ka tradhtuar viktimat duke mos mbajtur premtimin për transparencë të plotë mbi dosjet e këtij skandali.

Robson, e cila është e regjistruar si votuese republikane, thotë se besonte te fjalët e Trump kur ai premtonte se do të zbardhte të vërtetën, por tani është e bindur se ai ka gënjyer.

Sipas saj, lidhja mes Trump dhe Epstein ishte shumë e ngushtë, aq sa financieri mbante një foto të tij në tavolinën e punës. Ajo thekson se është e pafalshme që qeveria amerikane ka mbyllur hetimet pa ndjekur penalisht njerëz të tjerë të fuqishëm, duke lënë pas shumë pikëpyetje për bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë histori të errët.

Përveç tradhtisë politike, viktima denoncon edhe skandalin e fundit të Departamentit të Drejtësisë, i cili publikoi gabimisht të dhëna private të dhjetëra grave, duke përfshirë numra sigurimesh shoqërore, adresa dhe fotografi të vajzave të mitura pa asnjë censurë. Për Robson, kjo është një tjetër goditje që i bën gratë të ndihen viktima për herë të dytë.

Lidhur me vdekjen e Epstein në burg, ajo ndan bindjen e shumë personave të tjerë se ai nuk u vetëvra, por u vra, pasi karakteri i tij manipulues dhe egoja e madhe nuk përputheshin me aktin e vetëflijimit.

Pavarësisht dhimbjes dhe traumave që vazhdon t’i trajtojë me psikologë, Haley Robson sot është kthyer në një aktiviste që lufton për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

Ajo thotë se neglizhenca e shtetit i ka bërë këto gra më të forta dhe më të vendosura për të kërkuar llogari. Ndonëse ndjen trishtim që shoqja e saj Virginia Giuffre nuk jeton më për të parë frytet e betejës së tyre, ajo beson se ekspozimi i emrave të pushtetshëm në dosjet e publikuara është një lloj drejtësie që do t’i njollosë ata përgjithmonë.

Emaile të Epstein: Në vitin 2015 dhe 2017 po projektohej pandemia globale, që pasoi me Covid-19!

Publikimi i miliona faqeve dokumente të lidhura me Jeffrey Epstein, i dënuari për krime seksuale që vdiq në vitin 2019, ka nxitur diskutime të reja rreth kontakteve të tij me figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë miliarderin Bill Gates.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, një email i datës 20 mars 2015, me subjektin “Preparing for Pandemics” (Përgatitja për pandemitë), i ishte dërguar Epstein-it nga një person, emri i të cilit është redaktuar.

Email-i përmban një draft-agjendë për një takim mbi përgatitjen ndaj pandemive dhe sugjeron përfshirjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) si dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

Siç u kërkua, po bashkëngjis një draft-agjendë për një takim mbi përgatitjen ndaj pandemive”, si dhe “Le të diskutojmë hapat e mëtejshëm, përfshirë mënyrën se si të përfshijmë zyrtarisht OBSH-në dhe ICRC-në”, thuhet të mesazh.

Media ruse Izvestia raportoi se dosjet përmbajnë diskutime mes Epstein dhe Bill Gates lidhur me modelimin e pandemive dhe projekte biomjekësore, duke nxitur pretendime se personi i paidentifikuar në email-in e vitit 2015 mund të ketë qenë Gates.

Sipas këtij raportimi, email-i thuhet se i ishte dërguar fillimisht Bill Gates-it në vitin 2017 dhe më pas ishte përcjellë te Epstein.

Dokumentet përmendin gjithashtu diskutime mbi simulimin e skenarëve të përhapjes së sëmundjeve në shkallë të gjerë, kërkime në neuroteknologji dhe përhapjen globale të infeksioneve, disa vite përpara shfaqjes së pandemisë COVID-19.

Në tetor 2019, Fondacioni Bill & Melinda Gates, në bashkëpunim me Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore dhe Forumin Ekonomik Botëror, organizoi simulimin global të pandemisë të njohur si Event 201.

Organizatorët kanë theksuar vazhdimisht se ky aktivitet ishte një ushtrim përgatitor dhe jo planifikim apo parashikim i një pandemie reale.

Bill Gates ka pranuar publikisht se marrëdhënia e tij me Epstein ishte “një gabim i madh”.

Në një intervistë për CNN në vitin 2021, ai deklaroi se ishte takuar disa herë me Epstein me shpresën për të siguruar mbështetje financiare për projekte filantropike, por se kjo lidhje kishte qenë e gabuar.

Dokumente të tjera të publikuara përfshijnë email-e dhe fotografi që tregojnë kontakte shoqërore mes Epstein dhe Gates. Gates nuk ka komentuar mbi pretendimet e reja të ngritura pas publikimit të dosjeve.

Marrëdhënia e Gates me Epstein, e cila kishte nisur rreth vitit 2011, pas dënimit të Epstein për shfrytëzim të të miturve, u përmend më herët edhe nga Melinda French Gates si një nga faktorët që çuan në divorcin e tyre./Marrë nga TEMPO përshtati në shqip VoxNews.

Emailet e mëposhtme nuk dihet ende nëse janë autentike.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Rreziku nga sulmi në zemër, kjo është mosha kur nis kthesa tek burrat

Një studim i ri i kryer nga studiuesit amerikanë, ka nxjerrë në dritë gjetje shqetësuese lidhur me shëndetin kardiovaskular te meshkujt.

Sipas të dhënave të publikuara në “Journal of the American Heart Association”, pika e kthesës ku rreziku i sulmit në zemër fillon të përshpejtohet te burrat është mesi i të 30-ave.

Kjo moshë konsiderohet kritike, pasi shënon fillimin e një divergence të madhe midis burrave dhe grave në lidhje me shëndetin e zemrës. Studimi, i cili ndoqi mbi 5.000 persona për rreth 34 vite, tregoi se pabarazitë e para nisin konkretisht në moshën 35-vjeçare.

Ndryshimi kryesor vjen nga sëmundja koronare e zemrës (CHD), e cila është shkaku kryesor i infarkteve.

Sipas studimit, burrat arrijnë nivele të larta rreziku rreth shtatë deri në dhjetë vjet më herët sesa gratë.

Ekspertja Alexa Freedman thotë se ndonëse 35 vjeç mund të duket si një moshë e re, sëmundjet e zemrës zhvillohen në heshtje gjatë dekadave.

Faktorë si tensioni i gjakut, kolesteroli, pirja e duhanit dhe aktiviteti fizik luajnë një rol kyç, por edhe pas rregullimit të këtyre faktorëve, burrat mbeten më të rrezikuar. Kjo sugjeron se hormonet seksuale dhe gjenetika luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë dallim gjinor.

Mesazhi kryesor i studiuesve është i qartë: parandalimi duhet të nisë herët. Duke qenë se burrat kanë më pak gjasa se sa gratë që të kryejnë kontrolle mjekësore të rregullta, ky studim bën thirrje për një ndryshim të qasjes.

Inkurajimi i vizitave parandaluese që në moshën 30-vjeçare mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të faktorëve të rrezikut dhe në zbatimin e strategjive që shpëtojnë jetë në planin afatgjatë.

Kanceri është kthyer në një epidemi – 7 mijë raste të reja çdo vit në Shqipëri

Sëmundjet e kancerit po i ngjajnë gjithnjë e më shumë epidemive. Në Shqipëri mbi 7 mijë persona janë prekur nga kanceri vetëm vitin e fundit. Këto sëmundje zënë vendin e dytë pas atyre kardiovaskulare  edhe sa i përket humbjeve të jetës. 16% e vdekjeve në vendin tonë kanë shkak fillestar sëmundjet kancerogjene.

Gjatë prezantimit të të dhënave deri në vitin 2024 ekspertët folën për rritje të disa sëmundjeve tumorale edhe për shkak të stilit të jetës. Tek meshkujt ka rritje të kancerit të mushkërive, të stomakut, kancerit të prostatës dhe atij të zorrës së trashë.

Ndërsa tek femrat më i përhapur është kanceri i gjirit me 800 raste të reja çdo vit. Edhe nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza” raportohet rritje e rasteve dhe e shtrimeve nga sëmundjet tumorale.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Evis Sala deklaroi se përmirësimi i shërbimit të onkologjisë dhe trajtimit të pacientëve më sëmundje të rënda mbetet sfida e saj personale. Ashtu si në të gjitha botën edhe në Shqipëri projeksionet flasin për rritje të rasteve më kancer, kjo edhe për shkak të plakjes së popullsisë.

Meshkujt janë gjinia më e prekur nga sëmundjet kancerogjene, mbi 3800 raste vitin e fundit ndërsa gratë me 3200  raste të reja.

Skandal spiunazhi në Athinë: Koloneli grek arrestohet nën dyshimet se i shiste Kinës të dhënat e NATO-s

Një kolonel i Forcave Ajrore Greke, me akses në informacione të klasifikuara të NATO-s, është arrestuar dhe ka pranuar se ka spiunuar për Kinën, duke nxjerrë sekrete ushtarake që konsiderohen kritike për sigurinë kombëtare të Greqisë dhe aleancës euroatlantike.

Oficeri, rreth 50 vjeç, u ndalua brenda bazës ushtarake ku shërbente në zonën e Kavourit, pas një hetimi të gjatë dhe të fshehtë të shërbimeve greke të inteligjencës. Dyshimet ndaj tij nisën disa muaj më parë, pas një sinjalizimi nga një agjenci inteligjence aleate, që ngriti alarmin për rrjedhje të mundshme informacioni të ndjeshëm.

Për shkak të detyrës që mbante, koloneli kishte akses të drejtpërdrejtë në dokumente të klasifikuara, përfshirë plane dhe të dhëna të NATO-s. Sipas autoriteteve, arrestimi u krye në momentin kur u vlerësua se sasia e informacionit që po transmetohej drejt Pekinit ishte rritur ndjeshëm dhe paraqiste rrezik të menjëhershëm.

Hetuesit thonë se gabimi që e zbuloi lidhet me gjurmët digjitale që ai la gjatë aksesimit të dosjeve sekrete. Përdorimi i kodeve QR për hyrje në materiale të klasifikuara i lejoi shërbimet e kundërzbulimit të ndjekin rrjedhën e të dhënave dhe të dokumentojnë transmetimin e tyre.

Burime pranë hetimit i thanë mediave greke se komunikimi dyshohet të jetë kryer përmes aplikacioneve të koduara, që lejojnë fshirjen e mesazheve çka e ka bërë më të ndërlikuar dokumentimin e aktivitetit të tij. Megjithatë, provat e mbledhura janë konsideruar të mjaftueshme për arrestimin.

Koloneli ka pranuar veprimtarinë e tij, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ai ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme apo ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë. Çështja konsiderohet jashtëzakonisht e rëndë dhe bie nën nenet më të rënda të Kodit Penal Ushtarak grek.

Në një reagim zyrtar, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Greke konfirmoi arrestimin, duke theksuar se bëhet fjalë për mbledhje dhe transmetim të informacionit sekret ushtarak drejt palëve të treta, me pasoja serioze për interesat kombëtare.