Zbardhet MOTIVI/ Shkak një femër, shqiptari qëIIohet për vdekje nga 32 vjeçari italian, pIagoset vëllai i tij

Viktima, 24-vjeçari shqiptar, Nurjan Dalipaj, (në foto) vdiq nga të paktën tre plagë me thikë në qafë. Vëllai i tij 27-vjeçar u plagos gjithashtu në bark me të njëjtën armë. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por I ka shpëtuar rrezikut

Një 24-vjeçar shqiptar, Nurjan Dalipaj , vdiq pasi u godit me thikë gjatë një grindjeje në Viale Italia , në Vescovato , në provincën e Kremonës. Vëllai i tij 27-vjeçar u godit gjithashtu me thikë në bark me të njëjtën armë: ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por jeta e tij nuk është në rrezik.

I dyshuari për vrasje u plagos në përleshje dhe u dërgua në Spitalin Maggiore në Kremona, ku po mbahet nën mbikqyrje.

Viktima dyshohet se është therur të paktën tre herë në qafë nga një italian 32-vjeçar pa precedentë penalë. Sipas hetimeve fillestare, sherri i përgjakshëm ndodhi në një bar në Kremona, për çështje pasioni. Duket se motivi ka rrjedhur nga një marrëdhënie e mëparshme midis ish-partnerit të viktimës dhe vrasësit të dyshuar .

Sipas rindërtimit, përpara goditjeve fatale me thikë, pati një debat midis shqiptarit dhe 32-vjeçarit—i cili jeton në Vescovato—në një bar në Kremona. Shqiptari u kthye në shtëpi dhe, me vëllanë e tij, arriti në Vescovato, duke u drejtuar për në shtëpinë e 32-vjeçarit. Italiani doli me vrap në rrugë me thikë në dorë, duke goditur fillimisht vëllain e viktimës dhe më pas duke sulmuar 24-vjeçarin.

24-vjeçari pësoi të paktën tre plagë me thikë në fyt gjatë sherrit. Ai u dërgua në spitalin e Kremonës në gjendje kritike dhe vdiq disa orë pasi mbërriti në urgjencë./Mapo.al/

Çmimi i “çmendur” i naftës në Shqipëri, vjen LËVIZJA urgjente

Teksa tregu i hidrokarbureve në botë ka nisur të stabilìzohet, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për në Shqipëri. Edhe pse bursat ndërkombëtare janë hapur sot me një ulje të ndjeshme të çmimeve, në vendin tonë, çmimi i naftës dhe i benzinës vijon të jetë njësoj duke arritur shifrën e 216 lekëve.

Lidhur me këtë situatë shqetësuese, e cila vijon prej disa ditësh tashmë, është bërë një reagim zyrtar nga Konfindustria, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të rregullatorëve të qeverisë në katër drejtime.

Duke specifiluar se së pari, barra e taksave duhet të ulet me të paktën 15%, duke sjellë kështu ndikimin në të paktën 20 lekë/litër ulje në çmimin me pakicë. Më tej është kërkuar edhe ngritja e Bordit të Transparencës, si edhe një kontroll i menjëhershëm i cilësisë së karburaneve. Dhe në përfundim është kërkuar ndërhyrje edhe për luftën kundër kontrabandës së karburanteve.

Reagimi i plotë i Konfindustrisë:

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë në 4 drejtime.

Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20 lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë 15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë në treg.

Së dyti, kërkohet në të njëjtën kohëringritja e Bordit të Trasparencës me qëllim që ulja e mundshme taksave të përcillet e plotë te qytetarët dhe bizneset dhe jo te operatorët e karburanteve.Tregu i karburanteve në Shqipëri është treg tipik monopol dhe oligopol i pastër.

Së treti, kërkohet nga institucionet kontroll i menjëhershëm i cilësisë së karburanteve, që qarkullojnë në treg. Ka të dhëna që sasi të mëdha të karburantit jashtë standartotEuro 3 janë hedhur në treg me pasoja të rënda për shëndetin, mjedisin, makinat dhe buxhetin e shtetit.

Së katërti, kërkohet ndërhyrja e jashtëzakonshme e Minstitucioneve shtetërore dhe SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburantevee pasoja qindra milionë Euro dëm mbi buxhetin e shtetit.Goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave kontrabandë të tranzitittë karburanteve nga Shqipëria, që rezultuan të mbushura me ujë në doganën kosovare,është e dhënë e qartë.

Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 2,15-2,2 euro/litër, ndjeshëm më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Sa më sipër sjell goditje shtesë të fortë shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët.

“Lëvizja e papritur ndaj Altin Dumanit të SPAK!” / Zbardhen detajet e padisë që trazoi opinionin publik, çfarë po ndodh në Itali!

Mediat italiane raportojnë se familja Çela ka paditur në vendin fqinj ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, për shkak se kërkoi sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro të tyre, që më pas u hoqën nga sekuestro pasi u vërtetua se ishin siguruar përmes burimeve të ligjshme.

Në korrik 2025, një operacion i përbashkët mes SPAK dhe Guardia di Finanza-s çoi në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona. Sipas hipotezës së autoriteteve shqiptare, një ndërtesë në rrugën Murari Bra, ku ndodheshin rreth 30 ambiente tregtare dhe zyra, si dhe një kompleks në Nogarole Rocca, ishin blerë nga kompania Meral Srl, në pronësi të familjes Çela, me para që dyshohej se vinin nga aktivitete të paligjshme, veçanërisht trafiku i kokainës.Por më 4 gusht 2025, gjyqtarja e hetimeve paraprake Paola Vacca vendosi anulimin e masës së sekuestrimit dhe kthimin e pasurive te pronarët. Sipas vendimit, dokumentacioni i paraqitur nga avokatët e familjes Çela tregonte se pasuritë ishin blerë me të ardhura nga aktivitete të ligjshme, raportojnë mediat italiane, transmeton A2. Po ashtu, sipas mbrojtjes, anëtarët e familjes nuk rezultonin të dënuar apo të hetuar në procese që kishin përfunduar me dënim.

Pas vendimit për heqjen e sekuestros, përfaqësuesi ligjor i Meral Srl denoncoi për kallëzim të rremë kreun e SPAK asokohe, Altin Dumani. Prokuroria e Veronës kërkoi fillimisht arkivimin e çështjes, por gjyqtari Enrico Zuccon vendosi që të kryheshin hetime shtesë.

Prokuroria italiane duhet të verifikojë dokumentacionin e dërguar nga autoritetet shqiptare dhe nëse Tirana kishte dijeni për vendimet e mëparshme të arkivimit të hetimeve ndaj familjes Çela.

Mbrojtja e Dumanit ka kërkuar sërish arkivimin, duke pretenduar se denoncimi synon ta bëjë prokurorin shqiptar të papërshtatshëm për hetime të tjera. Për momentin, çështja nuk është arkivuar. Prokuroria ka dy muaj kohë për verifikimet dhe më pas palët do të paraqiten sërish para gjyqtarit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 4 Gusht 2026

Dashi

Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të merreni vesh më së miri me partnerin dhe do të dini të hapni rrugë kur të jetë e nevojshme. Beqarët do ta kenë të lehtë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë prej kohësh. Në planin financiar do të jetë Saturni ai që do të ketë ndikimin më të madh. Gjendja do të vijë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Demi

Priten stuhi të forta gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do të kaloni vështirësi të shumta dhe nuk do të merreni vesh për asgjë me partnerin. Më mirë do të ishte të qëndronit pak kohë larg njëri-tjetrit dhe të reflektonit me kujdes. Beqarët do të kenë mundësi për takime pasionante dhe tejet emocionuese. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm me shpenzimet, sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Binjakët

Nuk do të keni asnjë vështirësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Përkundrazi, gjithçka do të shkojë për mrekulli. Mund të merren edhe disa vendime që prej kohësh janë shtyrë. Beqarët, në momentin që më pak e presin, do të takojnë personin ideal dhe do të nisin me të një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar gjendja nuk do të jetë shumë delikate, megjithatë mundohuni të tregoheni të matur.

Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin do të përforcohet edhe më shumë gjatë gjithë kësaj dite. Do të flisni hapur për gjithçka me të dhe do t’i lini pas të gjitha problemet e së shkuarës. Në fund të fundit, askush nuk është perfekt. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas personave të pasur, sepse mund të zhgënjehen shpejt. Gjendja financiare do të ketë përmirësime të mëdha falë përkujdesit që do të tregoni.

Luani

Do të luftoni fort gjatë kësaj dite me rutinën që ju ka pushtuar dhe do të mundoheni të provoni emocione të reja. Partneri do të jetë i të njëjtit mendim dhe të dy do të arrini atë që dëshironi. Beqarët do të përjetojnë dashuri me shikim të parë dhe emocione të pafundme. Financat do të vazhdojnë të mbeten të turbullta edhe për shkak të disa shpenzimeve të domosdoshme që do t’ju duhet të kryeni.

Virgjëresha

Mos luani me ndjenjat e partnerit gjatë kësaj dite, sepse më vonë mund të lëndoni edhe veten. Disave situata mund t’u dalë tërësisht jashtë kontrollit. Beqarët do të ndihen të pakënaqur me takimet që do të realizojnë dhe do të preferojnë të qëndrojnë edhe sot vetëm. Në planin financiar të gjithë planetët do të jenë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të hidhni hapat e duhur.

Peshorja

Falë Uranit dhe Neptunit, që do të ndikojnë mjaft në jetën tuaj në çift, atmosfera do të jetë e gjallë. Në çdo çast do të përjetoni kënaqësi të veçanta. Beqarët do të kenë plot takime, por do të gjejnë nga një të metë te secili dhe nuk do të pranojnë të vazhdojnë më tej. Gjendja financiare do të jetë shumë e turbullt. Duhet treguar kujdes edhe me shpenzimet e domosdoshme.

Akrepi

Priten probleme serioze gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Asgjë nuk do të ecë ashtu siç e keni menduar dhe shpesh do të vuani tej mase. Beqarët nuk do të jenë me fat dhe nuk do ta gjejnë as sot personin që kanë kërkuar. Në planin financiar do të ketë surpriza. As vetë nuk do ta kishit menduar se gjërat do t’ju ndryshonin rrënjësisht në këtë mënyrë.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni më shumë kohë jetës suaj në çift gjatë kësaj dite, nëse nuk doni ta humbni partnerin. Ai ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi. Beqarët do të jenë të turpshëm dhe nuk do të përfitojnë nga mundësitë që do t’u jepen. Në planin financiar do të jeni shumë të zotë dhe nuk do të bëni asnjë gabim. Gjendja do të jetë e qëndrueshme.

Bricjapi

Edhe pse nuk do të jeni shumë të sigurt për ndjenjat e partnerit tuaj, sot nuk është momenti për të marrë vendime. Prisni edhe disa ditë dhe flisni seriozisht me të. Beqarët rrezikojnë të tregohen impulsivë dhe të bëjnë gabime të pafalshme, për të cilat do të pendohen tej mase. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj dhe do t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur.

Ujori

Duhet ta kënaqni në çdo moment partnerin tuaj sot, sepse ai do të jetë i rënduar moralisht dhe mund të bjerë në depresion. Mos e lini për asnjë çast vetëm dhe shprehjani sa më shumë ndjenjat. Beqarët do të jenë të pafat dhe do të vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes, edhe nëse gjendja nuk do të jetë aq alarmante. Më mirë të merrni masa paraprake.

Peshqit

Duhet të shtoni dozat e komunikimit në çift gjatë gjithë kësaj dite, nëse doni që të mos lindin keqkuptime me personin që keni në krah. Beqarët do të jenë shumë të shpërqendruar dhe as që do të përfitojnë nga mundësitë që do t’u jepen për takime. Në planin financiar nuk do të ketë shumë probleme, megjithatë duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të pamenduar.

Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh më së miri me partnerin dhe do hapni rrugë kur të jetë nevoja. Beqarët do e kenë të lehtë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej kohësh. Në planin financiar do jetë Saturni ai që do ketë ndikim të madh. Gjendja do vijë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Muçi shkëIqen edhe në miqësore, ylli i Kombëtares shqiptare i shënon gol skuadrës së njohur italiane (Video)

Ernest Muçi vazhdon të jetë një protagonist absolut te skuadra e Trabzonsporit dhe këtë po e tregon edhe në sfidat miqësore.

Në përballjen kundër Udineses, ylli shqiptar shënoi menjëherë pas katër minutave lojë.

Ai mori një top në zonë dhe goditi me të djathtën duke mposhtur portierin kundërshtar.

Muçi ka një sërë interesash nga klube të njohura në Europë këtë verë, por Trabzonspori do të bëjë çmos për ta mbajtur në skuadër./Top Channel

Tragjedi në Himalaje/ Humb jetën Nirmal Purja. Alpinisti i rekordeve, mes vìktimave të ortekut në Pakistan

Alpinisti i famshëm britaniko-nepalez Nirmal Purja, i njohur në mbarë botën si “Nims”, është mes 10 personave që humbën jetën pas një orteku në malin Broad Peak në vargmalin Karakoram të Pakistanit.

Lajmi u konfirmua nga kompania e tij, Elite Expeditions, e cila njoftoi me “trishtim të thellë” vdekjen e Purjas, 43 vjeç. Ai ishte drejtuesi i një ekspedite shumëkombëshe që u godit nga orteku në një lartësi prej rreth 8,047 metrash mbi nivelin e detit.

Autoritetet pakistaneze bënë të ditur se ndër viktimat janë edhe alpinistja amerikane Mallory Geis, Nadhira Ahmed Abdullah Al Harthy nga Omani dhe Pur Bahadur Gurung nga Nepali.

Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, shprehu tronditjen për humbjen e gjashtë alpinistëve nepalezë dhe katër të huajve, mes tyre edhe mbajtësin e rekordeve botërore Nirmal Purja.

“Historia e guximit, përkushtimit dhe kontributeve të tyre do të mbetet gjithmonë frymëzuese”, deklaroi ai.

Purja u bë një figurë legjendare në botën e alpinizmit në vitin 2019, kur arriti të ngjiste 14 majat mbi 8,000 metra të botës në vetëm 189 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm me më shumë se shtatë vite.

Arritja e tij u bë edhe më e njohur pas dokumentarit të Netflix “14 Peaks: Nothing Is Impossible”, i cili tregoi sfidën e tij ekstreme.

Përpara karrierës si alpinist profesionist, Purja shërbeu për 16 vite në ushtrinë britanike, përfshirë 10 vite në forcat speciale. Në vitin 2018 ai u nderua me titullin MBE nga Mbretëresha Elizabeth II për kontributet e tij në alpinizmin ekstrem.

Ai ishte gjithashtu Gurkha i parë që u ngjit në Everest gjatë kohës që shërbente në ushtrinë britanike.

Në një nga postimet e tij të fundit, Purja kishte shkruar se ngjitja në Broad Peak nuk ishte pjesë e planit fillestar, por vendosi ta përfshinte pasi iu krijua mundësia për të qenë një hap larg një tjetër rekordi historik: ngjitjes së të 14 “tetëmijësheve” për herë të dytë, pa përdorur oksigjen shtesë.

“Broad Peak, nuk kërkoj asgjë tjetër përveç një kalimi të sigurt lart e poshtë. Nuk e marr asnjë mal si të mirëqenë”, kishte shkruar ai.

Broad Peak konsiderohet një nga majat më të vështira në botë. Ngjitja e parë e suksesshme u realizua në vitin 1957 nga një ekspeditë austriake, ndërsa që atëherë dhjetëra alpinistë kanë humbur jetën në përpjekje për ta pushtuar.

Tragjike në pIazh, 49-vjeçari pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është shtetasi Durim Dogani, 49 vjeç. Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në det.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë. 49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Policia po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaku paraprak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak./Top Channel

Momenti i përpIasejes së dy helikopterëve për shuarjen e zjarreve në Greqi gjatë operacionit (Video)

Pamjet tregojnë momentin e përplasjes së dy helikopterëve zjarrfikës, të cilët po merrnin pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në zonën e Psathas.

Sipas informacioneve paraprake, helikopterët ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës. Nga aksidenti, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar pa ndjenja drejt Spitalit të Përgjithshëm të Aviacionit 251.

Në bordin e të dy helikopterëve ndodheshin pilotë me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët ishin grekë. Mjetet ajrore ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë dhe secili prej tyre kishte një ekuipazh prej dy personash.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje u dërguan katër ambulanca të EKAB-it dhe një njësi e lëvizshme mjekësore për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.

VIDEO

Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke bërë të ditur ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Hoti i ka dhënë lamtumirën partnerit të jetës me fjalë që shprehin dhimbjen e humbjes.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan deputetja, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi.

Aksident TRAGJIK në Itali: 5 të vdekur dhe 27 të plagosur nga përplasja e një autobusi me dy automjete të tjera

Aksident në autostradën Rieti-Terni: Pesë të vdekur dhe 27 të plagosur (3 rëndë) në një përplasje midis një autobusi, një furgoni dhe një makine

Aksidenti në autostradën Rieti-Terni la pesë të vdekur dhe pesë të plagosur në një përplasje që përfshinte një autobus, një kamion dhe një makinë (foto prej vendngjarjes nga Angelo Papa).

Aksident i rëndë ndodhi në autostradën Rieti-Terni, në kufirin mes Lacios dhe Umbrias, në zonën e Colli sul Velino.

Sipas raportimeve, pesë persona kanë mbetur të vdekur.

Njëzet e shtatë persona janë plagosur aktualisht në aksidentin e rëndë. Ambulanca ajrore Ares 118 transportoi tre persona me lëndime kritike dhe 24 të tjerë me lëndime më pak serioze, me lëndime kritike si të verdha ashtu edhe të gjelbra, në spitale të ndryshme.

Në aksident u përfshinë një autobus, një furgon kampingu dhe tre makina. /Mapo.al/