Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare ish-themeluesi i PD

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.

Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

Rusia provokon sërish, pas Estonisë avionët rus hyjnë në këtë shtet të NATO-s

Pas njoftimeve për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë, një incident i ngjashëm është raportuar edhe në Poloni.

Sipas Forcës Kufitare polake, dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë të platformës së eksplorimit të naftës dhe gazit Petrobaltic, e cila ndodhet në Detin Baltik.

Mjetet ajrore kanë kryer një kalim të ulët mbi platformë, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në rajon.

“Forcat e Armatosura Polake dhe autoritetet e tjera janë njoftuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga autoritetet polake.

Këmbimi valutor 19 shtator/ Me sa bIihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.6 lekë dhe do shitet me 112 lekë.

Ky është i riu që υ▪︎iq TRAGJlKlSHT sot pas aksìdentit në Vorë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Vorë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident që ka lënë pas pasoja të rënda.

Sipas informacioneve të para, Flobert Ajazi, 35 vjeç, nga Dibra ka humbur jetën në vend, ndërsa dy pasagjerë që ndodheshin në mjetin që ai drejtonte janë plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe Flobert Ajazi. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Deri tani, nuk dihen ende detajet e plota mbi rrethanat që çuan në këtë përplasje, por autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Sherri në Kuvend, Artan Hoxha: Rama u soII sot me opozitën më keq seç sillet Vuçiçi me deputetin shqiptar

Gazetari Artan Hoxha për kaosin e djeshëm në Kuvend, ku Edi Rama i hoqi fjalën opozitës dhe miratoi për 5 minuta qeverinë dhe programin e tij, u shpreh se, kreu i qeverisë po sillet më keq se presidenti serb Aleksandër Vuçiç me deputetin shqiptar, Shuaip Kamberi.

‘Ti po akuzohen në të gjithë Europën, në çdo raport se po ushtron censurë dhe kontrollon në mënyrë kapilare mediat. Dhe ti të vetmin vend që kanë ata, parlamentin, sepse në fund të fundit janë të mandatuar nga qytetarët, janë përfaqësues të tyre, dhe ti nuk i le ata të thonë një fjalë. Ti je i detyruar me ligj, kushtetutë, rregulloren e kuvendit që ti dëgjosh ata. Pasi të mbarojnë fut Diellën, hënën ça të të dojë kokrra e qejfit, por janë ata të parët.’, tha Hoxha.

Ai shtoi se, kur kryeministri nuk respekton as atë që bën Vuçiçi me Shuaip Kamberin në Serbi, ‘ti tregohesh më represiv se vet serbët ndaj shqiptarëve.’ Gazetari ngriti gjithashtu pyetjen se çfarë do të bëjë opozita në seancën e radhës dhe për çfarë do të flasë aty, duke theksuar efektin e censurës së hapur:

‘Kur ti ushtron një censurë kaq haptazi para ambasadorëve, pa patur pikën e frikës fare, çfarë tregon ti me këtë gjë? Ti u tregon atyre se, keni bërë shumë gabim që keni ardhur. I vetmi shërbim i madh që kanë bërë ajo pjesë e deputetëve të opozitës është se, i kanë çjerrë edhe pudrën e fundit të gjoja demokracisë që i ka ngelur këtij kryeministri. Edhe një gjë më minimale që e përcakton kushtetuta, rregullorja e të gjitha e ke të detyruar të ua japësh, i censuron dhe këtu,’ vijoi Hoxha.

Ai përfundoi me një paralajmërim për marrëdhëniet e ardhshme me opozitën:

‘Atëherë kjo mbaroi, çfarë bashkëpunimi do me opozitën ti më. Ç’të bëjnë më ata që ti të thuash, jam dakord dhe të bisedojmë. Parlamenti serb nuk ia bën Shuaip Kamberit, e lë të flasë.’- tha Artan Hoxha

“U kanë vënë gjoba personale fshatarëve”, Rama “shkund” PoIicinë: Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje, policia shkoi kapi një 90-vjeçar matanë Dajtit si ndërtues ilegal

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, në një fjalim ku nuk munguan as tonet e forta ndaj Policisë së Shtetit dhe rolit të saj në kontrollin e territorit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te ndërhyrjet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se tashmë Policia ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë proces, ndërsa nuk kurseu as kritikat për të kaluarën.

“Kontrolli i territorit në kuptimin e ndërtimeve ka filluar tashmë dhe policia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë,” deklaroi Rama. “Është vendosur në njëfarë rruge ky kontroll, edhe falë angazhimit të drejtorit të policisë në këtë rast. Deri dje policia ishte pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.”

Kryeministri ironizoi situatat absurde ku qytetarë të thjeshtë, madje edhe të moshuar, janë ndëshkuar për ndërtime minimale, ndërkohë që ndërtues të mëdhenj kanë vepruar për vite të tëra pa pengesa. Ai u shpreh se

“Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba personale apo shtetërore për një avlli, do bëhej mitingu më i madh pas atij për pritjen e Zhou Enlait,” u shpreh ai me sarkazëm. “Një burrë 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori e gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Ndërkohë në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4 a 5 kate pa leje.”

Sipas Ramës, mesazhi i qartë që po përcillet sot është se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht emrit apo fuqisë në sektorin e ndërtimit.

“Sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimit dhe sado të madh ta kesh pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe nuk e gëzon dot më atë ndërtim,” theksoi ai.

Front i ri Iufte? Avionët rusë hyjnë në qieIIin e Estonisë, tensionet rriten ndjeshëm

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten, tha qeveria e vendit.

Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.

Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune, pavarësisht se avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.

VIDEO/ Tritoli në banesën e deputetit të PD, ja momenti i shpërthimit që tronditi zonën

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Kamzës pak pas mesnatës, kur persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lënde plasëse në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Po ashtu është publikuar edhe një video që tregon momentin e shpërthimit dhe zhurmën e krijuar në zonë.

Pamjet filmike, të siguruara nga një kamera sigurie e vendosur pranë banesës, tregojnë momentin kur ndodh shpërthimi, rreth orës 00:55.

Policia ka konfirmuar më herët se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arjan Sala”, dhe se për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lënduar persona.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen edhe pamjet e kamerave të tjera të sigurisë në zonë.

Dasma LUKSOZE e djalit të Jozefina Topallit/ Njihuni me prindërit e Cindy Marina, MILIONERËT nga Shkodra!

Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj. Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar”.

Kështu shkroi Genar Topalli në sqarimin e tij publik, pas aludimeve se dasma kishte kushtuar 500.000 euro dhe ishte bërë me paratë që nëna e tij, politikania Jozefina Topalli i kishte vjedhur popullit shqiptar.

Cilët janë vjehërrit milionerë të Genar Topallit

Ardian dhe Kristina Marina jetojnë prej afro tre dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë ndërtuar jetën dhe drejtojnë biznese shumë të suksesshme, kryesisht në fushën e transporteve dhe sportit.

Në vitin 2016, familja Marina ka rrëfyer jetën mes vështirësive dhe mundësive të ëndrrës amerikane për emisionin “Jo vetëm modë”, të drejtuar nga Floriana Garo. Ajo mund të cilësohet si një histori suksesi në lëmin e shqiptarëve nëpër botë.

Ardiani si një sportdashës dhe Kristina si një ish-volejbolliste profesioniste, krijuan në vitin 2013 klubin e volejbollit Forza One, më i miri në Kaliforninë e Jugut dhe deri në vitin 2016 kur është realizuar emisioni, kishte më shumë se 100 ekipe për vajza dhe djem.

Në fillimet e tyre janë detyruar të kryejnë punë të cilat, sa ishin në Shqipëri, të rritur me kushte të mira, as nuk i kishin menduar. Kështu, në vitet e para të emigrimit në Itali, Ardiani punoi në ndërtim, ndërkohë kur shkuan në Amerikë, nisi punën si kamionist ku i duhej shpesh të udhëtonte me ditë larg Kristinës dhe fëmijëve të vegjël, për të përmbushur kërkesat e familjes.

Me shumë punë dhe përkushtim, Ardiani e përdori këtë eksperiencë pune për të hapur biznesin e tij në fushën e transportit. Një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, por që Marinat e kthyen në sukses.

Në Amerikën e largët, ku ka shumë punë dhe pak kohë të lirë, çifti Marina janë kthyer në një model suksesi dhe frymëzimi jo vetëm në sajë të bizneseve që ata kanë ngritur, por edhe për mënyrën se si ata kanë ushqyer fëmijët e tyre me dashurinë për Shqipërinë, kulturën dhe Gjuhën Shqipe.

Ardiani dhe Kristina janë dëshmi se ëndrrat, dëshirat dhe pasionet nuk njohin hapësira gjeografike, por flasin me një gjuhë universale, e që për të arritur në finishin e suksesit, duhen ushqyer me virtyte, këmbëngulje dhe përkushtim.

Më poshtë, emisioni i plotë i realizuar në vitin 2016, ku familja Marina kanë treguar për jetën e vet dhe pasurinë që kanë krijuar të gjithë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që një dekadë më pas ajo është shumëfishuar dhe zerot në llogari vetëm janë shtuar falë menaxhimit të suksesshëm nga Ardiani, Kristina dhe fëmijët.

Qeveria fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet

Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të vihet në jetë përmes “Paqes Fiskale” 2026–2029. Në mandatin e katërt qeverisës do të çelet një kapitull i ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta.

Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore.

Programi qeverisës synon që deri në vitin 2029 të vijohet me politikën e taksës 0% për bizneset e vogla, si dhe të zbatohet reforma e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, duke kaluar në një sistem të ri të bazuar në vlerën reale të tregut përmes përditësimit të çmimeve, rivlerësimit masiv të pasurive dhe Kadastrës Fiskale.

Të ardhurat tatimore do të rriten me mbi 30 miliardë lekë në vit përmes zgjerimit të bazës tatimore pa rritur barrën fiskale, përmes digjitalizimit të shërbimeve, si dhe vazhdimit të luftës ndaj informalitetit.

Gjithashtu, inteligjenca artificiale do të zbatohet në sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë, duke rritur transparencën, ulur evazionin dhe përshpejtuar procedurat për qytetarët dhe bizneset./scan.al