Ukraina nis kundërofensivë në Donetsk, raportohet se ka çliruar mbi 160 km2 territor të pushtuar nga rusët

Forcat ukrainase kanë çliruar 160 kilometra katrorë territor gjatë një “operacioni kundërsulmues” të vazhdueshëm në rajonin lindor të Donetskut, tha Presidenti Volodymyr Zelensky më 18 shtator.

Forcat ukrainase e kanë kaluar muajin e kaluar duke i shtyrë trupat ruse prapa pasi ato përparuan 15-20 kilometra drejt autostradës strategjike Dobropillia-Kramatorsk, pranë qytetit të Pokrovskut. Që nga fundi i gushtit, njësitë ukrainase kanë rimarrë kontrollin e shumë fshatrave në zonë.

Shtatë vendbanime janë rimarrë në sektorët Dobropillia dhe Pokrovsk gjatë operacionit, tha Zelensky, duke cituar një raport nga Komandanti i Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi.

Trupat ukrainase kanë kapur gjithashtu gati 100 ushtarë rusë, sipas tij.

“Ukraina po mbron me të drejtë pozicionet dhe tokën e saj,” tha Zelensky. “Ne po i prishim të gjitha planet e Rusisë – planet për të shkatërruar shtetin tonë.”

Zelensky tha se 170 kilometra shtesë të territorit ukrainas “janë pastruar nga forcat ruse”. Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth gjendjes ose statusit strategjik të zonave.

“Humbjet ruse që nga fillimi i kundërsulmit tonë vetëm në drejtimin e Pokrovskut, gjatë disa javëve të fundit, tejkalojnë 2,500. Nga këta, mbi 1,300 ushtarë rusë janë vrarë”, tha Zelensky, duke shtuar se operacionet kundërsulmuese të Ukrainës në Oblastin e Donetskut janë duke vazhduar.

Zelensky gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për ndihmë të vazhdueshme ushtarake nga partnerët ndërkombëtarë dhe kërkoi shtrëngimin e sanksioneve për të ushtruar presion mbi Rusinë në negociatat e paqes.

Deklarata vjen mes kundërsulmeve më të shpeshta nga pala ukrainase, e cila ka qenë në një pozicion mbrojtës strategjik përgjatë vijës së frontit në Ukrainën lindore për gati dy vjet.

Forcat ukrainase çliruan fshatin Zarichné në rajonin e Donetskut më 8 shtator. Operacioni u krye nga ushtarët e Regjimentit të 425-të Sulmues, i njohur më mirë si Skelia.

Më herët këtë muaj, e njëjta njësi raportoi pastrimin e Novoekonomichne dhe Udachne, dy fshatra në zonën e qytetit të sulmuar Pokrovsk.

Megjithatë, Rusia ndoqi operacione ofensive me intensitet të lartë në të gjithë vijën e frontit gjatë verës. Sipas grupit ukrainas të hartëzimit dhe monitorimit Deep State, forcat ruse pushtuan 1,548 kilometra katrorë gjatë verës, dukshëm më shumë se 659 kilometrat katrorë të pushtuar në periudhën ekuivalente në vitin 2024.

Zelensky paralajmëroi më 16 shtator se Rusia po përgatit dy operacione të mëdha ofensive për vjeshtën. Megjithatë, humbjet e vazhdueshme në personel dhe pajisje mund të pengojnë aftësinë e Moskës për t’i kryer ato, shtoi presidenti.

Helmimi i tri motrave të mitura në Korçë, dyshohet se konsumuan karamele me kanabis! 3-vjeçarja në intubim

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Korçë, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë ngrënë disa karamele, që dyshohet se i gjetën pranë një koshi mbeturinash.

Tre motrat kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave karamele të cilat dyshohet se kanë pasur përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash).

Nga ana e policisë, është konfirmuar se karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3-vjeçarja, e cila u intubua në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, nën kujdesin e mjekëve në pediatri.

Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.

PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e Tiranës, Berisha: Kandidati do të jetë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor për kryetar bashkie në Tiranë, edhe pse e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet.

Në studion e Opinion, Berisha u shpreh: “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk do t’i bojkotojmë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Po, do të hyjmë në zgjedhje”.

Sa i përket kandidaturës, kryeopozitari tha se “nëse gjendet një figurë konsensusi e gjithë opozitës është akoma më mirë”.

I pyetur për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.

“Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar si Kryetar Bashkie në Tiranë. Duhet një figurë që plotëson disa kushte.”

Një përgjigje pati edhe për propozimin e kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj që opozita të ketë një kandidat të përbashkët. “Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare”, tha Berisha.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 19 Shtator 2025

Nga Paolo Fox

Dashi

Marrëdhënia ne çift do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve dhe dialogu thuajse do shterroje. Beqaret do kenë disa takime vendimtare te cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat do kalojnë një periudhe te trazuar dhe delikate. Mire do jete te mos shpenzoni pa u menduar.

Demi

Nëse i besoni verbërisht partnerit tuaj gjate kësaj dite, ka mundësi qe te merrni edhe zhgënjime me vone. Ruajeni gjithmonë një hije dyshimi. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te veçante. Yjet nuk do iu ndihmojnë aspak. Financat do filloni t’i stabilizoni duke ndjekur një strategji strikte. Çdo gjë do vendoset ne vendin e vet.

Binjaket

Dite goxha e qëndrueshme dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase dhe ndjesitë qe do përjetoni do jene te mrekullueshme. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ai i shumëprituri. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire kështu qe kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Do bashkëpunoni tej mase me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do ketë goxha përmirësime. Venusi madje do iu nxite te provoni edhe eksperienca te reja. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale. Mundësitë për te pasur takime do jene goxha te mira. ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse mund te digjeni keq.

Luani

Jeta juaj ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe nuk do mbani mëri për gjera elementare. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat duhet t’i marrin shume seriozisht. Nesër nuk i dihet nëse vijnë me apo jo këto mundësi. Ne planin financiar duhet maturi dhe sa me shume maturi. Vetëm kështu mund te mos keni probleme.

Virgjeresha

Dite mjaft pasionante dhe e mbushur me kënaqësi kjo për te dashuruarit. As vete nuk do iu besohet se jeni ju qe do i përjetoni ato emocione. Beqaret me mire t’ia lënë gjerat kohës sepse po u nxituan mund te kenë probleme ne te ardhmen. Për financat mos u bëni ambicioze. Mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse mund te bëni gabime dhe te humbni shume.

Peshorja

Venusi do jete i pozicionuar shume keq sot ne jetën tuaj ne çift. Do refuzoni te bashkëpunoni me partnerin dhe nuk do toleroni asnjë detaj sado te vogël. Beqaret do kenë takime te zakonshme, por shume shpejt njëra prej tyre do shndërrohet ne diçka serioze. Ne planin financiar duhet me patjetër te bëni kursime sepse ndryshe nuk keni për t’ia dale dot.

Akrepi

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate e vështirësi do kalojnë çaste me te këndshme. Beqaret nuk duhet te shpresojnë kot sepse mundësitë për takime nuk do ekzistojnë sot. Financat nuk do jene ne gjendje te keqe, por situata mund te dale jashtë kontrollit po shpenzuat pa mase. Tregohuni te matur.

Shigjetari

Nëse partneri juaj është autoritar dhe nuk i pëlqen aspak qe ju te merrni vendime pa e pyetur, sot ka rrezik qe te keni probleme. Nuk do i mendoni aspak pasojat e veprimeve tuaja. Beqaret me mire te mos tentojnë te joshin cilindo qe do iu dale përpara sepse do kenë probleme me pas. me shpenzimet tregohuni te moderuar dhe nuk do keni vështirësi.

Bricjapi

Mos u tregoni shume kapricoze sot me partnerin tuaj sepse ai nuk do jete ne humor dhe mund te keni probleme serioze. Beqaret do e kenë shume pranë personin e përshtatshëm, por fatkeqësisht nuk do e vene re. Mund te humbin mundësi te mira për një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do keni goxha përmirësime.

Ujori

Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për te dashuruarit. Tregohuni ne çdo moment te gatshëm për te qëndruar pranë partnerit. Beqaret nuk do kenë asnjë ndryshim ne jetën sentimentale. Do iu duhet ende te prisni edhe pak kohe. Financat do jene te ekuilibruara për pjesën me te madhe. Gjithsesi vazhdoni te tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet.

Peshqit

Do i kushtoni me shume rëndësi se kurrë sot jetës suaj ne çift. Do lindi çdo gjë tjetër pas dore vetëm qe te riktheni emocionet dhe pasionin. Beqaret nga ana tjetër do kenë shume kërkesa për princin e kaltër dhe nuk do mund te fillojnë as sot një lidhje. Gjendja financiare do jete e mire. Përfitoni për te lidhur kontrata apo për ndodhje shpenzim te domosdoshëm.

“Mbajeni b **** drejt…”/ Berisha i “fali” Mediut deputetin, “shpërthen” Vrenozi: Hiqeni emrin e tij…

Deputeti i PD, Fidel Kreka, ka kaluar në grupin parlamentar të Partisë Republikane të Fatmir Mediut.

Ky vendim duket se ka nxitur simpatizantin e demokratëve, Ilir Vrenozin, që të “shpërthejë” në rrjetet sociale, duke i kërkuar me urgjencë Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit që ta largojnë Fidel Krekën nga aty dhe ta rikthejnë te grupi parlamentar i PD.

“Mbajini pak b*thët drejt me Fidel Krekën. Nëse doni luftë, e fillojmë luftën! Hiqe emrin e Fidel Krekës nga grupi parlamentar i kësaj. Unë e kam mik Fatmir Mediun, s’kam fare lidhje me këto gjëra. Unë dua Fidel Krekën. Fidel Krekën mos ma ngatërroni me grupe parlamentare, hajde këtu, ik aty. Jo! Lëre, ai është djalë i ri, sa ka hyrë në politikë.

Mos e ngatërroni Fidel Krekën me këto gjëra që bëni ju. Fare, fare, nuk dua. Jemi një grup i madh që nuk duam. Dhe nuk duam që Fidel Krekën ta vendosni në grupe parlamentare që s’kanë lidhje me PD. Sikur edhe formalisht, nuk e duam o vëlla. Të lutem shumë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, ju lutem shumë, hiqni emrin e Fidel Krekës nga lista e grupit parlamentar të aleatëve”, shprehej Vrenozi në video.

T R0NDlTËSE në Përmet/ Polici 56-vjeçar në Ιidhje in time me 16-υjeçaren

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Përmetit, ku një efektiv i policisë, shtetasi A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare, me inicialet S. K., nga Këlcyra.

Indicia për këtë rast u bë publike fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke alarmuar opinionin publik dhe strukturat ligjzbatuese.

Menjëherë pas publikimit, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër nisi hetimet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për shkak të përfshirjes së një punonjësi policie.

Rasti është zbuluar përmes disa videove me përmbajtje intime, që ishin shpërndarë në mënyrë virtuale dhe ishin në posedim të disa të rinjve, shokë të përbashkët të vajzës, shkruan joq.

Dyshohet se këta persona kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin e policisë, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve.

Deri më tani, janë shoqëruar 7 persona të përfshirë në këtë rast, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen, rolin e secilit dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë, vajza e mitur është marrë në mbrojtje dhe pritet që të merret në pyetje në prani të psikologut dhe përfaqësuesve ligjorë.

Katari bën lëvizjen e radhës kundër Izraelit: Për krimet duhet të mbash përgjegjësi

Katari njoftoi mbrëmë se synon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), pas sulmeve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që kanë shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, deklaroi përmes një postimi në rrjetin social X se ka zhvilluar dy takime me Zëvendës Prokurorin e GJNP-së, Nazhat Khan, për të diskutuar hapat e mëtejshëm ligjorë në lidhje me këtë çështje.

“E përsërita angazhimin e Katarit për të mbështetur rrugën e drejtësisë ndërkombëtare dhe për të siguruar që ata që kanë kryer krime të mbahen përgjegjës dhe të mos i shpëtojnë ndëshkimit sipas ligjit penal ndërkombëtar,” shkroi Khulaifi, duke dënuar “agresionin e Izraelit kundër Shtetit të Katarit”.

Shqipëria fiton pozicione në renditjen e re të FIFA-s, Kosova vendos rekord, ja kush kombëtare kryeson listën

Kombëtarja shqiptare bëri dy ndeshje të mira në shtator, miqësoren me Gjilbratarin dhe zyrtaren me Letoninë.

Kuqezinjtë i fituan të dyja sfidat dhe falë kësaj, ata janë ngjitur në renditjen e FIFA-s.

Nga vendi i 68-të, Shqipëria renditet në vendin të 66-të.

Nga ana tjetër, Kosova ka arritur pozicionin më të lartë në historinë e “Dardanëve” që nga viti 2016-të.

Falë fitores kundër Suedisë, Kosova është ngjitur në vendin e 91-të ndërkohë që herën e kaluar ndodhej në të 95-ën.

Ndërsa Spanja kryeson listën, duke u renditur në vendin e parë.

Shpenzimet për fëmijët nën 18 vjeç/ Nga faturat për kurset e gjuhëve të huaja, tek dokumentacioni që duhet të ruani për të përfituar..

Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë dokumentacioni që do të ruhet dhe që justifikon shpenzimet për arsimimin e fëmijëve nën 18 vjeç.

Nga marsi 2026, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve. Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë.

Nëpërmjet rubrikës “Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2025”, Administrata Tatimore ka sqaruar se shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026. Po ashtu kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja.

“Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2 përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë. Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.

Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Sa më sipër, zbritjet e kësaj kategorie do të aplikohen për të ardhurat e tatueshme të vitit 2025 (deklarim i të cilave bëhet brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës)”, kanë sqaruar Tatimet.

Kontratat apo dokumentet e tjera për njohjen e shpenzimeve nuk do të ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ato nevojiten të ruhen në raste të kontrollit tatimor.

Por kujdes njohja e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç do të sjellë kompensim nëpërmjet rillogaritjes së tatimit. Të ardhurave vjetore bruto nën 1,2 mln lekë do t’u zbritet shpenzimi prej 100 mijë lekë. Pas zbritjes së shpenzimeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore bruto të deklaruara në DIVA do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.

Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Rimbursimi apo kompensimi q3ë përfitojnë prindërit do të jetë diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit. Kjo diferencë apo tepricë do të kërkohet brenda 3 muajsh te tatimit për kompensim, pas dërgimit të kërkesës.

DIVA për të ardhurat e 2025-s do të plotësohet më 31 Mars 2026, teksa pritet edhe nga Ministria e Financave miratimi i një udhëzimi për përcaktimin e procedurave. /Monitor

V▪︎anë e g roρosën babanë, Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën, 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan e djalin e vogël

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim përjetë për shtetasin Hysen Meta, i cili bashkë me motrën dhe vëllanë vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën, ngjarje e ndodhur në Shënavlash në vitin 2024.

Prokuroria kërkon po ashtu 30 vite burg për vajzën e viktimës, 5 vite për djalin tjetër dhe 3 vite për gruan e tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të vitit 2024, Prokuroria thotë se u provua se të pandehurit Hysen Meta dhe motra e tij Hygerta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre.

Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babanë, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri Amarildo Meta ka qenë në punë.

Viktima Pëllumb Meta ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri Hysen Meta në prani edhe të të pandehurës Hygerta, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar me mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit.

Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri Hysen Meta. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj Hyseni në prani të saj.

Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.

5. Deklarimin fajtore të të pandehurës Hygerta Meta, për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.

6. Deklarimin fajtore të të pandehurës Hygerta Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.

7. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.

9. Deklarimin fajtore të të pandehurës Blerina Meta për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.