Arrestohet edhe kandidatja për deputete e Ramës për Tiranën

Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Durrësit për skandalin e mbetjeve të rrezikshme të eksportuara nga porti i Durrësit.

Ajo ka marrë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, si pjesë e një procedimi penal që ka përfshirë disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me aktivitetin e kompanisë.

Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

MEDIA GREKE: Brezi i ri i grave shqiptare nuk është më si ai që erdhi në ‘90: Mësoni arsyen pse

Brezi i ri i grave shqiptare nuk është më siç i kujtonim, shkruan mesia greke ku pretendon se vajzat e reja shqiptare qě po rriten në Greqi ushqehen mirë, vishen mirë fhe ekspozohen si vajzat e perëndimit, dhe me bukurinë e tyre tundojnë meshkujt

(VIDEO) “Ato nuk kanë asnjë lidhje me nënat e tyre që kishin ardhur në Greqi dhe në vende të tjera, të vuajtura dhe të rraskapitura nga një regjim totalitar si ai komunist, dhe kërkonin, së bashku me bashkëshortët e tyre, të krijonin një jetë më të mirë në dhe të huaj.

Pavarësisht se sa të këqija ishin gënjeshtrat, ata ia dolën mbanë: Ata arritën të bëheshin pjesë e klasës së mesme kudo që shkuan, ndërsa vetë Shqipëria nuk ka asnjë ngjashmëri me shtetin e dështuar të viteve ’90.

Sigurisht, vajzat e tyre lindën në mjedise të favorshme me ushqim të mirë dhe një jetë të rehatshme, të ushqyera me stilin perëndimor të jetesës, dhe tani ato “tiranizojnë” edhe popullsinë mashkullore pasi janë gra shumë të bukura që janë mësuar edhe me kodin aktual të veshjes së kohës” shkruan media helene, pronews. gr.

Belinda Balluku sapo njoftoi dorëheqjen e …

Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa.

Lajmin e ikjes se Artan Shkrelit dhe emerimin e ri, e ka ndarë në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re.

“Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan zëvendëskryeministrja.

Më herët, Shkrepa ishte një nga kandidatet më të reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet.

Atentati u organizua nga nipi i ish-deputetit Ndoka që ishte në kërkim nga policia, i pranishëm dhe djali i Ardian Nikulajt, zbardhet DINAMIKA e ngjarjes që tronditi Lezhën

Janë zbardhur emrat e personave të dyshuar si autorët kryesorë të atentatit që tronditi mbrëmjen e djeshme zonën e Rrilës në qytetin e Lezhës, ku mbeti i plagosur pronari i berberhanës, Sokol Daci.

Burimet bëjnë me dije se organizatorë të këtij atentati dyshohet se janë djemtë e familjes së ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Më konkretisht mësohet se bëhet fjalë për: Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, të cilët thuhet se prej orësh janë në kërkim nga policia.

Sakaq mësohet se në vendngjarje, në berberhanen në emër të Sokol Dacit ka qenë i pranishëm dhe djali i biznesmenit të ndjerë Ardian Nikulaj, Andri Nikulaj.

Deri më tani rezulton se shënjestër të këtij atentati kanë qenë nipi dhe djali i Ardian Nikulaj, pasi dyshohet se ngjarja ndodhi për shkaqe hakmarrjeje.

Kevin Ndoka ka qenë i shpallur në kërkim prej kohësh nga policia e Lezhës në lidhje me një konflikt të dhunshëm që ai ka pasur me shtetasi Gjergj dhe Nikolin Marku.

Kujtojmë se atentati u organizua mbrëmjen e djeshme në një berberhanë në zonën e Rrilës të qytetit të Lezhës, ku mbeti i plagosur me 4 plumba berberi Sokol Daci, i cili aktualisht mësohet se është në gjendje kritike me jetën.

Detaje të reja nga atentati në Lezhë, polici qëlloi me 10 plumba drejt autorëve! Merando Nikulaj shpallet në kërkim

Atentati ndaj nipit të Nikulajt në Lezhë, ndalohet me urdhër të Prokurorisë efektivi i policisë! Iu përgjigj me armë autorëve
Atentati i organizuar ndaj nipit të Nikulajve, Merando, ka dështuar pasi u ngatërrua shënjestra e cila ishte i riu i sipërpërmendur, por plumbat kapën berberin. Ky i fundit momentin kur u hap zjarr ndaj biznesit të tij mendohet se ka qenë duke qethur Nikulajn.

Dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur dhe Merando Nikulaj, i cili thuhet se po merr trajtim mjekësor në një klinikë private.

Kujtojmë se ditën e sotme, pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës, me urdhër të Prokurorisë është ndaluar një efektiv policie, shtetasi Besart Kovaçi, i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës

Sipas burimeve, gjatë sulmit me armë zjarri, efektivi i policisë i është kundërpërgjigjur autorëve duke përdorur armë zjarri.

Nga verifikimet rezulton se arma e shërbimit e policit kishte 15 fishekë, ndërsa në pistoletë janë gjetur 5, duke ngritur dyshimet se ai ka qëlluar 10 herë. Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje dyshon edhe për përdorimin e një arme të tretë, për të cilën kanë nisur hetimet.

Dyshohet se edhe 21-vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë atentatit, pasi ai është kapur nga kamerat e sigurisë në vështirësi për të ecur, por ai nuk është gjetur në asnjë prej klinikave private. Për këtë arsye, është shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Newsbomb

Predikonte mirësi në rrjete sociale por jetonte në luks të fituar me mashtrim! Me 120 makina e qira 24 mijë franga, gjykata zviceriane jep DËNIMIN për imamin nga Kosova

120 makina, vila me qira 24 mijë franga në muaj, targa speciale, 1,5 milionë franga dëm, kredi të papaguara. Një sheh nga Kosova përfshiu familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy ndihmës, në mashtrime sistematike. Nga një gjykatë zvicerane ai u dënua me 3 vjet e gjysmë burg – dhe 3 vjet ndalimhyrje në Zvicër, raporton gazetari Enver Robelli.

Kujtojmë se Sipas mediave zviceriane, ky imam i cili në rrjete sociale u predikonte mirësinë gati 8000 ndjekësve të tij, tani akuzohet nga drejtësia zvicerane si truri i një skeme komplekse të krimeve ekonomike që ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona frangash.

Në këtë skemë kriminale, ka qënë i përfshirë jo vetëm imami por edhe një rreth i gjerë familjar i tij, i cili përfshinte ish-bashkëshorten, vajzën, tre djemtë e tij dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë. Në total 8 persona u përballën me drejtësinë në një seri veprash kriminale të lidhura njëra me tjetrën që shtrihen në një periudhë dhjetëvjeçare.

Sipas aktakuzës, i dyshuari kryesor, imami, 57-vjeçar se i çoi kompanitë në falimentim gjatë një periudhe prej rreth dhjetë vitesh, përdori kredi hipotekare jo për rinovimin e pronës, por për shpenzime private, dhe mori kredi bankare në mënyrë mashtruese për shpenzime private duke përdorur kompani fiktive.

Ai akuzohet më tej për evazion fiskal dhe për marrje mashtruese të kredive për Covid-19 përmes deklaratave të rreme. Ai dyshohet gjithashtu se ka deklaruar paga mujore fiktive për djemtë dhe ish-gruan e tij me qëllim që të siguronte lejet e tyre të qëndrimit nga autoritetet.

“Hetimet e policisë kishin nisur me një bastisje në një vilë luksoze afër Zürichut, për të cilën shehu paguante qira marramendëse prej 24 mijë frangash në muaj. Gjatë operacionit, hetuesit konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike; po ashtu u zbulua një sistem kompleks i firmave fiktive që shërbenin si mbulesë për pasurimin e paligjshëm. Sipas prokurorisë, ky sheh luante rolin e një sipërmarrësi të patundshmërive, duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran me bilance të falsifikua” ka raportuar më tej në artikullin e tij Robelli.

I cili më tej ka shkruar se ndonëse para zyrave të shtetit imam-shehu deklaronte se ishte i varefër, familja e tij kishte një flotë  prej 120 makinash. Mes tyre bien në sy vetura të tipit Porsche Panamera, disa modele Mercedes dhe një Hummer H2 Luxury. Si merakli i veturave shehu shpenzoi rreth 100 mijë franga vetëm për blerjen e tri tabelave të regjistrimit me numra të veçantë, të cilat në Zvicër shiten në ankand si simbole prestigji.

Si u dënuan faliljarët e imamit?

Sipas raportimit të bërë nga Enver Robelli: Sa i përket anëtarëve të tjerë të familjes, përfshirë ish-bashkëshorten dhe katër fëmijët, gjykata vendosi t’i lirojë nga akuzat ose t’i dënojë me gjoba minimale. Arsyetimi i gjykatës ishte se brenda familjes mbretëronte një strukturë strikte patriarkale ku shehu vendoste për çdo gjë. Fëmijët dëshmuan se kishin nënshkruar dokumente verbërisht për shkak të besimit ndaj babait dhe nuk kishin njohuri për financat. Madje, për shkak të muajve të kaluar në paraburgim, vajza dhe njëri nga djemtë e tij do të dëmshpërblehen me rreth 70 mijë franga nga shteti, pasi gjykata vlerësoi se nuk mund të ketë “përgjegjësi kolektive” për mëkatet e kryefamiljarit.

Gjatë procesit, shehu kërkoi falje duke u arsyetuar se si prijës fetar nuk dëshironte të figuronte publikisht si pronar biznesesh, andaj përdori anëtarët e familjes. Gjykatësja ishte e bindur se energjia kriminale e shehut kosovar ishte rritur me kalimin e kohës dhe dënimet e mëparshme me gjoba nuk kishin pasur asnjë efekt reflektimi tek ai. Njëri ndihmës i shehut u dënua me kusht, aktgjykimi për tjetrin do të pasojë më vonë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fenver.robelli%2Fposts%2Fpfbid0291CQjMmCpzC7pBff61iFzMWNh7qmNS3iUTgXoXDEFrcF5PHvyRmDC4NKMxj3aTNWl&show_text=true&width=500

“A u sikletose?” – Mateo e pyet ‘në sy’ Brikenën për surprizën, ajo habit me shpjegimin: “Kam frikë…”

Pas surprizës me arushin që u komentua gjerësisht për reagimin e saj të ftohtë dhe gjuhën e trupit refuzuese, Mateo ka vendosur t’i kërkojë llogari Brikenës drejtpërdrejt.

Në një bisedë në oborr, ai e ka pyetur hapur rreth sjelljes së saj, duke marrë një shpjegim sa të sinqertë, aq edhe të ‘çuditshëm’.

Brikena është justifikuar duke thënë se reagimet e saj (si shikimi anash apo prekja e thonjve) vijnë nga pasiguria dhe frika se mos surpriza nuk është për të.

Ajo solli si shembull rastin e surprizës së Gretës, duke treguar se ka gjithmonë frikë nga një situatë e sikletshme publike.

“Thashë mos ka gabuar personi… mos më thonë ‘Brikena hyr brenda se nuk është për ty’ dhe qeshin dikush tjetër,” u shpreh ajo, duke treguar se kompleksi i një “refuzimi” publik e bën të reagojë ashtu.

Ajo këmbënguli se këto janë tik-e të sajat dhe nuk kanë lidhje me personin:

“Kështu kam bërë, po unë i kam thjesht reagimet e mia, nuk do të thotë gjë,” sqaroi Brikena.

Nga ana tjetër, Mateo u tregua mirëkuptues dhe i prerë ndaj zërave të shtëpisë që e cilësuan Brikenën si mosmirënjohëse apo të ftohtë.

“Unë pyes vetë. Të merresha me mendimet e këtyre unë…” tha ai duke qeshur, duke lënë të kuptohet se i beson asaj dhe jo thashethemeve.

“Kam dhimbje zemre…”/ Selvije Jao prek me dedikimin emocionues për Shpat Kasapin!

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapi, ka publikuar së fundmi një InstaStory ku shpreh dhimbjen e mungesës për këngëtarin. “Kur më mungon, ndiej një dhimbje zemre që është e pamundur të durohet. Kështu do të të kujtoj, derisa të takohemi sërish”.

Rikujtojmë se Shpat Kasapi ndërroi jetë në muajin nëntor si pasojë e një sulmi në zemër, derisa ishte në Itali. I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten Selvije dhe djalin, Roelin. Shpat Kasapi nuk ishte vetëm një këngëtar i dashur për publikun shqiptar, por ishte edhe një burrë i përkushtuar dhe kishte një prani të ngrohtë për familjen dhe miqtë e tij.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh, të ndjeshëm, jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale të atyre që e donin.

U zhduk 3 javë më parë, turisti gjendet COΡA COΡA!/

Autoritetet në Tajlandë kanë konfirmuar se mbetjet mortore të një turisti të zhdukur prej rreth tre javësh janë gjetur në një varr të cekët pranë qytetit turistik të njohur për jetën e natës, Pattaya.

Viktima është identifikuar si Mikhail Emelianov, 30 vjeç, shtetas rus. Zbulimi u bë më 1 shkurt, pasi policia u njoftua nga një banor lokal.

Mbetjet ishin varrosur në disa pika të një zone të braktisur dhe po i nënshtrohen ende verifikimeve përfundimtare, megjithëse policia thotë se ka bindje të fortë për identitetin, bazuar në veshje dhe shenja dalluese.

Drejtori i policisë rajonale deklaroi se ekzaminimet paraprake sugjerojnë se vdekja ka ndodhur të paktën dhjetë ditë më parë dhe se plagët janë në përputhje me dhunë fizike.

Hetuesit dyshojnë se motivi lidhet me një borxh rreth 120 mijë dollarë, i dyshuar i lidhur me aktivitet kriminal.

Sipas familjes, Emelianov u zhduk në fillim të janarit, pasi kishte takuar dy persona të tjerë rusë në Pattaya.

Gjatë ditës së zhdukjes, ai kishte ndarë vazhdimisht vendndodhjen me nënën e tij dhe i kishte dërguar një mesazh të fundit mbrëmjen e asaj dite.

Policia njoftoi se dy shtetas rusë, Iaroslav Demidov, 34 vjeç dhe Dmitrii Makalev, 37 vjeç, janë arrestuar dhe mbahen në paraburgim.

Ata akuzohen për vrasje me dashje, fshehje të trupit dhe ndalim me dhunë që ka çuar në vdekjen e viktimës.

Zbardhet identiteti/ Kush është “Isida” agjentja private që tentoi t’i zbulojë përgjuesat e policisë në banesën e Erjon Llapushit!

Isida Kipi është dedektivja private që ka tentuar të heqë paisjet përgjuese të Policisë së Shtetit, që ishin vendosur në banesën e personit në kërkim, Erjon Llapushi.

Kipi, ka kryer veprime me paisje elektronike dedektorë për të gjetur vendin ku ishin vendosur paisjet përgjuese.

Tashmë ajo është proceduar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që zbulojnë zbardhjen e të vërtetës” dhe rasti po ndiqet nga prokuroria e Korçës.

Mes personave të proceduar është dhe një person lidhje familjare e Erjon Llapushit, i cili rezulton të ketë kontraktuar Isida Kipin me qëllim, zbulimin e përgjuesit.

Pavarësisht kontrolleve, mësohet se dedektivja private nuk ka mundur të gjejë paisjen përgjuese që policia besohet se kishte futur në banesën e personit në kërkim./syri

6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin, AKPA: Mundësi për të gjitha nivelet arsimore

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se në portalin zyrtar të punësimit puna.gov.al janë shpallur 6 mijë vende të lira pune, duke krijuar mundësi konkrete punësimi për qytetarët në të gjithë vendin.

Sipas AKPA, ofertat e punës përfshijnë qindra pozicione në sektorë të ndryshëm dhe janë të hapura për aplikim për të gjitha nivelet arsimore, nga arsimi bazë deri te arsimi i lartë dhe ai profesional.

Qindra pozicione në fusha të ndryshme profesionale janë të hapura, duke përfshirë pozicione, si: ekonomistë, menaxherë, specialistë komunikimi, zhvillues softuerësh, inxhinierë mekanikë, civilë dhe të elektroteknologjisë, si edhe nëpunës zyre dhe finance, drejtues në tregti dhe specialistë të fushave të ndryshme teknike.

Krahas këtyre, tregu ka nevojë edhe për zanatçinj si dhe një sërë profesionesh të tjera që nuk kërkojnë një nivel të lartë arsimor, si punonjës pastrimi, punëtorë ndërtimi, ndihmës kuzhinierë, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh, si dhe pozicione të tjera në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thekson se portali puna.gov.al ofron një proces aplikimi të thjeshtë, të shpejtë dhe transparent, duke u mundësuar qytetarëve të krijojnë profilin e tyre, të ngarkojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të aplikojnë online për pozicionet që përputhen me kualifikimet dhe interesat e tyre profesionale.

Përmes këtij portali, punëkërkuesit kanë mundësi të informohen në kohë reale për ofertat e reja të punës. Ndërkohë, bizneset dhe institucionet përfitojnë nga një databazë e gjerë kandidatësh, duke lehtësuar procesin e rekrutimit.

Për individët që hasin vështirësi gjatë aplikimit ose kanë nevojë për orientim, AKPA njofton se mund të drejtohen pranë zyrës së punës më të afërt, ku specialistët ofrojnë asistencë dhe këshillim të personalizuar.

Kjo nismë synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në tregun e punës dhe të lidhë kërkesën e bizneseve me ofertën e fuqisë punëtore.