Dorëhiqen mbi 50 drejtor / Kush nuk Iargohet, shkarkohet. Sektorët, nga AKSHI, Doganat, Tatimet

Ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama ka prekur të gjithë vendin. Mbi 50 drejtor janë dorëhequr e kush spranon largimin vullnetar do shkakrohet.

Nga AKSHI, Sigurimet Shoqërore, Doganat, Arsimi, Hipotekat, Energjitika, Mjekësia, Infrastruktura janë ndër sektorët ku priten emërimet e reja.

Kjo sapo z.Rama të kthehet nga Budva ku ndodhet në një samit.

Të vetmit drejtues që nuk largohen Kryepolici Skënder Hita dhe kreu i Gardës.

Çfarë do të ndodhë të shtunën? Gazetari zbulon detaje: Policia ka identifikuar grupet në “TeIegram”

Gazetari Eni Ferhati zbuluar detaje lidhur me protestën e njoftuar ditën e shtunë. Ferhati gjatë fjalës së tij u shpreh se struktura të Policisë së Shtetit kanë rritur nivelin e gatishmërisë dhe po hartojnë një plan operacional konkret për të përballuar situatën.

Ai tha në Euroneës se policia ka arritur të identifikojnë grupet e komunikimit ku koordinohen të rinjtë. Këto kanale aplikacionesh, kryesisht në Telegram, tashmë ndodhen nën monitorimin e rreptë të policisë.

“Nisur nga ajo që ka ndodhur gjatë javës së fundit, policia ka marrë informacion dhe ka thirrje në fakt publike në rrjetet sociale për një organizim ditën në shtunë në datën 24 për një protestë ku është ftuar madje dhe diaspora.

Sigurisht nisur nga këto thirrje, policia ka marrë masat për të shtuar numrin e forcave të policisë që sot kanë qenë më pak absolutisht nisur dhe nga numri i ulët i protestuesve, për të patur gjithashtu edhe një plan operacional më konkret lidhur me protestën e ditës së shtunë.

Pasi policia ka arritur në fakt të identifikojë grupet e komunikimit ku organizohen këto të rinj, këto grupime lidhur me protestat. Po ashtu është publik publikuar edhe një investigim i Fox Neës i cili ka zbuluar edhe rrjetin global të kaosit siç njihet ku janë 101 organizata nga nëntë vende mes tyre edhe ajo që njihet si ‘Antifa’.

Ku koordinohen pra grupet e të rinjve pikërisht në këto kanale komunikimi në Telegram të cilat tashmë monitorohen edhe nga policia shqiptare, është bërë një thirrje për një riorganizim të atij që njihet si akti i dytë më 24 tetor ku pak a shumë skenat të cilat kemi parë në Tiranë i kemi parë dhe në qytete të tjera të Europës nga Parisi”, tha ai.

“Sa është bursa e studentëve?” i riu vë në sikIet Blendi Klosin në studio, ndërhyn gazetari: Ua, ua, ky nuk e di

Një debat mes studentëve dhe përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është zhvilluar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion”, ku në qendër të diskutimit kanë qenë edhe bursat për studentët ekselentë.

Gjatë bisedës, një prej të rinjve të pranishëm në panel e ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së se sa është bursa që përfitojnë studentët me rezultate të larta. Klosi është përgjigjur se nuk e dinte shumën, duke nxitur reagimin e studentit, i cili e pyeti se si ishte e mundur që një përfaqësues i lartë i PS-së të mos e dinte këtë shifër.

Debatit i është bashkuar edhe gazetari Armand Shkullaku, i cili ka komentuar përgjigjen e Klosit me ironi.

Pjesë nga debati:

Studenti: Sa është bursa?

Blendi Klosi: Nuk e di!

Studenti: Si nuk mund ta dijë Sekretari i PS-së?

Blendi Klosi: Hajde ta diskutojmë.

Studenti: 100 mijë lekë të vjetra, për çfarë del?

Armand Shkullaku: Ua, ua, ky nuk e di sa është bursa e studentëve.

Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)

Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatumit për dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve të varësisë, ministrat kanë zhvilluar mbledhje urgjente me vartësit, duke u komunikuar kërkesën e kreut të qeverisë për largimin nga detyra.

Vox News ka mësuar detaje të reja nga operacioni i gjerë i ndryshimeve në administratë, i cili prek disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, nga Tatimet dhe Doganat, te infrastruktura, energjetika, burgjet, prokurimet publike dhe agjencitë shtetërore.

Sipas informacioneve të siguruara nga Vox News, procesi i dorëheqjeve duhet të nisë zyrtarisht të premten, më 23 tetor, në orën 08:00 të mëngjesit, dhe të përfundojë plotësisht deri të hënën, më 26 tetor.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu mbledhje me vartësit, i kërkon dorëheqjen edhe drejtoreshës së sapoemëruar të Burgjeve

Një nga mbledhjet e para është zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku rreth orës 15:00 ministri Toni Gogu ka thirrur drejtuesit e institucioneve në varësi, duke u komunikuar urdhrin e kryeministrit.

Në listën e drejtuesve të cilëve u është kërkuar dorëheqja është Besmir Kola, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, i cili u emërua në këtë funksion në korrik të këtij viti.

Kërkesa i është komunikuar edhe Ergys Qiricit, drejtorit të Përgjithshëm të Përmbarimit, si dhe Valdrin Pjetrit, i cili drejton Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP).

Një tjetër emër në listë është Eduard Merkaj, kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, institucioni që zëvendësoi ish-Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Por rasti më i veçantë është ai i Sadleva Bodos, drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve.

Bodo u emërua në këtë detyrë vetëm më 14 tetor, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit. Megjithëse ka vetëm pak ditë në krye të institucionit, burimet konfirmojnë për Vox News se edhe asaj i është kërkuar me telefon që të paraqesë dorëheqjen. Fillimisht Bodo ka rezistuar duke thënë se sapo është emëruar në atë detyrë.

Kjo tregon se urdhri i Ramës nuk bën përjashtim as për drejtuesit e sapoemëruar, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret se këta persona janë emëruar me listë partiake dhe pa konkurs.

Mbledhja e orës 18:30 në Infrastrukturë, ikin drejtuesit e Albpetrol, ARRSH, OST, KESH dhe Albcontrol

Një tjetër mbledhje është zhvilluar në orën 18:30 në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ministri Enea Karakaçi u ka komunikuar drejtuesve të institucioneve dhe kompanive publike kërkesën për dorëheqje.

Mes emrave që preken është Eltar Deda, administrator i kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol që prej tetorit të vitit 2022.

Në listë është edhe Ami Kozeli, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), institucion i akuzuar për një seri skandalesh korruptive që kanë prekur dhe zyrtarët më të lartë shtetëror si dhe biznesmenë të fuqishëm. Një pjesë e dosjeve të ARRSH po hetohen nga SPAK.

Kërkesa për dorëheqje prek gjithashtu drejtuesit e dy kompanive kryesore publike të sektorit elektroenergjetik.

Bëhet fjalë për Elisian Bicin, administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), si dhe Viola Haxhiademin, e cila mori drejtimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) në dhjetor të vitit 2025. Kjo e fundit është nën hetim për dosjen Balluku.

Në këtë valë largimesh përfshihet edhe Ergys Verdho, administratori i Hekurudhës Shqiptare, i cili më parë ka drejtuar si ARRSH-në, ashtu edhe KESH-in. Edhe ky është nën hetim për dosjen Balluku.

Një tjetër drejtues që pritet të paraqesë dorëheqjen është Dritan Isaku, drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol, entit publik që ofron shërbimet e navigimit ajror në hapësirën shqiptare.

Përfshirja e këtyre emrave tregon se kërkesa për largime nuk është kufizuar te drejtoritë klasike të administratës, por është shtrirë edhe te kompanitë shtetërore që administrojnë sektorë strategjikë të ekonomisë.

Nga Silda Anagnosti Çepe te Jonaid Myzyri dhe Ervin Koçi, largime edhe në institucionet e tjera

Vala e dorëheqjeve prek edhe drejtues të institucioneve të rëndësishme jashtë sektorit të energjisë.

Mes tyre është Silda Anagnosti Çepe, administratorja e kompanisë shtetërore IdentiTek, e cila është përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve biometrike të identifikimit. IdentiTek është në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Në listën e largimeve është edhe Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, një institucion i akuzuar si kupola e abuzimeve me tendera.

Myzyri mori këtë detyrë në qershor 2026, pas dorëheqjes së Arlinda Pogajt. Më parë ai ka drejtuar Komisionin e Prokurimit Publik dhe ka qenë nën hetim nga SPAK.

Një tjetër emër është Ervin Koçi, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, institucioni përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Koçi e mban këtë funksion prej shtatorit të vitit 2022, dhe është përfolur për goditje selektive tek institucioni që drejton.

Nga AIDA te AZHBR dhe AKM, kërkesa për dorëheqje prek edhe drejtueset e tri agjencive

Burimet e Vox News bëjnë me dije se kërkesa për dorëheqje është shtrirë edhe në agjencitë që mbulojnë investimet, zhvillimin rural dhe mjedisin.

Në listë është Laura Plaku Saro, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), institucion që merret me promovimin dhe mbështetjen e investimeve vendase e të huaja.

Një tjetër emër është Ardita Kuçi, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), e cila mori drejtimin e institucionit në shtator 2024.

AZHBR është një nga institucionet më të përfolura për skandale me fondet e fermerëve. Për këtë ka reaguar dhe Bashkimi Europian me ndërprerjen e fondeve mbështetëse IPARD.

Kërkesa për dorëheqje prek gjithashtu Marjeta Përlalën, drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), e emëruar në këtë funksion me vendim të Këshillit të Ministrave më 15 janar 2026.

Tatimet, Doganat dhe QKB, tre emra të tjerë në listën e dorëheqjeve

Ndryshimet shtrihen edhe në institucionet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me financat publike dhe aktivitetin e bizneseve.

Sipas informacioneve të Vox News, dorëheqja është kërkuar edhe për Besmir Bejën, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, i cili mori detyrën më 2 shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar kokën e korrupsionit, Gent Gazhelin.

Në listë është edhe Ilir Binaj, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili e drejton administratën tatimore prej tetorit të vitit 2024.

Ndërsa një tjetër drejtues që pritet të largohet është Etugert Llazi, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Sipas burimeve të Vox News, deri në këto momente asnjë prej drejtuesve të cilëve u është komunikuar kërkesa nuk ka shfaqur rezistencë.

Të gjithë kanë konfirmuar marrjen e urdhrit të përcjellë nga ministrat përkatës dhe gatishmërinë për të ndjekur procedurën e dorëheqjes.

Procesi duhet të nisë të premten, në orën 08:00, dhe të përfundojë deri të hënën, kur pritet të jenë dorëzuar të gjitha dorëheqjet e kërkuara./Vox News

Policët i çojnë djalin me pranga në shtëpi, OPGJ-ja nxjerr telefonin, gruaja e kë rcënon: Ta thγej turinjve! Oficeri me cigare në dorë: Ligjin e ka miratuar … (Video)

Një ndërhyrje e punonjësve të Policisë së Tiranës në një banesë të kryeqytetit është shoqëruar me debate të ashpra dhe kërcënime verbale, ndërsa një deklaratë e oficerit të Policisë Gjyqësore për një ligj të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm ka ngritur pikëpyetje mbi njohjen e legjislacionit nga vetë efektivët.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, disa punonjës policie, që prezantohen si efektivë të Komisariatit Nr. 1, shfaqen pranë një banese, ku kanë shoqëruar një të ri me pranga. Sipas deklarimeve të policëve në video, ai dyshohet se i ka vjedhur portofolin një 17-vjeçari. Përballë efektivëve ndodhen një burrë dhe një grua, të cilët përfshihen në një debat të tensionuar me ta. Policët kërkojnë të mësojnë nëse i riu jeton në atë banesë, ndërsa burri u përgjigjet se e ka përzënë nga shtëpia.

“Jo, e kam përzënë nga shtëpia. Gjeni ata që i japin drogë atij”, dëgjohet të thotë burri, duke shtuar se efektivët kishin shkuar edhe dy ditë më parë për kontroll.

Ndërkohë, gruaja kërkon të dijë identitetin e njërit prej punonjësve të policisë, duke e pyetur përse nuk ka numër identifikimi dhe nëse është efektiv civil. Situata acarohet kur oficeri i kërkon gruas të futet brenda, ndërsa ajo i përgjigjet se ndodhet në shtëpinë e saj dhe nuk pranon t’i jepen urdhra.

Në një moment, oficeri paralajmëron shoqërimin e burrit, ndërsa më pas kërkon nga kolegu i tij afrimin e një patrulle me punonjëse policie. Por pjesa që tërheq më shumë vëmendjen vjen në fund të videos, kur oficeri i Policisë Gjyqësore nxjerr telefonin dhe kërkon të regjistrojë deklarimin e familjarëve se i riu nuk banon më me ta.

Gruaja kundërshton menjëherë filmimin, duke pretenduar se oficeri nuk ka të drejtë ligjore ta regjistrojë dhe duke e kërcënuar se do t’ia thyejë telefonin në fytyrë. Për të shpjeguar veprimin e tij, oficeri thotë se bëhet fjalë për një procedurë standarde të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“E kemi procedurë standarde, e miratuar nga drejtori i Përgjithshëm. Është ligj i miratuar në 2024 nga drejtori i Përgjithshëm”, shprehet ai.

Një deklaratë që ngre pyetjen se si mund të miratojë ligje drejtori i Policisë së Shtetit, kur Kushtetuta ia njeh këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mund të miratojë urdhra apo akte të brendshme brenda kompetencave të tij, por jo ligje. Në këtë rast, nuk është e qartë nëse oficeri ka ngatërruar një procedurë të brendshme me një dispozitë ligjore apo nëse i është referuar gabimisht bazës juridike të veprimit.

Debati mes policëve dhe familjarëve:

OPGJ: Djali juaj ka vjedhur një 17-vjeçar.

Burri: As më intereson fare.

Gruaja: Ti kush je të lutem që je pa numër… Civil je?

Burri: Kush je? Kush je ore?

Oficeri i policisë: Ja ku i ke me uniformën e policisë.

Gruaja: Se të kapa në shkelma tani dhe të nxorra përjashta.

OPGJ: Të lutem futu brenda.

Gruaja: Kujt i thua ti futu brenda, jam në shtëpi time unë ore. Hajde se ta jap një shqelm që nuk e ke idenë.

Burri: Largohu!

Gruaja: Largoni prej këtu që tani, largohuni!

OPGJ: Jam oficer i Policisë Gjyqësore.

OPGJ: Do të shoqëroj. (I drejtohet burrit)

Gruaja: Kur të vdes unë.

OPGJ: Afro një patrullë me femër. (I drejtohet kolegut)

Gruaja: Patrullë me femër? S’ka shanse njëherë, s’ka shanse. Ti babain tim nuk e prek dot me dorë.

Burri: Erdhën para dy ditësh, i futën një të kontrolluar. A jeni ju të 1-shit?

OPGJ: A jeton me ju?

Burri: Jo, e kam përzënë nga shtëpia. Gjeni ata që i japin drogë atij.

OPGJ: Ku jeton ti? (I drejtohet djalit me pranga)

Djali: Rrugëve.

Burri: E kam përzënë nga shtëpia, o zotëri.

OPGJ: E kemi procedurë standarde, e miratuar nga drejtori i Përgjithshëm. Është ligj i miratuar në 2024 nga drejtori i Përgjithshëm.

VIDEO

“Tronditet” shteti, Edi Rama i kërkon ministrave, dorëheqjen e gjithë …

Kryeministri Rama duket se ka vendosur marrjen e masave ekstreme, pas protestave të fundit, që kanë tronditur Qeverinë.

Burime të Vox News bëjnë me dije se Rama iu ka kërkuar ministrave, që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të të gjitha institucioneve që ata kanë nën varësi.

Sipas këtyre burimeve, Rama iu ka kërkuar ministrave që të mbledhin këtë pasdite gjithë drejtorët që kanë nën varësi dhe t’iu kërkojnë atyre dorëheqjen e parevokueshme.

Institucionet qe preken jane, duke nisur nga Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK, institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.

Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama, i cili nuk dihet nëse e ka marrë për të qetësuar zemërimin e protestuesve apo për të paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.

Kujtojmë që në disa dalje mediatike të fundit, Rama ka kritikuar ashpër administratën.

Një javë më parë, kryeministri Rama ka paralajmëruar masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u dhënë përgjigje qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave të tyre.

“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, deklaroi Rama.

Rama më pas prezantoi edhe “Shkallën e Meritës” si një tjetër komponent të procesit të transformimit të administratës, krahas nismave të tjera, përfshirë BESA-n dhe platformën “Pasqyra”.

Dhe tashmë nga fjalët, duket se ka kaluar tek veprat, duke kërkuar shkarkimin e gjithë drejtuesve kryesorë nëpër ministritë e vendit./Vox News

“Pedagogët në protestë janë të lidhur me PD”/ Gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës

Pedagogët e universiteteve publike dhe private iu bashkuan për të tretën ditë radhazi protestës së studentëve, duke kundërshtuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se qindra prej tyre janë të lidhur me këtë forcë politike.

Akademikët theksuan se organizimi i tyre është i pavarur dhe se mbështetja për studentët nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por ndaj të gjithë klasës politike, përfshirë edhe opozitën.

Pedagogët u mblodhën fillimisht pranë Universitetit Politeknik, ndërsa në universitete vijon bojkoti i mësimit. Ata e cilësuan sheshin e protestës si “auditorin më të madh të demokracisë”, përpara se të ndërprisnin fjalimet dhe të marshonin drejt studentëve të mbledhur pranë Parlamentit.

Gjatë protestës, Mimoza Manxhari akuzoi qeverinë se po përpiqet të zhvlerësojë kauzën e protestuesve, duke e paraqitur atë si një tubim të dhunshëm.

“Qeveria përpiqet ta delegjitimojë këtë protestë duke e paraqitur si protestë huliganësh. Jo, kjo është një protestë qytetarësh që kërkojnë të rikthejnë besimin te vota dhe te mundësia reale për të ndryshuar qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve”, u shpreh Manxhari.

Ndërsa Ervin Goci kërkoi që pedagogët të kenë një rol më të rëndësishëm në organizimin dhe drejtimin e protestës.

“Mendoj që pedagogët duhet të luanin një rol akoma më drejtues, më udhëheqës. U bëj thirrje që të jenë më shumë”, deklaroi ai.

Marshimi vijoi përgjatë Rrugës së Elbasanit dhe më pas Unazës së Vogël, deri në zonën pranë Akademisë së Shkencave, ku ndodheshin studentët. Pas mbërritjes së pedagogëve, një pjesë e protestuesve çanë kordonin metalik dhe iu afruan efektivëve të policisë. Situata e tensionuar zgjati për disa minuta.

Përveç kërkesave të studentëve, një tjetër çështje e ngritur gjatë protestës ishte deklarata e Sali Berishës, i cili një ditë më parë pretendoi se “qindra pedagogët, të lidhur me Partinë Demokratike, janë sot krahas të tjerëve në protestë”.

Pedagogët e kundërshtuan këtë deklaratë, duke nënvizuar se pjesëmarrja e tyre nuk është rezultat i ndikimit të ndonjë force politike. Enkeleda Olldashi deklaroi se, sipas saj, si Partia Demokratike, ashtu edhe Partia Socialiste po përpiqen ta dobësojnë protestën.

“Të dyja forcat politike, PD dhe PS, po përpiqen ta minojnë, secila në formën e saj. Kështu që kjo është një formë minimi, por duhet të kuptojnë që politika vetëm rininë nuk e minon dot”, tha Olldashi.

Në të njëjtën linjë, Maksim Meço theksoi se kauza e studentëve përfshin të gjithë klasën politike dhe kërkon ndryshime më të gjera në sistem.

“Ne mbështesim kauzën e studentëve dhe kauza e studentëve përfshin gjithë klasën politike dhe një riformatim të sistemit, ku përfshihet edhe kreu i opozitës. Ai bën punën e vet, ndoshta ai kërkon ta përvetësojë këtë”, u shpreh Meço.

Edhe Ermal Hasimja mohoi që vendimi i pedagogëve për t’iu bashkuar protestës të jetë marrë nën ndikimin e opozitës apo të ndonjë figure tjetër politike.

“Vendimin e kanë marrë pedagogët, nuk e ka marrë as Partia Demokratike, as Lapaj, as Shehaj, askush”, deklaroi Hasimja.

Pas marshimit, një pjesë e akademikëve vijuan të qëndronin përkrah studentëve dhe protestuesve të tjerë pranë Parlamentit, duke rikonfirmuar mbështetjen e tyre për kauzën e ngritur.

Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

Deputeti turk Turhan Comez ka denoncuar dërgimin nga qeveria turke të dy makinave ujëhedhëse në Shqipëri një ditë më parë.

Në një shënim në X, deputeti i Partisë së Mirë, thotë se përvoja e Erdoganit në shtypjen e protestave i ka kapërcyer të gjitha kufijtë ndërsa thekson se studentët në Shqipëri protestojnë që prej majit 2026 si pjesë e Lëvizjes së Flamìngove dhe tashmë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama për shkak të papunësisë, emigracionit dhe korrupsionit.

“Një avion transporti ushtarak i Forcave Ajrore Turke ka transportuar dy automjete TOMА në aeroportin e Rinasit, pranë Tiranës.

Më 19 tetor, avioni u ngrit nga Kayseri gjatë orëve të pasdites dhe u kthye menjëherë pasi shkarkoi dy automjetet TOMA.

Automjetet TOMA pritet të përdoren për të shtypur protestat në vend.

Protestat nisën për shkak të dëshirës së dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për të realizuar investime në turizmin luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Së fundmi, protestuesve, të cilët dolën në rrugë në maj të vitit 2026 si pjesë e “Lëvizjes Flamingo”, u janë bashkuar edhe studentët.

Protestuesit kërkojnë zgjidhje për problemet e papunësisë dhe emigracionit, si dhe dorëheqjen e Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë të pamjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, publikoi pamje të dy automjeteve TOMA të mbërritura në aeroport.

Përvoja juaj në shtypjen e protestave i ka kaluar të gjithë kufijtë.

Duke dërguar automjete TOMA në Shqipëri për të spërkatur studentët me ujë nga topat e ujit, tani do të bëheni liderë botërorë”, shkruan ai.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 23 Tetor 2026

Dashi
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te marrin vendime sepse prej tyre varet e ardhmja. Ne planin financiar çdo gjë do jete shume e thjeshte sepse kohet e fundit keni marre masat e duhura.

Demi
Do e dashuroni pa dorashka sot atë qe keni ne krah dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë me pare. Beqaret do fillojnë te njihen me një person interesant me te cilin shume shpejt mund te fillojnë edhe lidhje te qëndrueshme. Beni atë qe do ju duket me e arsyeshme. Për financat do jete dite e mire. Do reflektoni gjere e gjate dhe do gjeni mënyrës sesi ta stabilizoni situatën.

Binjaket
Do jeni shume te drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe do arrini t’i zgjidhni edhe disa probleme qe ju kishin dale. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm te bëjnë ndryshime. Miqtë dhe familjaret nuk do i lënë vetëm asnjë çast. Gjendja e financave do jete goxha e paqëndrueshme. Nuk do mund te kryeni asnjë investim.

Gaforrja
Dite aspak pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni shume mosmarrëveshje dhe debate me njeri­tjetrin dhe ne ndonjë moment do doni te qëndroni vetëm. Beqaret do i habisin te gjithë me një propozim qe do bëjnë. As vete ne fakt nuk e kishin menduar ndonjëherë se mund ta pëlqenin atë person. Gjendja e te ardhurave do jete shume here me e mire se disa kohe me pare.

Luani
Do i mendoni gjerat me mire gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do programoni te ardhmen me partnerin. Te dy do bini dakord për shume gjera. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sepse po përfituan nga ftesat qe do ju bëhen mund te përballen shpejt me zhgënjime. Buxheti do këtë përmirësime te paimagjinueshme. Do arrini te shlyeni borxhet dhe te hiqni para mënjanë.

Virgjeresha
Sektori i dashurisë do jete i mbushur me surpriza gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë një takim te veçante dhe do jene gati te ndryshojnë statusin vetëm se do e pëlqejnë atë jashtë mase. Buxheti do lere për te dëshiruar. Me zor do i kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme.

Peshorja Rutina ka rrezik ta pushtoje sot jetën tuaj ne çift dhe nuk do përjetoni asnjë lloj emocioni ashtu si kishit menduar. Duhet te mundoheni edhe vete te bëni ndryshime. Beqaret do kenë një dite fantastike gjate se cilës mund te marrin vendime re mëdha. Gjendja e financave do mbetet e qëndrueshme, por ju do jeni te kujdesshëm dhe nuk do shpenzoni shuma marramendëse.

Akrepi
Disa planetë do e bekojnë jetën tuaj ne çift sot ndërsa disa te tjerë do sjellin probleme dhe mosmarrëveshje te mëdha. Tregohuni te kujdesshëm. Beqaret duhet te maten disa here para se te hedhin çdo lloj hapi sepse nëse gabojnë situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Ne planin financiar do realizoni transaksione me rëndësi te madhe dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

Shigjetari
Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e keni menduar ne jetën tuaj ne çift problemet dhe mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme dhe do mendoni t’i largoheni gjithçkaje. Beqaret do ndihen gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për te ndryshuar gjendjen ne te cilën ndodhen. Ne planin financiar disa te afërm do ju ndihmojnë te dilni nga problemet ku jeni futur.

Bricjapi
Mos u tregoni posesive sot ju te dashuruarit sepse do keni probleme te mëdha me partnerin me pas. Mire do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Beqaret do fillojnë një histori dashurie te bukur e cila do ua ndryshoje tërësisht jetën. Financat do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni. Po u treguar te matur gjithçka do ju ece si duhet.

Ujori
Ne orët e para te mëngjesit mund te keni disa mosmarrëveshje me partnerin ju te dashuruarit, por me pas do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni ta ndryshoni situatën. Beqaret nuk do ndihen gati te ndryshojnë status edhe pse takimet qe do realizojnë do ua mbushin zemrën me gëzim. Me shpenzimet duhet te tregoheni te kujdesshëm gjithë kohës.

Peshqit
Bashkëpunimi, dialogu dhe mirësia do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te dashuruar se kure me partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite plot ngjyra. Gjithçka mund te ndodhe ne jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni te keni probleme te mëdha.

VIDEO/ Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoItën studentore: Je treguar i butë me protestuesit, tani rrezikon të humbasësh zgjedhjet

“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë gjatë një debati televiziv, ku ka komentuar situatën në Shqipëri dhe protestat kundër qeverisë së mikut të tij politik.

Duke marrë shkas dhe nga protestat masive në Serbi, ku rinia dhe qytetarët shpërthyen nëpër sheshe, duke detyruar Vuçiçin që të jepte dorëheqje, ish-presidenti tha se kryeministri shqiptar ka gabuar duke u treguar tepër i butë me protestuesit.

“Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë.”, pohoi Vuçiç.

Në këtë kontekst, ish-presidenti serb ka paralajmëruar rrezikun e humbjes së zgjedhjeve për Ramën, ndërsa ka mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj tij përballë protestave.