EMRAT/ Dënohet me burg shqiptari dhe gruaja e tij në Angli! V*anë foshnjen e tyre 3-muajshe

Një çift shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurorës në Liverpool, pasi u shpall fajtor për vrasjen e djalit të tyre vetëm 3 muajsh.

Sipas vendimit, 37-vjeçari Klevi Pirjani duhet të vùajë të paktën 19 vite burg, ndërsa bashkëshortja e tij Nivaldi Pirjani minimumi 15 vite, përpara se të mund të kërkojnë lirim me kusht.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 nëntor 2024 në banesën e tyre në Seacombe, Wirral. Çifti nuk arriti të japë një shpjegim të qartë për plagët fatale të foshnjës, Miguel Pirjani, dhe as të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për dëmtimet.

Mjekët në Spitali i Fëmijëve Alder Hey konstatuan se foshnja kishte pësuar dëmtime të rënda, përfshirë thyerje të kafkës dhe fraktura në brinjë, krah dhe këmbë, të cilat sipas ekspertëve ishin shkaktuar gjatë një periudhe disa javore. I mituri ndërroi jetë më 29 nëntor, pasi u shkëput nga aparaturat që e mbanin në jetë.

Gjatë gjyqit, prokurori Peter Wright deklaroi se natyra dhe numri i plagëve tregojnë për abuzim të vazhdueshëm fizik ndaj foshnjës nga prindërit e tij.

Pas vendimit, Policia e Merseyside publikoi edhe telefonatën emergjente në numrin 999, ku dëgjohej babai që raportonte se fëmija kishte ndaluar së marri frymë.

Ndërkohë, gjatë hetimeve, nëna pretendoi se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk deklaroi asnjëherë se e kishte parë atë duke dhunuar foshnjën.

Mbretëria e Bashkuar i bashkohet SHBA-së dhe Francës, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit për të neutralizuar minat e vendosura nga Irani

Mbretëria e Bashkuar po shqyrton mundësinë e dërgimit të një anijeje në Ngushtica e Hormùzit, në një përpjekje për t’iu kundërvënë kërcënimit të minave detare që dyshohet se lidhen me Irani.

Sipas raportimeve të The Times, zyrtarë të mbrojtjes britanike kanë bërë të ditur se plani përfshin përdorimin e një anijeje të Marina Mbretërore Britanike ose të një anijeje tregtare të marrë me qira. Qëllimi është transportimi i dronëve të specializuar, të cilët do të përdoren për zbulimin dhe neutralizimin e minave detare.

Operacioni i mundshëm pritet të jetë pjesë e një misioni shumëkombësh, ku përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara, Franca dhe vende të tjera që nuk janë specifikuar ende.

Τë b.ësh … ks kυr fe mra është me “αto”, shοkon gjιηekoIogia

Sipas gjin.egologëve ka femra që mund tu duket i tm.errshëm se. ksi gjatë menstruacioneve dhe disa të tjerave mund t’ju pëlqejë shumë, kjo varet nga zgjimi se.ksual i gjithësecilit.

Me menstruacione lubrifikimi do të jetë më i madh dhe natyral, prandaj mund të kënaqeni më shumë. 

Përgjithësisht femrat supozojnë se meshkujt nuk pëlqejnë që të bëjnë se.ks gjatë kësaj periudhe të muajit.

Ama nëse jeni kurioze se çfarë partneri juaj mendon flisni me të përpara.

Kujdes! Përdorimi i pr.ezervativit mund të jetë i rehatshëm dhe s.eksi bëhet i sigurtë.

Mjekët thonë se edhe pozicioni që zgjidhni për të bërë se.ks mund t’ju ndihmojë.

Femra e shtrirë në kurriz mund të jetë një pozicion i mirë për të pasur më pak gj.akderdhje.

Ama kini kujdes! Edhe nëse bëni se.ks gjatë me.nstruacioneve mund të ngeleni shtatëzënë.

“Duhet të largohet menjëherë…”/Familja e Selin kërkon përjashtimin e Juelës nga BBV!

Familja e Selin ka reaguar ashpër ndaj Juelës, duke kërkuar përjashtimin e saj nga gara. Në reagimin e tyre publik, familjarët janë shprehur prerë se “Duhet të përjashtohet menjëherë”, duke e konsideruar sjelljen e saj të papranueshme brenda shtëpisë.

Ky reagim vjen pas një përplasjeje të fortë mes Selin dhe Jụelës, ku debatet kanë qenë të ashpra dhe me fjalë të rënda. Në një moment të mëparshëm, situata kishte degraduar deri në ofendime direkte, ku Selina i është drejtuar Juelës me fjalët: “Qëndro larg meje”, duke e shtuar edhe më shumë tensionin mes tyre.

Familjarët e Selinës kanë publikuar edhe pamje (video) për të mbështetur qëndrimin e tyre, duke pretenduar se ajo që është parë është e mjaftueshme për të marrë masa nga produksioni. Ndërkaq, pas kritikave të forta të bëra nga opinionisti Arbër Hajdari ndaj Selin në Big Brother VIP Albania, ka reaguar edhe familja e saj, duke dalë publikisht me akuza të drejtpërdrejta. Në reagimin e tyre, ata e kanë cilësuar Hajdarin si “të palexuar dhe të painformuar”.

“Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Debate në GJKKO, Veliaj kërkon aktet, SPAK: I ka refuzuar, ka ofenduar prokurorin

Me debate është shoqëruar seanca e sotme në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë, seancë e cila u shty.

Pas njoftimit të shtyrjes së seancës, avokati i Erion Veliajt, ish-deputeti i PS Plarent Ndrecaj, ka deklàruar se klienti i tij nuk është njohur me aktet dhe se kërkon që fashikujt t’i marrë me inventar.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se SPAK ka deklaruar se Veliajt i janë dhënë aktet por ai i ka refuzuar, dhe se tani ndodhen në një dhomë në IEVP Durrës.

Prokurori Ols Dado ka deklaruar se Veliaj e ka ofenduar para oficerit gjyqësor që ka shkuar për t’i dorëzuar aktet, duke thënë ndër të tjera se ai i ka shkatërruar familjes, dhe se “dy abortet e fëmijëve të mi nuk ua fal”.

Në mbyllje të seancës Gjykata deklaroi se vlerëson që është një proces i panevojshëm inventarizimi dhe listimi, kështuqë fashikujt janë aty dhe seanca e radhës në lidhje me këtë çështje do mbahet të mërkurën në datë 1 prill.

Pjesë nga debati në sallë:

Plarent Ndreca: Fakt është që klienti im nuk është njohur me aktet. Janë shumë materiale. E vetmja kërkesë është që ne t’i marrim me inventar. Kërkesa ime është që kam qenë në institucion, prezent, është një proces thelbësor dhe prokuroria ka përgjegjësi qe t’ia vendosë në dispozicion fashikujt me inventar dhe t’i marrim siç duhen marrë. Jo me matje fashikujsh por të llogaritet çdo fletë dhe të jem bashkë me klientin

Gjykata: Fashikujt gjenden në një ambient në burg

Plarec Ndreca: Po dhe nuk janë marrë sepse duhen marrë me ligj dhe me rregulla. Klienti im ka kërkuar që të njihet me aktet, sepse as unë nuk jam njohur, e vetmja kërkesë është që ne t’i marrim me inventar, sepse nuk mund t’i marrim në atë mënyrë. Prokuroria ka detyrim që të bëj një inventar dhe t’i marrë aktet ashtu siç duhet, jo me numra fashikujsh.

Gjykata: Aktet ndodhen ne IEVP Durrës

Plarent Ndreca: Orientoni prokurorin apo OPGJ që të bëjmë një inventar të akteve në praninë time dhe të klientit tim, jo në atë mënyrë siç janë dhënë.

Prokurori Ols Dado: Dua ta nis nga shprehja e avokatit që tha janë dhënë aktet “Opshe” nuk ka një situatë të tillë. OPGJ kanë shkuar në IEVP Durrës, ata kanë kontaktuar me Erion Veliaj, që në momentet e para ka shfaqur sjelle kundërshtuese, me sjellje jo etike. Veliaj ka patur sjellje kundërshtuese dhe fyese gjatë dorëzimit të akteve. Oficeri thotë se ai ka fyer prokurorin Ols Dado atë ditë, duke thënë ‘ky prokuror ndër më të pasurit’. Oficeri më pas ka kontaktuar me drejtues të IEVP Durrës, oficerët kanë filluar t’i sqarojnë Veliajt se përse ndodhen aty, ai ka folur me fjale fyese, ka akuzuar se më keni shkatërruar familjen. I është drejtuar hetuesit duke i thënë ‘ky pis më ka shkatërruar familjen, abortin e dy fëmijëve të mi nuk kam për të ua falur’. Ne mendojmë që Veliaj është vënë në dijeni për fashikujt që në korrik 2025 nga avokatët e megjithatë gjykata ka vendosur që t’ia japë dhe në burg. Tani na del që i pandehuri i kërkon me inventarizim.

Plarent Ndreca: Nuk i thuhet të pandehurit na merri ku i ke, ndaj thashë “Opshe”. Kanë shkuar pa njoftuar të pandehurit, pa njoftuar mbrojtësin e caktuar nga gjykata, dhe kanë shkuar në qeli. Prokurori duhet ta kuptojë që kur një njeri ka një vit në burg, patjetër do ketë emocione se kur përballet me këtë sjellje arrogante do ketë reagimin e tij. Gjykata ka marrë vendim ta njohë me aktet, por nëse njohja me aktet është thjesht t’ia lësh mbi tavolinë, jo ne i duam me inventarizim. Nëse ne duam të njihemi me aktet dhe për një mbrojtje efiçente, kemi të drejtën tonë kushtetuese të mbrohemi dhe qe ta bëjmë këtë, nuk duhet të ndodhë që të mbahen aktet dhe pastaj jepen pa procesverbal. Ne po kërkojmë gjënë më bazike, kërkojmë njohje me aktet në mënyrë efiçente

SPAK: Nuk ka akte “opshe”, mos improvizoni situata që nuk ekzistojnë

Top Channel

2 shqiptarë marrin ρeng pronarin në Itali, biznesmeni: Ikëm nga frika, donin të..

Dy punëtorë ndërtimi me origjinë shqiptare kanë rrëmbÿer dhe dhunuar pronarin e firmës së ndërtimit me të cilin bashkëpunonin në Trento të Italisë, pasi mendonin se nuk do të paguheshin për punimet e kryera.

Ngjarja ka nisur pas një emaili që pronari i shtëpisë i dërgoi sipërmarrësit, duke kundërshtuar punën e bërë nga dy punëtorët. Kjo situatë rrezikonte pagesën për ta, ndërsa sipërmarrësi 60-vjeçar u përpoq të ndërmjetësonte dhe të gjente një zgjidhje me klientin, në mënyrë që të merrte pagesën dhe më pas t’i paguante punëtorët.

Por dy punëtorët, rreth të 30-ave dhe që punonin si të pavarur, reaguan me zemërim. Të bindur se nuk do të merrnin paratë, ata vendosën të vepronin vetë.

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare, BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran!

Ata e kanë thirrur sipërmarrësin në parkingun “ex Zuffo” në mes të ditës. Sapo ai ka mbërritur, e kanë kapur kundër vullnetit të tij, e kanë tërhequr me forcë dhe e kanë futur brenda në furgonin e tyre të bardhë.

Brenda mjetit, situata është përshkallëzuar: e kanë kërcënuar vazhdimisht që të transferonte paratë në llogaritë e tyre bankare dhe e kanë goditur disa herë me grushte në kokë.

Biznesmeni është mbajtur peng për rreth një orë. Gjatë kësaj kohe, ata e kanë çuar edhe në kantierin ku ishin kryer punimet, duke tentuar të zgjidhnin konfliktin drejtpërdrejt me pronarin e shtëpisë, por pa arritur asnjë marrëveshje.

Më pas, e kanë rikthyer sërish në parking dhe, si formë presioni, i kanë marrë çelësat e furgonit që përdorte për punë, pa pëlqimin e tij.

Ngjarja nuk përfundoi me kaq. Edhe pas lirimit, sipërmarrësi ka marrë vazhdimisht telefonata dhe mesazhe kërcënuese, ku i kërkohej të paguante shumën për punimet, përndryshe do të përballej me pasoja.

I frikësuar për sigurinë e tij dhe të familjes, ai është detyruar të ndryshojë rutinën e përditshme dhe të largohet përkohësisht nga shtëpia, duke gjetur një tjetër vend për të qëndruar për disa ditë.

I tronditur nga ajo që ndodhi, sipërmarrësi tregoi: “Kam pasur shumë frikë për veten, por sidomos për familjen time. Nuk ndiheshim më të sigurt në shtëpi”.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe ka analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në parking, të cilat kanë dokumentuar momentin kur ai është futur me forcë në furgon.

Dy punëtorët, të dy me precedentë penalë, janë identifikuar dhe arrestuar nga karabinierët për rrëmbim personi dhe dhunë, ndërsa janë dërguar në burg dhe pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërkohë, sipas mbrojtjes, pritet që gjatë procesit gjyqësor të sqarohen plotësisht rrethanat, ndërsa po mblidhen prova dhe dëshmi për të rindërtuar në detaje gjithë ngjarjen.

Vαjza nga Ρuka: l fe jυαri është “kοt fαre” në sh. trαt, kυrse unë dυa që të më…

Një vajzë e fejuar ka pakënaqësi për jetën se ksaIe që i ofron partneri i saj. Vajza thotë që djalin e dashuron, ama mungesa e kënaqësisë në marrëdhënie intime po e bën të dyshojë për jetëgjatësinë e kësaj fejese. Kjo është historia e rrëfyer .


“Disa ndoshta edhe do të më paragjykojnë, ama ky është kthyer në një problem serioz për lumturinë time.

Jam një vajzë e re e lindur në Pukë, por jam rritur në Itali. Jam e fejuar prej vitesh me një shqiptar, të cilin e dashuroj.

Por i fejuari im ka probleme në shtrat. Nuk më kënaq as mua as veten. Kështu ka qenë që në fillim, por unë nga dashuria që ndjeja e pata anashkaluar.

Ama tani që na afrohet vendimi për martesë, kur e kujtoj sa kot është seksi me të, e sa kot është ai në shtrat, jam në dilemë.

Gjysma e jetës është në dhomën e gjumit, e kështu siç jemi ne as fëmijë rrezik nuk do të arrijmë të konceptojmë.

I kam kërkuar disa herë të kërkojmë këshillim ose të vizitohet sepse nuk arrin t’më bëjë gjë, por ai nuk pranon, në rregull jam thotë.

Madje më fajëson se unë nuk e dashuroj, kur në fakt unë nga dashuria po më nxihet jeta e më ikën rinia pa shijuar këtë akt normal për këdo.

Kam pretendime në këtë aspekt. Vetëm debatojmë dhe vetëm zihemi. Kur pajtohemi, sa shkojmë prapë është një tmerr dhe sërish zihemi për javë të tëra. Kështu nuk po më shtyhet më.

Çfarë duhet të bëj? A duhet të ndahem? Se ai nuk pranon të vizitohet…”, shkruan ajo.

Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin

Një tjetër sitùatë e rëndë ka trazuar Big Brother VIP Albania, pasi gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari ka publikuar pamje që sipas saj përbëjnë një rast të papranueshëm brenda shtëpisë. Në reagimin e saj, ajo ka qenë shumë e drejtpërdrejtë, duke bërë thirrje publike: “Ngacmim seksual. Denoncojeni!”, duke kërkuar që rasti të merret seriozisht dhe të mos anashkalohet

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ndërsa familjarët e Rogertit kanë reaguar duke kundërshtuar këtë interpretim. Ata kanë lënë të kuptohet se situata po keqinterpretohet dhe se
po bëhen akuza të rënda pa u parë e vërteta e plotë, duke mbrojtur qëndrimin e tij.

Sipas tyre, pamjet nuk tregojnë atë që pretendohet dhe kërkojnë që publiku të mos nxitojë në gjykime, duke theksuar se gjithçka duhet parë në kontekst.

Irani sulmon Izraelin dhe Kuvajtin, pavarësisht deklaratave të Trump për armëpushim

Irani ka ndërmarrë suIme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe Kuvajtit, duke përshkallëzuar ndjeshëm situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Sipas autoriteteve izraelite, të paktën gjashtë persona janë plagosur në disa zona të Tel Aviv, ndërsa dëmet materiale janë shkaktuar kryesisht nga mbetjet e raketave dhe dronëve të neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Nga ana tjetër, autoritetet në Kuvajti deklaruan se kërcënimet u neutralizuan në ajër, ndërsa shpërthimet e dëgjuara ishin pasojë e ndërhyrjes së sistemeve mbrojtëse.

Reagimet dhe diplomacia

Pavarësisht deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump për mundësi negociatash, Irani ka mohuar çdo kontakt të drejtpërdrejtë me SHBA-në. Megjithatë, raporte të ndryshme sugjerojnë komunikime indirekte përmes ndërmjetësve.

Eksperti i sigurisë Kenneth Pollack deklaroi se nuk ka shenja konkrete për përparim diplomatik, duke theksuar se kushtet e vendosura nga Teherani mbeten të papranueshme për Uashingtonin.

Ndikimi ekonomik

Përshkallëzimi i situatës ka ndikuar menjëherë në tregjet globale të energjisë. Ndërprerjet në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret kryesore të furnizimit me energji në botë, kanë çuar në rritjen e çmimit të naftës Brent mbi 102 dollarë për fuçi.

Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të pIagosur dhe ndërtesa të rrafshuara (PAMJE)

Teherani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit në orët e fundit, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të situatës në rajon. Një sulm i mëngjesit në Tel Aviv la gjashtë persona të plagosur, pasi një raketë me rreth 100 kilogramë eksploziv goditi zonën.

Sipas autoriteteve izraelite, vetëm një raketë u lëshua drejt Tel Avivit, por besohet se ishte ose një variant i ri i një rakete balistike me rreze të mesme veprimi ose një sistem me kokë shpërndarëse që përmbante 3-4 bomba të mëdha, secila me peshë rreth 100 kilogramë.
Ky zhvillim vjen pas një armëpushimi që zgjati 15 orë. Më herët në mbrëmje, Izraeli kishte ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Iran, çka duket se nxiti reagimin e menjëhershëm të Teheranit, i cili goditi disa zonë të Izraelit.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar dëme në jug të vendit si pasojë e sulmeve të reja me raketa gjatë natës. Sipas një deklarate zyrtare, njësitë e emergjencës janë dërguar në disa zona ku janë raportuar goditje.

Gjatë gjithë natës, sirenat e alarmit janë aktivizuar në pjesë të ndryshme të Izraelit, pas paralajmërimeve të përsëritura për lëshime raketash nga Irani.Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet reagimi i mëtejshëm i palëve dhe komunitetit ndërkombëtar.