Tragjedi në këtë vend, 227 të vdekur nga shembja e një miniere, mes tyre fëmijë

Një tragjedi e rëndë ka goditur zonën e Rubayas, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, ku më shumë se 200 kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere.

Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, ndërsa autoritetet lokale theksojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi dyshohet se dhjetëra minatorë ndodhen ende të bllokuar nën rrënoja.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Lubumba Kambere Muyisa, bëri me dije se mes viktimave ka minatorë, gra dhe fëmijë, të cilët ndodheshin në zonë për aktivitete tregtare.

Disa persona janë nxjerrë të gjallë në momentet e fundit, por kanë pësuar lëndime të rënda. Një këshilltar i guvernatorit konfirmoi se bilanci paraprak i viktimave ka arritur të paktën në 227.

Miniera ndodhet në një territor që kontrollohet nga grupi rebel M23 që prej vitit 2024 dhe përbën një burim të rëndësishëm financimi për këtë grup.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rebelët e M23 kanë shfrytëzuar dhe plaçkitur burimet minerare të Rubayas, me mbështetje nga Ruanda, një akuzë që autoritetet në Kigali e kanë mohuar.

Grupi M23 synon rrëzimin e qeverisë në Kinshasa dhe, sipas deklarimeve të tij, mbrojtjen e pakicës Tutsi në Kongo.

Ngjarja e fundit nxjerr në pah jo vetëm rreziqet dhe kushtet e pasigurta të punës në sektorin minerar, por edhe tensionet e vazhdueshme dhe konfliktet e armatosura që destabilizojnë rajonin.

E gatshme të bëjë çdo lloj pune, kush është vajza shqiptare pjesë e dosjes së Epstein?

Në dosjen voluminoze të Jeffrey Epstein, e bërë publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe që përfshin mbi 3 milionë faqe dokumente, rezulton të shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila kishte aplikuar për një pozicion pune si asistente personale.

Sipas dokumenteve zyrtare, një email i dërguar nga vajza, me emrin Egerta Terziu, daton në mars të vitit 2017. Ajo kishte kontaktuar fillimisht një ndërmjetës, identiteti i të cilit është i redaktuar në dosje, duke i dërguar CV-në dhe duke shprehur interes për vendin e punës.

“Nuk jam me bazë në Shtetet e Bashkuara. A është kjo problem?”, shkruan ajo në email, duke iu referuar një oferte pune që, sipas saj, i ishte komunikuar përmes Evan Luthra-s.

Në përgjigje, ndërmjetësi e informon se vendndodhja nuk përbën pengesë dhe i kërkon të dërgojë CV-në si dhe tre fotografi personale me cilësi të mirë. Pas marrjes së materialeve, ai ia përcjell informacionin Jeffrey Epstein-it, duke e përshkruar vajzën si 21–22 vjeçe.

Në vijim të këtij rasti, një email tjetër i datës 29 mars 2017, pjesë e së njëjtës dosje, hedh dritë mbi fazën e mëtejshme të përzgjedhjes së kandidateve. Në këtë komunikim, një bashkëpunëtore i dërgon Epstein-it një listë me “kandidatet kryesore”, duke i bashkëngjitur fotografi dhe video për secilën prej tyre, me qëllim vlerësimin paraprak.

Në të njëjtin komunikim, përmendet sërish edhe vajza shqiptare, e cila përshkruhet si pjesë e listës së kandidateve, për të cilën theksohet se kishte dërguar video dhe se ishte e gatshme për çdo punë, por se kishte komplikime me dokumentacionin.

Bashkëpunëtorja: Edhe kandidatët e tjerë janë interesantë, por nuk janë të bazuar në Nju Jork.

Bashkëpunëtorja (për vajzën shqiptare): Vajza shqiptare gjithashtu do të bëjë çdo lloj pune që ti dëshiron që ajo të bëjë, por është shumë e komplikuar nga ana e dokumenteve.

Bashkëpunëtorja: Ke edhe videon për të.

Bashkëpunëtorja: Më njofto kur t’i takosh ose të flasësh me ndonjërën…

A u kap Miri me telefon? Dalin pamje të tjera që konfirmojnë të vërtetën

Një moment i shkurtër dhe i shpejtë gjatë spektaklit “Prime” mjaftoi që rrjeti të shpërthente në teori konspirative ndaj banorit Miri.

Gjatë një pauze publicitare, kamerat kapën Mirin duke u larguar me nxitim nga divani dhe duke rrëmbyer një objekt që e kishte fshehur poshtë jastëkut.

Lëvizja e tij e dyshimtë bëri që ndjekësit të bindeshin se bëhej fjalë për një telefon celular, një pajisje rreptësisht e ndaluar në shtëpinë e “Big Brother”.

Megjithatë, pamjet e reja dhe më të qarta kanë hedhur poshtë çdo dyshim për thyerje rregullash. Objekti që Miri po fshihte me aq kujdes nuk ishte teknologjik, por një kuti metalike duhani (për duhan të dredhur).

Kjo kuti shërben për të mbajtur letrat, filtrat dhe duhanin, duke qenë mjaft praktike për duhanpirësit brenda shtëpisë.

Pra, “skandali” i telefonit rezultoi të ishte thjesht një moment ku banori po siguronte cigaret e tij gjatë transmetimit të gjatë.

Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë! E shoh me sy të lirë

Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, teksa ka folur për mediat pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Qafë Thanë, deklaroi se shembja është një fenomen natyror.

Teksa u përpoq që për një moment të kthehej në “Baba Vangën” e Shqipërisë, Ami Kozeli tha se shembja është shkaktuar nga mbingopja e malit me ujë dhe këtë e ka konstatuar duke e parë me sy të lirë.

Ai tha se, pavarësisht se trasa e re kalon mbi malin ku ndodhi rrëshqitja dhe mjetet e rënda janë çdo ditë në terren, ndërhyrjet nuk kanë ndikuar në destabilizimin e masivit shkëmbor.

“Kemi konstatuar edhe me sy të lirë se mali është i mbingopur nga uji, çka ka sjellë shembjen e shpatit. Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po kryhen në këtë segment” deklaroi drejtori i ARRSH.

“Me gruan time i kemi larë rrugët e Tiranës”, Mehdi Malkaj rrëfen me lotësh betejën e djalit me drogën

Në “Grida Duma Podcast” erdhi një rrëfimi i sinqertë dhe pa filtra i Mehdi Malkajt për betejën e gjatë dhe të dhimbshme të djalit të tij me drogën.

Pa dramatizime dhe pa viktimizim, aktori i madh foli si baba, me fjalë të thjeshta dhe të vërteta që peshojnë rëndë.

“Gjënë time më të bukur dhe më të lumtur të kësaj kohe e kam momentin kur u vërtetua që u fitua një betejë nga djali”, thotë Malkaj, duke e quajtur këtë fitore më të madhe se çdo sukses personal apo profesional.

Ai rrëfen se djali ishte vetëm 15 vjeç kur provoi për herë të parë drogën, në një kohë kur askush nuk e kuptonte realisht çfarë ishte dhe sa shkatërruese mund të bëhej. “Adoleshentët bien në dashuri me atë që shohin, jo me atë që është”, shprehet ai, duke e përshkruar varësinë si një dashuri të rreme që zgjati më shumë seç duhej.

Malkaj flet hapur për netët pa gjumë, për kërkimet e pafundme në rrugët e Tiranës bashkë me bashkëshorten, për përpjekjet për të qenë shok i djalit dhe jo thjesht prind autoritar. Një rrugë e gjatë, e lodhshme dhe plot pasiguri, ku asgjë nuk ishte e garantuar.

Një nga momentet më prekëse të rrëfimit lidhet me marrëdhënien mes vëllait dhe motrës. Sipas Malkajt, dashuria e motrës u kthye në një dritë të fortë shprese dhe shërimi për djalin. “Ai tani është gjithë jetë, gjithë dritë. Ka sjellë dritë, gëzim, hare në shtëpi”, thotë ai, duke kujtuar edhe pushimet e para familjare pas shumë vitesh, ku djali ishte në timon, serioz dhe korrekt.

“Mua me bën përshtypje tani dashuria që ka me motrën. I thotë ajo më ke borxh 10 puthje”- tha ai duke përshkruar lidhjen mes motrës e vëllait.

Në fund, Mehdi Malkaj përcjell një mesazh të fortë dhe të rrallë për mënyrën si flitet për drogën.

“Mos mallkoni kurrë ‘u paça fëmijët me drogë’. Është luftë e madhe, shumë e madhe. Unë jam një sy e veshë andej e një sy këtej. Nuk i dihet asnjëher”, thotë ai, duke pranuar se vigjilenca nuk mbaron kurrë, por duke besuar se dashuria, familja dhe koha mund të bëjnë mrekulli.

“Me gruan time i kemi larë rrugët e Tiranës. Tërë natën me idene se do ta gjenim djalin, nuk e gjenim, vinte vetë”- tha në një moment të podcastit Malkaj.

Shqipëria në hartën e rrezikut, priten reshje ekstreme gjatë javës në të gjithë rajonin

Europa Jugore po hyn në një fazë rreziku të shtuar nga reshjet intensive, me Shqipërinë të përfshirë qartësisht në hartën e zonave problematike për ditët në vijim.

Parashikimet afatmesme 14-ditore tregojnë se sistemi i motit që ka goditur fuqishëm Gadishullin Iberik po shtrihet gradualisht drejt Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor, duke rritur ndjeshëm mundësinë për reshje të dendura dhe episode ekstreme shiu.

Vatra kryesore e motit ekstrem pritet të jetë Portugalia dhe Spanja perëndimore, ku akumulimet e reshjeve arrijnë nivele shumë të larta për një periudhë kaq të shkurtër. Kjo masë ajrore e paqëndrueshme po avancon drejt lindjes, duke përfshirë Italinë, Adriatikun dhe më pas Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria renditet mes vendeve me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj reshjeve intensive.

Sipas modeleve meteorologjike, gjatë javës vendi mund të përballet me reshje të forta, të përqendruara në intervale të shkurtra kohore, çka rrit rrezikun për përmbytje lokale, rrëshqitje dherash dhe probleme në zonat urbane me kullim të dobët. Zonat bregdetare dhe ato malore mbeten veçanërisht të ndjeshme për shkak të terrenit dhe ngopjes së tokës nga reshjet e mëparshme.

Fenomeni nuk është i izoluar vetëm në Shqipëri. I gjithë rajoni i Mesdheut qendror dhe Ballkanit po shfaq sinjale të qarta të një jave me mot të paqëndrueshëm, ndërsa kontrasti mes masave ajrore të lagështa dhe temperaturave relativisht të buta krijon kushtet për stuhi të forta shiu. /skyweb.al

U pickua nga gjarpri, ndërron jetë këngëtarja e njohur(Emri)

Ifunanya Nwangene, këngëtare nga Nigeria, ndërroi jetë të shtunën pas pickimit nga një gjarpër në kryeqytetin Abuja.

26-vjeçarja u bë e njohur pas pjesëmarrjes në The Voice Nigeria në 2021 dhe njihej për kombinimin e jazz, operës, muzikës klasike dhe solo. Ajo ishte duke planifikuar koncertin e saj të parë solo dhe ishte gjithashtu arkitekte e trajnuar.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një trajner gjarpërinjsh duke nxjerrë një kobër nga apartamenti i saj, ndërsa njerëzit përreth bërtasin.

Fillimisht ajo mori trajtim në një klinikë të afërt, por mungesa e antivenomit e detyroi të shkonte në spital. Përpos përpjekjeve të shumta, gjendja e saj u përkeqësua dhe për fat të keq humbi jetën.

Spitali theksoi se trajtimi ishte i menjëhershëm dhe i duhur, dhe se stafi i tij i dha kujdes maksimal.

Shokon ish-banorja e BBV: “Në dhomën e rrëfimit më thanë ‘kujton se na plas tr*pi për ty’”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, ka bërë një rrëfim shokues gjatë një interviste për MCN, duke hedhur akuza të rënda ndaj stafit të produksionit.

Ajo ka treguar një prapaskenë të errët, duke pretenduar se është bullizuar verbalisht brenda dhomës së rrëfimit.

Jasmin tregoi se gjithçka nisi në një ditë kur ajo ishte sëmurë dhe Vëllai i Madh po e injoronte, ndërkohë që u përgjigjej konkurrentëve të tjerë.

Pas një komenti ironik nga një punonjëse e makeup-it, Jasmina u thirr në dhomën e rrëfimit, ku pretendoi se mori një përgjigje denigruese.

“Më thotë: ‘Ti mendon që ne na plas… tr*pi për ty?’”, rrëfeu Jasmina, duke cituar fjalët e personit nga ana tjetër e kamerës. Ajo shtoi se i është kundërpërgjigjur duke kërkuar respekt: “Ti nuk më drejtohesh dot në këtë dhomë mua kështu.”

Sipas saj, mungesa e respektit ishte e përditshme dhe ofendimet ndaj saj, edhe nga banorët e tjerë, nuk transmetoheshin kurrë.

Përveç ofendimeve, Jasmina hodhi dyshime se loja e saj është censuruar qëllimisht.
“Kam parë që nuk ka dalë asgjë. Njerëzit më thonin ‘ke qenë në gjumë’, ndërkohë unë vetëm gjumë që s’kam fjetur aty brenda,” u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu aludoi se banorët, si në rastin e Albës, kishin direktiva për të mos u përballur me të, duke e lënë kështu jashtë dinamikave kryesore të shtëpisë.

“Gripi më i rrezikshëm i këtij shekulli në Shqipëri”/ Ish-ministri ngre ALARMIN: Masa urgjente…

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më i rrezikshmi i këtij shekulli.

Panariti shprehet se ky grip është një mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2.

Sipas tij, ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze.

Reagimi ALARMANT i Edmond Panaritit:

“Ky nuk është grip i zakonshëm por më i rrezikshmi i këtij shekulli! Mos e quani thjesht grip stinor. Ky është deritani gripi më i rrezikshëm i shekullit.

Është mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2,(nëntipi K). E gjitha kjo sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në Amerikë por edhe të OBSH-se.

Ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze!

Heshtje nga Shëndetësia! Asnjë masë, për shkollat, kopshtet, spitalet. Asnjë udhëzim, por të gjithë në mëshirë të fatit. Ndërkaq situata po përshkallëzohet dhe përkeqësohet!”, shkruan Panariti.

Gazetari Almer Toska kallëzim në SPAK për Ballukun, dhe drejtorët përgjegjës/ Plasaritje dhe çarje në muret e betonit, në tunel

Gazetari Almer Toska ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kallëzimi ka të bëjë me shembjen e tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ndërsa pjesë e kallëzimit veç Ballukut janë edhe drejtorët përgjegjës.

Tuneli i Murrizit ka pësuar pak ditë më parë plasaritje dhe çarje në muret e betonit, vetëm pak kohë pas përfundimit të punimeve dhe hapjes së tij për automjetet. ARRSH pranoi se tuneli nuk ishte kolauduar, pavarësisht se përdorët çdo ditë nga qindra automjete dhe mijëra qytetarë.