Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë pozicion në vitin 2012.

Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet:

Mirë se vini në Paris,

Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës.

Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.

Gjithë të mirat,

Daniel.

Nuk dihet nëse ky takim u zhvillua vërtet.

Ndryshe, Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Kujtojmë se përmbajtja e dosjes së publikuar përfshin afërsisht 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna rreth aktiviteteve të Epstein, 2,000 video dhe 180,000 imazhe.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se një pjesë e përmbajtjes është e vështirë ose e pamundur të publikohet pa mbrojtur privatësinë, kështu që emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht.

Reagimi EPIK i Albës pasi dëgjon zhurmën e makinës së Limit jashtë shtëpisë: O Lim (Video)

Alba shihet e vetmuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo papritur dëgjoi zhurmën e makinës së Limit që vinte nga jashtë.

Reagimi i saj ishte i menjëhershëm.

“O Lim! Zhurma e makinës… iku edhe ai. Zhurma e makinës na përshëndeti. Do ta mbaj fjalën sic ta dhashë”,, tha Alba, duke reflektuar emocionet e momentit.

Mbrëmë, Limi u largua nga shtëpia sipas dëshirës së tij, duke saktësuar se kishte lënë një porosi te produksioni që të informonin për një çështje të rëndësishme për të. /Telegrafi

VIDEO

Skema e re/ Jo bonus vetëm kur lind, por pagesa të përmuajshme për 5 vite

Çiftet shqiptare që kanë ose presin të kenë fëmijë nuk do të përfitojnë më një pagesë të vetme, si në skemën e vitit të kaluar, por pagesa mujore deri në momentin që fëmija të mbushë 5 vjeç.

“Skema i bashkohet modelit të Europës kontinentale dhe politikave që nxisin familjen. Megjithatë, po përsërisim gabimin duke ndërtuar një program të ri pa u bazuar te të dhënat.

Duhej të kishim analizuar efektet e skemës së mëparshme dhe të kuptonim pse shifrat tregojnë se nuk kemi rritje të lindshmërisë. Vetëm kështu mund të kuptonim se çfarë e ka shkaktuar rënien”, tha Erisa Dhamo, sociologe.

Për fëmijën e parë, pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj.

Për fëmijën e dytë, 7 mijë lekë në muaj, ndërsa për të tretin, 10 mijë lekë në muaj, ose 120 mijë lekë në vit.

Në të tre rastet, shuma totale e përfituar është më e lartë krahasuar me skemën e mëparshme.

“Kjo është një vlerë e konsiderueshme, pasi mund të mbulojë një pjesë të nevojave ushqimore të fëmijës. Do të rekomandoja që këto pagesa t’u adresohen më shumë familjeve në nevojë, sepse për to ndikimi është më i madh sesa për familjet me të ardhura të larta”, shtoi Dhamo.

Ndryshimi i skemës vjen në një kohë kur bonusi i mëparshëm nuk arriti të japë efektin e pritshëm

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë 11 muajve të vitit të kaluar, nga 1.8 miliardë lekë të planifikuara, u shpërndanë vetëm 1.2 miliardë lekë, gjë që lidhet edhe me uljen e numrit të lindjeve gjatë vitit.

LAJMI I FUNDIT/ E trishtë, ndërron jetë gazetarja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi.

Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq” në News24, ku intervistoi qindra personalitete dhe solli për publikun histori me thellësi sociale dhe njerëzore.

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.

Rezarta Reçi

Brenda 3 ditësh/ Kënga e re e Gjestit thyen rekorde

Rap-artisti i njohur nga Peja, Gjesti, është rikthyer pak ditë më parë pas një kohe të gjatë në muzikë.

“Memories” mban titullin kënga e re, të cilën e solli pas tragjedisë së vëllait dhe që e ka bërë si dedikim për të.

Ky projekt prek me fjalët për të vëllanë tashmë të ndjerë, i cili vdiq më muajin shtator nga një aksident me motoçikletë.

Kënga ka thyer rekorde dhe ka mbledhur mbi 2.5 milionë klikime për vetëm tre ditë.

Në një pjesë të tekstit thekson se edhe ndihet fajtor që nuk e ka mbrojtur.

Duket se Gjestit i kanë humbur ngjyrat dhe se duket tërësisht ndryshe në këtë këngë, duke e përshkruar realisht gjendjen e tij.

Eldioni veç si vëlla ka qenë edhe mik i ngushtë i artistit, të cilin e kemi parë në Big Brother VIP Albania 5 si surprizë për të. /Telegrafi

Shprehën pëlqim për njëri-tjetrin në Prime/ Krusita i kërkon përqafim Kristit, banori e puth

Gjatë qëndrimin në Big Brother Vip 5 Kristit dhe Krusitës kanë qenë shumë të afërt mes njëri-tjetrin, por me paqartësi mbi sinqeritetin e ndjenjave mes tyre.

Pas Prime-t të së shtunës, në orët e para të mëngjes Krusita i ka kërkuar Kristit një përqafim ku ky i fundit ka shkuar drejt saj edhe e ka puthur në ballë.

Gjatë Prime-it, të dy kanë deklaruar se mes tyre ekziston një marrëdhënie e mirë dhe një kimi e dukshme. Krusita u shpreh se nuk ka ndjenja romantike për Kristin, por pranoi se afrimi dhe kimia mes tyre janë reale.

Nga ana tjetër, Kristi ka pohuar se ndjen një pëlqim për Krusitën, por theksoi se nuk dëshiron ta përdorë një lidhje si kartë loje brenda shtëpisë.

Megjithatë, disa prej banorëve mbeten skeptikë, duke ngritur dyshime se afrimi i tij mund të jetë strategjik dhe i përdorur në funksion të lojës./Topchannel

VIDEO

“Do të të marrë me vete”, u tërhoq nga një emigrant në shinat e metrosë, kush është 18-vjeçarja që u përρΙas për υdekje nga treni

Një vajzë 18-vjeçare humbi jetën pasi u shty në shina nga një emigrant sudanez në një sulm të rastësishëm në stacionin e metrosë Wandsbek Markt në Hamburg, Gjermani.

Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00. Viktima, Fatemeh D., u tërhoq dhe u shty nga Ariop A., 25 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën pas përplasjes me trenin. Autoritetet konfirmuan se nuk kishte asnjë lidhje të mëparshme mes tyre.

Lajmi ka tronditur komunitetin dhe familjarët e vajzës kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale. Në Instagram, nëna e saj postoi një foto të Fatemeh duke mbajtur lule, duke shkruar: “Bija ime është një engjëll.” Në një tjetër postim emocional shtoi: “O vajza e bukur.” Një tjetër homazh përfshinte një përmbledhje videosh me mbishkrimin: “Natën e kaluar desha të të përqafoja.”

Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi kishte një histori të dhunshme dhe ishte në radar të autoriteteve. Ai ishte arrestuar disa ditë më parë për sulm ndaj oficerëve të policisë, por më pas u lirua.

Autoritetet thonë se ai kishte hyrë në Gjermani në mes të vitit 2024 përmes një programi humanitar dhe jetonte në një akomodim tip kontainer në Hamburg.

Dëshmitarët thanë se autori po tregonte sjellje të çrregullta pak minuta para sulmit tragjik, ndërsa i bërtiste viktimës: “Do të të marrë me vete”.

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas rëndë artistin e njohur shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur humoristi i njohur shkodran, Nexho Shabani.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh. është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, Nexho Shabani ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./JOQ

Çfarë nuk u vu re nga surpriza e Mateos për Brikenën: Pamjet virale që flasin më shumë se fjalët

Surpriza e mbrëmshme e Mateos për Brikenën u shit si një moment romantik dhe fillimi i një romance të re në “Big Brother VIP”, por analiza e ftohtë e gjuhës së trupit tregon një histori krejt tjetër.

Përtej fjalëve korteziale, shikuesit e vëmendshëm kanë kapur detaje që bërtasin “siklet” dhe “refuzim”.

1. Gëzimi para se të shihte Mateon

Në momentet e para, kur Brikena del në oborr dhe sheh arushin (pa e ditur ende autorin), ajo shfaqet e çlirët, e qeshur dhe duke vallëzuar.

Ekspertët e rrjetit aludojnë se në ato sekonda, Brikena mund të ketë menduar se surpriza vinte nga dikush jashtë shtëpisë (një njohje e vjetër apo pezull). Kjo shpjegon gëzimin e saj fillestar, pasi ajo ka deklaruar se është single, por jo domosdoshmërisht pa histori të pambyllura.

2. “Ngrirja” kur u shfaq Mateo

Sapo Mateo doli në skenë, atmosfera ndryshoi drastikisht. Gjuha e trupit të Brikenës kaloi nga e shkujdesur në e kontrolluar dhe formale.

Buzëqeshja e saj u zbeh në një mirësjellje të sforcuar dhe distanca fizike u rrit menjëherë. Ajo shmangu shikimin në sy, një sinjal i qartë i mungesës së interesit romantik.

3. Refuzimi i përqafimit (Momenti viral)

Momenti më i sikletshëm ishte kur Mateo hapi krahët për ta përqafuar, ndërsa Brikena bëri një lëvizje bllokuese me duar, duke e kthyer situatën në një shtrëngim duarsh formal. Kjo ishte një “JO” e heshtur, por e prerë, që tregon se ajo po menaxhonte situatën vetëm për hir të edukatës dhe kamerave.

4. Goditja finale ndaj romantizmit ishte emri i arushi

Mateo tentoi ta personalizonte duke e quajtur “Teo” (shkurtim i emrit të tij), por Brikena e refuzoi këtë intimitet duke ia vënë emrin “Boli”. Ky veprim e zhveshi dhuratën nga çdo kuptim romantik.

Përfundimi? Një surprizë që solli më shumë siklet për ne që e pamë sesa dashuri për ata që e jetuan.

Horoskopi i javës 2-8 shkurt sipas Paolo Fox: shenjat më me fat dhe çfarë pritet në dashuri e punë

Horoskopi i javës, shenjat më me fat dhe këndvështrimi i Paolo Fox. Parashikimet mes punës dhe dashurisë

Horoskopi i javës së ardhshme, shenjë për shenjë: ja cilat do të jenë më me fatat dhe çfarë na pret në lidhje me paratë, punën, dashurinë dhe marrëdhëniet.

Dashi

Fillimi i javës do të jetë intensiv: Marsi stimulon vendosmërinë tënde, por ki kujdes nga tensionet në punë. Në fundjavë, momente të vogla relaksi mund të rezultojnë burime surprizuese frymëzimi.

Demi

Afërdita në pozicion të favorshëm sjell harmoni në marrëdhëniet personale. Çështjet financiare dhe të biznesit ecin ngadalë, por këshilla është të mos i detyrosh situatat. E shtuna dhe e diela favorizojnë takime të rëndësishme.

Binjakët

Merkuri të bën veçanërisht komunikues: kjo është java e duhur për të sqaruar keqkuptime. Kreativiteti rritet ndjeshëm, shumë i favorshëm për ata që punojnë në fusha artistike ose në komunikim.

Gaforrja

Moment reflektimi: Jupiteri të fton të rishikosh prioritetet personale dhe familjare. Shmang debatet e panevojshme në punë, por shfrytëzo ditët e mesjavës për të planifikuar ndryshime konkrete.

Luani

Energjia jote do të jetë ngjitëse, por ki kujdes nga impulsiviteti. Në dashuri, momente romantike të papritura mes së mërkurës dhe së premtes. Javë ideale për t’u vënë në lojë dhe për të propozuar ide të reja.

Virgjëresha

Java kërkon organizim dhe pragmatizëm. Improvizime të vogla mund të sjellin stres, por do t’i përballosh me zgjuarsi. Fundjava është e favorshme për aktivitete kulturore ose lexime të reja.

Peshorja

Afërdita ndriçon marrëdhëniet, duke favorizuar dialogun dhe mirëkuptimin. Kujdes me shpenzimet e panevojshme: mesi i javës është kritik për bilancin personal. Fundjavë romantike dhe relaksuese.

Akrepi

Pasioni dhe introspeksioni dominojnë ditët e tua. Puna dhe dashuria kërkojnë vëmendje: shmang konfliktet e panevojshme dhe zgjidh komunikimin e qartë. E shtuna dhe e diela sjellin energji pozitive për aktivitete kreative.

Shigjetari

Java stimulon kureshtjen dhe dëshirën për lëvizje. Moment shumë i mirë për udhëtime të shkurtra ose njohje të reja. Në dashuri, disa tensione fillestare zbuten drejt fundit të javës.

Bricjapi

Puna kërkon përqendrim dhe disiplinë: shmang shpërqendrimet. Perspektiva shumë të mira për ata që kërkojnë stabilitet financiar. Në familje, dialog i hapur mes së mërkurës dhe së enjtes.

Ujori

Merkuri favorizon mundësi të reja profesionale, ndërsa Afërdita të fton të kultivosh miqësi dhe marrëdhënie. Fundjavë interesante për projekte në grup ose aktivitete sociale.

Peshqit

Ndjeshmëria dhe intuita do të jenë pikat e tua më të forta. Javë ideale për aktivitete kreative dhe shpirtërore. Shmang vendimet impulsive, por shfrytëzo fundjavën për momente lehtësie dhe argëtimi.

Analiza për javën e re që bëm Paolo Fox

Sipas Paolo Fox, java nga 2 deri më 8 shkurt 2026 do të karakterizohet nga një nevojë e fortë për qartësi emocionale dhe vendime të rëndësishme në dashuri dhe në marrëdhënie. Shenjat që do të përjetojnë faza më intensive gjatë kësaj periudhe janë Gaforrja, Virgjëresha dhe Peshqit, të cilat duhet t’i përballin ditët në vijim me qetësi dhe intuitë.

Për Gaforret, fundjava sjell përmirësim në marrëdhëniet në çift, duke ndihmuar në kapërcimin e pasigurive dhe tensioneve të vogla të grumbulluara më herët. Virgjëresha do të gjejë guximin për të mbyllur situata të mbetura pezull dhe për të vendosur rregull në jetën sentimentale dhe familjare. Peshqit, nga ana tjetër, do të arrijnë të lënë pas të kaluarën dhe të hapen ndaj njohjeve të reja ose zgjedhjeve vendimtare, të udhëhequr nga një intuitë veçanërisht e fortë.

Në përgjithësi, Paolo Fox thekson se kjo është koha për t’u përballur me çështjet e pazgjidhura me ekuilibër dhe durim. Komunikimi do të jetë thelbësor për të sqaruar keqkuptime, për të forcuar lidhjet dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme. Beqarët do të kenë mundësi për takime interesante, sidomos në ditët e mesjavës, ndërsa çiftet mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të përforcuar lidhjen dhe për të marrë vendime domethënëse.

Merkuri dhe Afërdita luajnë një rol kyç, duke nxitur reflektim dhe introspeksion. Do të jetë e rëndësishme t’u besosh ndjenjave të tua dhe të mos lejosh që ankthi apo impulsiviteti të të dominojnë. Ditët më pozitive do të ofrojnë rikuperim emocional, qartësi në marrëdhënie dhe një siguri më të madhe në ndjenjat personale, duke e bërë këtë javë veçanërisht të favorshme për shenjat e përmendura.