E panjohura shfaqet si nëna e djalit që u dh¤nυa nga poIici dhe thotë se ishte paguar, motra e të riut: Nuk është mamaja jonë!

Një rast skandaloz është zbuluar së fundmi lidhur me rastin e të riut Muhamet Skana i cili u përplas ashpër nga një efektiv policie i cili më pas u pezullua nga detyra.

Një person i panjohur është paraqitur në “Aldo Morning Show” si nëna e 21 vjeçarit duke thënë se ky i fundit ishte paguar për të shkuar në protestë.

Menjëherë ka reaguar motra e të riut e cila ka kërkuar që lajmi të fshihet urgjentisht, pasi personi i shfaqur nuk ishte nëna e tyre dhe nuk kishte asnjë lidhje me ta.

”Të lutem, mund të bëni një publikim që kjo nuk është mamaja jonë. Si mund të bëhen këto çmenduri’’- ka shkruar ajo në mesazhin drejtuar gazetares Denada Jushi e cila e ka bërë publik rastin duke kërkuar që lajmet të hiqen.

Rama-policisë: Shpërblim 2500 euro për këdo që përbaIIet me protestën, paga do rritet nga 1 Janari

“Në do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Në krye të herës, kur policinë e gjetëm në mëshirë të fatit, të braktisur, bëmë një rritje të konsiderueshme atëherë për t’i thënë policisë që jeni shtylla e shtetit .

Por e vërteta është se nuk e kemi rritur mjaftueshëm Por nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

E nga ana tjetër, për të gjithë sakrificën, ne do t’ju vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv që është në këtë front. Keni jo vetëm stresin por dhe nevojën për të shpenzuar për gjëra ekstra.

Do jetë e njëjta shumë për të gjithë sepse jeni të gjithë për një dhe një për të gjithë.”- tha ai.

“Ne nuk duam të djegim asgjë, nuk na kanë dëgjuar” – Rrëfehet 22-vjeçarja që u bë sìmbol i protestës

Samanda Toçka vjen në Grida Duma Podcast me një rrëfim të ndjerë për familjen e shpërndarë nëpër botë, vështirësitë ekonomike dhe zhgënjimin e një brezi që kërkon të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri.

“Ne nuk duam të djegim asgjë! Ne nuk na kanë dëgjuar!”, shprehet Samanda, duke shpjeguar mes lotësh revoltën e të rinjve që protestojnë për më shumë mundësi dhe një jetë më të mirë.

Vetëm 22 vjeçe, ajo tregon vështirësitë për të përballuar jetesën në Tiranë, ku nga një pagë prej 500 mijë lekësh të vjetra, 400 mijë i shkojnë për qiranë. “Punoj shtatë ditë në javë! Nuk takoja dot familjen”, rrëfen ajo, ndërsa shtron pyetjen se si mund të blejë një apartament një i ri me këto të ardhura.

Samanda flet edhe për zhgënjimin pas përpjekjeve për të gjetur punë në administratë, ku, sipas saj, njohjet personale shpesh duket se vlejnë më shumë se diploma.

“Jam 22 vjeç, nuk e di si formohet një qeveri! Asgjë nuk është e padukshme!”, thotë ajo, duke përcjellë mesazhin e një brezi që kërkon të dëgjohet.

Një rrëfim përtej protestës, për ëndrrat e parealizuara, familjen dhe dëshirën për të mos u detyruar të largohesh nga vendi yt.

“Ρr¤s titυtë, eskοrtë”/ Rama – protestueses që ofendoi policen: Fjalor rrυgaçëror, si bυrrë i dehυr

Kryeministri Edi Rama në një takim me efektivët këtë të hënë solli në vëmendje rastin e një protestueseje e cila pati një përplasje me një efektive policie.

Sipas Ramës, protestuesja e veshur si e dalë nga instagrami, iu drejtua polices me një fjalor rrugaçëror prej burri të dehur nga simbolet e protestës.

Kryeministri shprehet se shoqëria nuk mund ta justifikojë dhe tolerojë flamën e vulgaritetit.

“E veshur kokë e këmbë, si e dalë nga instagrami dhe me kufje në vesh që i kthehej vajzës me uniformë me një fjalor rrugaçërror prej burrash të dehur nga simbolet e protestës. Si mund të jetë shoqëria shqiptare sot e gatshme ta justifikojë dhe jo më ta tolerojë këtë flamë vulgariteti”, tha Rama.

“Pse të jetoj gjysmën e jetës pa babain tim?”/ Gjimnazisti nga protesta: Fajtorë dhe famiIjarët tanë!

Disa të rinj kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, teksa në Tiranë pritet të nisë protesta e 7 e studentëve. 

Teksa policia zbarkoi duke kryer kontrollin fizik të të rinjve, një prej tyre, gjimnazist nga gjimnazi “Isa Boletini”, ka folur për mediat, duke shpalosur arsyet pse ai proteston. 

Ai tha se edhe pse është nxënës me rezultate të mira, përsëri kërkon të largohet pasi në Shqipëri nuk sheh të ardhme.

I riu shtoi se fajin për situatën e kanë dhe familjaret e tyre, pasi pas kaq vitesh nuk e kanë kuptuar sipas tij, që qeveria duhet të ndryshohet.  

“Unë jam një nxënës që mësoj nga gjimnazi Isa Boletini. Aty natyrisht ka dhe nxënës që nuk mësojnë dhe duan të ikin jashtë. Por edhe unë që mësoj dua të iki sepse këtu nuk shoh asnjë të ardhme. Për këtë arsye jam duke protestuar. Pse të jetoj gjysmën e jetës pa babin tim. Pse? Le të ma japë kryeministri një arsye pse duhet të vazhdoj të qëndroj këtu? Pse duhet të jap lekë që të marr diplomën dhe që të futem në punë? Pse duhet të jap lekë në spital kur kam një të afërm të sëmurë? Ne jemi vetëm për të ardhmen tonë, të protestojmë paqësisht. Nuk jemi as me PS, as me PD, me askënd tjetër. Është dhe faji i familjarëve tanë që nuk e kanë kuptuar se ky ka vite në pushtet dhe ka ardhur koha për ndryshim. E ardhmja ime është e pakuptueshme. Unë dua të vazhdoj universitetin dhe të mund të jetoj një jetë të rehatshme. Kjo që po bëhet këtu nuk është e drejtë, Ne jemi në mënyrë paqësore dhe policia po na pengon”, tha ai. 

“Familjet e të miturve që dhυ’nοjnë do paguajnë dëmet”, Kryeministri Rama: Studentët që sulmojnë policët s’do kenë arsim falas e bursa

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se familjet e të miturve që marrin pjesë në aktet e dhunës gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre.

Kreu i qeverisë tha se edhe studentët që lënë shkollën për të sulmuar efektivët e Policisë do të përballen me pasoja administrative, duke paralajmëruar se nuk do të përfitojnë më arsim falas, bursa apo mbështetje financiare nga shteti.

“Kush i është vënë në dispozicion këtij plani ogurzi, do të paguajë. U them të gjitha familjeve të atyre të miturve: Do të paguani në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini ju t’i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve, nga 15, 14, 13 apo 16 vjeç, që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa. Atëherë, fatura financiare për të gjitha këto dëme do t’ju përndjekë deri në fund.U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar Policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht, pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë Policinë e Shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti.

Nëse duan të vazhdojnë universitetin, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë, që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdo që është në anën e shtetit, asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve, për asgjë.

Sepse me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë semaforët, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë kamerat që ata shkatërruan, tabelat, stolat. Me taksat e shqiptarëve do të zëvendësojmë pemët”, tha kryeministri.

Zhduket prej dy ditësh Ministri i Brendshëm. PërpIasje me Ramën për protestën?

Ka dy ditë që Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, është zhdukur. Asnjë qëndrim. Asnjë deklaratë apo dalje publike, qoftë edhe si ajo pas perdeve që bëri para disa ditësh. Se për të dalë në terren as nuk bëhet fjalë ta shohësh. Edhe sot nga Ministria e Brendshme doli vetëm një zëvendsministre, por jo Demo.

Heshtja e ministrit ngre dyshime se cfarë mund t’i ketë ndodhur atij. Për menaxhimin e situatës së protestave është vetë Edi Rama që jep urdhra ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ka zëra që flasin për një përplasje mes Ervin Demos dhe Edi Ramës përgjatë kësaj jave lidhur me menaxhimin e protestës dhe deklarata të tij kundër sjelljes së policisë. Kjo ka bërë që Ministri i Punëve të Brendshme të aneksohet komplet.

Megjithatë ky mbetet një informacion për t’u verifikuar në orët dhe në ditët në vazhdim se si do të përfundojë vala e protestave studentore kundër qeverisë dhe klasës politike./LAPSI.al

“Populli trim shqiptar po zgjohet” – Ideologu i VIadimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

Aleksandër Dugini, ideologu rus dhe mbështetësi i presidentit Vladimir Putin, ka reaguar në rrjetin social X, ku ka dalë në krah të protestave në Shqipëri.

Dugini, i cilësuar gjerësisht si ideologu i presidentit rus Vladimir Putin, shkroi në një reagim në X se, “shqiptarët po tregojnë se kush janë.”

“Tani shqiptarët po i shfaqin ngjyrat e tyre. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufist dhe mistik.

Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Popull shumë interesant dhe trim. Ata po zgjohen tani” – shkroi ai në X.

Reagimi vjen në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta të dhunshme gjatë ditëve të fundit.

https://x.com/AGDugin/status/2111547576155517156?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2111547576155517156%7Ctwgr%5Ebad57a080a193b1d7ba85ca029fa900947625d72%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpopulli-trim-shqiptar-po-zgjohet-ideologu-i-vladimir-putinit-dugin-mbeshtet-protestat-ne-shqiperi-i126734

Pamje anormaIe nga Tirana / Policia shtrin barkas në tokë të rinjtë, kontrollon majë çative në shtëpitë private (Video)

Pamje të pazakonta dhe aspak normale vijnë nga ggugët e Tiranës, aty ku forcat e policisë janë angazhuar për të arrestuar të rinj që marrin pjesë në protestë.

Në pamje duken tre të rinj të prangosur dhe të shtrirë në tokë, teksa ruhen nga forca e policisë.

Një tjetër grup policësh shihet duke hyrë në banesat private dhe më pas ngjitet në çati me sa duket në tentativë për të arrestuar ndonjë tjetër protestues.

Pamjet e publikuara nga aktori i humorit Florian Binaj, i cili ka bërë dhe një reagim të fortë lidhur me këtë situatë.

“Tek rruga Mine Peza, përveçse kanë shtrirë disa të rinj barkaz në tokë, policia po hyn nga çatitë e shtëpive pa mandat, pa të drejtë duke kaluar nëpër prona private njësoj siç bëjnë hajdutët…O JU BREZI QË E KENI VOTUAR, JU BREZI QË E ADHURONI SE JU JEP NDONJË RROGË OSE NDLNJË BONUS ÇDO 3 MUAJ, NËSE IKËN RINIA DHE KRAHU I PUNËS, NGA DO GJINDEN LEKËT QË T’JU PAGUAJNË JUVE PENSIONET??? JU HESHTËT PRANUAT NËNSHTRIMIN, PRANDAJ ENVER HOXHA SUNDOI 45 VJET! ME HESHTJEN TUAJ PO DETYRONI BREZIN E RI TË DUROJË ENVERIT TË DYTË! POR NE NUK JEMI SI JU”, shkruan Binaj.

VIDEO