Pamje të pazakonta dhe aspak normale vijnë nga ggugët e Tiranës, aty ku forcat e policisë janë angazhuar për të arrestuar të rinj që marrin pjesë në protestë.
Në pamje duken tre të rinj të prangosur dhe të shtrirë në tokë, teksa ruhen nga forca e policisë.
Një tjetër grup policësh shihet duke hyrë në banesat private dhe më pas ngjitet në çati me sa duket në tentativë për të arrestuar ndonjë tjetër protestues.
Pamjet e publikuara nga aktori i humorit Florian Binaj, i cili ka bërë dhe një reagim të fortë lidhur me këtë situatë.
“Tek rruga Mine Peza, përveçse kanë shtrirë disa të rinj barkaz në tokë, policia po hyn nga çatitë e shtëpive pa mandat, pa të drejtë duke kaluar nëpër prona private njësoj siç bëjnë hajdutët…O JU BREZI QË E KENI VOTUAR, JU BREZI QË E ADHURONI SE JU JEP NDONJË RROGË OSE NDLNJË BONUS ÇDO 3 MUAJ, NËSE IKËN RINIA DHE KRAHU I PUNËS, NGA DO GJINDEN LEKËT QË T’JU PAGUAJNË JUVE PENSIONET??? JU HESHTËT PRANUAT NËNSHTRIMIN, PRANDAJ ENVER HOXHA SUNDOI 45 VJET! ME HESHTJEN TUAJ PO DETYRONI BREZIN E RI TË DUROJË ENVERIT TË DYTË! POR NE NUK JEMI SI JU”, shkruan Binaj.