Ish-futbollisti dhe trajneri i portierëve Diego Ruspantini ka ndërruar jetë papritur në moshën 46-vjeçare, duke tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Recanati, në rajonin Marche, ku ai jetonte me familjen e tij.
Ruspantini kishte darkuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, para se të shkonte të pushonte duke u shprehur se nuk ndihej mirë. Më vonë gjatë natës, ai u gjet pa ndjenja në dhomën e gjumit dhe ekipet e emergjencës konstatuan se kishte ndërruar jetë.
Autoritetet kanë bërë me dije se vdekja është cilësuar si natyrale dhe e shkaktuar nga një sëmundje e papritur, megjithatë prokuroria e Maceratës ka urdhëruar analiza shtesë për të sqaruar plotësisht shkaqet, çka ka sjellë edhe shtyrjen e ceremonisë mortore.
Diego Ruspantini ishte një emër i njohur në futbollin amator italian. Ai e nisi karrierën e tij si portier në fund të viteve ’90 dhe ka luajtur në disa kategori të futbollit italian, nga Serie D deri në kampionatet rajonale. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai u përkushtua si trajner portierësh dhe themeloi një akademi sportive për të rinjtë.
Ish-deputeti Petro Koçi është rreshtuar kundër Partisë Socialiste lidhur me zvarritjen për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për hapjen rrugë të arrestimit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Në një status në rrjete sociale, Koçi shkruan se e vetja arsye që justifikon hapësirën kohore nga ardhja e kërkesës së SPAK në Kuvend dhe seancës për shqyrtim, është afati që iu nevojitet anëtarëve të Këshillit për të shqyrtuar argumentet e Prokurorisë së Posaçme.
Referuar arsyetimit të PS-së, të cilët e kanë bërë të qartë që nuk ka mbledhje të Këshillit të Mandateve pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese për pezullimin e Ballukut nga detyra, ish-deputeti e cilëson si justifikim.
Koçi shkruan se cili do qoftë vendimi i GJK-së, nuk do ka asnjë efekt çështjen hetimore të nisur tashmë për Belinda Ballukun. Ish-deputeti socialist e mbyll postimin e tij duke thënë se një dorëheqje e dhënë nga ana e Ballukut, që në fillim të kësaj çështje, do të ishte lehtësi dhe përkundrazi, nuk do të dëmtonte as qeverinë.
Postimi i Petro Koçit:
Kuvendi i Shqiperise si perfaqesues i sovranit nuk ka asnje justifikim ne zvarritjen e shqyrtimit te kerkeses se SPAK per te dhene lejen parlamentare per mase sigurie ndaj nje ministri apo deputeti.
E vetmja arsye qe justifikon hapesiren kohore mes dates se mberritjes se kerkeses dhe dates se shqyrtimit ne seance plenare eshte koha e pershtatshme ne dispozicion te anetareve te Komisionit te Mandateve dhe Imuniteteve per te shqyrtuar dosjen me argumentat e prokurorise se posaçme.
Ndersa arsyetimi i shtyrjes se shqyrtimit te ceshtjes ne ate Komision me faktin se Gjykata Kushtetuese akoma nuk eshte shprehur ne menyre perfundimtare per ankimimin perkates te Kryeministrit nuk qendron sepse GJK tashme duke mare shkas nga rasti Balluku do percaktoje nje norme kushtetuese e cila do legjitimoje ose jo fuqine ligjore te GJKKO per te pezulluar ne te ardhmen nje minister nga detyra. Cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale.
E them kete sepse SPAK e ka kapercyer pozicionin paraprak te kerkeses per pezullim dhe ka ardhur te kerkesa me e ndjekur ne praktiken e deritanishme per leje te dhenies se mases se sigurimit me arrest qe une besoj si arrest ne shtepi.
Ne fakt ne do te kishim nje situate me te lehtesuar nese do kishim nje reagim me doreheqje qysh me fillimin e ndjekjes penale.
Ne praktiken perendimore doreheqja jepet edhe nese ndjekja penale fillon edhe per ceshtje qe nuk kane lidhje me funksionin.
Gjykoj qe keto zvarritje sjellin vetem deme per qeverine, maxhorancen tone dhe per vete te interesuarit e nga ana tjeter i japin jete nje kufome politike qe mallkon atdheun e vet edhe ne foltore nderkombetare
Mbrëmjen e djeshme Selin ka patur një debat të fortë me Rogertin, i cili i është drejtuar banores duke i thënë se ka “sugar daddy”, si dhe e ka pyetur se kush i ka blerë rrobat.
Gjithashtu Rogerti i ka përmendur Selin edhe një teze që ajo ka në Londër, ku sipas banorit, ajo dhe gruaja e tij janë shoqe.
Lidhur me akuzat e rënda që ka bërë Rogerti ndaj Selin, ka reaguar familja e balerinës. Sipas tyre, këto deklarata të banorit kanë prekur drejtpërdrejt nderin, dinjitetin dhe integritetin e saj si grua dhe profesioniste.
Familja shton se përdorimi i fjalës “sugar daddy” është shpifje e pastë dhe cenon rëndë figurën e saj morale.
Familja kërkon që të merren masat a duhura për Rogertin, që sipas tyre, ai ka vënë në dyshim dhe integritetin e saj profesional, duke sulmuar aftësinë e saj si balerinë.
“Selin ka hyrë në këtë eksperiencë me dinjitet, korrektësi dhe respekt për rregullat. Presim që i njëjti standard të ruhet dhe ndaj saj”, e mbyll deklaratën familja e banores së “Big Brother VIP 5”.
Postimi i plotë i familjes së Selin:
‼️REAGIM‼️
Si familje e Selines, ndjejme detyrimin moral dhe njerezor te reagojme publikisht lidhur me situaten e rende dhe te papranueshme qe ka ndodhur gjate oreve te fundit ne shtepi.
Duke nisur qe pas Prime te mbremshem, nje banor tjeter ka nisur nje seri akuzash, denigrimesh dhe shpifjesh te vazhdueshme ndaj Selines, duke e cuar debatin ne nje nivel te agravuar dhe thellesisht fyes. Keto deklarata kane prekur drejtperdrejt nderin, dinjitetin dhe integritetin e saj si grua dhe si profesioniste.
Jane hedhur akuza te renda dhe te paverteta, perfshire insinuata per “sugar daddy”, qe perbejne shpifje te pastra dhe cenojne rende figuren e saj morale. Po ashtu eshte vene ne dyshim integriteti i saj profesional, duke u sulmuar aftesia e saj si balerine, gje qe eshte jo vetem fyese, por edhe totalisht e pabazuar, duke qene se karriera dhe puna e saj flasin vete prej vitesh.
Me tej, jane hedhur akuza te paverteta ndaj produksionit, duke pretenduar se Selin ka pasur telefon gjate karantines ne hotel dhe se ka shkelur rregulloren e programit. Keto jane deklarata shume te renda, qe jo vetem demtojne imazhin e Selin, por vene ne diskutim edhe seriozitetin dhe korrektesine e produksionit.
Si familje, jemi te lenduar dhe te indinjuar nga kjo situate. Askush nuk ka te drejte te ngreje shpifje, te ul integritetin e nje vajze dhe te perdore fjale qe demtojne rende personalitetin dhe reputacionin e saj, per arsye loje apo strategjie.
Kerkojme nga produksioni qe kjo situate te trajtohet me seriozitetin maksimal dhe te merren masat perkatese sipas rregullores, per te ndalur gjuhen e denigrimit, shpifjet dhe sulmet personale qe tejkalojne cdo kufi te lojes dhe respektit njerezor.
Selin ka hyre ne kete eksperience me dinjitet, korrektesi dhe respekt per rregullat. Presim qe i njejti standard te ruhet edhe ndaj saj.
Ish-partneria e Safet Bajrit, Eria Ago ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.
Kërkesa vjen pasi më herët ndaj saj Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Prej muajsh, Eria Ago mbahej në paraburgim në Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit.
Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici.
Sipas saj ditën kur ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit.
Mirëpo, sipas dosjes së SPAK rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Astmer Bilalin.
Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë.
Ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë!
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ka ndodhur një moment mjaft tensionues.
Rogerti ka prekur një temë shumë të ndjeshme për DJ Gimbo, duke përmendur tragjedinë familjare të mikut të tij të ngushtë, këngëtarit Gjesti, i cili humbi vëllain e tij kohët e fundit.
Kur Rogerti është duke diskutuar për ngjarjen, DJ Gimbo ka ndërprerë menjëherë, duke i thënë qartë se nuk dëshiron që kjo temë të diskutohet, sidomos përpara kamerave të spektaklit.
Ai është shprehur se preferon të mos hapë këtë bisedë dhe ka kërkuar që të mos diskutohet rreth kësaj tragjedie brenda BBV.
Ky moment është komentuar gjerësisht nga shikuesit dhe ka ndezur debat në rrjetet sociale, teksa ka bërë që disa nga fansat të mendojnë për kufijtë e respektit ndaj jetës private edhe brenda një reality show-je.
Gazetari Elton Tozaj i cili vetëm 1 muaj më parë u rrah barbarisht, ka treguar së fundmi se është kërcënuar përsëri.
Me anë të një reagimi në ‘InstaStorty’ ai ka shkruar se nuk mund t’ja mbyllin gojën kërcënimet apo dhuna.
“Mund të më intimidoni rrihni ose kërcënoni, por kurrë nuk do mbyllni gojën e një gazetari të lirë të një vend të lirë“, shkruan ai.
Një detaj i bërë i ditur përsëri në rrjetet e tij sociale është se këtë herë gazetarit i është lyer shtëpia me benzinë nga persona të paidentifikuar.
Sipas Tozajt,i cili foli disa ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur”, sulmi i më 26 dhjetor 2025,erdhi pas publikimit të disa materialeve filmike që, sipas tij, provonin lidhje të rrezikshme mes personazheve të njohur të ekranit dhe individëve të botës së krimit.
Ai rrëfeu se mbrëmjen e ngjarjes ishte takuar me dy persona që i njihte, pa e ditur se takimi do të përfundonte në një akt dhune ekstreme. Nga momenti i sulmit, gazetari thotë se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga goditjet e forta.
“Misioni i gazetarit është të thotë të vërtetën, unë bëj showbizin, në dukje e lehtë. Por showbiz në Shqipëri është çdo gjë. Çdo gjë që unë bëj e ka një qëllim. Shpresoj shumë që ata që përdorin showbiz për tu pasuruar, të hetohen.”
Ai ka treguar se arsyeja pse nuk e denoncoi menjëherë sulmin lidhet me një precedent të krijuar vite më parë, ku sipas tij u kërcënua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe.
Tozaj ka theksuar se ndaj tij nuk ekziston asnjë çështje penale për shkrimet që ka publikuar gjatë karrierës.
“Nëse ndjehesh i kërcënuar nga deklarata, më hidh në gjyq dhe secili merr atë që i takon, por nuk ka asnjë proces ndaj meje,” tha ai ndërsa shtoi se:“Këtë herë mendova ta ndjek në rrugë ligjore, por ndodhi që në Drejtorinë e Përgjithshme dhe më pas në atë të Tiranës, një nga njerëzit e personit që kam denoncuar punonte aty. Ky person ka kaluar pesë gardhe policie. A është i mbrojtur prej tyre? Ai është personi më i kërkuar për momentin, dhe unë pyes: pse nuk e kapin?”
Ai foli gjithashtu për reagimin e miqve dhe kolegëve pas dhunës ku shtoi se ka marrë mbështetjen e kolegëve dhe jo vetëm:
“Pas incidentit më telefonuan miqtë e mi gazetar, pothuajse të gjithë personazhet e showbizz-it. Më kanë bërë përshtypje dy kolege që nuk më kanë kontaktuar fare. Më vjen shumë keq, sepse, larg qoftë, nëse do t’u kishte ndodhur atyre, unë do t’u isha gjendur publikisht, duke i mbështetur me një story siç bëhen zakonisht në raste të tilla, madje do të isha aty edhe fizikisht.” tha Tozaj.
Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, numri dy i qeverisë ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar.
Ndërkohë lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Masat ndaj Ballukut janë vendosur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për dyshime mbi abuzime me vlerë miliona euro me tenderat publikë.
Ambasada amerikane në Tiranë ka rikujtuar qytetarët shqiptarë që të respektojnë kushtet e vizës dhe periudhën e qëndrimit në SHBA.
Teksa ka rishpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan për Çështje Konsullore, ambasada sqaron se qëndrimi në SHBA përtej afatit të caktuar, mund të sjellë pasoja të rënda, si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen.
Sipas ambasadës, qëndrimi i tejzgjatur ndikon në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA.
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim.
Familja e Selin Bollatit i është drejtuar zyrtarisht Top Channel dhe produksionit të Big Brother VIP Albania, duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën e krijuar pas Prime-it të fundit në shtëpinë e BBVIP.
Në reagimin e tyre thuhet se banori Rogert Sterkaj ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme gjuhë fyese, denigruese dhe shpifëse ndaj Selin Bollatit, duke cënuar rëndë dinjitetin, integritetin dhe figurën e saj si grua dhe profesioniste. Sipas familjes, janë bërë akuza të pavërteta dhe insinuata me natyrë poshtëruese, përfshirë aludime për përfitime financiare dhe vënie në dyshim të aftësive të saj profesionale si balerinë.
Po ashtu, theksohet se nga i njëjti banor janë ngritur akuza të pabaza edhe ndaj produksionit, duke pretenduar shkelje të rregullores nga ana e Selin Bollatit, deklarata që sipas familjes dëmtojnë imazhin e saj dhe vënë në pikëpyetje seriozitetin e programit.
Familja nënvizon se këto veprime nuk përfaqësojnë debat apo lojë, por përbëjnë dhunë psikologjike, bullizëm dhe cenim të rëndë të dinjitetit njerëzor, në kundërshtim me parimet dhe rregulloren e Big Brother VIP.
Në fund, familja kërkon që situata të trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe të merren masat e nevojshme sipas rregullores së programit, për të ndalur gjuhën denigruese, shpifjet dhe sulmet personale që tejkalojnë çdo kufi të lejueshëm.
Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës.
Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.
Në “Ftesë në 5”, nëna e Bleona Matës, Bukuria, u shpreh se dhimbja e 15 viteve pa drejtësi po e vret çdo ditë dhe se hallat e saj duhet të jenë në burg për rrëmbimin që kanë bërë.
“Kjo dhimbje po më djeg e përvëlon. Por shpresat e mia ringjallin dritë që një ditë do e përqafoj me mall. Mendoj që njëherë do t’ia dëgjoj zërin. Ai dinte shumë gjëra ai zotëria, e falënderoj. Kur ka qenë tek ‘Njerëzit e Humbur’, gjithë fshatarët e mbajtën të fshehtë këtë para policisë se kishin frikë.
Atë ditë është parë një makinë me targa Vlorë. Përse vonoi kaq drejtësia, e përjetojmë këtë dhimbje. Ai zotëria ka thënë: jam moshë e vjetër, e kam ditur këtë informacion por nuk më ka lënë familja. Nuk dua të vdes me këtë brengë, ka thënë. Po të ishte drejtësia e mirëfilltë, nuk do ishin bërë 15 vite dhe 5 vajzat të rrinë të lira. Ato të ndëshkohen me burg derisa të flasin të vërtetën. Ato e dinë pse e kanë tregtuar vajzën. Ato duhet të futen atje ku e meritojnë”.
Ajo hodhi akuza edhe mbi babanë e Bleonës, që nuk e ka denoncuar kurrë humbjen e vajzës.
“Po si ta kërkojë babai, ku është turpi. U zhduk vajza, gjithmonë kishin presion nga vëllezërit. Duke marrë presion mos të nxirrte motrën në TV. Unë denonco, ai tërhiq. Nuk e di çfarë babai është, nuk ka zemër të kërkojë evladin e vet” – u shpreh nëna e Bleonës./Top Channel