LAJM I FUNDIT/ Çfarë prìtet të ndodhë, Gjykata Kushtetuese i jep Veliajt fitoren e dytë

Pas vendimit të parë, me të cilin konstatoi cenimin e standardeve kushtetuese në lidhje me shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mandat i fituar drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, Gjykata Kushtetuese ka vendosur sërish në favor të Erion Veliajt, duke shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe duke ia kthyer çështjen për rishqyrtim.

Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë, nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi, nuk ka vlerësuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit dhe nuk ka dhënë një përgjigje kushtetuese për ndikimin që kjo masë sjell mbi të drejtën për të ushtruar mandatin e fituar me votën e qytetarëve, si edhe mbi të drejtën e vetë qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur.

Ky vendim përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë jo vetëm për çështjen e zotit Veliaj, por edhe për standardet kushtetuese që duhet të respektohen në çdo kufizim të lirisë personale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një funksion publik të fituar përmes zgjedhjeve demokratike.

Tashmë i takon Gjykatës së Lartë të zbatojë pa vonesë detyrimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe të shqyrtojë me prioritet absolut çështjen e masës së sigurisë, duke garantuar standardet kushtetuese të kërkuara.

Një vendimmarrje e shpejtë nuk është vetëm detyrim ndaj një individi, por edhe ndaj rendit kushtetues, funksionimit normal të institucioneve dhe të drejtës së qytetarëve të Tiranës për të pasur një qeverisje vendore që funksionon në përputhje me Kushtetutën.

Demokratët në SHBA sulmojnë Trumpin për Zvërencin, Shqipëria “mollë sherri” për “Iuftën” politike amerikane, Soros

Demokratët në SHBA sulmojnë Trumpin për Zvërencin, Shqipëria “mollë sherri” për “luftën” politike amerikane, Soros miliona dollarë për protestat dhe “luftën” kundër republikanëve
Rigels Seliman

Projekti gjigant i dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe vajzës së tij, Ivanka, për investime luksoze në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, duket se ka ndezur zyrtarisht një “zjarr” të paprecedentë në fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Demokratët amerikanë kanë nisur një sulm frontal dhe të egër ndaj presidentit Trump, duke e akuzuar atë për shfrytëzim të ndikimit politik përmes bregdetit shqiptar.

Nga ana tjetër, miliarderi George Soros dyshohet se ka hedhur në lojë miliona dollarë për të financuar dhe për të ndihmuar makinerinë e “luftës” së demokrateve kundër republikanëve. Ky investim turistik në Shqipëri tashmë është kthyer në një arenë të mirëfilltë gladiatorësh midis dy kampeve më të fuqishme të Uashingtonit. Mediat ndërkombëtare po e ndjekin me mjaft vëmendje këtë përplasje, ku fatet e bregdetit tonë po diskutohen direkt në zyrtat më të larta të Amerikës. Ndërkohë që debati vetëm po ashpërsohet, pritet që ditët në vijim të sjellin goditje akoma më të forta politike mes palëve.

Ossoff paralajmëron hetime për marrëveshjen e Kushner

Megjithatë në lidhje me këtë situatë, sulmet më të frikshme kanë ardhur nga senatori demokrat nga Georgia, Jon Ossoff, i cili po kërkon rizgjedhjen në Senat, teksa përdori Shqipërinë dhe marrëveshjen mes qeverisë së Edi Ramës dhe kompanisë së Jared Kushner si një nga shembujt kryesorë në sulmin e tij ndaj familjes Trump. Gjatë një aktiviteti elektoral në Savannah të shtetit të Georgia-s, Ossoff tha se “është një ishull i vogël dhe i bukur pranë bregdetit shqiptar që quhet Sazan” dhe akuzoi Jared Kushner se, pasi mori financime saudite, vendosi të ndërtonte aty një resort luksoz.

Sipas senatorit amerikan, “vetëm pak javë pasi Trump fitoi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Shqipërisë i dha kompanisë së Jared Kushner statusin e investitorit strategjik”, duke shtuar se kjo përshpejtoi procedurat dhe lejet për projektin. Ossoff e cilësoi Sazanin si “një thesar kombëtar shqiptar” dhe tha se ujërat e tij ishin të mbrojtura deri sa, sipas tij, ligji u ndryshua për t’i hapur rrugë resortit të Kushner. Në fjalimin e tij, senatori demokrat iu referua edhe protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke deklaruar se “dhjetëra mijëra njerëz” kanë dalë në rrugët e Tiranës në atë që ai e quajti “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që, sipas tij, u nxit nga kundërshtimi ndaj marrëveshjes për projektin.

Ossoff përmendi gjithashtu edhe hetimet e SPAK-ut, duke iu referuar ngrirjes së një llogarie bankare të lidhur me dy investitorë të projektit, përpara se të ngrinte pyetjen: “A do t’i merrte Jared Kushner këto privilegje për të blerë një ishull nëse nuk do të ishte dhëndri i presidentit?” Më pas ai e lidhi rastin shqiptar me akuzat e tij më të gjera ndaj familjes Trump, duke përmendur investime në Lindjen e Mesme, biznesin e kriptomonedhave dhe projekte të tjera ndërkombëtare, për të argumentuar se familja Trump, sipas tij, po përfiton nga lidhjet politike.

Në fund të fjalimit, Ossoff paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto çështje mund të përballen me hetime nga Kongresi amerikan, duke deklaruar: “Nëse jeni të përfshirë në ndonjë nga këto, vitin tjetër do të ngrini dorën e djathtë dhe do të betoheni se do të thoni të vërtetën përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara.”

Hyn në lojë Soros

Nga ana tjetër, sikundër e theksuam më sipër, miliarderi dhe manjati i njohur demokrat, George Soros, ka shënuar një rekord të ri historik në financimin e fushatave politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike, Soros ka shpenzuar shifrën marramendëse prej 102.8 milionë dollarësh gjatë ciklit të fundit të zgjedhjeve të mesmandatit (midterms). Ky investim kolosal e rendit zyrtarisht atë si donatorin individual më të madh të të gjithë fushatës deri më tani, duke e kthyer sërish në qendër të debateve të ashpra politike mes të majtës dhe të djathtës në SHBA. Përveç peshës financiare, raportet mediatike e cilësojnë George Soros si “arkitektin kryesor” të një zhvendosjeje të madhe ideologjike brenda Partisë Demokrate.

Kritikët dhe analistët politikë theksojnë se fondet e tij kanë shërbyer si shtysë kryesore për të orientuar partinë drejt asaj që konsiderohet si “e majta radikale”, duke mbështetur kandidatë dhe kauza me axhendë të mprehtë progresiste. “George Soros ka shpenzuar plot 102.8 milionë dollarë, duke u konfirmuar si donatori më i madh individual deri më sot dhe arkitekti i zhvendosjes sizmike të Partisë Demokrate drejt të majtës radikale”, shkruhet në raportimet e agjencive ndërkombëtare.

Mirëpo, përfshirja e Soros në zgjedhjet amerikane nuk është një risi, por kjo shifër e fundit ka tejkaluar parashikimet, duke ndezur sërish reagime të forta nga kampi Republikan. Ndërsa mbështetësit e tij e shohin këtë si një kontribut legjitim për mbrojtjen e demokracisë dhe kauzave sociale, kundërshtarët e akuzojnë se po përdor pasurinë e tij të jashtëzakonshme për të blerë ndikim politik dhe për të ndryshuar rrënjësisht peizazhin ideologjik të vendit.

Byroja Kombëtare e Hetimit bën arrestìmin e parë (pa policinë), kap trafikantin me 4 emra

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë arrestuar në Durrës Adi Çobo Bazholin. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane për grup kriminal dhe trafik droge.

Çobo fshihej në një banesë ne qytetin bregdetar.

Ai është i akuzuar në dosjen “Ura”.

Në aksionin për kapjen e tij nuk është përfshirë Policia e Shtetit. Ky është rasti i parë që një arrestim kryhet nga BKH pa përfshirjen e policisë.

Sot kryeprokurori i SPAK Klodian Braho foli për ngritjen e një strukture brenda Prokurorisë së Posaçme që të bënte vetë arrestimet.

Kush është Adi Çoba, si kreu i rrjetit kriminal të trafikut të drogës

Adi Çoba është një personazh i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai mbetet një figurë misterioze, por në dosjen e drejtësisë italiane për këtë operacion,, Adi Çoba shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, “në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit”.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zbardhur nga bisedat në SkyECC, por edhe nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Shumë pak flitet për Adi Çobën, një person që duket se qëndron në hije, por në fakt të gjitha të dhënat dhe dëshmitë në dosjen italiane e përshkruajnë si kokën e grupit.

Çoba shfaqet si organizatori kryesor i rrjetit dhe grupin e drejtonte nga Durrësi, ndërsa më pas në rol futej edhe Visi i Pojës, i cili sigurohej që trafiku i drogës të kryhej me sukses drejt Italisë. Në dosjen italiane rendit një rast kur vetë Çoba është përfshirë në trafikun e kokainës në janar 2022 ku nga Shqipëria u dërguan drejt Italisë 24.850 kilogramë heroinë, nga të cilat rreth 12 kg ishin të papërpunuara dhe pjesa tjetër e ndarë në 24 pako të gatshme për t’u shitur. Heroina u prit në Itali nga Agron Ganaj, i cili e përpunoi dhe paketoi një pjesë të saj në një banesë në Noicattaro në Bari, ndërsa më pas tentoi ta shpërndajë në treg. Lënda narkotike u kap nga autoritetet italiane më 10 janar 2022.

Adi Çoba është 34 vjeç, lindur më 07.08.1991 në Durrës. Por, anëtarët e grupit kriminal e njihnin ndryshe edhe si “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi”, “Cigani”. Të katër “nofkat” që përdorte Çoba shfaqen në dosjen italiane.

Rama me VIDEO: Ëndrra ime, të luftoj korrupsịonin në Gjermani (Salla shpërthen në të qeshura)

Teksa Shqipëria numëron ditën e 32-të të protestave sot dhe korrupsioni mbetet akuza kryesore që dëgjohet çdo mbrëmje në shesh, Edi Rama duket se jeton në një realitet që e vizaton vetë.

Kryeministri udhëtoi drejt Gjermanisë, jo për të shpjeguar pse shqiptarët protestojnë prej një muaji, por për t’u treguar gjermanëve se si luftohet korrupsioni.

Po, pikërisht Gjermanisë. Në forumin “Ruhr Summit” në Dyseldorf, Rama tha se “ëndrra” e tij është që Shqipëria të ndërtojë një sistem me inteligjencë artificiale për prokurimet publike dhe më pas “t’ia shesë Gjermanisë”, në mënyrë që edhe gjermanët “të luftojnë pak nga korrupsioni i tyre”.

Salla shpërtheu në të qeshura.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1565162035202691%2F&show_text=false&width=560&t=0

Ironia është e vështirë të kalojë pa u vënë re. Ndërsa në Shqipëri prej 31 ditësh mijëra qytetarë protestojnë duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje, Rama zgjodhi ta paraqesë vendin si model për t’i dhënë mësime Gjermanisë, një prej shteteve që për dekada i ka kërkuar Shqipërisë forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ç’do të ndodhte nëse inteligjenca artificiale do të bëhej një partner inteligjent përgjatë gjithë procesit të prokurimit publik, jo për të zëvendësuar njerëzit, por për të forcuar institucionet. Dhe sot po ndërtojmë pikërisht këtë gjë. Ëndrra ime është që ta finalizojmë dhe pastaj t’ia shesim Gjermanisë!

Po, sepse pas 35 vjetësh që Gjermania na gozhdon që duhet të luftojmë korrupsionin, do të ishte fantastike nëse do të kontribuonin që gjermanët të luftonin edhe ata disa prej korrupsionit të tyre.” – tha Edi Rama ndërsa salla shpërtheu në të qeshura, gjatë fjalës së tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit” në Dusseldorf të Gjermanisë./Lapsi.al

Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes: Shikoni si kërcënon aktivìstet (Foto)

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar disa nga mesazhet që Braçe ka shkëmbyer me aktivistët, ku i kërcënon se “do bëhen të njohur”, teksa përdor edhe shprehjet “ti dhe rraca jote”.

Gjithashtu Braçe ka ofenduar aktivisten, duke i thënë “ordinere”, teksa kjo nuk është hera e parë që deputeti replikon duke ofenduar qytetarët.

Ndryshe nga herët e tjera, denoncimi ka ardhur nga një eurodeputete, që tregon publikisht se nga çfarë deputetësh përfaqësohen shqiptarët.

Gaz Paja thyen HESHTJEN dhe sqaron çështjen e investìmeve: Jam me PS-në por kam punuar që fëmijë! Nuk kam marrë kurrë tendera (E PLOTË)

Prej më shumë se 4 vitesh aktori i humorit shqiptar Gaz Paja është cilësuar si investitor strategjik dhe është komentuar shumë për marrëdhënien e tij me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, e jo vetëm.

Sot, aktori ka zgjedhur të thyejë heshtjen e të flasë për të vërtetat që sipas tij nuk kanë përputhen fare me raportimet e bëra, ndërsa thekson se në mesin e shkrimeve të bëra është prekur dhe familja e tij, çka e ka nxitur atë të reagojë pas shumë kohësh.

“Kam zgjedhur të hesht këto ditë. Jo nga frika. Jo sepse kam diçka për të fshehur. Kam heshtur sepse gjithmonë kam besuar se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike dhe se miqësia është më e fortë se çdo flamur partie. Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt” shkruan gaz Paja në reagimin e tij.

Më tej aktori e pranon haptazi që përkrah Partinë Socialiste për shkak të bindjeve të tija të majta, ndërsa nënvizon se pretendimet se ai është investitor strategjik janë të pavërteta.

“Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt. Po, unë mbështes Partinë Socialiste. E kam bërë dhe vazhdoj ta bëj, sepse bindjet e mia janë të majta. m Është zgjedhja ime dhe e drejta ime. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me çdo vendim apo me çdo individ. Kam kritikuar kur kam menduar se duhej kritikuar dhe kam mbështetur atë që kam besuar se ishte e drejtë” vijon reagimi i aktorit.

Po ashtu në reagimin e tij gaz Paja sqaron njëherë e mirë çështjen e investimeve strategjike duke theksuar se ka qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e tij personalë. Ndërsa pranon se është bërë pjesë e kompanisë në fjalë, aktori nënvizon për se nuk ka pasur përfitime.

Reagimi i aktorit vjen vetëm pak ditë pasi, një video ku ai shfaqet duke u ofenduar me disa qytetarë te Kalaja e Tiranës bëri xhiron e rrjetit.

Reagimi i plotë i Gaz Pajës:

Une jam po aq Shqiptar sa Ju.

Dhe po si ju, lendohem ne palce kur dikush me prek familjen.

Nuk më dhembin vezët. Jam mesuar me sharjet, edhe pse nuk i meritoj. (Po ky Eshte opinioni im.)

Ama Më dhembi fakti që gjithçka ndodhi përpara syve të gruas sime, nenes se femijes tone.

Më dhembi që edhe ajo u bë objekt sulmi, jo për atë që është, jo për atë që ka bërë, por vetëm sepse ecën në krahun tim.

KA NJE VIJE QE NUK DUHET KALUAR KURRE POLITIKA MBARON ATY KU FILLON FAMILJA.

Kam zgjedhur të hesht këto ditë. Jo nga frika. Jo sepse kam diçka për të fshehur. Kam heshtur sepse gjithmonë kam besuar se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike dhe se miqësia është më e fortë se çdo flamur partie.

Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt.

Po, unë mbështes Partinë Socialiste. E kam bërë dhe vazhdoj ta bëj, sepse bindjet e mia janë të majta.

Është zgjedhja ime dhe e drejta ime. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me çdo vendim apo me çdo individ.

Kam kritikuar kur kam menduar se duhej kritikuar dhe kam mbështetur atë që kam besuar se ishte e drejtë.

Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e strukturave politike Madje Nuk Kam as teser Partie.

Nuk kam marrë poste, nuk kam marrë privilegje, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit.

Kam punuar qe femije.

Nuk kam vila në bregdet. Nuk kam vila në mal. Nuk kam prona të fshehura. Nuk kam pasuri që nuk i shpjegoj dot. Kam vetëm duart e mia, djersën time artin tim dhe ndërgjegjen time.

Sa per çështjen e investimit strategjik është folur shumë. E vërteta është e thjeshtë: kam qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e mi personalë. Si rrjedhoj u bera pjese e kompanise e cila do te investonte.

As kam marrë prona, as favore, as përfitime.

“Babi, të Iutem hajde më merr!” Fjalët rrëqethëse të vajzës së shoferit që humbi jetën dje në aksident, miqtë e kujtojnë mes lotësh me videon prekëse

Një aksident tragjik u regjistrua një ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 36-vjeçari Redion Hasimi, i cili jetonte në Kombinat dhe çdo ditë përshkonte këtë aks rrugor për të ushtruar profesionin e tij.

Zemra u tregua e padrejtë me Redionin, pasi pushoi së rrahuri teksa ai ishte në krye të detyrës, duke transportuar dhjetëra pasagjerë.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka tronditur të gjithë ata që e njihnin. Mes dhimbjes së madhe, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi, kujtime dhe fotografi, ndërsa zija ka pllakosur jo vetëm familjen, por edhe miqtë e të afërmit e 36-vjeçarit.

Më prekës mbetet reagimi i vajzës së tij të vogël, e cila duket se ende nuk arrin ta besojë humbjen e njeriut të saj më të shtrenjtë. Me zemrën e copëtuar nga dhimbja dhe me shpresën se gjithçka mund të ishte vetëm një makth, ajo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me të atin, krahas së cilës shkruan: “Babi, të lutem, a mund të vish të më marrësh?”.

Fjalë që kanë prekur mijëra njerëz, ndërsa në postimet e saj të mëparshme kishte treguar shpesh se Redioni nuk ishte vetëm babai i saj, por edhe shoku i saj më i ngushtë.

Dhimbja për humbjen e tij është pasqyruar edhe në reagimet e miqve, të cilët kanë publikuar video dhe momente të veçanta nga jeta e 36-vjeçarit. Në një prej videove që po qarkullon në rrjetet sociale, mbi pamjet e tij është shkruar: “I paharruar do ngelesh gjithmonë, vëlla. Zoti të deshi pranë vetes”.

Redion Hasimi humbi jetën në një nga ditët më të zakonshme të punës së tij, pa e ditur se udhëtimi i fundit do të ishte edhe lamtumira e tij. Ndërkohë, nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 12 pasagjerë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Burime për mediat bëjnë me dije së fundmi se 36-vjeçari i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi brenda normave të lejuara ndërkohë që nuk kishte tentuar që të ndalonte automjetin pasi dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Ndërkohë që për më tepër detaje pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

NATO konfirmon se i ka dërguar një “mesazh të fortë” Tiranës: Nuk mund ta humbasësh rolin e mikpritësit të samitit

Nga Shona Murray, Euronews.com/ Pozicioni i Shqipërisë si organizatore e samitit të NATO-s të vìtit të ardhshëm është vënë në dyshim për shkak të dështimit të këtij vendi për të përmbushur objektivat kryesorë të shpenzimeve.

Euronews raportoi më parë se projekt-rezoluta për samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Ankara nuk përmban asnjë përmendje të mbajtjes së takimit të ardhshëm në Shqipëri, pavarësisht se vendndodhja e samitit ishte njoftuar më parë.

Mospërmendja në deklaratën përfundimtare të samitit është një veprim i qëllimshëm nga zyrtarët e NATO-s për të ushtruar presion mbi Shqipërinë që të ndërmarrë hapa.

Një burim i NATO-s konfirmoi të mërkurën se situata nuk ka ndryshuar dhe aleanca po i dërgonte një “mesazh të fortë” Tiranës se vendi mund të humbasë rolin e tij si mikpritës nëse nuk “nuk bën hapa përpara dhe nuk shpenzon”.

Vendet e NATO-s ranë dakord të rrisin në mënyrë drastike shpenzimet në 5% të PBB-së deri në vitin 2035 në samitin e vitit të kaluar në Hagë. Por me shpenzimet e saj aktuale prej rreth 1.49%, Tirana është mjaft larg edhe objektivit fillestar të mbrojtjes prej 2% të NATO-s.

Shqipëria nuk është e vetmja, pasi Sllovenia dhe Çekia janë identifikuar gjithashtu si vende që nuk po japin kontributin e tyre kur bëhet fjalë për forcimin e mbrojtjes kolektive. Edhe pse të dyja u listuan në raportin e NATO-s për vitin 2025 mbi shpenzimet individuale të anëtarëve si vende që kishin arritur shifrën 2%, burime të NATO-s i kanë thënë Euronews se këto shifra nuk ishin të sakta.

SHBA-të i kanë dënuar aleatët që i konsiderojnë si të prapambetur kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes dhe duan të shohin prova se vendet janë në një rrugë “të besueshme” për të arritur objektivin prej 5% brenda afatit të dakordësuar.

Vendet evropiane nuk mund të përfitojnë më nga arkitektura e mbrojtjes, u tha gazetarëve të mërkurën ambasadori i SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker, duke u ankuar për “përfitimin e pafavorshëm nga taksapaguesit amerikanë – siç ka ndodhur edhe nga disa në aleancën e NATO-s”, – tha Whittaker.

Të 32 aleatët do të takohen në Ankara për samitin vjetor të organizuar nga Turqia më 7-9 korrik. Presidenti i SHBA-së Trump konfirmoi javën e kaluar se do të jetë i pranishëm, si edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të marrë pjesë gjithashtu, së bashku me udhëheqësit e Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

PLAS keq mes Braçes dhe eurodeputetes gjermane: Kështu do futeni në BE, me kërcënįme?; Socialisti i përvishet: Rrugëtore, të thashë të ndaleshe (PËRPLASJA)

Një përplasje e ashpër virtuale ka ndodhur së fundmi, mes eurodeputetes gjermane Jutta Paulus dhe socialistit Erion Braçe, që dyshohet të ketë lindur si pasojë e reagimeve të politikanes gjermane për Vjosë-Nartën.

Përplasjen e dyshes, e ka zbuluar vetë eurodeputetja e cila publikoi mesazhet e ndara me socialistin, i cili i shkruan eurodeputetes se së shpejti do të bëhet e njohur.

“Pa merak, se do të bëhesh e njohur shumë pas pak!” i shkruan Braçe eurodeputetes.

Kjo e fundit i përgjigjet duke e falenderuar për kërcënimet e marra. Braçe vijon bisedën duke i thënë politikanes gjermane se mesazhet nga ai nuk janë kërcënime por vlerësime.

Me këmbëngulje eurodeputetja i kthehet deputetit duke i thënë se mesazhet janë haptazi kërcënime, ndërsa e kritikon për mënyrën e komunikimit, duke iu kthyer me një reagim që lë të nënkuptohet se në këtë mënyrë do jetë i vështirë integrimi europian i Shqipërisë.

Më tej, Braçe e vijon bisedën duke i shkruar eurodeputetes se tashmë do e publikojë në rrjet sepse kur deputeti i kërkoi që të ndalonte me reagimet e saj, kjo e fundit nuk e ka dëgjuar.

Përplasja e ashpër mes dyshes vjen pas akuzave të ngritura nga eurodeputetja Jutta Paulus për lobim, shkelje mjedisore dhe ndërhyrje në Parlamentin Europian në lidhje me zonat e mbrojtura.

Mesazhet mes dyshes:

E rëndë/ 32-vjeçari, vodhi makinën më pas u aksidentua për vdekje, poIicia tregon detajet

Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.

Islamaj e ka vjedhur makinën në fshatin Leshnicë, pasi e ka gjetur me çelësat e vendosura brenda makinës dhe është larguar.

Vetëm disa minuta më pas, ai aksidentohet në aksin Pogradec-Qafë Thanë ku ka dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Komisariati i Policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit, i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi të ishte 32-vjeçari nga Vlora “hajduti” i makinës.