Pas deklaratës së nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos/ FOTO

Familja e Mateos ka reaguar publikisht pas diskutimeve të fundit në “Big Brother”, duke publikuar një deklaratë ku shpreh qëndrimin e saj dhe mbështetjen për banorin, pas deklarates së nënës së Brikenes, e cila tha se gëzon rrespekt për Mateon dhe do i mbështeste nëse do krijonin një lidhje.

Në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët theksojnë se që në fillim kanë respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e Mateos, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin kur situata u sqarua plotësisht nga dy palët.

Ata shprehin gjithashtu vlerësim për familjen e Brikenës, duke theksuar korrektësinë dhe mirëkuptimin e treguar, ndërsa për vetë Brikenën përdorin fjalë pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të edukuar, të ndjeshme dhe me vlera, e cila ka treguar qetësi në një situatë jo të lehtë për t’u përballuar publikisht. Familja i uron asaj qetësi shpirtërore dhe suksese në vazhdim të rrugëtimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Vengu: Kam ftuar Serbinë të na bashkohet në marrëveshjen me Kosovën dhe Kroacinë, nuk i marrim leje askujt se me kë bashkëpunojmë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshjen në fushën e mbrojtjes. I pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se e ka ftuar Serbinë t’i bashkohet.

“Patjetër kam vënë re herë pas here një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd. Mund t’ iu them që është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë, pse jo, që Serbia, nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Ja u merr mendja që nuk kam marrë një përgjigje për sa i përket kësaj ftese. Mund t’iu them që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, akademik arsimor por edhe të prodhimit ushtarak, të bashkëpunojnë”, tha Vengu.

“Me Kosovën kemi dakordësi për sa i përket mjeteve të blinduara. Dhe kjo vjen për dy arsye:

E para sepse lexojmë rreziqe dhe kërcënime në rajon të njëmendje.

E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të marrin leje për saj i përket kësaj pjese.

E treta: mikpresim edhe vende të tjera të na bashkëngjiten. Është partneritet i hapur. Shumëkush e quan marrëveshje të mbrojtjes. Kemi vënë re që të tre vendet kanë nevoja të ngjashme për sa i përket rritjes së kapaciteteve”. (A2 Televizion)

“Burg përjetë, ose do të bëj vetëgjyqësi”/ Thellohet skandali në Bulqizë, Lleshi: Vëllanë ma vranë…

Pak ditë më parë është raportuar një rast të ndodhur në Bulqizë, ku Lulzim Lleshi, vëllai i të cilit është vrarë në 2018 dhe trupi i të cilit u gjet në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, 9 muaj pasi ishte zhdukur pa lënë gjurmë, u shpreh se dy personat e arrestuar si autorë, u kishin marrë edhe gratë.

Sot një skandal tjetër doli në pah, ku një 12-vjeçare, vajza e viktimës, ka denoncuar njerkun e saj Klodian Kruca, një nga të arrestuarit si autor, për ngacmim seksual, gjë që sipas saj vijonte prej 2 vitesh.

Në një reagim, Lulzim Lleshi deklaron se një gjë e tillë ka ndodhur edhe me vajzat e tij.

“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës.

Drejtesia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait”, tha Lulzim Lleshi.

ARRESTIMI:

Dy vëllezër nga Dibra Klodian dhe Kelmend Krusa, të dyshuar si të përfshirë në një vrasje në vitin 2018 u arrestuan nga policia në Gjirokastër. Operacioni u krye nga Policia e Dibrës, pasi kishin siguruar prova se dy vëllezërit Krusa të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan 2 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 thikë, 3 krehra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale. Në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast.

A do mërzitej nëse do kishte diçka mes Juelës dhe Mateos? Brikena HABIT me përgjigjen

Juela dhe Mateo kanë krijuar një raport shoqëror brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja është gjithashtu shoqe edhe me Brikenën, e cila para disa vitesh ka qenë në një njohje me banorin.

Gjatë një bisede mes Juelës, Brikenës dhe Kristit, ky i fundit i ka bërë një pyetje Brikenës:

“Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?”.

Brikena u shpreh se të dy banorët janë beqarë dhe kanë gjithë lirinë e botës të bëjnë ça të duan. Banorja shtoi se si person, Juela ka një vend të veçantë tek ajo dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jenë shoqe.

Pjese nga biseda:

Kristi: Po sikur Juela të kishte një gjë me Mateon, do mërziteshe?

Juela: O Zot, nuk besoj

Brikena: Unë ja thashë edhe kësaj, ta thashë edhe më herët ty

Juela: Nuk dua absolutisht

Brikena: Unë personalisht e kam shprehur, e kam thënë që nuk kam pëlqim për Mateon. Përderisa Juela është beqare, Mateo është beqar, e kanë gjithë të drejtën dhe lirinë e botës me bërë ça të duan. Unë kurrë nuk kam shkuar te Juela me i thënë ‘pse po flet, ça po bën, pse s’po bën’. Gjithkush e ka lojën e vet këtu, ajo ka lojën e vet, unë kam lojën time. Unë kam thënë, Juela si person ka një vend të veçantë tek unë. Unë e di që jashtë “Big Brother” do bëhem shoqe me Juelën, se më pëlqen si person. Por që për lojën, edhe me ja dasht të mirën një personi, nuk i them bëj kështu. Duhet me qenë i lirë me bërë ça të dojë ajo, unë në asnjë moment nuk kam për ti thënë pse e bëre, pse se bëre.

Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Sipas hetimeve paraprake që janë ende në proces e sipër nga Policia Rrugore dhe autoritetet vendore, në automjetin e përfshirë në aksident mendohet se ndodheshin Dëshira Hoxha dhe Albana Boja.

Dëshira Hoxha është infermierja dhe nuk reagon, pasi gjendja e saj është e rëndë. Brenda në mjet ka qenë edhe i aksidentuari Shaban Kotorri.

‘Kush ta ka bërë traum jetën mami apo babi…’/ Rogerti i drejtohet Malit, banori qëndron në heshtje

Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë të pazakontë dhe mjaft të vështirë banorëve të Big Brother VIP Albania 5, duke testuar jo vetëm rezistencën fizike, por edhe atë emocionale.

Bëhet fjalë për një provë rezistence, ku banorët duhej të qëndronin brenda një kutie me akull, ndërsa ai që do të arrinte të rezistonte më gjatë shpërblehej me dy muaj euro. Sfida solli tension, lodhje ekstreme dhe përplasje mes disa prej konkurrentëve.

Gjatë kësaj prove, situata doli jashtë kontrollit mes Rogertit dhe Mal Retkocerit, duke kulmuar në një përplasje të ashpër. Rogerti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke prekur çështje personale dhe familjare të Malit, në një moment që u konsiderua i rëndë nga publiku.

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”, iu drejtua Rogerti Malit, një deklaratë që shkaktoi reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke marrë parasysh situatën delikate familjare të këngëtarit.

Nga ana tjetër, Mali zgjodhi të qëndronte i qetë, duke mos reaguar ndaj provokimeve dhe duke u përpjekur vazhdimisht ta injoronte Rogertin, gjë që u vlerësua nga një pjesë e madhe e publikut si një qëndrim i matur.

Pamjet nga sfida u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ku reagimet nuk munguan. Shumë ndjekës të formatit kërkuan që produksioni të ndërhyjë dhe të marrë masa, duke e cilësuar deklaratën e Rogertit si tejkalim të kufijve dhe shkelje të etikës së lojës.

VIDEO

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/ Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Për Mateon më tha…

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, i cili komentoi marrëdhënien e Mateos dhe Brikenës..

Lidhur me Mateon dhe sjelljen e tij në “BBV”, ai bëri disa komente dhe zbuloi se e njeh mirë banorin. Ndërkohë, një zbulim ‘ bombë’ ishte edhe se ai ka folur disa muaj me Brikenën.

“Mua Brikena nuk do më thoshte jo. Unë mendoj që Brikena ka hyrë me strategji konkrete, do të bëjë lojën e vetë. Më pëlqeu gjesti i Mateos që takoi mamin e Brikenës. Ajo ishte shumë fisnike edhe me mënyrën si e përballoi. Brikenën e njoh, me të kam pasur kontakte.

Kemi folur për rreth 2 muaj në Instagram, pasi dola nga “Për’puthen”. Mateo i kishte mbyllur kontaktet me Brikenën në atë periudhë. Unë isha duke folur dhe e pyeta për konkurrentët e “Për’puthen”. Më tha që kam pas folur me Mateon, ma pohoi.

Jemi takuar një herë tha, por nuk e kemi gjetur veten te njëri tjetri dhe e kemi lënë aty më tha. Unë i besoj versionit të Mateos që janë puthur. Nuk jemi takuar sepse ajo jetonte në Itali dhe nuk ishte mundësia që të takoheshim. Kemi folur shumë, jemi zënë sepse Brikena kërkon diçka stabël, një lidhje serioze”, u shpreh Marko Musaaj./Top Channel

Vdekja tragjike e 19-vjeçarit, grabitet nga një burrë pasi u gjet i pajetë në rrugë dhe më pas shtypet nga një makinë

Një ngjarje tronditëse dhe me elementë thellësisht çnjerëzorë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Corso Marconi, në cep me Via Nizza, në lagjen San Salvario, gjatë natës mes të enjtes 22 dhe të premtes 23 janar.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, Davide Borgione, 19 vjeç, shihet i shtrirë përtokë nën shi, pranë një biçiklete elektrike me qira. I riu mbetet në asfalt për një kohë të gjatë pa u ndihmuar nga askush. Në pamjet filmike shihet edhe një automjet që kalon pranë trupit të tij dhe dyshohet se mund ta ketë goditur, duke vazhduar më pas rrugën.

Disa orë më vonë, shoferi u paraqit në polici duke deklaruar: “Nëse e kam goditur, djali ishte tashmë përtokë dhe nuk e vura re, prandaj u largova.”

Por skena më e rëndë ndodh pak më pas: ndërsa Davide është ende i shtrirë në tokë dhe nuk dihet nëse është ende gjallë, një burrë afrohet, i vjedh portofolin dhe largohet pa i dhënë asnjë ndihmë.

Davide po kthehej në shtëpi me biçikletë elektrike pasi kishte kaluar natën në një klub me miqtë e tij. Sipas dëshmive, ai nuk ishte i dehur. Vetëm pasi grabitësi ishte larguar, disa kalimtarë ndërhynë dhe thirrën shërbimet e emergjencës.

I riu nuk mbante helmetë në momentin e aksidentit. Ekipi i ambulancës i dha reanimim të zgjatur në vendngjarje dhe më pas u transportua në spitalin CTO të Torinos, ku u shpall i vdekur për shkak të një traume të rëndë në kokë.

Pa kryerjen e autopsisë, autoritetet nuk mund të përcaktojnë ende shkakun e saktë të vdekjes. Aktualisht po merren në konsideratë tre hipoteza: përplasje me një automjet; një gjendje e papritur shëndetësore gjatë ngasjes; rrëzim për shkak të shiut dhe goditje fatale në kokë.

Mes dhimbjes, babai i viktimës, Fabrizio Borgione, rrëfen momentin e fundit kur e pa të birin: “E çova unë në diskotekë, sepse atje nuk ka parkim. Më tha ‘pafshim baba’ dhe më buzëqeshi. E dija që do të kthehej me skuter ose me biçikletën elektrike, siç bënte shpesh. Atë natë nuk mbante helmetë, e kishte harruar në shtëpi.”

Për grabitjen, ai shprehet shkurt: “Është çnjerëzore. Shpresoj që autori të identifikohet dhe të ndëshkohet. Për fat të mirë, ekzistojnë ende njerëz të mirë, si djali që kaloi më vonë dhe kërkoi ndihmë.”

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./Top Channel

“Ty të ka pështyrë Brikena dhe daja”/ Mateo i kthehet keq Mirit: Ty të …

Dita e sotme ka nisur me debate të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Miri ka patur një debat me Mateon, ku ky i fundit e kritikon për marrëdhënien që ka me Keijsin, i cili çfarë nuk i ka thënë.

Sipas Mateos, Keijsi e ka pështyrë atë ndërkoi ai shkon dhe e përqafon. Nga ana tjetër, Miri i kthehet duke i përmendur historinë që ai vetë ka treguar për familjarët e Brikenës.

“Ty të ka pështyrë Brikena dhe dajat”, i drejtohet Miri-Mateos dhe ky i fundit i thotë se ‘është i dështuar’.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Ty të pështyu dhe shkove e përqafove. Ai është në rregull, ai mirë e ka me të tjerët

Miri: Ty të ka pështyrë Brikena dhe dajat

Mateo: Ai të pështyn e ti e fërkon

Miri: Brikena dhe daja

Mateo: Sa i dështuar je. Respektin më të madh për dajat e Brikenës, ty të pështyj në surrat.

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek, Vasilis Varelas

44-vjecari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm, që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve.

Ai është akuzuar për të paktën 4 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit të ndodhur brenda burgut “Koridhalos”.

Halili, ka vepruar të paktën dy herë nën urdhrat e kriminelit famëkeq grek, Vasilis Varelas. Ky i fundit, një dublant i filmave të aktorit të Hollywood, Chuck Norris në vitet ‘80, akuzohet për disa krime të rënda në Greqi, përfshirë trafikun e drogës.

Si fillim ai e shtyu Halilin të vriste, ish-burrin e gruas së tij. Në 6 mars 2009, Halili qëlloi dy herë në kokë dhe një herë në gjoks ish-burrin e gruas së Varelas. Ngjarja ndodhi në Nea Filadelfia, por viktima pas disa operacioneve arriti t’i shpëtojë vdekjes. Në 5 gusht 2009, ndaj viktimës u organizua një atentat tjetër në Igumenicë, por autorit, i cili e shënjestroi në kokë, i’u bllokua arma.

Teksa u akuzua për këtë krim, Halili u hetua edhe për vrasjen e datës 11 nëntor 2008 në Mikromani të Kalamatës, ku u ekzekutua punonjësi i një diskoje, 29-vjecari Sotiri Psikopaida. Ai u qëllua katër herë me armë zjarri, një prej të cilave në kokë.

Në 29 nëntor 2011, përsëri nën urdhrat e Vasili Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjecarin Fillim Mesaja dhe të birin e tij Oligert Mesaja, vetëm 2 vjeç e gjysmë, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Ngjarja ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Halili qëlloi me çifte në kokë Fillimin ndërsa therri më pas Oligertin. Shkak ishte larja e hesapeve të Varelas me Mesajën.

Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë./Top Channel