“Ti je dashuri”, deI biseda e vjetër e Blerina Matrakut me gruan e Adrian Hilës

Pas reagimeve publike të këngëtares Blerina Matraku lidhur me videot private që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, vëmendje ka marrë edhe një komunikim i vjetër që pretendohet se është zhvilluar mes saj dhe Klaudia Hilës, bashkëshortes së kompozitorit Adrian Hila.

Në rrjetet sociale po qarkullon një imazh që pretendohet se paraqet një shkëmbim mes dy grave. Nga përmbajtja e mesazheve, komunikimi duket miqësor, ndërsa në të Blerina Matraku i shkruan Klaudias: “Ti je dashuri”, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet: “Të puth fort dritë!”.

Sipas të dhënave që shfaqen në imazh, komunikimi daton rreth tetë vite më parë. Megjithatë, autenticiteti i këtij komunikimi dhe konteksti në të cilin është zhvilluar nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Publikimi i bisedës vjen pas deklaratave të fundit të Blerina Matrakut, e cila ka reaguar publikisht për materialet private ku shfaqet së bashku me Adrian Hilën. Në reagimin e saj të parë, këngëtarja i kërkoi ndjesë Klaudia Hilës dhe vajzave të saj.

“I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar”, shkroi Matraku.

Në një reagim të mëvonshëm, këngëtarja pretendoi se Adrian Hila i ishte prezantuar asaj si i divorcuar nga bashkëshortja. Ajo foli gjithashtu për pasojat që publikimi i videove private ka pasur në jetën e saj personale dhe profesionale.

Ndërkohë, deri në këto momente, Klaudia Hila nuk ka bërë një reagim publik lidhur me komunikimin e publikuar në rrjet. Për shkak se biseda nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, përmbajtja e saj mbetet një pretendim i publikuar online.

Shmanget Kamza, nga do të kaIojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

Automjetet që vijnë nga veriu drejt Tiranës parashikohet të lidhen drejtpërdrejt me Unazën e Madhe përmes një aksi të ri, duke shmangur kalimin në qendrën e Kamzës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e kësaj lidhjeje, me fond limit 138.6 milionë lekë, pa TVSH.

Kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri më 11 nëntor. Procedura mbulon studimin dhe përgatitjen e projektit, ndërsa kostoja e ndërtimit do të përllogaritet gjatë këtij procesi.

Sipas termave të referencës, rruga parashikohet të jetë rreth 17 kilometra e gjatë. Ajo do të nisë në pjesën jugore të nyjes së Rinasit, në lidhje me autostradën Thumanë–Kashar, dhe do të përfundojë në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e Paskuqanit.

Gjurma që do të studiohet kalon në zonat e Valiasit dhe Zallherrit dhe ndërpret rrugën Kamëz–Fushë-Krujë. Përveç lehtësimit të hyrjes në kryeqytet, lidhja synon t’u mundësojë automjeteve vijimin e udhëtimit drejt autostradës Tiranë–Elbasan dhe Korridorit VIII.

Aksi do të projektohet si rrugë ndërurbane kryesore. Kompania konsulente duhet të shqyrtojë të paktën dy variante, ku njëri duhet të shfrytëzojë rrugë ekzistuese, duke respektuar parametrat teknikë të kërkuar.

Studimi do të përcaktojë gjurmën përfundimtare, nyjet lidhëse dhe rrugët dytësore për zonat e banuara. Dokumentet kërkojnë gjithashtu mbikalime për këmbësorët, ndriçim pranë nyjeve dhe zonave të banuara, si dhe elementet e sigurisë rrugore.

Pjesë e projektimit do të jetë edhe identifikimi i pronave që preken nga aksi, përllogaritja e shpronësimeve dhe përcaktimi i kostos së ndërtimit.

Marrin kυmbarin për ρushime në Korçë, bυrri zbυΙon tra.d hëtinë e gr. υαs

Ρυshimet në Korçë për një çift shqiparësh, të cilët kishin marrë me vete edhe kumbarin nuk kanë shkuar ashtu siç duhej.

Gazetarja e “Aldo Morning Show” tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbuluar tradhëtinë e gruas me kumbarin.

Sipas gazetares burri ishte dehur dhe kishte vajtur të flejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fjetur bashkë.

Ky është punëtori shqiptar që VDlQ sot në Greqi, u plagos në kokë pas shpërthimit të rafìnerisë, në PRANGA tre drejtuesit e kompanisë

Është publikuar ditën e sotme fotoja e 50-vjeçarit shqiptar Dorian Hysa i cili pas dy ditësh në luftë më vdekjen, mesditën e kësaj të diele, dha frymën e fundit në spital. Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga Top Channel, ky është shqiptari Dorian Hysa, i cili vdiq sot pasi mori plagë të rënda në kokë, dy ditë pas shpërthimit të rafinerisë së “Motor Oil” në Greqi, ku ai punonte.

Shqiptari Dorian Hysa

Kujtojmë se para dy ditësh, nga ngjarja e rëndë vdiq dhe një tjetër punëtor shqiptar, 43-vjeçari Robert Cakaj, i cili la pas gruan dhe dy vogëlushët e tij.

Dy punonjësit me origjinë shqiptare u dërguan me urgjencë në Spitalin e Korinthit ku thuhet se mbërriti edhe një punëtor i tretë me probleme të lehta respiratore. Megjithatë, për shkak të gjendjes së tyre, u pa e nevojshme transportimi i menjëhershëm i tyre në Eleusis, ku dhe fatkeqësisht dhanë frymën e fundit.

Sakaq, është bërë me dije se Policia Helenike po i vë nën vëzhgim masat e pamjaftueshme të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Autoritetet kanë vënë në pranga tri drejtues të Motor Oil, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e projektit kontrovers.

Konkretisht, ata janë një kryepunëtor 36-vjeçar , një menaxher i Departamentit të Shëndetit dhe Sigurisë 50-vjeçar dhe një operator projekti 34-vjeçar. Këto arrestime të reja vijnë përveç arrestimit të kontraktorit të punishtes së jashtme, i cili po kryente punime brenda rafinerisë në kohën e aksidentit.

Ambasadorja e BE-së paraIajmëron Shqipërinë para konferencës në Luksemburg: Kemi ende …

Në prag të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, që do të mbahet këtë të martë pasdite në Luksemburg, ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, shprehet se autoritetet shqiptare kanë ende “detyra shtëpie” për të përmbushur përpara se vendi të arrijë anëtarësimin e plotë në familjen evropiane.

“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare. Unë, së bashku me ekipin tim, jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces. Mbeten ende disa kapituj për të mbyllur. Kemi përpara një afat kohor ambicioz, të propozuar nga pala shqiptare. Përmbushja e këtij afati kërkon punë intensive në disa fusha.”

De Sousa përmend si detyrime kryesore vijimin e punës për shtetin ligjor dhe çështjet e mjedisit.

“Përpjekjet duhet të vazhdojnë sa i përket shtetit të së drejtës dhe çështjeve mjedisore; ka shumë fusha ku puna duhet të vijojë. Ata gjithashtu mund të marrin shembull nga vendi im, Portugalia, e cila është pjesë e BE-së prej 40 vitesh.”

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare do të shënojë mbylljen e Kapitullit 20 – Politika e Ndërmarrjeve dhe ajo Industriale.

Seria e konferencave ndërqeveritare me shtetet kandidate nis të hënën me Malin e Zi, i cili pritet të mbyllë dy kapituj shtesë: Kapitullin 18 (Statistikat) dhe Kapitullin 19 (Politika Sociale dhe Punësimi).

Deri më tani, Mali i Zi ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave, nga të cilët 18 janë mbyllur. Ukraina dhe Moldavia pritet që të mërkurën të hapin përkatësisht edhe dy grupe kapitujsh të tjerë.

Komisioni Evropian pritet të prezantojë më 28 tetor një udhërrëfyes zyrtar me afate kohore për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të tre shteteve të tjera që kryesojnë procesin e zgjerimit.

Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të mos u japë shqiptarëve menjëherë të drejtën e pakufizuar për të punuar në çdo shtet anëtar.

Komisioni Evropian pret që zgjerimi i ardhshëm të shoqërohet me masa tranzitore për lëvizjen e lirë të punëtorëve, të ngjashme me ato që janë përdorur në zgjerimet e mëparshme.

Në tre raundet e fundit të zgjerimit, këto masa lejuan hapjen graduale të tregjeve të punës për qytetarët e shteteve të reja. Në analizën e tij të re, Komisioni thotë se mund të pritet një qasje e ngjashme edhe në zgjerimet e ardhshme.

Sipas modelit të përshkruar, çdo shtet anëtar mund të ketë fleksibilitetin të vendosë nëse do të aplikojë menjëherë rregullat evropiane të lëvizjes së lirë apo do të përdorë përkohësisht masa kombëtare për aksesin e punëtorëve nga vendet e sapo-anëtarësuara.

Komisioni parashikon gjithashtu mundësinë që, përpara anëtarësimit, të vlerësohet ndikimi që hapja e tregut të punës ndaj qytetarëve të një vendi kandidat do të kishte mbi shtetet ekzistuese.

Kjo nuk do të thotë se është marrë një vendim për kufizime ndaj shqiptarëve. Kohëzgjatja dhe forma e çdo mase do të varen nga negociatat dhe Traktati i ardhshëm i Anëtarësimit.

Por dokumenti e bën të qartë se lëvizja e lirë e punëtorëve është një nga fushat ku Brukseli po përgatitet për masa tranzitore.

Vetë Komisioni, në prezantimin e paketës së 6 tetorit, konfirmoi se marrëveshje të tilla mund të përdoren kur është e nevojshme për lëvizjen e punëtorëve dhe shërbimeve.

Kjo do të thotë se për qytetarët shqiptarë data e anëtarësimit në BE dhe data e aksesit të plotë në të gjitha tregjet evropiane të punës mund të mos jenë domosdoshmërish e njëjta

Videot in time me Adi Hilën, flet Blerina Matraku: I kam dhënë 10 mijë euro, mu duk burrë …

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.

Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët.

Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe seriozitetit të tij në fushën e muzikës.

Sipas këngëtares, në vitin 2007 ajo i kërkoi Adi Hilës të realizonin një album dhe e pagoi shumën prej 10 mijë eurosh. Ajo shpjegoi se paratë i kishte mbledhur nga puna në evente, dasma dhe nga angazhimi si stjuardesë, ndërsa për këtë investim kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj.

“Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite.

“Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova këtë njeri dhe e hiperbolizova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar, duke menduar që ishte Zoti ky, familja dhe më pas vetja ime.

Krijova ndjenja dhe ishin shumë të vërteta, të pastra dhe të çiltra dhe isha gati për ta bërë këtë njeri të lumtur, të qetë, për t’i plotësuar atë pjesën që ishte i ngarkuar. Kishte ngarkesa profesionale.

Nuk mund të përmend shumë gjëra, sepse nuk dua të cenoj një familje. Në atë kohë unë e kam ditur të ndarë, në momentin që e kam marrë vesh që nuk ka qenë i tillë, unë u tërhoqa.

Ajo falje nuk ishte e plotë, këto falje të tmerrshme nuk i meriton askush, mua kjo më vë përpara përgjegjësisë së masës. Unë jam e indinjuar, nuk do ta kisha bërë atë gjë nëse e dija që do të ndodhte një shpërndarje. Nuk dija absolutisht asgjë.

Unë jam e tradhtuar në këtë mes, por jo si partnere, jam e përdorur, e shitur si figurë të cilën ai e krijoi. Më rriti profesionalisht, një njeri që më fliste për seriozitetin, kujdesin. Nuk mendoja që një njeri mund të kishte papërgjegjshmëri morale për të vënë kamera sigurie në dhomat në shtëpi pa dijeninë time.

Nëse unë do ta kisha ditur që ajo aty është kamerë sigurie, do ta dija shumë mirë që një kamerë sigurie mund të monitorohet nga diku tjetër. Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që aty kishte kamerë sigurie. Meqë ka pasur vjedhje asokohe”, u shpreh Matraku.

“Ka abόr tυar fëmijë me Ad Hilën”, gazetari habit me deklaratën për një nga personazhet e videove

Gazetari Flor Gjini ka ngritur dy çështje gjatë një diskutimi lidhur me videot intime të kompozitorit Adrian Hila, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit.

Gjatë bisedës në “Euronews”, Gjini kritikoi mënyrën se si është trajtuar ngjarja në hapësirën publike, duke u shprehur se vëmendja është përqendruar te personat e përfshirë dhe gjykimet ndaj tyre, ndërsa janë lënë mënjanë tema që lidhen me edukimin dhe shëndetin seksual.

Sipas tij, rasti mund shërbente si një mundësi për të diskutuar mbi rëndësinë e marrëdhënieve të sigurta dhe parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

“Si ka mundësi që nuk u mor askush, vërtet, të dilte dikush dhe të thoshte: ‘Ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me disa individë’? Si ka mundësi që aty nuk është përdorur një prezervativ? Ne flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si nuk doli kush të trajtonte një temë të tillë?”, u shpreh gazetari.

Por Gjini bëri edhe një pretendim të fortë, duke deklaruar se kishte informacion për një shtatzëni të ndërprerë nga një prej personave që shfaqen në videon intime të Hilës.

“Unë kam një informacion: Një nga personat që është xhiruar në ato video ka abortuar një fëmijë. Një fëmijë që e ka pasur me kompozitorin Adi Hila. E ka pasur përpara dy vitesh, tre vitesh. [Vajza] ka qenë në një marrëdhënie të vazhdueshme [me Adi Hilën]”, deklaroi Gjini.

Megjithatë, gazetari nuk bëri të ditur identitetin e personit për të cilën foli dhe nuk paraqiti ndonjë provë që të mbështesë pretendimin e tij.

‘Ylli’ i ardhshëm i Shqipërisë nuk ndalet, shënon 2 goIa të tjerë me Tottenham

Armend Muslika vazhdon të tregojë potencialin e tij në futbollin anglez.

Talenti i Kombëtares shqiptare U-19 ka qenë protagonist me Tottenhamin U-18, duke realizuar dy gola në fitoren 4-1 të skuadrës londineze në Kupën e Ligës.

Sulmuesi shqiptar po kalon një periudhë pozitive, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe aftësitë e tij në repartin ofensiv. Në ndeshjen e sotme, Muslika e dërgoi dy herë topin në rrjetë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e Tottenhamit.

Momenti më i veçantë ishte goli i dytë, i realizuar me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte, duke treguar edhe një herë cilësitë teknike të futbollistit të ri shqiptar.

Muslika konsiderohet një prej talenteve interesantë të Shqipërisë për të ardhmen dhe paraqitje të tilla në akademinë e Tottenhamit përbëjnë një sinjal pozitiv për zhvillimin e tij.

Me dy golat e radhës, sulmuesi kuqezi vazhdon të fitojë vëmendje në Angli, ndërsa synimi i tij është të hedhë hapa të mëtejshëm në karrierë dhe të afrohet gradualisht me nivelet më të larta të futbollit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 12 Tetor 2026

Dashi
Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni të lini pas dore ata që po përpiqen të afrohen (kini kujdes nga shtytja dhe tërheqja e zakonshme me Luanin dhe Shigjetarin). Si çift, shmangni nxjerrjen e çdo nervozizmi të akumuluar nga partneri juaj: të dielën, do të jeni paksa të ndjeshëm; dhurojini vetes dhuratën e një momenti paqeje.
Puna : Një çështje që mendonit se ishte e mbyllur mund të rihapet, ndërsa një kërkesë e vjetër më në fund do të marrë vëmendjen që meriton.
Fati: 4 yje

Demi
Dashuria: Si beqar, je kurioz për dikë, por mos u nxito ta përcaktosh: Venusi në opozitë bën thirrje për kujdes. Nëse je në një lidhje, toleranca jote është minimale dhe ke tendencë ta shohësh çdo fjalë si provokim: mos prit që partneri yt të lexojë gjithmonë mendjen tënde.
Puna: Rutina jote e fundit të ka bërë të mendosh: a të përfaqëson ajo që bën dhe a të argëton akoma? Fati: 3 yje

Binjakët
Dashuria : Një qiell i gjallë për ata që janë beqarë: ju pëlqen t’i merrni lehtë ndjenjat tuaja, por më 15 tetor, shmangni gjykimet e nxituara. Si çift, ndjeni nevojën për të mbrojtur lidhjen tuaj; diplomacia do të jetë e nevojshme rreth mesit të muajit për të kapërcyer një pengesë të vogël, por stabiliteti nuk mungon.
Puna: Kreativiteti është karta juaj e fortë, veçanërisht në fushat artistike, tregtare dhe të komunikimit. E mërkura është perfekte për diskutime dhe ide të reja.
Fati: 4 yje

Gaforrja
Dashuria: Beqarë, mënyra juaj e të dashuruarit po ndryshon: lëreni veten të befasoheni! Pas tensioneve të shtatorit, e hëna dhe e marta do të jenë ditët ideale për të bërë hapin e parë. Nëse jeni në një lidhje, dëshira për romancë kthehet: ndonjëherë edhe një gjest i thjeshtë dhe i papritur është i mjaftueshëm për të ringjallur magjinë.
Puna : Rezultatet tuaja flasin vetë: edhe ata që dyshonin tek ju do të duhet të mendojnë përsëri.
Fati: 5 yje

Luani
Dashuria: Nëse jeni beqarë dhe vini nga një lidhje e paqëndrueshme, pyeteni veten nëse ia vlen vërtet të investoni më shumë energji. Si çift, kini kujdes: pakënaqësitë e vjetra do të rishfaqen dhe kjo kërkon butësi.
Puna: Pas javësh që ndiheni paksa keq për arsye fizike ose personale, era po ndryshon: të mërkurën dhe të enjten, do të gjeni përsëri vrullin tuaj.
Fati : 4 yje

Virgjëresha
Dashuria : Një fundjavë e gjallë për beqarët: të shtunën dhe të dielën, shijoni takimet tuaja pa u shqetësuar menjëherë se ku do të çojnë ato. Marrëdhëniet kthehen në një ndjenjë shoqërie, së bashku me dëshirën për të bërë plane së bashku dhe për të gjetur pak kohë për veten tuaj.
Puna : Gjërat që më parë ishin të pasigurta zgjidhen. Një projekt po shkon në drejtimin e duhur dhe ju lejon të vendosni themele të forta për të ardhmen.
Fati: 4 yje

Peshorja
Dashuria : Nëse dikush ju afrohet, mos u mbështetni vetëm te fjalët e bukura, por te veprimet konkrete. Çiftet duhet të kenë kujdes që të mos e teprojnë këtë fundjavë: shmangni debatet dhe thjesht shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit.
Puna : Diplomacia juaj do të bëjë përsëri diferencën. Mbështetja astrologjike mbështet ata që duan të shfrytëzojnë intuitën e tyre.
Fati : 4 yje

Akrepi
Dashuria : Me Venusin në shenjën tuaj, ju jetoni gjithçka në maksimum: ose e doni ose e urreni. Disa dyshime ose pak frikë ju pengojnë të shprehni të gjitha ndjenjat tuaja, pavarësisht nëse jeni beqar apo në një lidhje. Mundohuni të flisni me sinqeritet të plotë.
Puna : E marta sjell lajme të dobishme për t’ju ndihmuar të kuptoni rrugën që duhet të ndiqni. Nëse rutina juaj e zakonshme po ju duket e tepërt, është e natyrshme të shikoni përreth.
Fati: 4 yje

Shigjetari
Dashuria: Për beqarët, dashuria godet aty ku më pak e presin, ndoshta në një kontekst të pazakontë që ndez natyrën tuaj aventureske. Nëse jeni në një lidhje, hapet një periudhë entuziazmi të madh për planifikimin e diçkaje të rëndësishme që lidhet me shtëpinë ose të ardhmen.
Puna : Yjet nxisin vendosmërinë tuaj. Propozimet interesante mund të mbërrijnë në mesjavë, ose ju mund të jeni ai që do të bëjë hapin e parë.
Fati : 4 yje

Bricjapi
Bricjapi – Dashuria : Një fundjavë me surpriza për beqarët: entuziazmi i papritur rigjallërohet, ndoshta me kthimin e një të dashuri nga e kaluara. Çiftet rizbulojnë dëshirën për të ndërtuar: projektet e jetës ose të shtëpisë rigjallërojnë lidhjen.
Puna : Lini mënjanë pengesat e muajve të fundit: tani keni më shumë mundësi dhe shumë më tepër besim në mbrojtjen e pikëpamjeve tuaja.
Fati: 5 yje

Ujori
Dashuria: Si beqar, kërkoni stimuj të rinj dhe shmangni ata që përpiqen t’ju mashtrojnë me xhelozi ose posesivitet. Nëse jeni në një lidhje, durimi është i pakët: nëse ndjeni shumë presion ose ftohtësi, rrezikoni të dilni nga inati, kështu që të jeni të kujdesshëm me fjalët tuaja është thelbësore.
Puna : Vonesat dhe e njëjta histori e vjetër po testojnë qëndrueshmërinë tuaj: dëshira për të kthyer një faqe të re është e fortë.
Fati: 3 yje

Peshqit
Dashuria: Një javë plot mundësi për ata që kërkojnë dashuri. Për ata që janë në një lidhje, dëshira për t’u bërë serioz rritet: është koha e duhur për të folur për të jetuar së bashku ose për t’u martuar. E diela është një ditë shumë e ëmbël.
Puna : Është koha për të pohuar veten dhe për të kërkuar atë që meritoni: propozoni planet tuaja me besim.
Fati: 5 yje