Pasi e akuzuan si “iranian”! Qeveria “merr hak” ndaj Dritan Goxhajt, ja çfarë i ka ndodhur

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, mes tyre edhe Dritan Goxhajn, nën dyshimet për veprime gjatë protestave të zhvilluara më 22 dhe 23 qershor në kryeqytet. Një nga personat e proceduar është edhe Dritan Goxhaj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetìmore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Për ku po udhëton Sali Berisha?! Lideri demokrat në Aeroportin e Rinasit, qytetari i bën VIDEO nga dritarja e avionit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka udhëtuar mesditën e kësaj të enjte jashtë Shqipërisë.

Siç shihet dhe nga pamjet që një qytetar ka ndarë në rrjetet sociale, Berisha është shoqëruar nga shërbimi ekskIuziv i aeroportit deri në shkallët e avionit.

Nuk është e qartë se për ku ka udhëtuar lideri demokrat, por sipas qytetarit që ka publikuar pamjet, bëhet fjalë për Gjermaninë, raporton newsbomb.al.

Sali Berisha ka pranë shoqëruesin e tij që i mban dhe çantat, ndërsa pas tyre është dhe deputeti demokrat Tomor Alizoti. Ata kalojnë disa momente me djemtë e ekipit të shoqërimit, të cilët shkrepin fotografi me Sali Berishën, dhe më pas futen në avion.

Bie në sy se kryetari i Partisë Demokratike, takon dhe përshëndet të gjithë personat, qoftë ata që e shoqëruan, qoftë punëtorët e autoshkallës, ndërsa dallohet edhe me një veshje jozyrtare, pantallona dhe bluzë sportive me mëngë të shkurtra.

VIDEO

E mitura u mbyt në pIazhin e Tales në Lezhë, flet babai: Mu lut shumë që të shkonte në plazh me tezen…

Dy vajza të mitura, vetëm 9 dhe 11 vjeçe, hynë në det për t’u larë në një ditë vere, pa e ditur se ato do të përjetonin çastet e fundit të jetës së tyre.

Mesditën e së premtes, më 19 qershor, plazhi i Tales në Lezhë u kthye në skenën e një tragjedie që tronditi opinionin publik dhe preku zemrat e të gjithëve. Dallgët e detit morën dy jetë duke lënë pas një dhimbje të pamasë, lot dhe shumë pikëpyetje.

Në një studio televizive prindërit kanë bërë një rrëfim prekës të dhimbjes së madhe që po përjetojnë, atë të humbjes më të rëndë që mund t’i ndodhë një familjeje. Ata janë gjithashtu prindër të tre fëmijëve të tjerë dhe jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike, përballë varfërisë ekstreme.

Mes emocioneve të forta dhe dhimbjes së pashuar, ata do të tregojnë për ditën që ua ndryshoi përgjithmonë jetën.

Kjo është një histori që trondit, një histori që kërkon reflektim, por mbi të gjitha një histori njerëzore për dy fëmijë që u larguan shumë herët nga kjo botë.

“Te miturat ishin vajza tezes. Vajza mu lut shumë atë ditë për të shkuar. Nuk e kisha lënë asnjëherë të shkonte, ishte hera e parë.

Prindërit e 9-vjeçares, të mitures tjetër janë në shok. Vajzat hynë pa njoftuar, tezja e vajzës ishte me të.

Kur ndodhi isha në Durrës më njoftuan se vajzat nuk janë mir. Kunata ka qenë me burrin e saj”, tha ai.

Përveç plagës së rëndë shpirtërore që mbajnë mbi supe, familja përballet edhe me vështirësi të mëdha ekonomike dhe kushte të papërshtatshme jetese. Mes dhimbjes së tyre të thellë, vjen edhe një apel për ndihmë, në mbështetje të tre fëmijëve që vazhdojnë jetën përballë sfidave të mëdha.

Polici i burgut ‘kapet mat’ duke futur k¤kainë në qeli, arrestohet bashkë me të burgosurin (Foto)

Një punonjës i policisë së burgjeve dhe një i burgosur janë arrestuar në flagrancë në IEVP Durrës, pas zbulimit të një sasie lënde të dyshuar narkotike brenda institucionit.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në pranga kanë përfunduar shtetasit A.P., me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës, dhe A.M., i burgosur në këtë institucion.

Ata dyshohen për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Zbardhja e rastit erdhi pas një kontrolli të ushtruar nga AMSEVP në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Gjatë verifikimeve është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e IEVP-së, i kishte dhënë të burgosurit një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Lënda është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj dy personave janë kryer veprimet procedurale përkatëse.

AMSEVP bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka raste të tjera të ngjashme brenda IEVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Edi Rama bën veprimin e papritur, kryeministri “u bashkohet” protestuesve

Teksa protestuesìt vijojnë për të 26-ën ditë radhazi tubimet e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të tërhequr vëmendje.

Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamengot, simbolin që është identifikuar tashmë gjerësisht me protestën e nisur në mbrojtje të zonës së Zvernecit.

Lëvizja ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku është komentuar gjerësisht nga komentuesit.

Protestat të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e 26-të, nisën fillimisht me kërkesën për të ndalur ndërtimin e një resorti në zonën e mbrojtur të Zvernecit, një habitat i rëndësishëm ku strehohen mijëra flamingo. Pikërisht nga ky simbol lindi edhe pagëzimi i lëvizjes qytetare si “Revolucioni i Flamingove”.

Megjithatë me kalimin e ditëve lista e kërkesave të protestuesve është zgjeruar, duke përfshirë çështje të tjera që lidhen me qeverisjen, transparencën dhe përgjegjshmërinë politike. Ndër kërkesat kryesore që vijon të artikulohet në protestë mbetet edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Profili i kryeministrit Edi Rama ne Facebook

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari tregon pse u shpall “non grata” Ikballe Huduti

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se vendìmi për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikballe Huduti Berisha, është marrë duke u bazuar nga informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Në një intervistë për ABC News, Lamallari u shpreh se Ikballe Huduti Berisha kërcënon sigurinë kombëtare.

Lamallari shtoi gjithashtu se Policia e Shtetit administron të dhëna për personat të tjerë që përbëjnë rrezik për vendin.

“Është bazuar nga informacionet e inteligjencës. Vendimmarja është bazuar nga informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarje të tillë.

Ka edhe një urdhër dëbimi. Nëse gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, dëbohet nga vendi. Kam reaguar në momente të caktuara, nuk ndaj informacione që ligjërisht duhet t’i mbaj të kufizuara.

Një protestë që nisi qytetare, u bë përshesh për agjenda të huaja. Ka agjenda të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE.

Shqipëria nuk është vendi ku qytetarët nuk kishin frikë të protestonin. Policia e Shtetit, ka edhe detyrimin për të administruar çdo informacion për çdo person që përbën kërcënimin për sigurinë kombëtare.

Sigurisht, kjo është detyra jonë. Garantojmë qytetarët, por nuk mund të lejojmë që kjo të abuzohet nga persona me aktivitet të dyshimtë.

Kjo është puna e përditshme nga shërbimet informative dhe ato të zbatimit të ligjit, për të marrë masa parandaluese”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 26 qershor 2026

Dashi

Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit. Ne këtë mënyrë marrëdhënia juaj do jete edhe me e ngrohte. Beqaret do përzgjedhin shume dhe serish do ngelen vetëm. Pranoni te paktën te njiheni me ta. Financa do jene mjaft te stabilizuara dhe do kryeni shpenzimet e nevojshme. Me ne fund!

Demi

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite dhe do ndiheni akoma me mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret ka gjasa te kenë dashuri me shikim te pare te cilat do i bëjnë te ndihen si ne ëndërr. Veshtoni me kujdes ne çdo vend kur te ndodheni. Financat nuk do kenë probleme, kështu qe mund te qëndroni te qete ne këtë fushe.

Binjaket

Do jeni shume te ndjeshëm ndaj fjalëve qe do iu thotë partneri sot dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Mundohuni ta kuptoni edhe gjendjen e tij sepse jo gjithmonë njerëzit janë me humor te mire. Beqaret do kenë një ndote pozitive dhe ne mbrëmje priten disa takime. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Te ardhurat nuk do kenë ndryshime te mëdha nga disa dite me pare.

Gaforrja

Do e keni te vështirë t’ia shprehni ndjenjat partnerit ashtu si i keni ne shpirt. E mira do ishte te flisnit me ndonjë psikolog i cili do iu ndihmonte mjaft për ta kaluar këtë gjendje. Beqaret duhet te tregohen me te hapur. Mundësitë për aventura do jene te shumta, prandaj përfitoni nëse ato iu tërheqin. Financat nuk do kenë probleme. Mund te rini te qete ne këtë sektor.

Luani

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat me te zjarrta. Beqaret do takojnë një person i cili do i mahnite. Duke e pasur mendjen tek ai do harrojnë edhe te hane e te pine. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Virgjeresha

Do bëni çmos qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ja dilni bane me sukses. Emocionet do jene me te shumta dhe me te veçanta se kurrë. Beqaret do marrin disa propozime, por nuk do e kenë te lehte te vendosin se cilin do zgjedhin. Ne planin financiar do jeni te privilegjuar dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Peshorja

Ata qe janë ne çift do kenë probleme serioze sot. Te sy do jeni kokëfortë dhe do doni te dale juaja. Nëse vazhdoni me këtë sjellje nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do jene te shoqërueshëm dhe te qeshur me gjithë personat qe do takojnë. Kjo do beje qe edhe propozimet te jene te shumta dhe serioze. Ne planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Akrepi

Jeta private dhe çështjet e zemrës do kenë prioritet gjate kësaj dite. Beqaret do kenë takime pasiononte dhe nuk do ngurrojnë te krijojnë lidhje. Merkuri do i beje ata qe janë ne çift me kërkues dhe te pakënaqur. E keni menduar ndonjëherë sa jepni ju për partnerin? Nëse mundoheni te arrini rezultate ne pune do keni edhe përmirësim te financave, përndryshe situata do jete delikate.

Shigjetari

Te gjithë planetët do bëhen një për t’ua bere edhe me te bukur ditën sot. Pas një periudhe te ftohte dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mendojnë çfarë duan te bëjnë ne te ardhmen. Financat do jene te mira, por një dhurate e dikujt do ua beje ditën edhe me te bukur e me te kënaqshme.

Bricjapi

Te gjithë planetët do jene te favorshëm gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift, por Plutoni do jete ai qe do sjelle me shume te mira. Nëse jetoni bashke dita do jete me sensuale dhe e lumtur. Beqaret do ndihen te pashprese, pa e ditur se një surprize e madhe i pret ne mbrëmje. Ne sektorin e financave gjerat do shkojnë mire. Ju duhet vetëm te ulni pak shpenzimet dhe nuk do keni probleme.

Ujori

Ata qe janë ne çift do përballen me zhgënjime dhe do ndihen keq. Beqaret nuk do kenë shume gjasa te fillojnë një lidhje serioze, por duhet te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për t’u njohur me persona te rinj. Me kalimin e kohës gjithçka mund te ndodhe. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme fale maturisë qe ju keni treguar me shpenzimet.

Peshqit

Te gjithë planetët do bëhen një për t’ua bere edhe me te bukur ditën sot. Pas një periudhe te ftohte dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mendojnë çfarë duan te bëjnë ne te ardhmen. Financat do jene te mira, por një dhurate e dikujt do ua beje ditën edhe me te bukur e me te kënaqshme.

Rrjeti po zien/ Hati në një romancë me tiktokerin e famshëm shqiptar? (FOTO)

Asgjë nuk i shpëton syrìt të mprehtë të ndjekësve në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për personazhet më të komentuar të momentit.

Pas ndarjes së bujshme nga Jashari, duket se jeta sentimentale e Hatit është sërish në qendër të vëmendjes — këtë herë krah fituesit të “Ferma VIP 1”, Dijonis Biba!

Hati dhe Dijonisi janë bërë kryefjala e portaleve këtë fundjavë për shkak të disa fotove dhe videove që po bëjnë xhiron e rrjetit.

Gjithçka nisi kur Hati, e cila gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen, publikoi një video “unboxing” të markës Cartier, e veshur plot elegancë mbi një varkë luksoze në një liqen në Itali.

Vetëm 24 orë më vonë, në profilin e Dijonisit u shfaqën pamje nga i njëjti liqen, me një sfond thuajse identik vilash historike.

Kujtojmë që Hati ka qenë një nga emrat më të lakuar gjatë gjithë vitit të kaluar pas ndarjes nga ish-partneri Jashari, një figurë sa e famshme aq edhe misterioze për publikun.

Po ashtu duhet te theksojme qe Dijonisi vjen nga Puka, dhe eshte nje familje katolike, nje lajm interesant qe pritet te konfirmohet

I thurëm Iavde se shpërtheu ndaj Ramës! Gerta Shino zbulon lidhjen e Sidorela Gjonit me vëllain e Edi Ramës: Ato shkojnë në..

Një përplasje e re ka nisur në botën e medias dhe rrjeteve sociale. Ish-banorja e Big Brother dhe personazhi i njohur publik, Gerta Shino, ka lëshuar akuza të forta publike ndaj një gazetareje të televizionit Top Channel.
Akuzat për mashtrim dhe manipulim merite

Përmes një videoje të shpërndarë së fundmi, Shino u shpreh mjaft e revoltuar lidhur me një intervistë të zhvilluar me gazetaren në fjalë. Sipas pretendimeve të saj, suksesi ose meritat që i janë atribuar gazetares nuk përputhen me realitetin e asaj që ka ndodhur pas kamerave.

“Gazetarja e Tch që i dhamë merita, na ka mashtruar me intervistën,” – deklaron Shino në materialin e saj, duke lënë të kuptohet se ndihet e zhgënjyer nga mënyra se si është menaxhuar apo montuar biseda.

VIDEO

“I kishte vendosur kamera në banjë gruas”/ Shkënda Lili TR0NDIT me rastin e 50-vjeçarit: Këmbëngulte të shikoja videon

Eftuar në “Grida Duma Podcast” ka qenë detektivja e njohur, Shkënda Lili, e cila gjatë intervistës ka treguar rastet e tradhtisë që ka investiguar ajo.

Lili ka treguar një rast të një 50-vjeçari që dyshonte se e tradhtonte bashkëshortja pasi sipas tij, ajo rrinte shumë në tualet dhe lahej shpesh.

Shkënda tha se nga investigimi i stafit të saj nuk rezultoi se ajo e tradhtonte atë, por burri i kishte thënë se i ka vendosur kamera në banjë dhe ajo kujdesej shumë për veten.

Pjesë nga intervista:

Shkënda Lili: Do të tregoj një rast të një zotërie moshë 50 vjeç për të investiguar bashkëshorten. Dhe ishte aq i sëmurë psiqikisht ai njeri saqë më ka lënë dhe ai pa fjalë. Bashkëshortja në një moshë me të, jetonte në një nga fshatrat e Tiranës.

Grida Duma: Në fshat prapë?

Shkënda Lili: Në rrethet e Tiranës. Gruaja punonte në një kompani dhe arsyeja se pse erdhi është se gruaja lahej shpesh, diçka e ka. Ca idiotësira që unë herë pas here dhe qeshja. E pyesja se cili është dyshimi i tij, se çfarë kishte parë te bashkëshortja, pasi kur shikoja foton e saj dhe duke investiguar më lindi dhe mua dyshimi se ku mund të tradhtojë kjo. Se ne tani e kuptojmë se kush tradhton dhe kush jo, që ditën e parë. Ne e dimë përfundimin.

Grida Duma: Pak a shumë, 90 për qind ti e ke matur është tradhtar ose jo

Shkënda Lili: Që në foton që më tregoi klienti, ndaj i bëja pyetje për të kuptuar. Të dyshosh te bashkëshortja që rri gjithë ditën në shtëpi apo punon në një kompani që qep aty gjithë kohës, e shkreta e lodhur nga puna, nga jeta, mua më duket…

Grida Duma: Se lahet shpesh…

Shkënda Lili: Kur unë e ngacmoja me pyetja, se thashë që unë e kuptova që nuk ka shanse, por ai thoshte ‘ka filluar të lahet shpesh, të mbajë veten’. Ai ishte i sëmurë mendor, të paktën këtë rezultova në fund. Në mes të investigimit më thotë se donte të më takonte dhe unë i thashë ‘po patjetër, po nuk kemi parë asgjë deri tani, shumë e rregullt’. Po ai thotë se ‘filan ditë ajo do të takohet’. Janë gjëra banale për t’i treguar, ku arrin njeriu, psikologjia zero, xhelozi e sëmurë. Ai thotë se ‘bashkëshortja është përgatitur për nesër se ka qëndruar shumë orë duke zgjedhur rrobat, ka qëndruar shumë në tualet, jam i sigurt se po përgatitet për nesër’. Dhe në fund fare doli i pakënaqur nga investigimi dhe më tha ‘ti nuk ke bërë asgjë, por unë i kam vendosur kamera në tualet, gjithandej, ti nuk e ke kapur’.

Grida Duma: Kamerat tregonin se ajo është kujdes për veten

Shkënda Lili: Të vesh kamera në tualet, e kupton ça do thotë? Këto raste janë për…

Grida Duma: Janë për policinë se ajo rrezikon jetën të bashkëjetojë me një njeri të atillë.

Shkënda Lili: Janë për policinë, por edhe për t’u shtruar në spital. Ai këmbëngulte të shikoja videon. Ishte i sëmurë psikik, unë i ofrova ndihmë, i thashë t’a çoj te një mik i imi psikiatër. Më tha se nuk është i çmendur dhe se i kupton gjërat në ajër. Këmbëngulte sërish të shikoja videon dhe i thoja ‘nuk dua të shikoj bashkëshorten tënde si lahet, a je në terezi’.

Grida Duma: E pakënaqësi se ajo doli e ndershme

Shkënda Lili: Donte me patjetër, më thoshte se nuk e ke bërë punën mirë. Këmbëngulte të shikoja videon, po ç’më intereson mua ça bën brenda në shtëpi, lahet apo jo. Se janë raste dhe për të qeshur ndonjëherë.

Grida Duma: Janë të rrezikshme. Domethënë, psikologjia tregon se raste të tilla edhe përshkallëzohen. Mund të shkojnë edhe në vrasje. Pra ajo është viktimë totalisht në atë moment, ajo është e vendosur nën presionin e nevojës së tij për tradhti dhe nevojës së tij për të provuar vetveten sepse ai është i pasigurt në atë nivel.

Shkënda Lili: Janë raste që duhet me pas shumë kujdes, të paktën unë. Në fillimet e mia dhe nuk e kuptoja tipologjinë e njeriut. Nuk prisja kaq ekstreme, nuk isha e rrahur me jetën që të jenë njerëzit kaq ekstrem.