Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Sipas hetimeve paraprake që janë ende në proces e sipër nga Policia Rrugore dhe autoritetet vendore, në automjetin e përfshirë në aksident mendohet se ndodheshin Dëshira Hoxha dhe Albana Boja.

Dëshira Hoxha është infermierja dhe nuk reagon, pasi gjendja e saj është e rëndë. Brenda në mjet ka qenë edhe i aksidentuari Shaban Kotorri.

‘Kush ta ka bërë traum jetën mami apo babi…’/ Rogerti i drejtohet Malit, banori qëndron në heshtje

Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë të pazakontë dhe mjaft të vështirë banorëve të Big Brother VIP Albania 5, duke testuar jo vetëm rezistencën fizike, por edhe atë emocionale.

Bëhet fjalë për një provë rezistence, ku banorët duhej të qëndronin brenda një kutie me akull, ndërsa ai që do të arrinte të rezistonte më gjatë shpërblehej me dy muaj euro. Sfida solli tension, lodhje ekstreme dhe përplasje mes disa prej konkurrentëve.

Gjatë kësaj prove, situata doli jashtë kontrollit mes Rogertit dhe Mal Retkocerit, duke kulmuar në një përplasje të ashpër. Rogerti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke prekur çështje personale dhe familjare të Malit, në një moment që u konsiderua i rëndë nga publiku.

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”, iu drejtua Rogerti Malit, një deklaratë që shkaktoi reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke marrë parasysh situatën delikate familjare të këngëtarit.

Nga ana tjetër, Mali zgjodhi të qëndronte i qetë, duke mos reaguar ndaj provokimeve dhe duke u përpjekur vazhdimisht ta injoronte Rogertin, gjë që u vlerësua nga një pjesë e madhe e publikut si një qëndrim i matur.

Pamjet nga sfida u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ku reagimet nuk munguan. Shumë ndjekës të formatit kërkuan që produksioni të ndërhyjë dhe të marrë masa, duke e cilësuar deklaratën e Rogertit si tejkalim të kufijve dhe shkelje të etikës së lojës.

VIDEO

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/ Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Për Mateon më tha…

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, i cili komentoi marrëdhënien e Mateos dhe Brikenës..

Lidhur me Mateon dhe sjelljen e tij në “BBV”, ai bëri disa komente dhe zbuloi se e njeh mirë banorin. Ndërkohë, një zbulim ‘ bombë’ ishte edhe se ai ka folur disa muaj me Brikenën.

“Mua Brikena nuk do më thoshte jo. Unë mendoj që Brikena ka hyrë me strategji konkrete, do të bëjë lojën e vetë. Më pëlqeu gjesti i Mateos që takoi mamin e Brikenës. Ajo ishte shumë fisnike edhe me mënyrën si e përballoi. Brikenën e njoh, me të kam pasur kontakte.

Kemi folur për rreth 2 muaj në Instagram, pasi dola nga “Për’puthen”. Mateo i kishte mbyllur kontaktet me Brikenën në atë periudhë. Unë isha duke folur dhe e pyeta për konkurrentët e “Për’puthen”. Më tha që kam pas folur me Mateon, ma pohoi.

Jemi takuar një herë tha, por nuk e kemi gjetur veten te njëri tjetri dhe e kemi lënë aty më tha. Unë i besoj versionit të Mateos që janë puthur. Nuk jemi takuar sepse ajo jetonte në Itali dhe nuk ishte mundësia që të takoheshim. Kemi folur shumë, jemi zënë sepse Brikena kërkon diçka stabël, një lidhje serioze”, u shpreh Marko Musaaj./Top Channel

Vdekja tragjike e 19-vjeçarit, grabitet nga një burrë pasi u gjet i pajetë në rrugë dhe më pas shtypet nga një makinë

Një ngjarje tronditëse dhe me elementë thellësisht çnjerëzorë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Corso Marconi, në cep me Via Nizza, në lagjen San Salvario, gjatë natës mes të enjtes 22 dhe të premtes 23 janar.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, Davide Borgione, 19 vjeç, shihet i shtrirë përtokë nën shi, pranë një biçiklete elektrike me qira. I riu mbetet në asfalt për një kohë të gjatë pa u ndihmuar nga askush. Në pamjet filmike shihet edhe një automjet që kalon pranë trupit të tij dhe dyshohet se mund ta ketë goditur, duke vazhduar më pas rrugën.

Disa orë më vonë, shoferi u paraqit në polici duke deklaruar: “Nëse e kam goditur, djali ishte tashmë përtokë dhe nuk e vura re, prandaj u largova.”

Por skena më e rëndë ndodh pak më pas: ndërsa Davide është ende i shtrirë në tokë dhe nuk dihet nëse është ende gjallë, një burrë afrohet, i vjedh portofolin dhe largohet pa i dhënë asnjë ndihmë.

Davide po kthehej në shtëpi me biçikletë elektrike pasi kishte kaluar natën në një klub me miqtë e tij. Sipas dëshmive, ai nuk ishte i dehur. Vetëm pasi grabitësi ishte larguar, disa kalimtarë ndërhynë dhe thirrën shërbimet e emergjencës.

I riu nuk mbante helmetë në momentin e aksidentit. Ekipi i ambulancës i dha reanimim të zgjatur në vendngjarje dhe më pas u transportua në spitalin CTO të Torinos, ku u shpall i vdekur për shkak të një traume të rëndë në kokë.

Pa kryerjen e autopsisë, autoritetet nuk mund të përcaktojnë ende shkakun e saktë të vdekjes. Aktualisht po merren në konsideratë tre hipoteza: përplasje me një automjet; një gjendje e papritur shëndetësore gjatë ngasjes; rrëzim për shkak të shiut dhe goditje fatale në kokë.

Mes dhimbjes, babai i viktimës, Fabrizio Borgione, rrëfen momentin e fundit kur e pa të birin: “E çova unë në diskotekë, sepse atje nuk ka parkim. Më tha ‘pafshim baba’ dhe më buzëqeshi. E dija që do të kthehej me skuter ose me biçikletën elektrike, siç bënte shpesh. Atë natë nuk mbante helmetë, e kishte harruar në shtëpi.”

Për grabitjen, ai shprehet shkurt: “Është çnjerëzore. Shpresoj që autori të identifikohet dhe të ndëshkohet. Për fat të mirë, ekzistojnë ende njerëz të mirë, si djali që kaloi më vonë dhe kërkoi ndihmë.”

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./Top Channel

“Ty të ka pështyrë Brikena dhe daja”/ Mateo i kthehet keq Mirit: Ty të …

Dita e sotme ka nisur me debate të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Miri ka patur një debat me Mateon, ku ky i fundit e kritikon për marrëdhënien që ka me Keijsin, i cili çfarë nuk i ka thënë.

Sipas Mateos, Keijsi e ka pështyrë atë ndërkoi ai shkon dhe e përqafon. Nga ana tjetër, Miri i kthehet duke i përmendur historinë që ai vetë ka treguar për familjarët e Brikenës.

“Ty të ka pështyrë Brikena dhe dajat”, i drejtohet Miri-Mateos dhe ky i fundit i thotë se ‘është i dështuar’.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Ty të pështyu dhe shkove e përqafove. Ai është në rregull, ai mirë e ka me të tjerët

Miri: Ty të ka pështyrë Brikena dhe dajat

Mateo: Ai të pështyn e ti e fërkon

Miri: Brikena dhe daja

Mateo: Sa i dështuar je. Respektin më të madh për dajat e Brikenës, ty të pështyj në surrat.

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek, Vasilis Varelas

44-vjecari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm, që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve.

Ai është akuzuar për të paktën 4 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit të ndodhur brenda burgut “Koridhalos”.

Halili, ka vepruar të paktën dy herë nën urdhrat e kriminelit famëkeq grek, Vasilis Varelas. Ky i fundit, një dublant i filmave të aktorit të Hollywood, Chuck Norris në vitet ‘80, akuzohet për disa krime të rënda në Greqi, përfshirë trafikun e drogës.

Si fillim ai e shtyu Halilin të vriste, ish-burrin e gruas së tij. Në 6 mars 2009, Halili qëlloi dy herë në kokë dhe një herë në gjoks ish-burrin e gruas së Varelas. Ngjarja ndodhi në Nea Filadelfia, por viktima pas disa operacioneve arriti t’i shpëtojë vdekjes. Në 5 gusht 2009, ndaj viktimës u organizua një atentat tjetër në Igumenicë, por autorit, i cili e shënjestroi në kokë, i’u bllokua arma.

Teksa u akuzua për këtë krim, Halili u hetua edhe për vrasjen e datës 11 nëntor 2008 në Mikromani të Kalamatës, ku u ekzekutua punonjësi i një diskoje, 29-vjecari Sotiri Psikopaida. Ai u qëllua katër herë me armë zjarri, një prej të cilave në kokë.

Në 29 nëntor 2011, përsëri nën urdhrat e Vasili Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjecarin Fillim Mesaja dhe të birin e tij Oligert Mesaja, vetëm 2 vjeç e gjysmë, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Ngjarja ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Halili qëlloi me çifte në kokë Fillimin ndërsa therri më pas Oligertin. Shkak ishte larja e hesapeve të Varelas me Mesajën.

Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë./Top Channel

TRAGJIKE! Shpërthen avioni pasi rrëzohet, VIKTIMA dhe të plagosur (Video)

htatë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rrëzimit të një avioni privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor, në shtetin amerikan të Maine, raporton CNN.

Avioni me dy motorë, Bombardier Challenger 650, u rrëzua gjatë ngritjes dhe më pas shpërtheu në flakë.

Autoritetet lokale po kryejnë hetime për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi ndërsa rajoni ishte goditur nga një stuhi e fortë dëbore që ka prekur shtetet verilindore të SHBA-së.

E rëndë në Big Brother VIP, produksionin fsheh urgjentisht pamjet e sfidës së rrezikshme

Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze për kufijtë e këtij formati. Sfida e ideuar nga Lori Caffe konsistonte në mbajtjen e këmbëve në një enë të mbushur vazhdimisht me ujë dhe akull. Kush rezistonte më gjatë, fitonte. Në letër, një provë durimi. Në praktikë, një eksperiment ekstrem mbi trupin e njeriut.

Shumë prej banorëve nuk arritën ta përballonin dhe e ndërprenë sfidën më herët, për shkak të dhimbjes dhe pamundësisë fizike. Pesë prej tyre, Brikena, Artan, Mal, Rogert dhe Anxhelo, vendosën të shkonin deri në fund, duke qëndruar plot 7 orë me këmbët në ujë me akull. Në atë pikë, sfida kishte kaluar çdo kufi normal dhe kishte hyrë në territorin e rrezikut serioz shëndetësor.

Pas përfundimit të sfidës, një nga banorët, Artan Kola, pati gjakderdhje nga këmbët. Lëkura ishte çarë dhe dëmtimin mund ta merrnim me mend. Vetë banorët ishin ata që nisën të komentonin gjakderdhjen e tij. Por çfarë shtoi shqetësimet është mënyra se si kjo ngjarje u menaxhua brenda shtëpisë, nda produksioni. Banorët nuk u lejuan ta diskutonin hapur atë që kishte ndodhur. Kamerat u shmangën. Në një moment, teksa Stelina po përmendte faktin që Artanit po i dilte gjak nga këmbët, ndërhyrja ishte e drejtpërdrejt: “kujdes mikrofonin”.

Mbajtja e këmbëve në ujë me akull për një kohë kaq të gjatë sjell pasoja shumë të rënda.

Ekspozimi ekstrem ndaj të ftohtit ngadalëson qarkullimin e gjakut deri në pikën ku indet fillojnë të dëmtohen dhe të vdesin, duke rritur rrezikun për ngrirje të indeve. Nervat periferikë pësojnë dëmtime, çka mund të sjellë mpirje të zgjatur, dhimbje kronike dhe humbje ndjeshmërie që nuk rikthehet lehtë.

Lëkura, e ekspozuar për orë të tëra në ujë të ftohtë, çahet, humb barrierën mbrojtëse dhe bëhet terren për infeksione serioze.

Trupi humb nxehtësi në mënyrë të vazhdueshme, duke rritur rrezikun për hipotermi edhe kur pjesa tjetër e trupit është jashtë ujit. Në raste ekstreme, pasojat nuk janë vetëm afatshkurtra, por mund të lënë dëmtime të përhershme.

Nuk është më lojë dhe as show, në momentin kur shëndeti i njerëzve vihet realisht në rrezik. Argëtimi nuk justifikon dhimbjen, gjakderdhjen apo fshehjen e incidenteve që ndodhin para syve të publikut.

Një format televiziv që merr përsipër të testojë kufijtë e banorëve ka detyrimin minimal të vendosë kufij të qartë, përpara se sfida të kthehet në një situatë që askush nuk duhet ta normalizojë. Kur kamerat fiken dhe mikrofonët “kujdesen”, të parët që duhet të bëjnë kujdesin më të madh janë produksioni dhe “Top Channel”./IconStyle

“Do vdesësh”/ Gruaja i kërkoi bosit të drogës për t’i vrarë ish-burrin, zbulohen mesazhet: Ti dhe e dashura jote…

Detaje tronditëse janë zbuluar në Gjykatën e Kurorës në Winchester, ku po zhvillohet gjyqi për vrasjen brutale të Danny Cahalane, i cili humbi jetën pasi u sulmua me acid në shtëpinë e tij në Plymouth.

Sipas prokurorisë, ish-bashkëshortja e tij, Paris Wilson, i kishte dërguar një mesazh kërcënues vetëm katër ditë para sulmit fatal.

“Të uroj ty dhe të dashurës tënde të përfundoni me acid në fytyrë”, thuhet se i kishte shkruar ajo viktimës. Më 21 shkurt 2025, dy persona hynë në banesën e Cahalane dhe i hodhën acid sulfurik, duke i shkaktuar djegie të rënda në të gjithë trupin. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë dhjetë javë më vonë, më 3 maj 2025, si pasojë e plagëve “tmerrësisht të rënda”.

Prokuroria pretendon se Paris Wilson, nënë e një fëmije dhe ish-punonjëse e shërbimit të provës, i kishte zbuluar vendndodhjen e ish-bashkëshortit Ryan Kennedy-t, të njohur si “Frost”, një trafikant droge me bazë në Dubai. Kennedy dyshohet se kishte organizuar sulmin pasi Danny i detyrohej rreth 120 mijë paund, para që ai kishte humbur në lojëra fati nga fitimet e një rrjeti kriminal.

Prokurorja Joanne Martin KC tha se Wilson pranoi të bashkëpunonte me Frost me bindjen se do të përfitonte financiarisht. “Ajo e bëri këtë sepse do të paguhej dhe sepse mendonte se Danny e meritonte të lëndohej,” u tha në gjykatë.

Gjykata dëgjoi se përpara sulmit fatal, Danny kishte marrë kërcënime të vazhdueshme për vdekje. Në një nga mesazhet, Frost i shkruante: “Do të vdesësh. Do t’u paguaj që të t’i nxjerrin sytë nga koka.”

Më 19 janar 2025, u raportua edhe një tentativë rrëmbimi, kur tre burra tentuan ta nxirrnin Danny-n nga makina e tij. Ai arriti të largohej, i përshkruar nga dëshmitarët si “i tmerruar dhe me sy të zgurdulluar”.

Prokuroria theksoi se Wilson ishte e vetmja që mund ta dinte vendndodhjen e saktë të viktimës ditën e sulmit, pasi ai po sillte vajzën e tyre në shtëpinë e saj atë mëngjes. Në mesazhe drejtuar nënës së saj, Wilson shprehej se ishte e shqetësuar për “karmën”, por se Danny “e meritonte” atë që po i ndodhte.

Më 21 shkurt 2025, dy autorë hynë në banesën e Danny Cahalane dhe e sulmuan me acid sulfurik, duke i shkaktuar djegie fatale. Prokuroria tha se nuk ka asnjë dyshim se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, ose të paktën për synim për të shkaktuar dëmtime jashtëzakonisht të rënda.

Paris Wilson mohon akuzat për vrasje, pjesëmarrje në aktivitete të krimit të organizuar, tentativë rrëmbimi, plagosje të rëndë me dashje dhe vrasje pa dashje. Në gjyq janë gjithashtu edhe nëntë të pandehur të tjerë, të gjithë duke mohuar akuzat ndaj tyre./Top Channel

‘I fëlliqur, i pështirë’/ Plas sherri në BBV, situata del jashtë kontrollit në BBV mes Mirit dhe Mateos

Tensionet mes Mirit të “West Side Family” dhe Mateos (Armir Shahini) kanë arritur kulmin në shtëpinë e Big Brother, ku dyshja u përfshi në një debat të ashpër dhe me tone të rënda.

Ata qëndruan fytyrë për fytyrë, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime personale, ndërsa situata degradoi shpejt në fjalor të papërshtatshëm. Mateo nuk ngurroi ta sulmojë Mirit, duke e ngacmuar për historinë e tij të dashurisë me Brikena Selmanin.

“I shpifur, sa i pështirë që është, njeri i fëlliqur. Mu largo nga rruga. Sa i shëmtuar që je në shpirt”, u shpreh Mateo gjatë përplasjes.

Debati u shoqërua me ofendime të ndërsjella, duke detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Miri dhe Mateo kanë qenë rivalë që nga fillimi i lojës, me përplasje të vazhdueshme dhe tensione të hapura. Së fundmi, ata janë pozicionuar në kampe të kundërta, ndërsa gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

VIDEO