SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Peleshi firmos urdhërin, cakton datën kur …

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka vendosur që me datë 28 janar të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në mbledhjen e parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e zhvilluar në 19 dhjetor, anëtarët e komisionit nuk arritën të nxirrnin një vendim lidhur me kërkesën e SPAK, ndërsa diskutimet u zhvilluan edhe me praninë e prokurorëve të çështjes dhe kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.

Pas asaj mbledhjeje, procedura u ngadalësua teksa socialistët kërkuan kohë për shqyrtimin e materieleve të dosjes Balluku dhe pasi çështja u lidh me procesin në Gjykatën Kushtetuese, ku seanca për shqyrtimin e pezullimit të masave vendosur nga GJKKO ndaj saj do të zhvillohet më 22 janar 2026.

Sot, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur urdhrin zyrtar për thirrjen e një mbledhjeje të re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila është caktuar për 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë takim do të vijojë shqyrtimi procedural i kërkesës së SPAK për të marrë autorizimin e Kuvendit për arrestimin ose heqjen e imunitetit të Ballukut

Njoftimi i Kuvendit:

•Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Shërbimi Social do t’i sigurojë banesë tre të miturve në Durrës! Nënës do t’i jepet punë dhe kurs prindërimi! Kontrolle për kujdestarinë e fëmijëve

Pas lajmit të publikuar një ditë më parë për tre fëmijët në Durrës, Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka reaguar zyrtarisht duke bërë me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial.

femijet blerina

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, organizata joqeveritare, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera përkatëse, ku u diskutua rreth ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha.

Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social, Diola Xhango, u vendos që fëmijët të ndihmohen urgjentisht me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre, ndërkohë që banesa do t’i nënshtrohet pastrimit dhe dezinfektimit. Këto ndërhyrje do të financohen nga organizatat ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë, familja do të ndihmohet për të kryer procedurat e zhvendosjes së regjistrimit civil, pasi aktualisht rezultojnë të regjistruar në Vau i Dejës dhe me dokumente si banorë të Malësisë së Madhe. Pas regjistrimit si banorë të Durrësit, Bashkia do t’i përfshijë në listën e familjeve që do të strehohen në banesa sociale.

Për nënën, nëpërmjet Zyrës së Punës, do të ofrohet një punë me orar 8-orësh, në mënyrë që të mos detyrohet të punojë 16 orë në ditë dhe të ketë më shumë kohë për mirërritjen e fëmijëve. Po ashtu, ajo do të përfshihet në kurse prindërimi për të përmirësuar kujdesin ndaj tyre.

Shërbimi Social do të kryejë kontrolle dhe mbikëqyrje të përditshme për mbarëvajtjen e familjes. Nëna do të jetë në një periudhë prove për të vlerësuar aftësinë e saj për të mbajtur kujdestarinë e fëmijëve.

Njoftimi:

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN(Grupi Teknik Ndërsektorial)ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ,Policia,Shëndetësia etj.lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha.

U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje,të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes.Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës.Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës(pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit.Duke u bërë banorë të Durrësit,bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Nënës,nëpërmjet Zyrës së Punës,do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj.

Nënës gjithashtu do ti ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve.Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes.Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo.

“A bie burri 46 vjeç në dashuri me vajzën 23 vjeçe këtu?”/ Plas keq mes Keijsit dhe Mirit: Turp të kesh

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme Keijsit dhe Mirit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Madje në një moment Keijsi i drejtohet Mirit duke i thënë se ka rënë në dashuri me Selin, 23 vjeçe.

“Ti mo ti që i përkëdhel flokët natë për natë, burri 46 vjeç”, i thotë banori Mirit, duke shtuar “turp të kesh”.

Pjesë nga debati:

Keijsi: Ke rënë në dashuri me Selin, 23 vjeçe

Miri: Kush

Keijsi: Ti mo ti, pse unë?

Bravo Keijsi
Keijsi: Ti mo ti që i përkëdhel flokët natë për natë, burri 46 vjeç

Miri: Ça bëj unë?

Keijsi: Më tregon mua.

E FRlKSHME: Vetëm disa orë pas sehireve të Bias, Alba në gjendje të rëndë (Video)

Rrjetet sociale, janë përfshirë nga teori të shumta konspirative që kanë në qendër banoren Bian, duke ngritur dyshime dhe debate të forta mes ndjekësve të formatit.

Pamje të shkëputura nga videot brenda shtëpisë janë “qepur” nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe janë interpretuar si veprime që lidhen me rituale të magjisë së zezë.

Momenti që ka shkaktuar më shumë zhurmë lidhet me kukullën e njohur të trendit, “Labubu”. Në një video virale, Bia shfaqet duke mbajtur kukullën në dorë dhe duke e shpuar atë me një gjilpërë.

Sipas komentuesve, ajo përmend emrin e Albës gjatë këtij veprimi, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Pamjet vijojnë më pas në dhomën e gjumit, ku Bia shihet pranë krevatit ku flinin vajzat, duke futur diçka në dyshek, ndërsa më pas mbush gojën me ujë dhe hedh një varëse anash krevatit.

Për një pjesë të madhe të ndjekësve, kjo skenë ngjan me ritualet e vjetra “Voodoo”, duke ndezur komente alarmuese dhe reagime të ashpra në rrjet.

Situata është bërë edhe më e ndjeshme pas publikimit të një videoje tjetër, ku shfaqet Alba në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ajo dëgjohet duke thënë se gjërat po i rrëshqasin nga duart, se po i bien dhe po i thyen pa e kuptuar pse, duke shtuar se ndoshta “dikush më ka marrë mësysh”.

Këto fjalë kanë qenë “benzinë në zjarr” për komentuesit, të cilët i kanë lidhur menjëherë me pamjet e mëparshme të Bias.

VIDEO

“Është mashkulli i ËNDRRAVE…”/ Selin i drejtohet Malit: Kur të krijoj romancë me Mirin…

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kanë komentuar sot raportin mes Selin dhe Mirit, ku janë shprehur se ky i fundit ka rënë në dashuri me banoren 23-vjeçare.

Gjatë një bisede me Selin, Mali i tha asaj se vetëm krevati e mban atë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Selin me ironi i thotë atij:

“Gjatë kohës që do krijoj një romancë me Mirin do të hap derën”.

Pjesë nga biseda:

Mali: Ju jeni një

Selin: Tjetër, se më paske analizuar

Mali: Të gjithë të kanë analizuar, edhe jashtë

Selin: Ti je zëri i të gjithëve

Mali: Jo, jam zëri i vetes

Selin: Të ka dalë vetja jashtë, pse nuk i shkon pas?

Mali: Jo nuk ka dalë jashtë fare

Selin: Iku, e la lojën në mes se ishte i fortë, po shikon te kanali 1 nga televizori

Mali: Keni qejf

Selin: Tu marrë me Prime të parë

Mali: Edhe ty të mban krevati brenda

Selin: Ndërsa ty të mban Miri, gjeje ça na bashkon ne? Miri. Të ka dalë vetja jashtë, ik dhe ti. Do të ta tregoj derën ku është?

Mali: Ma trego

Selin: Prandaj nuk po merrem me ty, se dua ta tregoj mirë, me ta hap me dorën time

Mali: Hape

Selin: Do ta hap. Gjatë kohës që do krijoj një romancë me Mirin do të hap derën

Mali: Pse ke kaq frikë të tregosh?

Selin: Që kam romancë me Mirin? E vërtetë, Miri është fiks mashkulli i ëndrrave të mia. Gjithmonë kam ëndërruar një djalë si Miri.

“MOSSSS”/ Megi Pojani NDËRPRET intervistën: Nuk duhet ta thoja këtë! Dasma ime në verë…

Moderatorja dhe autorja e “Për’puthen”, Megi Pojani, ishte ditën e sotme e ftuar në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, për të komentuar rrugëtimin e Keijsit, Stelinës dhe Inës në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e emisionit e ngacmoi atë edhe në lidhje me jetën e saj private. Sinan Hoxha tha pak ditë më parë se Megi do të martohet më 12 gusht, po ajo e hodhi poshtë këtë gjë.

Megi u shpreh se nuk do të martohet këtë verë, pasi i do gjërat nën kontroll:

“Jo, dua ta kem situatën shumë nën kontroll, më duhet kohë për të bërë përgatitjet, asgjë e minutës së fundit nëse bëhet fjalë për diçka kaq të rëndësishme sa është dasma”.

Ndërkohë duke folur për motrën e saj, Ina, e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, Megi tha diçka që nuk duhej ta thoshte.

Rama i vuri në krah Ballukun/ Nancy Van Horn i prish planet, mesazh Gjykatës Kushtetuese?

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Van Horn, ka ndarë një mesazh këtë të hënë për Gjykatën Kushtetuese, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetaren e sapoemëruar të këtij institucioni Fiona Papajorgji.

Van Horn ka theksuar se Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë përgjegjës ata që shkelin ligjet, duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm.

“Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”,- thuhet në reagim.

Ky mesazh vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin për zv/kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe të cilën SPAK kërkon ta arrestojë.

Më 22 janar ora 10:00, Kushtetuesja pritet të marrë vendimin për ankimin e Edi Ramës, i cili kërkon shfuqizimin përfundimtar të vendimit të GJKKO-së, për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Në vrazhdën e këtyre zhvillimeve, duket se Van Horn i ka prishur planet Edi Ramës, i cili ditën e sotme e vendosi krah Belinda Ballukut gjatë prezantimit të projektit të kompanisë amerikane CWP për Park eolik në zonën e Tropojës.

Duket se plani, që zyrtarja e pandehur qëndron krah amerikanëve, nuk i eci Edi Ramës, pasi Van Horn mbajti qëndrim të ftohtë dhe nuk e ktheu asnjëherë vështrimin nga zonja që kishte në krahun e saj, Belinda Balluku.

Tashmë, pas mesazhit të saj për Kushtetuesen mbetet për tu parë se cfarë vendimi do të marrë gjykata për numrin dy të qeverisë.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/1329845042503983?ref=embed_post

Pezullohet gjyqi për Franc Çopjan në Bruksel, shkak bëhen morrat!

Procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, kundër shqiptarit Franc Çopja (33 vjeç) është pezulluar, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas raportimeve, shkak për pezullimin është bërë konstatimi i disa morrave të shtratit në sallën e gjyqit.

“Të hënën në mëngjes, një nga anëtarët e jurisë vuri re se një morr shtrati i ishte ngjitur në krah. Kur seanca rifilloi pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi ta pezullojë procesin për 24 orë, në mënyrë që të merren masa”,– raportojnë mediat.

“Kjo shkon shumë larg”, është shprehur gjykatësja Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet vazhdimisht sistemi i drejtësisë.

“Nuk dua të vë në rrezik anëtarët e jurisë, avokatët, të pandehurit apo këdo tjetër.” , deklaroi ajo duke kërkuar të gjithë të përfshirëve që t’i lajnë rrobat në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer.

Nuk është e qartë se çfarë masash do të mund të marrë tani drejtësia.

Procesi ka të bëjë me vrasjen brutale të Ardit Spahiut, e kryer në mes të ditës, në rrugë, në Bruksel më 27 nëntor 2021. Sipas prokurorisë federale, vrasja ishte një larje hesapesh mes dy klaneve mafioze, dhe shtatë persona po gjykohen në ndërtesën ‘Justitia’, ish-ndërtesat e NATO-s në Evere.

Plani i Ramës për t’i ‘lidhur duart’ SPAK-ut, Ngjela: Nuk mundet Amerika me kallashnikovët e Enverit!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin e ditës së sotme se kryeministri Edi Rama po përgatit planin për izolimin e Porkurorisë së Posaçme (SPAK).

Me anë të një positmi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela i quan lëvizjet e Ramës, të kota.

Ngjela thekson se sado që të përpiqen politikanët shqiptarë për të mundur Amerikën, nuk e arrijnë dot, teksa këshillon Ramën që të marrë mësim nga historia dhe të largohet vetë nga politika, pasi ndryshe fundi i tij do të jetë jo i mirë.

“Rama po kërkon të dobësojë SPAK. Domethënë kërkon të “mundë” Amerikën me kallashnikovët e Enver Hoxhës.. hahahahaha. Nuk kupton dot, që, ai vetë është vetëm te fjalët e kota që mezi i thotë.

Ka pasur shumë diktarorë dhe pushtetarë të paaftë që nuk e kanë kuptuar dot që – është më mirë të ikësh pa pushtet, sesa të ikësh pa jetë”, shkruan Ngjela.

E FUNDIT/ Rikthimi i Veliajt në detyrë, zbardhet VENDIMI i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke rrëzuar vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Presidentit lidhur me shkarkimin e tij.

Në seancën plenare të 31 tetorit 2025, e kryesuar nga Holta Zaçaj dhe me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve, Gjykata shqyrtoi kërkesën e Veliajt, përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Subjekte të interesuara në proces ishin Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave.

Me shumicë votash, Gjykata pranoi kërkesën e Veliajt dhe shfuqizoi vendimin nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e konsideruar të papajtueshëm me Kushtetutën. Po ashtu, u shfuqizua edhe dekreti nr. 350, datë 1 tetor 2025 i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në Tiranë, për pjesën që lidhet me Bashkinë e kryeqytetit, për shkelje të neneve 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Vendimi parashikon gjithashtu vazhdimin e pezullimit të efekteve juridike të dekretit presidencial për zgjedhjet në Tiranë, deri në hyrjen e këtij vendimi në fuqi.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare; u mor më 3 nëntor 2025 dhe u shpall më 12 janar 2026.

Në vendim shkruhet: “Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ka marrë për bazë vetëm faktin e mungesës tremujore në detyrë, nuk ka analizuar shkakun, rrethanat dhe as ndikimin e mungesës në ushtrimin e detyrës, duke mos vlerësuar nëse kjo situatë rridhte nga veprimet ose mosveprimet e vet kryetarit dhe nëse ajo mund të konsiderohej shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve.

Megjithatë, duhet vënë në dukje se është e mundur që mosparaqitja në detyrë për një periudhë të pandërprerë tremujore të përbëjë shkelje të rëndë në ushtrimin e detyrës nga kryetari i bashkisë, por gjithnjë kur ai mund dhe duhet të mbajë përgjegjësi, në ndryshim nga rasti konkret, ku kërkuesit nuk i atribuohet asnjë lloj përgjegjësie juridike. Në këtë rast shkelja e rëndë ka të bëjë me mospërmbushjen thelbësore të detyrës me vullnetin e tij, duke mbajtur në konsideratë se kryetari i bashkisë është organ ekzekutiv monokratik”.