Deklarimi i pasurisë, katër prona dhe disa llogari bankare kjo është pasuria deputetes Iris Luarasi

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive për ta dhe personat më të afërt. Ato janë tashmë publike.

Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.

Në këtë speciale, noa.al ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.

Më poshtë, Iris Luarasi:

Publicistja që tashmë është edhe deputete e Partisë Socialiste, sipas deklarimit të bërë, rezulton ndër të zgjedhurit e popullit me sasi të ndjeshme pronash e të ardhurash.

Ajo ka deklaruar katër prona, 2 apartamente me kredi, 1 me të ardhura, një me kursime, 1 me trashëgimi. Gjithashtu një makinë të 2007 blerë afro 25 mijë usd.

Luarasi ka disa llogari bankare, ku mes tyre njëra me 1 milionë e 450 mijë lekë të reja, një tjetër me 2.4 milionë lekë, një tjetër me mbi 26 mijë euro, një në dollarë me 9.800, një në paund me 3.400. Gjithsej rezultojnë 12 llogari me mbi 73 mijë euro në total. Ajo ka gjithashtu një fond investimi 10 mijë euro.

Për 9 muaj të 2025 ajo raporton mbi 6 milionë lekë të ardhura në universitet, konsulencë e këshillim si dhe 3 mijë paund britanikë.

Sakaq Luarasi figuron me 22 milionë lekë të reja kredi nga të cilat gjysmat i ka shlyer. /noa.al

Tragjike/ Qëllohet për vdekje me armë zjarri taksisti shqiptar, la pas tre fëmijë të mitur

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel, në Belgjikë. Viktima është identifikuar si shtetasi Marko Beka, banues në Geel dhe me profesion taksist.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit. Sipas mediave belge dhe autoriteteve, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit mes taksistit dhe disa klientëve. Pas incidentit, autorët janë larguar në këmbë dhe vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Dëshmitarë okularë kanë parë të shtrirë në tokë 45-vjeçarin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Zona u rrethua për disa orë, ndërsa në vendngjarje mbërritën hetues, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Marko Beka ishte babai i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe drejtonte një biznes privat taksish në Geel. Bashkëshortja e tij, Izabela, e përshkruan atë si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i dashur për komunitetin dhe pa konflikte me askënd.

Autoritetet belge bëjnë me dije se asnjë i dyshuar nuk është arrestuar ende, ndërsa apelojnë për informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

“Berishës t’i vihen prangat”, deklarata tronditëse e analistit: Organizator i vrasjes së …

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në nje emision televiziv u shpreh se Sali Berishës duhet t’i vihen prangat si organizator i vrasjeve të mbetur në tentativë ndaj efektivëve të Policisë.

“Sali Berishës t’i vihen prangat si organizator të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj efektivëve të Policisë.

Sot duhet t’i vënë prangat dhe nesër t’i caktojnë masën e sigurisë”, tha ai.

Një milionere në krye të shëndetësisë/ Nga apartamenti 1 milion Euro te llogaritë e majme, zbardhet pasuria e Evis Salës

Ja deklarimi fillestar i ministres Sala në ILDKPKI

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila mori detyrën në shtator 2025, rezulton me një deklaratë pasurie që e rendit mes zyrtarëve më të pasur të kabinetit qeveritar. Të dhënat e depozituara pranë ILDKPI zbulojnë pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, aksione në kompani ndërkombëtare dhe fonde investimi me shifra që kalojnë disa miliona euro në total.

Sipas formularit të dorëzuar, Sala deklaron dy apartamente: një me sipërfaqe 189 m² me vlerë 1,020,000 euro, dhe një tjetër 68.1 m² të përfituar nga dhurimi me vlerë 20,000 dollarë. Po ashtu, ajo zotëron 6% të aksioneve në kompaninë britanike “Lucida Medical”, me vlerë të deklaruar 600,000 paund.

Gjendja e saj cash është 1,400,000 lekë, ndërsa në llogari bankare, Sala ka depozita dhe fonde që përfshijnë: 300,083.26 GBP në një prej llogarive në Britani, 15,898.29 dhe 39,685.94 euro në llogari të tjera, mbi 1.7 milionë dollarë në fonde investimi, si dhe mbi 230 mijë paund në fonde pensioni dhe investimi.

Të ardhurat e saj profesionale janë gjithashtu të konsiderueshme. Nga veprimtaria në kompaninë Lucida Medical deklaron 21,600 paund, ndërsa nga Universiteti Katolik i Romës, ku ka qenë e angazhuar si mjeke, ka përfituar mbi 257,000 euro neto.

Në të njëjtin formular përfshihen dhe të dhënat për bashkëshortin Gëzim Selenica dhe djalin. Në ditët në vijim do të publikojmë pasuritë e ministrave dhe deputetëve të tjerë të rinj.

Pasuria e ministres së Shëndetësisë

Evis Sala

Pasuri e paluajtshme

Tipi i pasurisë: Apartament

Sipërfaqja totale e asetit: 189.00 m2

Vlera: 1,020,000.00 EUR

Pasuri e paluajtshme

Tipi i pasurisë: Apartament

Sipërfaqja totale e asetit: 68.10 m2

20,000.00 USD

Aksione

Subjekti tregtar: LUCIDA MEDICAL

Data e regjistrimit: 18/11/2019

Nr. aksioneve/kuotave: 2000

Pjesa takuese: 6 % Vlera: 600,000.00 GBP

Gjendje cash

Vlera monetare: 1,400,000.00 ALL

Llogari bankare, -1,596.28 GBP

Llogari bankare, -3,462.24 USD

Llogari bankare, 2,861.00 USD

Llogari bankare, 5,393.95 USD

Llogari bankare,1,143.16 USD

Llogari bankare, 38,305.00 ALL

Llogari bankare, 15,898.29 EUR

Llogari bankare, 39,685.94 EUR

Llogari bankare, 300,083.26 GBP

Llogari bankare,4,921.28 GBP

Llogari bankare, 7,967.94 GBP

Llogari bankare, 9,098.37 GBP

Fonde investimi pensioni, 475,013.00 USD

Fonde investimi pensioni, 98,239.24 GBP

Fonde investimi pensioni, 126,040.82 GBP

Fonde investimi, 1,763,753.15 USD

Fonde investimi, 612,807.30 EUR

Të ardhurat nga veprimtaria e pavarur profesionale

Emërtimi: Lucida Medical

Shuma Neto: 21,600.00 GBP

Të ardhura nga paga

Universita Catolica del Sacro Cuore

Shuma Neto: 257,225.82 EUR

Kredi bankare

Shuma totale: 700,000.00 EUR

Bashkëshorti, Gëzim Selenica

Llogari bankare, 2,861.00 USD

Llogari bankare, 5,394.00 USD

Djali

Apartament

Sipërfaqja totale e asetit: 48.00 m2

Vlera 285,000.00 GBP

Llogari bankare 13,605.00 USD

Të ardhura nga paga, 36,000.00 USD

Stelina zbulon për puthjen e Keijsit dhe Inës: I pafytyrë! Këtë gjë që ma kërkoje mua, shkon dhe e bën me tjetrën

Gjatë Prime-t të kësaj të shtune, Stelina mësoi për puthjen mes Inës dhe Keijsit.

Pasi pa klipin, banorja nuk i kurseu fjalët për ish të dashurin e saj, duke thënë se fjalët që i ka thënë Inës, ia ka thënë më parë Stelinës.

“Këtë gjë ma kërkonte mua që në fillim. Fjalët që i ka thënë Inës, mi ka kërkuar mua. Ma ka thënë jashtë. Ma ka kërkuar edhe këtu.

Këtë gjë që e bëre një javë e gjysmë më parë me mua, shkon e bën pas një javë e gjysmë me një vajzë tjetër. Unë nuk të kam dalë në krah? Je i pafytyr.

Falë Zotit që unë nuk kam besim te ty. Je njeri i paturp dhe i fëlliqur.

Të njëjtën gjë që bën me mua, e bën dhe me një person tjetër në një kohë kaq të shkurtër”, u shpreh Stelina.

“Ma shkatërruan botën, jo vetëm më morën burrin”: Rrëfimi prekës i Izabelës për Markon që nuk i bëri keq askujt, iku nga kjo botë tragjikisht, ende i ri. La 3 fëmijë jetimë

Gruaja Izabela reagon e shokuar pas vdekjes së taksistit 45 vjeçar Marko pas një ngjarjeje me armë: “Nuk i bënte keq askujt. Jam e sigurt se shumë njerëzve do t’u mungojë Marko. Jo vetëm këtu, por edhe miqve tanë në Itali dhe Shqipëri”

Marko Beka humbi jetën pas një të shtëne me armë në qendër të Larumit në zonën Geel të Belgjikës

Reportazh nga Ellen Goris / HBVL

E tronditur, Izabela hap derën e shtëpisë ku kishte jetuar për dhjetë vjet bashkë me bashkëshortin e saj. Pas saj, dy nga tre fëmijët e tyre dalin për një çast për të parë se çfarë po ndodh. Babai i tyre, 45-vjeçari Marko Beka nga Geel, humbi jetën të premten në mbrëmje pas një incidenti me armë në Larum. Të dyshuarit janë ende në arrati.

Të premten 23 janar në mbrëmje, rreth orës 21:00, në qendër të lagjes Larum të qytetit Geel, 45-vjeçari Marko Beka, i cili po punonte si taksist, u qëllua me armë. Dëshmitarët e panë të shtrirë në tokë dhe njoftuan shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën një gjyqtar hetues, ekspertët e laboratorit dhe mjeku ligjor. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë të paidentifikuar. Sipas prokurorisë, ende nuk dihet sa persona janë të përfshirë. Taksisti që ishte në punë atë mbrëmje ishte edhe një burrë familjar, me bashkëshorte dhe fëmijë.

La pas gruan dhe tre fëmijë

Marko la pas një grua dhe tre fëmijë.

“Na telefonuan për të më thënë se ishte qëlluar. Për pjesën tjetër nuk di asgjë. Di vetëm që burri im ka vdekur.”

Izabela, bashkëshortja e Markos

Bashkëshortja e tij, Izabela, e mori lajmin përmes miqve. “Na telefonuan për të më thënë se ishte qëlluar”, tregon ajo. Për momentin nuk di më shumë. “Për pjesën tjetër nuk kam marrë asnjë informacion. Di vetëm që burri im ka vdekur. E dua jashtëzakonisht shumë.”

Ajo e përshkruan Markon si një njeri të butë, shumë të dashur nga njerëzit. “Kishte shumë miq, ishte gjithmonë i sjellshëm dhe nuk i bënte keq askujt. Ishte jashtëzakonisht social.”

Ndërsa flet, shikon vajzën e vogël që qëndron pak pas saj. “Ajo i ngjan shumë babait të saj. Kemi një Marko të vogël që ecën rreth nesh.”

Biznesi i tij i taksive

Pas disa punëve të ndryshme, bashkëshorti i saj vendosi të ndiqte pasionin dhe të hapte biznesin e vet: Taxi Jimmy. “Punonte shumë, jashtëzakonisht shumë. Sigurisht, klientët janë klientë. Ndonjëherë mund të ketë ankesa për çmimet dhe ndonjë debat të vogël, por kurrë nuk mendon se mund të shkojë deri këtu.”

Marko themeloi dy vite më parë kompaninë e tij të taksive, Taxi Jimmy. Biznesi po shkonte mirë. Në muajin nëntor ai bleu edhe një makinë të dytë, e cila tani qëndron e papërdorur pranë shtëpisë. Të premten në mbrëmje, Marko ishte në punë me makinën e vjetër.

“Nuk do të punoj më kurrë si taksiste. Është shumë e rrezikshme”, thotë Izabela. Të shtunën në mëngjes, ajo shkoi vetë në vendin ku u qëllua bashkëshorti i saj. “Atje pashë vetëm gjak”, thotë ajo me zë të ulët.

Izabela mbetet vetëm me tre fëmijë, 17, 11 dhe 5 vjeç. “Jam e sigurt që shumë njerëz do ta ndjejnë mungesën e Markos”, thotë ajo. “Jo vetëm këtu, por edhe miqtë tanë në Itali dhe Shqipëri.” /përktheu noa.al

“Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313””/ Beqiri ‘shpërthen’ ashpër: Arrestimin e ka, pas qafe

Fjalim 15 minuta dhe 15 minuta fishekzjarrë: Sali Berisha nisi kështu atë që e quajti “kilometrin e fundit të opozitës”, në protestën e radhës poshtë kryeministrisë.

Në një miting ku ishte hequr karikatura e Ramës veshur si Maduro dhe ku munguan flamujt e përhershëm amerikanë, Sali Berisha përsëriti kërkesën për rrëzimin e Edi Ramës, dy ditë pasi e votoi atë për të shkuar në Amerikë e ulur në Shtëpinë e Bardhë përkrah Donald Trump. Duke tundur flamurin kombëtar, Sali Berisha orientoi hedhjen e fishekzjarrëve ndaj zyrës ku ditë më parë u fut Vajza e Parë e Amerikës, Ivanka Trump.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në një studio televizive tha se Sali Berisha nuk di të bëjë asgjë tjetër, përveç flakës dhe tymit. Sipas tij, shqiptarët tashmë ia kanë dhënë duart Sali Berishës dhe nuk e duan kurrë më në pushtet.“I njëjti skenar, e njëjta pamje, të njëjtën gjë bënte edhe në vitin 1991. Kështu ia vuri flakën gjithë Shqipërisë. Tani e ka zvogëluar forcën e vet dhe vjen vërdallë si “kali në lëmë”, sepse Shqipëria dhe shqiptarët ia kanë dhënë duart për të mos e parë më në pushtet dhe prej tij s’ka gjë tjetër, përveç tymit, zjarrit, sepse nuk di gjë tjetër. Ai këto metoda ka.”, tha ai.

Ai pohoi se kryetari i Partisë Demokratike e di shumë mirë se e pret arrestimi për vrasjet e kryera në bulevard. Pjesa, e cila ra në sy në protestën e Berishës ishte mungesa e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati u shpreh se kjo protestë e Berishës ishte padiskutim një demonstrim edhe kundër SHBA, pasi sipas Beqirit vetë Berisha nuk e pranon dot suksesin e rivalit të tij politik Edi Ramës, i cili u ftua në Bordin e Paqes, nga vetë presidenti Donald Trump.

“Ai e ka vendin te 313. Ai këtë kilometrin e fundit e ka kuptimplotë, sepse e di , që e ka pas qafe arrestimin për vrasjet në bulevard, por edhe për akuzat e tjera. Militantët e Berishës dinë vetëm alternativën e flakës. SHBA shikon te Rama Shqipërinë.

Këtë protestë Berisha e ka edhe kundër SHBA, sepse ai nuk mund të pajtohet me ftesën e bërë ndaj Edi Ramës dhe nuk e pranon që Rama të jetë në Bordin e Paqes. Bordi i Paqes është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. ”, tha ai.

Kishte υrarë nënën më 2014-ën! E rëndë në Greqi, djali i merr jetën edhe babait të moshuar! Policia e gjeti trupin të futur brenda në…

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Greqi, për herë të dytë dhe protagonist është djali i shtëpisë, që u ka marrë jetën prindërve të tij në harkun kohor të 12 viteve.

Ngjarja ndodhi në Glyfada, duke tronditur komunitetin e vendit fqinj.

Sipas informimit të “Protothema”, autori 46-vjeçar vrau babanë e tij 80-vjeçar me thikë. Autoritetet policore e gjetën trupin në bagazhin e një makine jashtë shtëpisë së tyre, një automjet i parkuar, duke pësuar plagë fatale me thikë.

Sipas informacioneve, autori i krimit, i lindur në vitin 1980, jetonte me babanë e tij në katin e parë të një shtëpie trekatëshe.

Kur forcat e policisë greke mbërritën në vendngjarje, gjetën burrin e vdekur në bagazhin e një makine, e cila ishte jashtë shtëpisë.

46-vjeçari thuhet se vuan nga probleme psikologjike, ndërsa fakti tronditës është se autori kishte vrarë edhe nënën e tij, më 29 mars 2014.

“Mercenarë të rekrutuar”/ Rama reagon pas protestës së PD: Degjenerim i pandalshëm, rrugaçët e lagjeve hedhin molotovë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një akt dhune të organizuar dhe të papranueshëm në një vend europian.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se në Europë ka lloje të ndryshme protestash dhe protestuesish, nga anarkistë e ekologjistë, te studentë apo grupe ekstremiste, të cilët shpesh maskohen dhe kryejnë akte vandalizmi, duke dëmtuar prona dhe plagosur punonjës policie.

Megjithatë, sipas tij, ekziston vetëm një parti parlamentare në Europë që, që nga krijimi i saj, e ka dhunën pjesë të pandarë të aktivitetit politik.

“Kjo parti ka në program shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj institucioneve dhe mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, ndërsa sot janë mercenarë të rekrutuar me para nga rrugaçët e lagjeve”, shkruan Rama.

Kryeministri shton se protestat e fundit kanë lënë pas ndotje dhe shkatërrim në bulevard, duke i krahasuar ato me “jashtëderdhjen në rrugë të plakut të lajthitur që i organizon”, ndërsa i cilëson si shenjë të një “degjenerimi të pandalshëm dhe dëshpërimi të pangushëllueshëm”.

Në fund të reagimit të tij, Rama u ka uruar shërim të shpejtë punonjësve të policisë që u plagosën gjatë protestës.

Bora Zemani flet për herë të parë, për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien

Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së fundmi premton një rrëfim pa doreza.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Bora ka prekur temën delikate të faljes në çift, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë por të qartë ribashkimit me Donald Veshajn.

Në videon promovuese, Grida Duma e pyet hapur: “Në çfarë niveli fal ti?”. Përgjigja e Borës tregon pjekuri dhe një analizë të situatës që kaloi.

Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem. Fal me koshience të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjënë,” dëgjohet të thotë ajo.

Më tej, Bora sqaron se falja nuk do të thotë shkelje e parimeve të saj, por një përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa luftuar.

“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtat… Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”

Sakaq ishte e pashmangshme që kjo deklaratë të lidhej me historinë e bujshme të dashurisë mes saj dhe Donald Veshajt.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1”, Donaldi nisi një romancë brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke krijuar një nga trekëndëshat më të komentuar në historinë e televizionit shqiptar.

Ajo romancë përfundoi menjëherë pas daljes së Donaldit nga formati.

Aktori kërkoi rikthimin me Borën, një proces që kërkoi kohë dhe, siç e pranon vetë Bora, një “falje me vetëdije të plotë” për të shpëtuar atë që kishin ndërtuar ndër vite.