Motrat shqiptare që humbën jetën në aksịdent në Gjermani. Historia prekëse dhe fati i keq i asaj që ndodhi

Identifikohen shqiptaret nga Kosova që humbën jetën në një aksident në Gjermani.

Bëhet fjalë për dy motrat Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku 18 vjeçe.

Policia gjermane po ashtu ka dhënë detaje rreth përplasjes fatale në autostradën A5.

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se dy aksidente u raportuan në të njëjtin vend, ku aksidenti i parë ndodhi pak pas orës 11:30 pranë zonës së pushimit Renchtal.

Historia bëhet edhe më prekëse sepse katër nga pesë automjetet e përfshira nuk patën të lënduar, por dy vajzat që udhëtonin në një automjet tip Smart humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda.

Policia tha: “Dy vajzat vdiqën në një aksident të rëndë në autostradën A5 pranë Appenweier, duke shkuar drejt Karlsruhe, të shtunën. Makina e tyre u përplas me automjete që duhej të frenonin menjëherë për shkak të një aksidenti të veçantë, njoftoi policia.

Përplasja fillestare u shkaktua nga dy makina pranë zonës së pushimit Renchtal. Manovrat e frenimit nga automjetet që ndiqnin më pas çuan në përplasjen pasuese të pesë makinave.

Ndërsa personat e tjerë të përfshirë i shpëtuan lëndimeve, dy vajzat, të cilat ishin në një makinë Smart, vdiqën në vendngjarje”.

Dyshimet e para të hetuesve janë se shkak i përplasjes mund të ketë qenë një manovër gjatë ndryshimit të korsisë.

Për shkak të përplasjes, pesë automjete që po lëviznin pas tyre nuk arritën të frenonin në kohë, duke shkaktuar një aksident tjetër zinxhir.

”Okupatori apo shfárosësi?!””/ Shpërthen Einxhel Shkira, nuk lë gjë pa thënë ndaj kryeministrit Rama

Një përplasje e fortë virtuale ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale, ku moderatorja dhe opinionistja e njohur, Einxhel Shkira, ka reaguar ashpër përmes disa postimeve në Instagram Story ndaj deklaratave dhe ironive të Kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e saj të parë, Einxhel ka shpërndarë një qëndrim të Ramës lidhur me protestat dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia e Veriut, duke e akuzuar kreun e qeverisë për hipokrizi kombëtare:

“Çfarë hipokrizie t’u thoshësh bashkëkombësve të tu se nuk përkasin në Shqipëri, sepse ky shtet na qenka i joti dhe ata përkasin diku tjetër… nga i njëjti që sa herë dikush prej tyre ka arritje ndërkombëtare, vrapon i pari të marrësh një copëz nga suksesi i tyre, duke u krenuar met SHQIPTARËT e tu, thua se ke pasur ndonjë kontribut në ato arritjet e tyre! Ndërsa sot, që kanë ardhur në një tokë që i takon sa ty edhe atyre, na qenkan të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi… Po, po, janë prej andej nga ku gjithmonë kanë qenë, prej aty nga ku gjithmonë janë ngritur për të ardhur t’i çlirojnë këto toka prej okupatorit e shfarosësit! Në tokat ku të parët e tyre kanë derdhur gjak që të jetojnë të lirë… e ata e dinë shumë mirë çfarë u takon nga kjo tokë! Po TI?? Cili mendon se je në këtë rast?? Okupatori apo shfarosësi?!”

Përplasja ka vijuar edhe më tej, ku në një tjetër postim Einxhel ka reaguar drejtpërdrejt ndaj një videoje ku Rama ironizonte tubimet me shprehjen “Pickup lines për të njohur dashurinë e jetës në protestë”. Ajo i është drejtuar kryeministrit me tone mjaft kritike, duke vënë në dukje se sjellja e tij nuk i hije shefit të qeverisë:

“Ja po ta shpërndajmë që të marrësh edhe ti ca shikime. Por sidoqoftë me shpresën që ka këtej rrotull ndonjë zar patronazhist që e lexon dhe të thotë nja dy këshilla falas! Si fillim, gjithçka po bën nuk të ka hije si burrë shteti që ke marrë 800 mijë vota; po përpëlitesh aq rëndë sa edhe pak mbase do t’u dhimbesh njerëzve. Mirë populli që s’të llogarit më si kryeministër të tyre, por me duket as ti veten si të tillë! Më mirë të ikje me nder sesa të katandiseshe kështu.”

Më tej, opinionistja u ndal te strategjia e sulmeve dhe ironive të kryeministrit ndaj influencerave, duke deklaruar prerë se ky komunitet është tashmë imun ndaj gjuhës dhe qasjes së tij bullizuese:

“Së dyti (po ta them që mos të lodhesh t’u bësh stalk të gjithëve), kjo strategjia e intimidimit nëpërmjet bullizimit e ofendimit të ‘influencer-ave’ nuk do të funksionojë! Sepse ajo që ti ndoshta nuk di, është se ata/ne të gjitha këto gjëra i kemi aq të zakonshme sa na duket sikur na thonë ‘Të dua’ kur na shajnë. Pra, jemi totalisht imunë ndaj çdo lloj forme bullizimi.”

Në mbyllje të reagimit të saj, Einxhel i bëri thirrje kryeministrit që të gjejë një rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, pasi sipas saj, kjo lëvizje nuk po i funksionon më përballë personave që nuk kanë varësi nga pushteti:

“E di që është e vetmja kartë që mendoje se kishe në dorë, duke qenë se ne nuk varremi nga ty, por mendohu më gjatë dhe hajde me diçka tjetër, nëse ka, që të ndihmon të dalësh nga kjo mesele apo t’i ndalësh këtë që e nise vetë ti.”

Me këtë reagim mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, Einxhel Shkira është rreshtuar hapur kundër qasjes së fundit të kryeministrit në platformat sociale, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit në rrjet.

Ç’po ndodh në Vuno/ Konomi: VangjeI Tavo po hap rrugën për tek 100 hektarët e Edi dhe Olsi Ramës (Video)

Gazetari Arjan Konomi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës, Olsi Ramës dhe Vangjel Tavos, për ndërhyrje në territor në Vuno, ku po hapet rruga për të shkuar tek toka që ka rrëmbyer Edi Rama.

Arjan Konomi tregon nga terreni se si po zhvillohen punime të mëdha për hapje rrugësh që kanë ndryshuar peizazhin natyror, me masa dheu dhe lëvizje të vazhdueshme kamionësh.

Arjan Konomi shprehet se në këtë projekt janë të përfshirë Edi Rama, Olsi Rama dhe Vangjel Tavo.

‘Edi Rama, Olsi Rama dhe Vangjel Tavo janë këtu pas këtij zhvillimi. Këtu flitet për mbi 100 hektarë tokë që lidhen me Edi Ramën dhe Olsi Ramën’, thotë Arjan Konomi.

Arjan Konomi shprehet se Edi Rama dhe Olsi Rama kanë, sipas tij, prona dhe interesa të drejtpërdrejta në këtë territor që shtrihet deri në Jalë.

Reagimi i gazetarit Arjan Konomi

Përshëndetje miq këtu nga Vunoi, nga maja e Vangjel Tavos.

Shikojeni atje mbas meje si duket gjithë ajo digë dheu, mal dheu që është krijuar. Por dua t’ju tregoj tani, shikoje si është kjo rruga me lisa, vegjetacion të jashtëzakonshëm.

Shikojeni dhe kjo tmerr, që kamionët vazhdojnë. Por skandali më i madh këtu është që dua t’ju tregoj se Vangjel Tavo po e bën në bashkëpunim me Edi Ramën.

Edi Rama, Olsi Rama dhe kushërinjtë e tij, këtu në këtë maja, në këto maja që është dhe një manastir i bukur, mali i Skutarajt, është dhe manastiri i Skutarajt, derisa zbresin në plazhin e Jalit, mbi 100 hektarë nga Edi Rama dhe Olsi Rama.

100 hektarë tokë, Edi Rama i ka mbi 100 hektarë tokë. Domethënë, po do t’ju tregoj dhe dokumentet.

Në këtë zonë dhe patjetër këtu është hyrja sepse këtu ka pasur gryka, rrëpira dhe ajo tokë e Edi Ramës nuk është e aksesueshme dhe po e bëjnë gjithë këtë tani siç duket për të shfrytëzuar dhe për të krijuar një mundësi për ta lidhur me pronat e tij që zbresin deri në Jalë.

Se nga ana e faqes që zbret në Jalë është e pamundur që të ndërtohet apo të shkohet sepse është shumë e pjerrët.

https://geo.dailymotion.com/player.html?video=xahygsu

Vetëvendosja e Albin Kurtit i përgjigjet Ramës për protestat në Tìranë

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se si subjekt politik është e përfshirë në protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 23 ditësh.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, deklaroi se partia nuk ka asnjë rol organizativ apo politik në këto protesta, duke theksuar se mbështetja për to vjen vetëm në mënyrë individuale nga disa aktivistë apo eksponentë të saj, në formë solidarizimi me kërkesat e qytetarëve.

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë. Disa aktivistë apo individë solidarizohen me kërkesat e qytetarëve, por nuk bëhet fjalë për rol të subjektit politik”, tha Dugolli.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të mos përfshijë Vetëvendosjen në deklaratat e tij lidhur me protestat, duke shtuar se fokusi duhet të jetë te qytetarët që protestojnë.

“Gjuha e përdorur nga Rama nuk i bën nder. Ai duhet të komunikojë me qytetarët e revoltuar dhe të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, jo të merret me Vetëvendosjen”, u shpreh ai.

Sipas Dugollit, protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, si dhe pjesëmarrja e mërgatës, janë shprehje e pakënaqësisë qytetare ndaj situatës politike dhe nuk lidhen me organizim nga ndonjë subjekt politik nga Kosova.

Në reagimet e tij të fundit, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe individë apo mbështetës të Vetëvendosjes në kontekstin e protestave, duke i cilësuar disa prej tyre si pjesë e asaj që ai e quajti “çorbë dreqërish”. Megjithatë, ai ka bërë dallim mes tyre dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka kritikuar pjesëmarrësit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protesta, duke theksuar se ata nuk përfaqësojnë diasporën shqiptare të Shqipërisë.

23 ditë protesta masive në Tiranë, reagon kompania e Kushner

Edhe pse qeveria shqìptare dhe mediat që e mbështesin thonë se pas investimit të një resorti luksoz në Zvërnec qëndron Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, këta të fundit vijojnë ta mohojnë një gjë të tillë.

E kontaktuar nga CNBC, kompania e Kushnerit, “Affinity Partners” e adresoi median amerikane te një firmë PR.

Kjo agjencia tha se është “Sazan Real Estate Development LLC” është entiteti që zhvillon projektin dhe se Affinity Partners nuk ka asnjë përfshirje.

Kompania e PR shtoi se çdo partner amerikan i saj ishte i përfshirë në cilësinë e tij personale.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: të celebrojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë”, – tha në një deklaratë për CNBC, Asher Abehsera, drejtues i “Sazan Real Estate Development LLC”.

“E ardhmja e projektit në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, tha Abehsera. ©LAPSI.al

Edi Rama nis hakmarrjen! I bllokon biznesin me mijëra euro faqes që mbështeste protestat! Ai i nxjerr zbuIuar

Administratori i platformës së njohur sociale “Antidroga” ka denoncuar publikisht atë që ai e quan një sulm të mirëfilltë politik dhe ekonomik ndaj tij dhe biznesit të tij. Përmes një sërë reagimesh, ai bën me dije se një institucion shtetëror shqiptar ka ndërhyrë pranë platformës ndërkombëtare “Booking.com” për t’i bllokuar apartamentet që lëshoheshin me qira, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar.

Bllokimi nga Booking.com dhe dëmi mbi 20 mijë euro

Sipas pamjeve dhe emaileve të publikuara, “Booking.com” e ka njoftuar administratorin se ka marrë një komunikim zyrtar nga një institucion publik shqiptar lidhur me pronën e tij. Për pasojë, si pjesë e procedurave të platformës, janë pezulluar dhe anuluar me efekt të menjëhershëm të gjitha rezervimet aktuale dhe të ardhshme për muajt e verës (qershor, korrik dhe gusht).

“Dua të theksoj se biznesi është plotësisht brenda ligjit, me çdo dokumentacion të rregullt… Dëmi i vërtetë është anulimi i rezervimeve të bëra prej muajsh. Bëhet fjalë për mbi 20.000€ rezervime të humbura, duke goditur drejtpërdrejt një aktivitet privat dhe të ligjshëm,” – sqaron ai në reagimin e tij, duke shtuar se po punohet për zgjidhjen e situatës.

Prapavija politike dhe “patronazhistët”

Për administratorin e “Antidrogës”, ky nuk është një kontroll rutinor i institucioneve, por një sulm i pastër për shkak të qëndrimeve të tij publike. Ai shprehet se ky është një sulm politik dhe ekonomik ndaj një personi që ka zgjedhur të qëndrojë në krah të protestuesve.

Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë për të, është fakti se biznesi nuk figuronte në emrin e tij, por të një personi tjetër.
“Këtë informacion e dinë shumë pak njerëz, jo më shumë se 30-40 persona, miq, shokë/shoqe të afërt. Kjo do të thotë se dikush që e njihja personalisht ka vendosur t’ua japë këto të dhëna patronazhistëve dhe njerëzve të lidhur me pushtetin,” – shkruan ai, duke theksuar se kur pushteti nuk të mposht dot me argumente, përpiqet të të godasë ekonomikisht.

Mesazhi i ashpër për “spiunët”: Tradhtia paguhet shtrenjtë

Përtej dëmit financiar dhe sulmit nga institucionet, administratori shprehet i zhgënjyer nga tradhtia e rrethit të tij të ngushtë. Në një paralajmërim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë për personin që ka nxjerrë informacionin, ai shkruan:

“Kushdo që ka folur aty ku nuk duhej, le ta dijë se unë nuk ndalem derisa të gjej të vërtetën. Dhe kur emri yt të dalë në dritë, do të rjep për së gjalli. Tradhtia paguhet shtrenjtë.”

Në mbyllje të reagimit të tij, ai bën të qartë se pavarësisht kërcënimeve, presioneve dhe goditjes ekonomike, “Antidroga” nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe as të heshtë përballë këtij realiteti.

Protestat në Tịranë për dorëheqjen e Ramës, reagon për herë të parë Gjermania (Video)

Deutsche Welle i beri sot pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane:

A është qeveria gjermane në kontakt me protestues në Shqipëri? A e di Berlini çfarë kërkojnë ata?

Dhe çfarë pret nga qeveria e Edi Ramës në raport me protestat?

Në konferencën e qeverisë gjermane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, tha se protestat janë e drejtë e qytetarëve, por i cilësoi ato si “çështje të brendshme politike” të Shqipërisë.

VIDEO

I FUNDIT/ Vjen reagimi i menjëhershëm i Ramës, pasi organizatorët e protestës pubIikojnë 5 kërkesat kryesore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas leximit që aktivisti Dritan Goxhaj i bëri 5 kërkesave të protestuesve në tubimin e sotëm.

Përmes një videoje ku shfaqen postime të Goxhajt me pikëpamje pro Iranit, Rama shkruan: “Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm.

Në fund të saj, kryeministri shkruan se Goxhaj nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënës i interesave të Iranit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1803420187303898%2F&show_text=false&width=267&t=0

Kërkesat e lexuara nga Goxhaj:

Grupi Koordinues i Protestës

Në emër të Grupit Koordinues të Protestës, duke dëgjuar propozimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë politike për të sqaruar protestuesit, si dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht në shesh, qoftë ata që na mbështesin me zemër dhe mendje, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht, kërkojmë:
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe nga vullneti i sovranit. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në realizimin e tyre.

Pas 23 ditësh protesta masive kundër Ramës, vjen reagimi i ambasadores zvìcerane

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka kometuar këtë të hënë nga Korça protestat që po zhvillohen prej 23 ditësh në Tiranë.

E pyetur për të ardhmen e protestës dhe nëse kishte një mesazh për qeverin shqiptare. Huber u tregua e rezervuar, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje politike për të cilën është e vështirë të flas një ambasadë e huaj.

Po ashtui ajo theksoi se pjesëmarrja e njerëzve në protestë është një element i rëndësishëm për çdo sistem.

“Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si një ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit gjithashtu forcojmë demokracinë, me mbështetjen tonë ndaj parlamentit kombëtar, ndaj parlamenteve lokale. Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, kështu që instrumentet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi, ashtu si edhe në sistemin tonë në Zvicër,” u shpreh ajo.

Protestuesit shkatërruan portën dhe rrethimin, reagon kompania që ka bIerë tokën nga shteti

Shoqëria Riviera Kakome shpk, e cila pretendon se është pronare e rregullt e truallit që u shkatërrua dje nga protestuesit, ka lëshuar një deklaratë publike për ngjarjen dhe thotë se është duke mbledhur provat e nevojshme për hetimin.

Sipas shoqërisë, trualli është privat dhe është shitur nga shteti përmes procedurave të ligjshme dhe rrethimi i pronës është bërë me leje ndërtimi të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

“Është për të ardhur keq që dikush e justifikon dhunën me faktin që njerëzve ju është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Është një arsye e pavërtetë, e sajuar. Njerëzve kurrë nuk u është mohuar e drejta për të shkuar në plazh.

Mbas dhënies së lejes së ndërtimit dhe rrethimit të truallit privat u është ndaluar hyrja në pronën private. Ndërsa vajtja në plazh ka qenë gjithnjë e mundur në rrugën përgjatë rrethimit e cila ekziston prej shumë kohe”, thuhet në deklaratë.

Shoqëria Riviera Kakome shpk thekson se banorët e Kakomesë nuk kanë qenë kurrë pronarë të truallit të Kakomesë dhe as pretendues të pronësisë. Sipas saj, banorët e fshatit Nivicë nuk duan t’ja dinë për të vërtetën, mbasi u pëlqen të rrëmbejnë tokat private që të tjerët i kanë blerë.

Deklaratë për media, datë 22 Qershor – Shoqëria Riviera Kakome shpk

Ditën e djeshme, e diel 21 Qershor, disa dhjetra njerëz të pajisur me vare dhe mjete të tjera shkatërrimtare vërshuan në truallin privat të Kakomesë duke shkatërruar gjithcka mundën. Megjithëse porta ishte e hapur, e shkatërruan, vazhduan me rrethimin, kabinën e rojeve dhe gjithcka që gjetën përpara.

Shoqëria Riviera Kakome shpk e denoncon këtë dhunë shkatërrimtare kundrejt një trualli privat të shitur nga shteti dhe një rrethimi të pronës të bërë me leje ndërtimi të lëshuar nga KKT.

Kemi sistemuar provat për ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Besojmë që organet e ligjit do të bëjnë detyrën duke dënuar keqbërësit në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten.

JUSTIFIKIMI I DHUNËS

Është për të ardhur keq që dikush e justifikon dhunën me faktin që njerëzve ju është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Është një arsye e pavërtetë, e sajuar. Njerëzve kurrë nuk u është mohuar e drejta për të shkuar në plazh.

Mbas dhënies së lejes së ndërtimit dhe rrethimit të truallit privat u është ndaluar hyrja në pronën private. Ndërsa vajtja në plazh ka qenë gjithnjë e mundur në rrugën përgjatë rrethimit e cila ekziston prej shumë kohe.

Hyrja dhe përdorimi i plazhit ka qenë gjithnjë e lirë.

Gjithashtu e konsiderojmë të rëndë faktin që ndonjë media justifikon dhunën me shprehje të tilla si banorë të Nivicës, pronarë të tokave në Kakome, kanë shembur rrethimin” E konsiderojmë të papërgjegjshme një shprehje të tillë, mbasi është detyrë e cdonjërit që publikon dicka, të analizojë fillimisht të vërtetën. E kemi shpjeguar më parë, por na duket me vend ta përsërisim “Të vërtetën mbi Kakomenë”.

Nuk ka banorë të Nivicës pronarë të tokës në Kakome.

Po ju bëjmë me dije përsëri cfarë ka ndodhur.

Kontestimi i grupit të vetëquajtur Bashkësia e fshatit Nivicë për njohjen e disa pronave, të cilësuara “ ish Kullota” të ndodhura 10-15 km larg fshatit, padrejtësish pa asnjë arsye, bllokoi projektin e resortit në Kakome.

Së pari duhet të dihet që pretendimi i tyre u rrëzua si i pabazë në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.

Por më interesant është një fakt tjetër. Në kërkesën për njohjen e pronave, ish kullota, nga banorët e Nivicës, shkruheshin qartë kufijtë e pronave të pretenduara dhe konkretisht:

“Kufirin Perëndimor i kullotave ishte Manastiri i Kakomesë” (sipas tyre bazuar në një marrëveshje me shtetin turk në kohën para pavarësisë).

Ndërkohë, mjafton të shihni hartën, për të konstatuar lehtësisht, që trualli i Kakomesë fillon disa qindra metra më në perëndim të Manastirit.

Në konkluzion:

Banorët e Kakomesë nuk kanë qënë kurrë pronarë të truallit të Kakomesë, dhe as pretendues të pronësisë.

Fatkeqësisht mesa duket, banorët e fshatit Nivicë nuk duan t’ja dinë për të vërtetën, mbasi u pëlqen të rrëmbejnë tokat private që të tjerët i kanë blerë.

Po roli i shtetit ?

Theksojmë që ndodhi të tilla dhune ndaj pronave private, rojeve private, objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi, shkelin rëndë ligjin dhe rrisin pasigurinë për investime në vend.

Pasiguria për investime, mos mbrojtja e tyre nga dhunuesit, dëmton rëndë zhvillimin e turizmit dhe të vetë këtyre rajoneve të vendit.

Për më tepër gjenerohen edhe konflikte sociale, të cilat shteti ka detyrën ti evitojë.

Për këto arsye kërkojmë nga institucionet e shtetit të bëjnë detyrën e tyre, duke dënuar së pari shkaktarët e këtyre dhunimeve të pronës, të ligjit dhe të rendit.