“Skena lufte” në Shqipëri/ ‘Defender 2025’, operacion nga Forcat e Armatosura në stërvitjen e NATO

Prej 27 majit, Shqipëria është vend pritës i stërvitjes së madhe ushtarake dhe komplekse Defender Europe 2025.

Për të ndjekur nga afër një ditë të operacioneve stërvitore në bizë të Martaneshit, nisemi nga baza Ajrore e Farkës. Dy helikopterë, Black Haëk dhe Cougar janë pjesë e aksioneve që do të zhvillohen.
Udhëtimi për në Bize zgjat pak minuta, ndërsa të shoqëron pamja piktoreske e natyrës. Sapo mbërrijmë, trupat e Forcat e Armatosura janë gati për të nisur operacionet.

Janë një sërë skenarësh stërvitorë që janë parashikuar ne bazën e Bizës. I pari nis me një operacion mësymës, ku një skuadër zbulimi patrulluese në zonë ka rënë në kontakt me armikun. Në këtë operacion marrin pjesë këmbësoria dhe forca ajrorë me dy helikopterët.
Zona kthehet në një fushëbetëjë luftimi. Forcat e Armatosurura vazhdojnë shkëmbimin e zjarrit me armikun.

Në mbështetje të tyre për të vënën situatën nën kontroll vinë helikopterët. I pari sjell trupat e njësisë speciale për ndërhyrje. Sipas skenarit, situata agravon, gjatë luftimit ka të plagosur. Për të marrë këta të fundit, afrohet helikopteri Black Hawk.
Kolonel Genti Bardhi shpjegon qëllimin e këtij aksioni që u zhvillua.

“E para ne testojmë kapacitete tona dhe stërvisim njerëzit tanë.”
Pas këtij operacioni me shkëmbim zjarri është radha e një tjetër skenari, qitje me mortaja. Këtë herë demonstrojnë krah njëra tjetrës Forcat e Armatosura të Shqipërisë me Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Nis hedhja e predhave thërrmuese. Qëllimi është të kapet objektivi që ndodheht në kodrën përballë në një distancë prej 2100 metër.
Kemi bëre nje qitjd direkte dhe indirekte me mortaja. Qitja indirekte u zhvillua me 28 predha. Ka qdnë një bashkëpubim i mirë, është hera e parë qs bëjmë këtë zhvillim.”, tha nëntogeri Shpëtim Hasani.

Në kuadër të aksioneve Defender në Shqipëri janë ta angazhuara 1200 trupa këmbësorie të forcave tona të armatosura dhe 30 nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Stërvitjet janë zhvilluar në krah të 120 trupa amerikanë. Por cili është roli i këtyre të fundit?

“Në Bizë ata janë pjesë e grup batalionit, duke ofruar kontributin me një kompani xheniere dhe kapacitetin e mbrojtjes md armë kimike. Ata janë këtu që të jemi të përgatitur për të vepruar dhe luftuar së bashku.”, tha Ardian Lilo komandat i brigadës shumëkombëshe shqiptare.

Për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, operacionet kanë qenë të suksesshme.

“Jemi të kenaqur sepse arritëm të përmbushim synimet e stërvitjes, duke filluar me dislokim e shpejtë dhe ndërveprueshmërinë.”

Pasi ndoqem të gjitha operacionit, është momenti të largoheni në Tiranë dhe udhëtimi vijon sërish me helikopterin e foprcave ajrore.

Trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Kosovës dhe ato amerikane do të qëndrojne në Bizë deri ne datën 9 qershor, ku përmbyllet edhe etapa defender në Shqipëri ajo e reagimir të menjëhershëm. Stërvitja shumëkombëshe zhvillohet në Shqipëri për herë të tretë, pas asaj të 2021 dhe 2023.

E ardhmja e Kristjan Asllanit merr tjetër kthesë, shkak bëhet trajneri i ri i Interit

Kristjan Asllani konsiderohej largim i sigurt nga Interi, deri para largimit të Inzagit. Trajneri italian nuk e preferonte mesfushorin shqiptar, që në anën tjetër kërkon më tepër minuta.

Në Itali tregojnë se e ardhmja mund të ndryshojë. Kjo për shkak se Kristian Kivu do marrë drejtimin e skuadrës dhe për këtë nuk do të ketë lëvizje të nxituara.

Në të njëjtën situatë si Asllani është edhe Fratezi. Kështu çdo gjë do të vendoset vetëm pasi trajneri rumun të punojë me ekipin aktual.

Të sigurta janë të ardhurat që Interi do të grumbullonte, në rastin e shitjes së dy mesfushorëve. Deri tani interesi nuk ka munguar për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, pikërisht nga klube të Seria A.

Ukraina rrëzon një avion rus model “Su-35” (Video)

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë ndaj më shumë se 40 avionëve ushtarakë rusë javën e kaluar, Forcat Ajrore ukrainase kanë rrëzuar një avion luftarak rus Sukhoi Su-35.

“Këtë mëngjes, më 7 qershor 2025, si rezultat i një operacioni të suksesshëm të Forcave Ajrore në drejtim të Kurskut, një avion luftarak rus Su-35 u rrëzua”, njoftoi ushtria ukrainase në një mesazh në aplikacionin Telegram.

Forcat ruse nuk kanë komentuar ende për këtë çështje, ndërsa Reuters vëren se nuk ishte në gjendje ta konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës javën e kaluar dëmtoi dhe shkatërroi bombarduesit strategjikë Tu-95 dhe Tu-22, të cilët Rusia i përdor për të lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi kundër Kievit.

Pse përfundoi në divorc martesa 22-vjeçare e Ilir Shqinës me Grida Dumën? Kush ishte diplomati i njohur

Diplomati Ilir Shqina u shua nga jetë këtë të premte. Ai ishte një personazh i njohur në Shqipëri, kryesisht për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit.

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte dhe nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri.

Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Por Shqina njihej mbi të gjitha, për martesën me Grida Dumën.

Ai qendroi 22 vjet i martuar me Dumën, por kjo martese mori fund ne vitin 2022.

Ata nuk dhane shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit, por ndarja erdhi pas publikimit të mesazheve të Grida Dumës me Ervin Salianjin.

Në vendimin e Gjykatës theksohej sidoqofte se kërkesa për divorc ishte paraqitur nga vete Grida.

Shqina kishte qene pedagog i saj dhe kishte punuar si diplomat në Ambasadën shqiptare në Slloveni.

Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes.

Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona, janë drejtues të rangjeve të ndryshme, që nga ish ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila kishte vënë në dispozicion të nënës së saj notere një makinë të ministrisë, apo ish drejtorja e Illyrian gard e cila përcillte fëmijët për në shkollë me makinën e institucionit.

Raste të ngjashme ka patur me shumicë, kur drejtorë, kryetarë të bashkive apo edhe ministrat, e nisin ditën duke përcjellë fëmijët në kopësht apo në shkollë, në mos vetë, përmes shoqëruesve të tyre me rrogë shteti. Kjo tendencë e abuzimit me pushtetin kishte zënë rrënjë edhe në bashkinë e Tiranës, kur vetë kryetari Erjon Veliaj, çonte çdo ditë në kopësht djalin e tij.

Por ndoshta ky përdorim i aseteve shtetërore në dispozicion të fëmijëve, nuk përbën ndonjë çudi në këtë vend kur shkelja e ligjit bëhet çdo ditë hapur.

Problemi është se nganjëherë abuzimi kthehet në ves, dhe nuk mjafton aq sa thamë më sipër, por zullumi duhet të kapërcejë çdo nivel dhe ai mjeti që shteti të ka vënë në dispozicion, duket se i rri ngushtë familjes.

Prandaj duhet një tjetër mjet shtetëror, në dispozicion. Por tani le të bëhemi konkretë. Është e hënë data 2 Qershor 2025, dhe kjo autoveturë e bardhë me targë AB649LD, që po del nga një garazh në Kodrën e Diellit, është pronë e bashkisë Tiranë. Shoferi në timon quhet Ladimir Kapaj, edhe ai punonjës i këtij institucioni….

Ku qëndron problemi këtu? Për ta mësuar këtë na duhet të bëjmë 3 km deri në hyrjen e presidencës, kur nga mjeti zbret ky zotëri, i cili në realitet nuk ka aspak lidhje as me shoferin dhe as me makinën e bardhë nga e cila zbriti. Zotëria në fjalë quhet Bledi Cikopana, punonjës i kabinetit të presidentit të republikës.

Me sa duket bashkia e Tiranës, duke parë mungesën e mjeteve për stafin e presidencës, paska vendosur të kontribuojë, me autovetura elektrike dhe me shoferë në dispozicion të punonjësve të presidencës.

Në fakt jo. Sepse përtej ironiës, zoti Cikopana, është bashkëshorti i kryetares aktuale të Bashkisë së Tiranës, zonjës Anuela Ristani, Dhe kjo që sapo patë nuk është diçka që ndodhi vetëm një ditë. Mjeti në fjalë është tërësisht në dispozicion të familjes së zonjës kryetare.

Në garazhin në Kodrën e Diellit dita nis herët. Shoferit personal të zonjës Ristani i bashkohet edhe kolegu i tij, i cili ka një detyrë tepër të rëndësishme, të shoqërojë familjarët.

Dy vartësit presin rreth 15 minuta deri kur secili prej tyre niset në destinacionin e paracaktuar. Njëri me makinën ngjyrë gri me targë AB338OA në dispozicioon të zonjës Ristani që lëviz drejt një destinacioni te cilin do ta zbulojmë pak më vonë, dhe tjetri, që më përpara përcjell vajzën e saj në shkollë, dhe më pas kthehet dhe merr bashkëshortin… zotin Cikopana.

E gjitha kjo vajtje-ardhje e mjetit të bardhë, zgjat rreth një orë. Më pas makina parkohet tek bashkia në pritje të ndonjë pune të shpejtë për llogari të bashkisë… Por jo për shumë kohë, sepse dreka vjen dhe familjarët e kryetares duhen dërguar në shtëpi.

Është e martë data 3 Qershor 2025… Makina e bardhë niset nga Kodra e Diellit duke kryer me përpikmëri itinerarin e paracaktuar drejt presidëncës. Zoti Cikopana zbret nga makina dhe shkon drejt zyrës. Në të njëjtën kohë, shoferi i bashkisë që ai ka në dispozicion, largohet për të bërë ndonjë punë për të cilën paguhet nga taksat tona.

Tani le të kthehemi pak tek mjeti ngjyrë gri me të cilin lëviz kryetarja Ristani. Këtu nuk do të kishim diçka të pazakontë nëse çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, qytëtarja e parë e Tiranës të shkonte në zyrën e saj, me makinën e vënë në dispozicion sipas protokollit. Në realitet itinerari është krejt i ndryshëm….

Sepse dita për zonjën Ristani nis jo në punë por në palestër. Fundja shëndeti mbi të gjitha. Punët në bashkinë e Tiranës po shkojnë aq mirë së fundmi, sa edhe mund të presin.

Ora shënon 9.10 minuta dhe kryetarja e bashkisë sapo ka dalë nga palestra. Tashmë me veshjen zyrtare, ajo drejtohet për në zyrë…. atje ku e presin hallet e qytetarëve.

Është dita e tretë e vëzhgimit tonë. Mjeti i bardhë është i saktë si një orë zvicerane. në të njëjtin vend merr bashkëshortin e kryetares, për ta çuar në punë…Thuajse në të njëjtën kohë mjeti ngjyrë gri i kryetares mbërrin përpara palestrës. Duket se zonja Ristani po ndjek një program shumë të ngjeshur me ushtrime.

Por le të kthehemi tek hyrja e presidencës atje ku makina e bardhë sapo ka mbërritur. Në përballjen me ne bashkëshorti i kryetares ka preferuar heshtjen, ndërkohë që mjeti i bardhë i drejtuar nga punonjësi i bashkisë Ladimir Kapaj, është larguar menjëherë.

Por ndoshta zonja kryetare mund të ketë mirësinë që të na sqarojë se pse një makinë e bashkisë së Tiranës vihet tërësish në dispozicion të burrit të saj, dhe pse ajo çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë, pa ndonjë shkak që lidhet me punën që bën.

Në fakt për këtë na u desh të presim edhe një orë tjetër, deri sa ajo të dilte nga palestra. Ndërkohë zonja Ristani e humbet toruan duke folur gjëra që nuk kishin aspak lidhje me pyetjen e thjeshtë: Pse ka vendosur një makinë të bashkisë në dispozicion të burrit, i cili punon në Presidencë?!

Meqë pas daljes nga palestra zonja Ristani nuk na dha asnjë përgjigje, përkundrazi nisi një lumë fyerjesh, kërkuam të flasim edhe njëherë me të, kësaj radhe në dyert e bashkisë ku me sa duket të njoftuar më parë, e prisnin një skuadër e tërë policësh.

Por sërish pa eezultatin që prisnim! Në kulmin e zemërimit, zonja Ristani na akuzon se po përndjekim fëmijën e saj, ndërkohë që për hir të etikës kemi hequr çdo pamje që tregojnë përcjelljen në shkollë të vajzës së saj me makinën e bashkisë. Sidoqoftë ky është halli i saj dhe jo i yni.

Kur argumentet përplasen me mungesën e arsyes dhe të normave të edukatës, vazhdimi i këtij diskutimi me zonjën kryetare duket një mision tërësisht i pamundur…. Por sidoqoftë, shpresojmë që kjo që sapo patë, të shërbejë për dy gjëra.

E para që makina e bashkisë me targë xxxxxx, dhe shoferi i saj të rikthehen në punët e përditshme të këtij institucioni, pa u detyruar të vihen çdo ditë në shërbim të bashkëshortit të kryetares.

Dhe e dyta, që kjo e fundit, ta shtyjë orarin e palestrës për më darkë, dhe të rikthejë prioritetet që ka kryeqyteti…. sepse banorët e Tiranës nuk i kanë asnjë borxh kësaj zonje… përkundrazi…/Emisioni “Piranjat”

Ledri Vula zbulon se ka të gdhendur në trup Sara Hoxhën — A do ta heqë tani që janë ndarë? Ja si u përgjigj ai

Prej dy vitesh tashmë, lidhja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka përfunduar, por vajza e tyre, Poem Blu, vazhdon të jetë ura që i mban të lidhur.

Megjithatë, pavarësisht ndarjes, reperi ka treguar se në trupin e tij mban ende një kujtim të përhershëm nga marrëdhënia me Sarën.

Gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, Ledri u pyet nëse ka ndonjë tatuazh për ish-partneren. Ai nuk hezitoi të tregojë se po, ka ende një tatuazh të dedikuar për Sara Hoxhën.

Pyetja që pasoi ishte ajo që të gjithë mendonin: “A do ta heqësh tani që jeni ndarë?”
Përgjigjja e Ledrit ishte e shkurtër dhe e qartë: “Jo.”

Përmes kësaj deklarate, Ledri la të kuptohet se, pavarësisht ndarjes, ai e respekton të kaluarën e tij dhe ndoshta ruan një kujtim të veçantë nga ajo periudhë

Tiranë, 5 vajza nën hetim ρasi rr▪︎h ën të mi. tυrën dhe i publikuan ρamjet në rrjet

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 5 vajza të mitura pasi akuzohen se kanë dhunuan një vajzë tjetër të mitur, teksa e kanë filmuar dhe më pas pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale për ta denigruar.

Tashmë specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik kanë referuar materialet në Prokurori.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetase të mitura pasi dyshohet se kanë publikuar në rrjete sociale një konflikt të ndodhur midis tyre me një tjetër shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Babi do të bëhem e famshme…”/ 19-vjeçarja hυmb jetën TRAGJIKlSΗT pasi kreu sfidën virale në rrjete sociale (FOTO)

Një vajzë 19-vjeçare nga Arizona, SHBA, ka humbur jetën tragjikisht pas pjesëmarrjes në një sfidë virale në rrjetet sociale, të quajtur “pastrimi i pluhurit”. Sfida inkurajon përdoruesit të regjistrojnë veten duke thithur gazin nga spërkatësit e dedikuar për pastrimin e tastierave të kompjuterëve – një akt jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe potencialisht fatal.

Rena O’Rourke, viktima e kësaj sfide, u përfshi në të gjatë fundjavës së kaluar. Pas thithjes së gazit, ajo pësoi arrest kardiak dhe u transportua menjëherë në spital. Për një javë u mbajt në kujdesin intensiv, por mjekët konfirmuan se kishte pësuar vdekje të trurit, duke e bërë gjendjen e saj të pakthyeshme.

“Ajo gjithmonë thoshte: ‘Do të bëhem e famshme, babi. Më shiko mua. Do të bëhem e famshme’. Dhe për fat të keq kjo ndodhi në rrethanat më tragjike,” deklaroi me dhimbje babai i saj, Aaron O’Rourke.

Një mjek në një nga spitalet e Arizonës i tha “New York Post” se gjatë kësaj sfide, përdoruesit ndihen për disa minuta sikur janë në gjendje euforie, por kimikatet që përmban spreji mund të zëvendësojnë oksigjenin në mushkëri dhe në trup, duke shkaktuar dëme të rënda ose edhe vdekje.

“Fëmijët mund ta blejnë këtë lëndë pa asnjë dokument identifikimi. Mos u besoni verbërisht. Kërkoni. Kontrolloni dhomat e tyre. Bëhuni të kujdesshëm. Mund t’u shpëtoni jetën,” thanë prindërit e vajzës, duke bërë thirrje për vetëdijesim dhe kontroll më të rreptë ndaj sfidave të rrezikshme në internet.