Në një romancë të re? Dea Michele ndez thashethemet, pamjet e influenceres që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Dea Michele, një nga figurat më aktive në rrjetet sociale shqiptare, ka intriguar fansat e saj pas një postimi të fundit ku shfaqet me një djalë të panjohur, duke krijuar spekulime për një lidhje të mundshme.

Teksa ka marrë pjesë në një nga koncertet e mbajtura së fundmi në Tiranë, Dea ka ndarë pamje pikante duke kërcyer, por ajo tek e cila fansave u mbeti mendja ishte video me djalin në fjalë, me të cilin Dea shihet duke u përqafuar dhe duke shijuar në maksimum momentin.

Por ajo çfarë vlen për t’u përmendur është se mes tyre kishte një afrimitet që në pamje të parë dukej intim.

Ende nuk dihet nëse mes tyre ka një romancë apo miqësi, pasi vetë Michele nuk ka dhënë detaje, madje ajo ka ruajtur privatësinë e tij duke mos e etiketuar në postimin e publikuar.

Çfarë po ndodh?/ Drejtuesja e SHISH shkon në CIA, takime me përfaqësues të lartë të inteligjencës amerikane

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Uashington DC në datat 15-17 maj 2025, ku u takua me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane të sigurisë dhe inteligjencës. Vizita u përqendrua në zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas një komunikate zyrtare të SHISH, gjatë qëndrimit në SHBA, Hyseni zhvilloi takime me përfaqësues të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare (ODNI), Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Ndër takimet më të rëndësishme ishte ai me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, me të cilën u diskutuan sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për garantimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale.

Në takimin me Drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, u nënvizua bashkëpunimi i frytshëm mes dy agjencive, si dhe u dakordësua zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e inteligjencës dhe forcimi i kapaciteteve të SHISH.

Po ashtu, gjatë takimeve u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet më të fundit në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. SHISH theksoi se kontributi i Shqipërisë në garantimin e stabilitetit në Ballkan u vlerësua maksimalisht nga partnerët amerikanë, ndërsa agjencia shqiptare u cilësua si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

Vizita u cilësua si dëshmi e angazhimit të ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit strategjik përmes shkëmbimit të informacionit cilësor dhe të saktë, duke kontribuar në forcimin e sigurisë rajonale dhe globale.

Pamje apokaliptike nga Italia, shpërthen vullkani Etna (Video)

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Etna, vullkanin më të lartë aktiv të Evropës, i cili ndodhet në ishullin italian të Siçilisë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), një re shpërthyese ka arritur një lartësi prej të paktën 5 kilometrash, e shkaktuar nga një rrjedhë piroklastike, që mund të ketë rezultuar në shembjen e materialeve nga krahu verior i kraterit juglindor.

Observatori Etnean ka raportuar se materiali i nxehtë nga shpërthimi nuk ka kaluar përtej Valle del Leone, duke mbajtur ndikimet kryesore brenda një zone të kufizuar. Gjatë të njëjtës periudhë, aktiviteti shpërthyes i kraterit juglindor u konvertua në një burim të fuqishëm lave, ndërkohë që dridhjet sizmike arritën nivele të larta, me një tendencë të dukshme në rritje.

Për shkak të këtyre aktiviteteve vullkanike, është lëshuar një alarm i kuq për aviacionin, që është niveli më i lartë i mundshëm i alarmit. Në Piano Vetore, një vend i njohur turistik pranë malit Etna, është raportuar shpërndarje e pabarabartë e hirit të imët, duke përfshirë zonat përreth.

Sipas të dhënave të fundit sizmike, vlerat e amplitudës së dridhjeve kanë arritur nivele të larta, dhe qendra e vatrave sizmike ndodhet në kraterin juglindor, në një lartësi prej rreth 2800 metrash mbi nivelin e detit.

Pavarësisht shpërthimit të fuqishëm, Aeroporti Ndërkombëtar Vincenzo Bellini në Catania, i cili shërben si aeroporti kryesor për Siçili, nuk është prekur dhe operacionet e tij vijojnë pa probleme.

Etna, një nga vullkanët më të njohur dhe më të studiuar në botë, është i njohur për shpërthimet e tij të shpeshta dhe të fuqishme.

Emrat/ Ja kush janë policët e Rrugores që merrin ryshfet për mos vendosur gjoba!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë punonjës policie, të akuzuar për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.

Bëhet fjalë për shtetasit Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët kanë qenë në arrest shtëpie, si të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Ndërsa Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë aktualisht të pezulluar nga detyra, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë, efektivët e Policisë Rrugore të Elbasanit kanë bashkëpunuar për të toleruar drejtues mjetesh që kryenin kundërvajtje administrative, duke mos vendosur masat ndëshkuese përkatëse dhe duke dëmtuar kështu interesat financiare të shtetit dhe besimin e publikut tek institucionet ligjzbatuese.

Ju shfaq në ekran foto me Ledrin, Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me reperin

Mbrëmja e fundit e spektaklit “AG Show”, e drejtuar nga Aurela Gaçe, solli emocione, muzikë dhe një përballje të papritur mes të ftuarës Xhensila Myrtezaj dhe zërave që po qarkullojnë në rrjet.

Pas publikimit të bashkëpunimit muzikor me reperin Ledri Vula, fansat nisën të aludonin për një romancë mes tyre, të nxitur edhe nga fotot e afërta nga videoklipi.

Gjatë koncertit, Aurela i tregoi Xhensilës një nga fotot me Ledrin dhe i drejtoi pyetjen që të gjithë donin ta dëgjonin: “A ka diçka më shumë mes jush?”

Xhensila si fillim i reagoi Aurelës me përgjigje: “Seç mora vesh që kishe ftuar dashnorin në dasëm?”

Pas këtij momenti, Xhensila vendosi t’i japë fund thashethemeve duke deklaruar qartë: “Ishte vetëm një bashkëpunim profesional. Nuk ka asgjë tjetër përtej muzikës.”

Kjo deklaratë, e bërë live në skenë, i dha fund spekulimeve – të paktën për momentin.

Starmer: Britania po hyn në gatishmëri lufte!

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka thënë se vendi i tij do të hyjë në “gatishmëri lufte”, teksa ka njoftuar planin për shpenzimet ushtarake që përfshijnë edhe ndërtimin e nëndetëseve të reja bërthamore.

Gjatë një vizite në ambientet e një prej kompanive më të mëdha të mbrojtjes, BAE Systems, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet për konflikt, në mënyrë që të pengojë konfliktin dhe se kërcënimi nga Rusia nuk mund të injorohet.

Starmer ka vendosur të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së deri në vitet 2027-28. Ekziston gjithashtu një ambicie për të arritur 3% deri në vitin 2034, por qeveria nuk ka përcaktuar një afat kohor përfundimtar se kur kjo mund të ndodhë.

Megjithatë, propozimi i fundit i NATO-s është që vendet të shpenzojnë 5% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2032. Kjo do të votohet më vonë këtë muaj.

Ministrja e mbrojtjes së Lituanisë e quajti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar prej 2.5% “lajm të vjetër” dhe i tha BBC-së se 3.5% duhet të jetë minimumi i domosdoshëm.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i tha kanalit lokal DR Neës se 5% është e arritshme, por është “shumë vonë”, ndërsa tha gjithashtu se 3% nuk ??është e mjaftueshme.

Ndodh në Shqipëri/ Makina në lëvizje, i riu kryen nevojat personale nga dritarja e mjetit (Video)

Një video e publikuar në mediat sociale po bën xhiron e rrjetit.

Një pasagjer i një makine e cila është në lëvizje në një aks kombëtar, ka zgjedhur që të kryejë nevojat personale nga dritarja e makinës.

Personi në fjalë është kthyer në burim aksidenti, duke rrezikuar jetën e tij.

Një veprim i tillë është i dënueshëm, pasi kemi të bëjmë me veprime të turpshme në publik.

Edhe pse në rrjetet sociale ka shpërthyer ironia, kemi të bëjmë me një rast që duhet të ndërhyjnë autoritetet përkatëse.

VIDEO

Në një lidhje bashkë? Rike Roçi shfaqet krah ish-banorit të BBVIP, bashkë me pushime në Spanjë!

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Rike Roçi ka udhëtuar drejt pushimeve në Spanjë.

Por mesa duket Rikja nuk është vetëm, ajo ka zgjedhur t’i kaloj disa ditë pushimi pranë moderatorit të njohur Ronaldo Sharka.

Moderatori ka ndarë disa imazhe nga atje ku shihet në krahët e ish banores më i lumtur se kurrë.

Ndjekësit kanë reaguar me komente se dyshja tashmë janë në një romancë? Por vetë Ronaldo dhe Rikja nuk kanë dhënë detaje më tepër në lidhje me këtë situatë.

Kënga “Jetë” është dedikim për Gjestin? Egli Tako flet pa ‘doreza’

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka ndarë më shumë detaje në lidhje me projektin e saj më të fundit muzikor, këngën “Jetë”

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo foli jo vetëm për muzikën, por edhe për dëshirën për të qenë pjesë e botës së kinemasë.

Egli theksoi se ka një lidhje të fortë me artin dhe se kënga nuk është thjesht një rastësi, pasi ajo ka ndjekur një shkollë arti dhe kishte përgatitur pesë materiale muzikore më herët.

“Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë,” tha ajo gjatë intervistës.

Egli shtoi se muzika ka qenë gjithmonë një pasion i thellë për të: “Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.”

Sa i përket përmbajtjes së këngës “Jetë”, ajo preferoi të mos e lidhte me një histori apo person të caktuar, duke theksuar natyrën subjektive të artit:

“Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”

Me këtë projekt të ri, Egli Tako rikthehet në muzikë, duke sjellë për publikun një këngë që sipas saj reflekton ndjenjat dhe shpirtin e saj artistik.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, në një aksident me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit.

Ata po ktheheshin nga puna nga servisi ndërsa në vendin e ngjarjes, miqtë dhe shokët kanë vendosur buqeta, qirinj dhe një çelës servizi si simbol përkujtimi

Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë.

19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

Të dy djemtë ishin shokë nga lagjia, shkolla dhe puna, duke ndarë së bashku çdo moment të jetës së tyre të përditshme.