E RËNDË në Tiranë/ Hidhet nga kati i tretë i pallatit, VDES 30-vjeçarja!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në kryeqytet, dyshohet se një 30-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”, ku shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit.

Si pasoje e plagëve të marra ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Familjarët e viktimës janë shprehur se ajo vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë

Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni.

Bum shitjesh për syzet e Macron, kushtojnë 650 euro dhe prodhohen nga një kompani italiane: Me këtë reklamë, të gjithë i duan

Në Davos po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës dhe të botës, por në fjalimin e tij të gjatë, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e re të presidentit francez, Emmanuel Macron.

“E dëgjova dje teksa fliste me ato syzet e bukura të diellit. Çfarë ka ndodhur? E pashë duke u shtirur si i fortë”, tha Trump.

Syzet që Macron mban prej rreth një jave, për shkak të një hemorragjie nënkonjuktivale, një shqetësim jo serioz shëndetësor kanë tërhequr vëmendje të madhe publike. Kjo vëmendje ka qenë e favorshme për sipërmarrësin italian Stefano Fulchir, pronar i kompanisë iVision Tech, e cila në vitin 2023 bleu shtëpinë franceze të syzeve Henry Jullien. Kjo kompani prodhon në Lons-le-Saunier (rajoni Jura) modelin Pacific S01, me çmim 659 euro.

“Zakonisht prodhojmë rreth njëqind palë syze Pacific në vit, por me këtë ekspozim mediatik rrezikojmë të duhet të prodhojmë deri në një mijë, sepse tani të gjithë duan të blejnë të njëjtin model”, tha Fulchir për radion RTL.

Ai shtoi se kompania ishte veçanërisht e emocionuar nga ky interes, pasi presidenti Macron kishte porositur syze edhe më herët. “Në vitin 2024 ai bëri një porosi për t’ia dhuruar një ministri dhe më pas vendosi të merrte një palë edhe për vete. Presidenti këmbënguli që syzet të ishin tërësisht të punuara me dorë në Francë dhe nuk pranoi t’ia dhuronim, dëshironte t’i blinte vetë”, theksoi Fulchir.

Bum shitjesh për syzet e Macron, kushtojnë 650 euro dhe prodhohen nga

Nuk bëhet fjalë, pra, siç u mendua fillimisht, për modelin Ray-Ban Aviator të njohur nga filmi Top Gun, i veshur nga aktori Tom Cruise. Shtëpia Henry Jullien publikoi në Instagram një foto të Macronit në Davos, duke sqaruar se ‘modeli Pacific S01 vjen nga koleksioni prestigjioz Doublè Or. Korniza metalike me ngjyrë argjendi kombinohet në mënyrë perfekte me lentet blu, duke krijuar një ekuilibër ideal mes modernitetit dhe finesës’.

Një javë më parë, Macron e trajtoi me humor problemin me syrin, duke thënë se do të zgjasë për ca kohë dhe se “syri i tigrit”, si në filmin Rocky, është shenjë e vendosmërisë së Francës.

“Mos i kushtoni vëmendje, ai është një idi○t”/ Pas fyerjes nga Michael O’Leary, Elon Musk mendon të blejë Ryanair për hakmarrje

Tensionet mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, dhe drejtuesit të Ryanair, Michael O’Leary, kanë shpërthyer për shkak të një konflikti mbi mundësinë e instalimit të terminaleve Starlink në avionët e kompanisë.

Në një intervistë, O’Leary u shpreh: “Mos i kushtoni asnjë vëmendje Elon Musk. Ai është një idiot, dhe nuk kupton asgjë nga fluturimet dhe rezistenca aerodinamike. Antena do të na kushtonte 250 milionë dollarë në vit vetëm për penalitete karburanti. Pasagjerët tanë nuk do ta paguanin atë”.

Reagimi i Musk nuk vonoi. Ai në platformën X e quajti O’Leary “plotësisht idiot”. Më pas, llogaria zyrtare e Ryanair në X ironizoi duke pyetur Musk nëse ka “nevojë për Wi-Fi” pas një ndërprerjeje shërbimi.

Në përgjigje, Musk hapi një sondazh mbi mundësinë e blerjes së Ryanair. Megjithatë, një operacion i tillë nuk do të ishte i lehtë dhe ndoshta do të kushtonte më shumë se blerja e Twitter.

Vlera e Ryanair llogaritet rreth 20 miliardë euro, dhe një ofertë armiqësore do të përfshinte një shtesë prej 30-50 për qind mbi këtë vlerë.

Për më tepër, rregullat e Bashkimit Europian kërkojnë që kompanitë ajrore europiane të jenë të kontrolluara të paktën 50 për qind nga individë dhe entitete brenda BE-së.

Bes Kallaku rigjen dashurinë, zbulon emrin e partneres

Bes Kallaku duket se po jeton një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale dhe këtë herë ka zgjedhur ta ndajë hapur me publikun.

Aktori i humorit, i cili prej kohësh ka qenë në fokus për jetën private, ka dhënë së fundmi një sinjal të fortë se është i dashuruar dhe më i lumtur se kurrë.

Përmes një InstaStory që ka marrë vëmendje të madhe, Besi publikoi një foto ku shihen dy duar të shtrënguara, një imazh i thjeshtë në pamje të parë, por me një simbolikë të fortë.

Ajo që bie menjëherë në sy është tatuazhi në parakrahun e tij, ku lexohet emri “Ejona”, i shoqëruar nga data “25.12.2025”, një ditë që duket se ka një domethënie të veçantë për çiftin. Në sfond dëgjohej kënga “I’ll Love You Forever”, duke e përforcuar edhe më shumë mesazhin romantik.

Nën emër dhe datë, aktori ka shtuar edhe një frazë poetike: “Trëndafil në kohë lufte”, një dedikim që lë të kuptohet se kjo dashuri ka lindur dhe është forcuar mes periudhash të vështira apo ndryshimesh të mëdha në jetën e tij.

Bes Kallaku rigjen dashurinë, zbulon emrin e partneres

Sipas burimeve për “Prive by Liberta Spahiu”, kjo romancë nuk është e re.

Bes Kallaku dhe partnerja e tij kanë disa muaj që janë në një lidhje të qëndrueshme, por kanë preferuar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut deri tani.

Berisha: Sazanin e kam dhënë edhe vetë, s’kam pse protestoj

Ashtu siç e deklaroi sot paradite, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ritheksoi se është pro investimit në ishullin e Sazanit.

Ai kujtoi në emisionin “Opinion” marrëveshjen e tij të dikurshme me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, për një projekt që do të zhvillonte ishullin. Por, ky i fundit nuk arriti të realizohej.

Berisha: Zvërneci është investim kryekëput privat. Unë dhe ju, asnjëri nga ne s’ka parë një dokument që është tokë publike e dhënë. Atëherë si mund të jem unë kur ka ujdi të plotë mes privatëve?! Janë të mirëpritur!

Vijmë te Sazani, është tokë publike, nuk ka pronar. Sazani ka një histori, e vërteta është se i ndjeri Fatos Nano…

-Edhe më herët, Ilir Meta kur ka qenë kryeministër, u ngrit ideja e një rrjeti kazinosh, projekti i parë është në vitin 2000…

Berisha: Unë bisedova me Berlusconi-n, në atë kohë zhvillimi i Sazanit ishte i komplikuar, edhe sot nuk është i thjeshtë, dy pëllëmbë plazh ka apo s’ka. Silvio u interesua shumë, bëri projektin, mirëpo erdhi kriza financiare e 2008-ës, atij i ranë aksionet dhe projekti mbeti. Si mund ta kundërshtoj unë në një kohë kur unë vetë isha përpjekur që të jepej për zhvillim?!

Personalisht nuk do ngrihesha në protestë teksa unë e kam dhënë atë një herë, tani nuk mund të hiqem si ai që nuk jam! Ka një specifikë, nuk kam parë deri sot biznesmen të ofrojë investim 2 miliard euro!

Megjithatë, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se “u ka dhënë biznesmenëve shqiptarë toka shumë herë më të çmuara se Sazani”.

Luksemburgu hyn në histori me transport publik falas në të gjithë vendin! Një ndryshim rrënjësor për turizmin dhe mjedisin

Luksemburgu ka hyrë në histori duke u bërë vendi i parë në botë që ofron transport publik falas në shkallë kombëtare. Që nga rrugët urbane më të frekuentuara deri te zonat piktoreske rurale, banorët, udhëtarët ditorë dhe turistët mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusë, tramvaje dhe trena të klasit të dytë në të gjithë territorin e vendit.

Kjo nismë konsiderohet një hap revolucionar, që jo vetëm po transformon lëvizjen e përditshme, por po ndryshon rrënjësisht edhe përvojën turistike në Luksemburg.

Reforma historike hyri në fuqi më 1 mars 2020, kur qeveria hoqi tarifat për të gjitha shërbimet e transportit publik brenda vendit. Politika përfshin autobusët, tramvajet dhe trenat e klasit standard, ndërsa përjashton vetëm shërbimet e klasit të parë dhe linjat ndërkombëtare. Për lëvizjet brenda kufijve kombëtarë, udhëtimi është plotësisht falas, pa bileta dhe pa barriera.

Vendimi për transport falas nuk ishte thjesht një masë sociale, por pjesë e një vizioni më të gjerë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të aksesueshme. Luksemburgu synon të ulë ndjeshëm trafikun e dendur, një problem i kahershëm në vend, si dhe të reduktojë emetimet e karbonit në përputhje me objektivat ambicioze klimatike. Duke hequr pengesat financiare, qeveria po inkurajon qytetarët dhe vizitorët të zgjedhin transportin publik në vend të automjeteve private.

Për turizmin, kjo politikë ka pasur ndikim të menjëhershëm. Vizitorët mund të eksplorojnë lirshëm atraksionet kulturore dhe natyrore të vendit, pa u shqetësuar për koston e lëvizjes. Nga qendra historike e Luksemburgut, e përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, te fshatrat piktoreske dhe parqet natyrore në veri, transporti falas ka nxitur eksplorimin spontan dhe ka përmirësuar ndjeshëm përvojën turistike.

Një tjetër shtyllë kryesore e kësaj nisme është ndikimi mjedisor. Duke e bërë transportin publik zgjedhjen më të lehtë dhe më tërheqëse, Luksemburgu synon të ulë ndotjen e ajrit dhe emetimet nga automjetet private.

Kjo masë është pjesë e një strategjie më të gjerë për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050, e cila përfshin edhe investime në autobusë elektrikë, infrastrukturë për biçikleta dhe zgjidhje të tjera të qëndrueshme të mobilitetit.

Autoritetet kanë theksuar se skema e transportit falas do të vazhdojë të përmirësohet. Planet për të ardhmen përfshijnë rritjen e frekuencës së shërbimeve, modernizimin e infrastrukturës dhe integrimin e mëtejshëm të mjeteve ekologjike të transportit, për të krijuar një sistem sa më efikas dhe funksional.

Modeli i Luksemburgut ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe po shihet si burim frymëzimi për vende të tjera. Ndërsa disa qytete evropiane kanë aplikuar transport falas në nivel lokal, Luksemburgu mbetet i pari që e ka zbatuar këtë politikë në shkallë kombëtare. Ky hap e pozicionon vendin si lider global në politikat e transportit të qëndrueshëm dhe turizmit të gjelbër.

E FRIKSHME! Përmbytje KAOTIKE në Athinë, gruaja shpëtohet në minutën e fundit nga rrebeshet (VIDEO)

Moti i keq që goditi Ano Glyfadan në Greqi shkaktoi përmbytje të mëdha, duke kthyer rrugët e zonës në lumenj të furishëm. Në këto kushte, një incident dramatik ka ndodhur, ku një grua u shpëtua në minutën e fundit nga dy burra që rrezikuan jetën për ta nxjerrë nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Sipas dëshmive dhe videove të publikuara në mediat greke, gruaja po përpiqej të kalonte një rrugë të mbushur me ujë kur nivel i tij u rrit papritur dhe kërcënonte ta merrte me vete. Dy burra që ishin pranë ranë menjëherë në ujë dhe arritën ta tërhiqnin atë në vend të sigurt. Për fat të mirë, gruaja shpëtoi, falë veprimit të shpejtë të dy burrave, të cilët rrezikuan jetën e tyre për ta shpëtuar.

Ndërkohë, disa blloqe më larg një tjetër grua u rrëmbye nga uji dhe humbi jetën. Ky rast tronditi banorët e zonës dhe i dha një dimension të ri dramës që po shkaktonin shiu dhe erërat e forta.

Përveç përmbytjeve, moti i keq ka shkaktuar dëme të shumta, me makina, koshat e plehrave dhe objekte të tjera që janë marrë nga rrjedha e ujit, duke e bërë lëvizjen e këmbësorëve dhe shoferëve shumë të rrezikshme. Imazhet e publikuara nga mediat tregojnë makina që rrëshqasin dhe godasin objekte të tjera, duke shtuar frikën e qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjet në zona të përmbytura dhe të jenë shumë të kujdesshëm, pasi moti i keq pritet të vazhdojë të shkaktojë probleme në zonë.

VIDEO

I fundit! Vdekje e dhimbshme e një vajze të re në Tiranë

Ngjarje e rëndë në Tiranë: 30-vjeçarja humb jetën pas rënies nga pallati

Një ngjarje tragjike është regjistruar në rrugën “Ilia Dilo Shepëri”, ku një grua 30-vjeçare ka humbur jetën.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, dyshohet se e reja është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati. Familjarët e saj kanë deklaruar se ajo vuante prej kohësh nga depresioni.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën ‘Ilia Dilo Sheperi’, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni.”

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ndodh për herë të parë në këtë edicion të BBV, dy banorët shkëmbejnë puthje pasionante (Video)

Në shtëpinë e BBV ndodhi puthja e parë për këtë sezon.

Ina dhe Keijsi shkëmbyen puthje pasiononte ndërsa më pas u përqafuan me njëri-tjetrin.

Të dy banorët kanë qenë pjesë e programit “Për’Puthen’’ në Top Channel, ku Kejisi ka qenë në lidhje me Stelinën, por u ndanë dhe pas sipas kësaj të fundit, shkak u bë Ina.

Kur hyri në shtëpinë më të famshme në vend, Ina dhe Keijsi janë shokë të mirë, mirëpo shoqëria u tejkalua me këtë puthje.

Kujtojmë se të dy banorët, bashkë me Mirin, Selin dhe Lorna janë në televotim./Top Channel

VIDEO

Moment i tensionuar në BBVK, përplasje gati fizike mes banorëve

Një tjetër moment i tensionuar është regjistruar se fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë sërish Alba, Limi dhe Dolce.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, shihet Limi teksa kërcen me Dolcen, por situata nuk mbetet vetëm në atmosferë festive. Teksa afrohen pranë njëri-tjetrit, mes banorëve nis një përplasje dhe fillojnë të shtyhen me duar, duke e kthyer momentin në një skenë të papritur.

Sipas ndjekësve të formatit, tensioni lidhet me situatat e fundit mes Albës dhe Limit, ku afrimiteti i tij me Dolcen po shkakton reagime të forta dhe nervozizëm brenda shtëpisë.

Videoja ka marrë menjëherë vëmendje të madhe, ndërsa publiku po pret të shohë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja dhe si do të vazhdojë marrëdhënia mes treshes në ditët në vijim.

https://www.instagram.com/_u/bigbrothervipkosova/?ig_mid=2C64112D-C610-416B-85EC-40BFAEFD4288