Pas humbjes me Finlandën, trajneri Maran merr VENDIMIN te Kombëtarja! Largon 2 Iojtarë nga grumbullimi

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari.

Sakaq, edhe mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.

Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon, që luhet më datë 6 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-San Marino mund ti gjeni obline në ebileta.al ose në pikën e shitjes fizike në stadiumin “Air Albania”.

EMRAT/ Aksident tragjìk në Greqi, motori përplaset me skuterin elektrik, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në Nea Peramos, në Kavala të Greqisë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në rrugën drejt Ammolofos, ku një motor u përplas me një skuter elektrik.

Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motorit, Ardit Elezi, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i skuterit elektrik, Mariglen Nofulla, 36 vjeç, mbeti i plagosur dhe u transportua në spitalin e Kavalës për ndihmë mjekësore.

Sipas mediave greke, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi

Jo të gjitha dëshìrat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të jeni treguar shumë naiv, ose keni shfaqur mungesë profesionalizmi. Ka shumë mundësi që frymëzimi juaj dhe durimi të mos kenë qenë mjaftueshëm. Megjithatë kjo nuk do të thotë se aspirtatat tuaja janë të dështuara.

Demi

Sot do të jetë e vështirë që të gjeni aleatë. Ju mund të qortoheni. Ata të cilët janë të martuar, do të shfaqin anë negative tek partneri dhe një konflikt i vjetër mund të shfaqet sërish. Nuk këshillohet që të filloni projekte të përbashkëta, më mirë shmangni zyrtarizimin e një partneriteti.

Binjakët

Tempi i ngjarjeve të planifikuara prej jush do të ngadalësohet. Ju nuk do të merrni një përgjigje të pritur prej kohësh, ose ajo do t’iu vijë shumë vonë. Mund të mbeteni të zhgënjyer nga dikush. Mos u rebeloni me fatin, por më mirë kaloni një ditë me përkushtim të plotë në punë.

Gaforrja

Aktivitetet tuaja do të kenë nevojë për themele të forta. Ju mund të fokusoheni në çështje që kanë të bëjnë me paratë, pronën, aftësitë e pashfrytëzuara apo burime të tjera. Interesat e fëmijëve për prindërit, mund të kthehen në prioritetin kryesor më 10 prill.

Luani

Një periudhë festive optimiste mund ti hapë rrugën një mjegulle. Mos lejoni që të përfshiheni nga mërzitja dhe depresioni për një kohë të gjatë, pasi në të kundërt do të humbni shpirtin tuaj luftarak. Problemet me të cilat do të përballeni sot, nuk do të jenë të reja.

Virgjëresha

Fitoret dhe dështimet, do të jenë njëlloj të rëndësishme për ju sot. Do t’iu garantohet besimi i brendshëm për të cilin keni nevojë dhe kjo gjë do të bëjë të mundur shijimin e suksesit falë përpjekjeve tuaja.

Peshorja

Planet tuaja të fundit mund të duken joreale. Shumë prej jush nuk do të humbin optimizmin, por do të tregohen tepër skeptikë. Ju mund të zhgënjeheni nga miqtë tuaj ose do të mendoni se nuk keni burime të mjaftueshme për të realizuar planet tuaja.

Akrepi

Kryeneçësia dhe vetëbesimi i tepruar mund t’iu bëjnë keq. Veproni në mënyre delikate dhe më të sofistikuar, në mënyrë që të realizoni synimet tuaja. Instikti i lindur ose i fituar do t’iu ndihmojë të veproni siç duhet.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do të ketë ndonjë arsye serioze për t’u ndjerë të rënë moralisht. Çdo gjë do të jetë në drejtimin e duhur dhe nuk do të cenojë asnjë rregull të vendosur. Do të mërziteni disi për disa aktivitete të izoluara, siç mund të jetë humbja e ekipit tuaj të preferuar.

Bricjapi

Ky nuk është momenti më i mirë për tu marrë me riparime. Veprime të tilla duhet ti bëni vetëm nëse ndodheni në krizë. Mos shkoni në kërkim të miqve të rinj ose të ndihmës financiare. Mos merrni asnjë përgjegjësi shtesë, veçanërisht nëse nuk jeni shumë të qartë mbi detajet e ardhshme.

Ujori

Të metat tuaja në partneritet dhe pikat e dobëta mund të bëhen më të dukshme sot. Ju mund të keni mosmarrëveshje me eprorin tuaj, klientët dhe konsumatorët. Marrëdhëniet tuaja familjare dhe bashkëshortore mund të përkeqësohen.

Peshqit

Duhet të përqendroheni në detyrat taktike, pasi ato do të jenë shumë rëndësi në strategjinë e përgjithshme. Mos u mbingarkoni me punë shtesë, por në të njëjtën kohë mos u tregoni dembel duke shmangur edhe punën tuaj. Zbatimi i urdhrave të eprorit, mund t’iu duket diçka e vështirë, por duhet ta bëni.

Misteri i Bermudës, avioni me 6 persona në bord zhduket nga radarët, forcat ajrore amerikane nisin kërkìmet

Trekëndëshi i Bermudës ëhstë riktheyr sërish në ankth dhe mister. Një tjetër avion është zhdukur nga radarët e SHBA.

Mediat amerikane raportojnë se një operacion i gjerë kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në brigjet e Nantucket, Massachusetts, në SHBA, për gjetjen e një avioni tip Gulfstream G100, me gjashtë persona në bord, i cili humbi kontaktin me radarët gjatë fluturimit nga Bermuda drejt Bostonit.

Sipas mediave amerikane, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) humbi kontaktin me avionin në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pak para mbërritjes së tij në destinacion.

Pas ndërprerjes së kontaktit u aktivizua alarmi i kërkim-shpëtimit dhe në operacion u angazhua edhe Roja Bregdetare e SHBA-së.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar L.F. Ëade në Bermuda, me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit. Sipas autoriteteve amerikane, në bord ndodheshin gjashtë persona.

Avioni humbi lartësi me shpejtësi

Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit, të cituara nga mediat amerikane, Gulfstream G100 ndodhej në një lartësi prej rreth 23.500 këmbësh, kur pak pas orës 01:00 filloi të humbiste lartësi me shpejtësi.

Brenda rreth tre minutash, avioni raportohet se zbriti në rreth 11.000 këmbë.

Sinjali i fundit i regjistruar u evidentua pak para kohës kur avioni pritej të ulej në Boston.

Deri tani nuk dihet se çfarë shkaktoi ndërprerjen e komunikimit dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse avioni është rrëzuar.

Kërkimet janë përqendruar në zonën detare pranë Nantucket, ishull në juglindje të Massachusetts.

Në kërkim avionë, helikopterë dhe mjete detare

Roja Bregdetare amerikane ka angazhuar menjëherë mjete ajrore dhe detare për gjetjen e avionit.

Në operacion po marrin pjesë avionë dhe helikopterë nga Air Station Cape Cod, një mjet shpëtimi nga stacioni Brant Point, si dhe një anije e shpejtë patrullimi e Rojës Bregdetare.

“Ekipet ajrore dhe detare të Rojës Bregdetare janë angazhuar në kërkimin e avionit”, njoftoi institucioni, duke konfirmuar se operacioni po zhvillohet në brigjet e Nantucket.

Avioni përdorej për transport mjekësor

Gulfstream G100 dyshohet se përdorej për transport mjekësor ajror dhe ishte i lidhur me kompaninë kanadeze Latitude Air Ambulance, e cila kryen transportin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes të specializuar mjekësor.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse në këtë fluturim po transportohej një pacient.

Gjithashtu, autoritetet nuk kanë publikuar ende identitetet apo informacionet për gjashtë personat që ndodheshin në bord.

Gulfstream G100 është një avion biznesi me dy motorë, i cili përdoret edhe për misione të veçanta, përfshirë transportin mjekësor.

FAA ka deklaruar se po bashkëpunon me Qendrën përkatëse të Koordinimit të Shpëtimit dhe me Rojën Bregdetare.

Autoritetet pritet të japin informacione të reja ndërsa vijojnë kërkimet.

“Do kisha dhënë jetën që mos …”, Laert Vasili për pubIikimin e videove in time: I njoh të treja vajzat…

Aktori Laert Vasili, ka folur mjaft i prekur në lidhje me videot intime që u janë shpërndarë disa artisteve të njohura në vend, të xhiruara nga kompozitori Adrian Hila.

Vasili shprehet se një pjesë të vajzave që dalin në video i njeh nga afër, dhe ka punuar me to, ndërsa thotë se do të jepte edhe jetën, nëse do të ishte e nevojshme, për t’iu shmangur traumën që kanë përjetuar këto ditë.

“Po tia bënin gruas tënde, vajzës tënde? Është tmerr i madh, është llahtar, në koncertet e para, kur vinte Eli Fara në Athinë, unë shkoja dhe prezantoja koncertet. Me Monikën kemi qenë te Elektra, te Teatri Kombëtar, me Egzonën kemi qenë në një shfaqje tjetër, se tani po emërtoj vajzat po… Po të kisha mundësi, të ndaloja kohën dhe ta ktheja pas, do kasha dhënë jetën time, dhe do thoja kalojeni këtë.

Se kur ti prek artistët, që me vetëmohim shpirtëror përpiqen të të sjellin diçka drejt së bukurës… Jemi popull trim, apo jemi popull që do të përçudnojë dhe ato pak vlera që ka”, shprehet Vasili përballë gazetares Grida Duma.

Kjo e fundit thotë se shqiptarët janë një popull i sëmurë që kanë nevojë për shërim. Në lidhje me videot e publikuara dhe shpërndara në faqe për të rritur, dhe më pas në rrjetet sociale, policia nisi hetimet kryesisht, ndërsa tashmë kompozitori po hetohet në gjendje të lirë, për shkak se i ka xhiruar personat që vinin në ambientin në fjalë, pa dijeninë e tyre./SHEKULLI

“LokaIe 800 m² në Tiranë”, Prençi zbulon pasuri të tjera të Ballukut që janë nën sitën e SPAK: Vila në Sardenja në emër të…

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka bërë një tjetër denoncim të fortë në emisionin “Kjo Javë” në News24, këtë herë për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Prençi deklaroi se në hetimet e SPAK janë në fokus edhe pasuri të tjera që ai ia atribuon Ballukut, mes tyre një vilë në Sardenjë dhe ambiente biznesi në Tiranë.

Sipas Prençit, vila në Sardenjë është në emër të një personi të afërt me Ballukun, ndërsa ai pretendoi se shumë shpejt mund të dalin në dritë edhe të dhëna për lokale me sipërfaqe rreth 800 metra katrorë në Tiranë. Ai tha se verifikimet për vilën në Sardenjë janë kryer nga oficerë të BKH-së në kuadër të hetimeve.

“Edhe Belinda tha se nuk kishte vila, por i dolën 3. Mes tyre, bëhet fjalë për një vilë në Sardenjë, është e konfirmuar nga hetimet e SPAK. Se kanë nxjerrë si informacion mediat, por oficerët e BKH që kanë shkuar me shërbim ta verifikonin. Shumë shpejt do të dalin dhe ca lokale 800 metra katrorë brenda vendit, në Tiranë. Vila në Sardenjë mendohet se është në emër të një personi të afërt që ka punuar me të. Lokalet mbahen nën juridiksionin e ndërtuesve. Me ndryshimet që bëhen në Kuvend, SPAK nesër do t’i vështirësohet puna për të vënë në punë provat. Por SPAK iu ka nxjerrë lakrat pak nga pak. Mjafton të provohen 3 vilat e Ballukut se tha s’kam asgjë, si Karçanaj që tha se jetonte me qira. Kryeministri sa herë tenton të bëjë avokatin, e tenton te përbetimi i vartësve dhe zhytet te mashtrimet e tij duke bërë si avokat.

Rama do të shkojë në SPAK për trafikun e armëve, dhe SHISH. Do merret patjetër në pyetje. A do të hapë derën, se ka ndodhur dhe një herë që s’e ka hapur derën.”, tha ai.

“Duan tutorin më shumë se veten”/ Spahiu kritikon Eli Farën: E mbrojti Adi Hilën në poIici

Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me deklaratat e Eli Farës pas publikimit të materialeve intime, duke shprehur mbështetje për të drejtën e saj për privatësi, por duke kritikuar qëndrimin që, sipas tij, ajo ka mbajtur përballë policisë.

“Eli Fara ka 99% të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj”, shkruan Spahiu, ndërsa më tej e cilëson si “të tmerrshme” atë që ai e përshkruan si mbrojtjen e një alibie lidhur me personin që ka filmuar dhe publikuar materialet.

Në reagimin e tij, Spahiu shkon më tej duke deklaruar se, sipas tij, duke mbrojtur këtë version, Eli Fara është bërë “bashkëpunëtore”. Ai shton se qëndrimi i saj ka ndikuar edhe në mënyrën se si ai e sheh çështjen.

“Deri dje isha me 15 gratë viktima. Sot jam me 14”, shkruan Spahiu, duke iu referuar grave të përfshira në debatin publik.

Në fund të reagimit, ai shpreh dëshirën që gratë e tjera të përfshira në këtë situatë të flasin dhe të vendosin të mbrojnë veten përballë personave që ai i cilëson si “tutorë dhe dhunues”.

Deklaratat e Spahiut janë qëndrimi i tij personal dhe nuk përbëjnë një konstatim zyrtar mbi përgjegjësinë e Eli Farës apo personave të tjerë të përfshirë në çështje.

Hịstoria përsëritet 10 vite më pas, çfarë lidh kartonin e kuq të sotëm me Etrit Berishën

Ka momente që futbolli i harron shpejt, por statistikat i ruajnë në arkiv. Dhe kartoni i kuq i marrë sot nga portieri i Shqipërisë rikthen një episod që dukej se i përkiste një tjetër epoke të Kombëtares.

Për të gjetur herën e fundit kur një portier i Shqipërisë ishte përjashtuar me karton të kuq, duhet të kthehemi pas në 12 nëntor 2016, në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Elbasan, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në atë sfidë, që përfundoi 0-3, Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të. Portieri shqiptar u pezullua më pas për dy ndeshje, duke munguar edhe në përballjen e radhës me Italinë.

Që nga ajo mbrëmje deri më sot kanë kaluar 9 vite, 10 muaj e 21 ditë. Pra, gati një dekadë pa parë një portier të Kombëtares të përjashtohej nga fusha. Berisha ka edhe një statistikë të veçantë, pasi është portieri që ka marrë dy kartonë të kuq me fanellën e Shqipërisë. Ndërkohë, episodi i sotëm i jep fund një serie prej gati dhjetë vitesh pa një përjashtim të tillë.

Futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë që nga viti 2016, por një statistikë e tillë mbeti e pandryshuar për gati një dekadë. Sot, kartoni i kuq i portierit e riktheu sërish në vëmendje atë rekord të rrallë të Kombëtares./Top Channel

“Kisha pasur incidente, ndaj vendosa kamera”, eksperti i sigurìsë kap DETAJIN dhe nxjerr blof Adi Hilën

Deklarimi i kompozitorit Adi Hila se kamerat në studion e tij ishin vendosur për arsye sigurie, pas incidenteve të mëparshme, është vënë në pikëpyetje nga eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Hila ka deklaruar para oficerëve të policisë se kamerat i kishte vendosur për të mbrojtur studion, ndërsa ka pretenduar se pamjet intime që kanë qarkulluar në rrjet mund të jenë marrë pas një ndërhyrjeje në sistem. Sipas tij, kamerat ishin vendosur pasi në studio kishte pasur incidente.

Por pikërisht mënyra se si ishte pozicionuar një prej kamerave është detaji ku ndalet eksperti Fatjon Softa. Duke folur në “News24 Fundjavë”, ai bëri dallimin mes një kamere sigurie dhe një kamere të vendosur për qëllime të tjera, duke vënë në dukje se kamera në këtë rast ishte e orientuar drejt krevatit dhe jo drejt një zone që zakonisht do të kërkonte mbikëqyrje për sigurinë e pronës.

“Kamerat e sigurisë duhet të ndahen nga kamerat e fshehta. Këto të fundit vendosen për të mbledhur informacione në mënyrë të paligjshme. Në rastin e Adi Hilës, kamera ishte e orientuar drejt krevatit, jo drejt kasafortës, çka ngre dyshime mbi qëllimin e saj”, tha ai.

Sipas Softës, vetëm fakti që nga kjo kamerë janë siguruar pamje intime nuk mjafton për të përcaktuar se përse ishte vendosur pajisja, por orientimi i saj ngre pikëpyetje që duhen sqaruar nga hetimi.

“Fakti që kemi pamje filmike që kanë intimitet, tregon se qëllimi i vendosjes së kamerave ishte i ndryshëm nga ai i sigurisë”, shtoi ai.

Eksperti foli edhe për skenarin e hakerimit. Nëse pamjet janë marrë nga një sistem kamerash, sipas tij duhet të përcaktohet mënyra se si është aksesuar sistemi dhe nëse dikush ka ndërhyrë në të. Pamjet e kamerave zakonisht ruhen në një sistem arkivimi, ndaj hetimi duhet të verifikojë se ku janë ruajtur dhe si kanë dalë prej tij.

“Nuk janë adoIeshente ta quash gabim”, Selin flet për skandalin e videove in time dhe tregon VENDIMIN e gruas së Adi Hilës

Publikimi i videove intime të personazheve të njohur të ekranit është bërë pjesë e debatit në “Goca dhe Gra”, ku Selin Bollati dhe Orinda Huta patën qëndrime të ndryshme.

Selin solli në vëmendje rastin e Beatriks Ramosajt në “Big Brother VIP”, duke kujtuar kritikat e shumta që ajo mori për historinë e saj të dashurisë brenda shtëpisë. Sipas Selinit, shoqëria shqiptare shpesh përdor standarde të ndryshme dhe nuk i trajton njësoj situatat.

Orinda kundërshtoi paralelizimin mes rasteve, duke thënë se fakti që Beatriks u kritikua në atë kohë nuk do të thotë se e njëjta sjellje duhet të përsëritet edhe ndaj grave që janë shfaqur në videot intime.

Debati u zhvendos më tej te përgjegjësia e personave të përfshirë në marrëdhënie, ndërsa u përmend edhe rasti i kompozitorit Adi Hila. Selin bëri referenca për marrëdhënien e tij familjare, ndërsa Orinda theksoi se nuk mund të dihet se çfarë ndodh brenda një familjeje.

Pjesë nga debati:

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda: Nuk mund t’i paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta

Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstrem

Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës ta quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori: Është i sëmurë ai personi.