Sa duhet t’i keni të ardhurat mujore që të përfìtoni nga skemat e strehimit?

Rritja e ndjeshme e çmimeve të pasurive të patundshme vitet e fundit në Shqipëri ka bërë që blerja e një shtëpie të kthehet në një mision të pamundur. Me këtë argument qeveria thotë se programi i prezantuar për strehimin ka si qëllim të adresojë këto ndryshime në treg.

Një nga ndryshimet thelbësore ka të bëjë me nivelin e të ardhurave që duhet të plotësojnë çiftet apo individët që do të aplikojë për të përfituar kredi me zero interes apo me interes 3%. Dardana Grabovaj tregon për e-ZONE se sa kanë ndryshuar vlerat.

“Sot që flasim një familje e pastrehë, që kërkon të blejë një shtëpi duhet të plotësojë kriterin e të ardhurave që është minimalisht 90 mijë lekë në muaj. Duke parë ecurinë e çmimeve në e kemi rritur këtë kufij dhe e kemi bërë 275 mijë lekë të reja në muaj për dy persona neto. Në këtë mënyrë i japim mundësi çdo shtrese, që të aplikojë ne skemat ku e gjen veten”, sqaroi Grabovaj

Paralelisht me këtë fakt, sipas qeverisë po punohet edhe në dy zona të Tiranës për të ndërtuar banesa me kosto të ulët. Kjo skemë është për ato familje që janë në kufijtë e pamundësisë për të paguar kredi.

Me fondin e tatimit 3% që paguajnë ndërtuesit kemi një shumë prej 8 mln euro të arkëtuara me të cilat kemi planifikuar, që të ndërtojmë 500 banesa sociale me kosto të ulët.

“Për të gjithë ata që mendojnë se jemi duke u fokusuar vetëm tek kërkesa, u them se nuk është e vertet, ne po shohim dhe anën e ofertës për të ofruar një ekuilibër më të mirë në tre dhe për të shmangur rritjen e mundshme të çmimeve”, përfundoi Grabovaj

Në vitet e fundit qeveria thotë se ka adresuar rreth 30 mijë familje të pastreha duke ofruar banesa dhe skema të kredive të buta.

8 VITE NË RRUGË/ 60-vjeçari kërkon ndìhmë: Nuk kam ku të shkoj!

Pa një strehë dhe pa kontakt me familjen, Bashkim Uka 60-vjeçar ai endet rrugëve. Ai tregon se ushqehet me atë që i japin njerëzit dhe kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore që rastin e tij ta trajtohet me përparësi dhe të gjendet një zgjidhje për strehimin dhe jetesën e tij.

Prej 8 vitesh rrugicat e Kamzës janë kthyer në strehën e vetme për 60-vjeçarin Bashkim Uka.

Pa një shtëpi, pa mbështetjen e familjes dhe pa një të ardhur të qëndrueshme, ai endet çdo ditë nëpër rrugë, duke kërkuar ndihmë për të siguruar ushqimin dhe nevojat më bazë.Bashkimi tregon se është dënuar për dhunë psikologjike dhe se, pasi ka përfunduar dënimin, nuk ka pasur më kontakt me familjen.


Që prej asaj kohe, jeta e tij ka qenë një betejë e përditshme për mbijetesë.Ai ushqehet me atë që njerëzit i japin. Ndonjëherë një vakt, ndonjëherë një ndihmë të vogël financiare. Për të, çdo ndihmë është një mundësi për të kaluar edhe një ditë tjetër.

Ai kërkon që institucionet ta marrin në konsideratë rastin e tij dhe ta trajtojnë me përparësi, duke i siguruar strehim dhe mbështetjen sociale që i nevojitet

‘Agasi ka video er¤t ike me disa drejtoresha’, Kalaja: Ish- biznesmeni i lidhur me shërbimet turke, fitoi besimin e Ramës se i tregoi fοton e Martinajt të υr ¤rë

Aulon KaIaja ka bërë deklarata të forta në lidhje me Ergys Agasin dhe marrëdhëniet e tij të pretenduara me persona të politikës dhe institucioneve shqiptare.

I ftuar në një emision televiziv, Kalaja komentoi zhvillimet e fundit politike dhe disa prej skandaleve që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Ai pretendoi se Ergys Agasi ka pasur lidhje me shërbimet turke dhe se përmes informacioneve që, sipas tij, u ka përcjellë autoriteteve shqiptare, ka fituar besimin e kryeministrit Edi Rama.“Ergys Agasi dyshohet që ka lidhje me shërbimet turke dhe, nga të gjitha informacionet, ai ka punuar për Turqinë”, deklaroi Kalaja.

Ai pretendoi gjithashtu se Agasi i kishte dhënë Ramës informacion lidhur me vrasjen e një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, duke iu referuar Ervis Martinajt.

“Ergys Agasi ishte një nga koordinatorët kryesorë i cili fitoi besueshmërinë e Edi Ramës duke i treguar një vrasje që ka ndodhur në Shqipëri, duke konfirmuar që një person, personi më i kërkuar në Shqipëri, ka vdekur. Ia ka konfirmuar Ergys Agasi”, u shpreh ai.Sipas Kalasë, pas këtij episodi është krijuar një marrëdhënie më e afërt mes Agasit dhe Ramës, ndërsa ai pretendoi se më pas kryeministri ka dërguar persona të caktuar, biznesmenë dhe drejtues institucionesh për të komunikuar me Agasin.

Kalaja përmendi edhe SPAK-un dhe GJKKO-në, duke bërë akuza të rënda ndaj disa personave që, sipas tij, kanë pasur kontakte me Agasin.

“Madje edhe SPAK-u nuk është jashtë loje. Njerëz të caktuar nga SPAK-u, nga GJKKO-ja, kanë shkuar dhe kanë puthur dorën e Ergys Agasit si kumbar. Dhe këto janë në dosje.Aty në SPAK unë kam besim te disa prokurorë, por disa prokurorë të tjerë janë të korruptuar dhe vazhdon e njëjtë situate”, tha ai.

‘Do dalin dhe disa Iokale në Tiranë me sipërfaqe marramendëse në pronësi të Ballukut’, ish-drejtuesi i Policisë: Rama shumë shpejt do pyetet nga SPAK

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka bërë një tjetër denoncim për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Prençi deklaroi se në hetimet e SPAK janë në fokus edhe pasuri të tjera që ai ia atribuon Ballukut, mes tyre një vilë në Sardenjë dhe ambiente biznesi në Tiranë.

Sipas Prençit, vila në Sardenjë është në emër të një personi të afërt me Ballukun, ndërsa ai pretendoi se shumë shpejt mund të dalin në dritë edhe të dhëna për lokale me sipërfaqe rreth 800 metra katrorë në Tiranë. Ai tha se verifikimet për vilën në Sardenjë janë kryer nga oficerë të BKH-së në kuadër të hetimeve.

“Edhe Belinda tha se nuk kishte vila, por i dolën 3. Mes tyre, bëhet fjalë për një vilë në Sardenjë, është e konfirmuar nga hetimet e SPAK. Se kanë nxjerrë si informacion mediat, por oficerët e BKH që kanë shkuar me shërbim ta verifikonin. Shumë shpejt do të dalin dhe ca lokale 800 metra katrorë brenda vendit, në Tiranë.

Vila në Sardenjë mendohet se është në emër të një personi të afërt që ka punuar me të. Lokalet mbahen nën juridiksionin e ndërtuesve.Me ndryshimet që bëhen në Kuvend, SPAK nesër do t’i vështirësohet puna për të vënë në punë provat. Por SPAK iu ka nxjerrë lakrat pak nga pak. Mjafton të provohen 3 vilat e Ballukut se tha s’kam asgjë, si Karçanaj që tha se jetonte me qira. Kryeministri sa herë tenton të bëjë avokatin, e tenton te përbetimi i vartësve dhe zhytet te mashtrimet e tij duke bërë si avokat.

Rama do të shkojë në SPAK për trafikun e armëve, dhe SHISH. Do merret patjetër në pyetje. A do të hapë derën, se ka ndodhur dhe një herë që s’e ka hapur derën.”, tha ai.

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

Mbrëmjen e sotme ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel. Në tryezë janë ulùr katër bashkëmoderatore. Ori Nebijajt dhe Ema Andreas i janë bashkuar Selin Bollati dhe Orinda Huta.

Pjesa e parë e programit nisi duke komentuar publikimin e videove intime të personazheve të njohur të ekranit. Në fjalën e saj, Selin kujtoi se si Beatriks Ramosaj u kryqëzua në edicionin e parë të “Big Brother VIP” për historinë e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas saj, ne jemi shoqëri hipokrite pasi nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Ajo shtoi se ne nuk mund të bëhemi shoqëri mendjehapur në ekstrem, duhet të jemi me parimet e kulturës sonë.

Ajo u kundërshtua nga Orinda, e cila tha se nuk mund të paralelizojmë dy situatat. Sipas saj, nëse kemi kryqëzuar në atë kohë Beatriks, nuk duhet që të bëjmë të njëjtën gjë me zonjat që janë shfaqur në videot intime.Pjesë nga biseda:

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda: Nuk mund ti paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta

Ad
Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstremOrinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës t’a quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori: Është i sëmurë ai personi

Vendimi që çuditi Shqipërinë, konfirmohet çfarë ndodhi me penalltinë e padhënë ndaj FinIandës (Video)

Të gjithë prisnin penallti te Shqipëria në minutën e 79-të, kur Myrto Uzuni u rrëzua në zonën e Finlandës. Gjyqtari Rob Henesi nuk kishte të njëjtin mendim, ndërsa çuditi kuqezinjtë duke akorduar simulim dhe karton të verdhë për Uzunin.

Kontrolli nga ana e VAR zgjati rreth 1 minutë, teksa mbeti në fuqi vendimi i fushës. “Panorama Sport” sjell sqarimin e plotë të episodit në fjalë ku rezulton se është akorduar goditje e lirë indirekte për simulim dhe jo pozicion jashtë loje. Një konfuzion që u krijua nga ngritja e dorës së gjyqtarit, i cili të paktën në këtë sinjalizim rezulton se ka vepruar saktë.

SHPJEGIMI- Jo të gjithë e dinë se ngritja e dorës nga gjyqtari irlandez ishte konfirmimi për simulim, duke qenë se ekipi kundërshtar fiton goditje të lirë indirekte. Për këtë edhe lindën dyshime nga ngritja e dorës, nëse ishte akorduar pozicion jashtë loje nga VAR. Në fokus për pozicionin e tij nuk ishte Uzuni, por Mirlind Daku. Megjithatë ky i fundit nuk pati ndikim në aksion.

Në fakt episodi u gjykua vetëm për penallti nga VAR. Më pas erdhi sinjalizimi i kryesorit që mbetet vendimi i fushës. Pikërisht ngritja e dorës është sinjalizimi i saktë nga gjyqtari, pasi VAR konfirmoi se episodi gjykohet si simulim.

DETAJE- Nëse do të kishte pozicion jashtë loje dhe jo simulim, gjyqtari nuk do e drejtonte dorën te vendi ku u rrëzua Uzuni por jashtë zonës ku do të supozohej pozicioni jashtë loje. Për më tepër që episodi u pa nga VAR vetëm për penallti siç edhe u tregua gjatë transmetimit nga UEFA.

Kështu një ndërhyrje tjetër në episod të tillë, siç është pozicioni jashtë loje, do të kishte nevojën e interpretimit të gjyqtarit kryesor. Ky i fundit nuk u thirr për të parë sërish pamjet, duke qenë se skocezët e dhomës VAR e menduan po ashtu simulim. Në aq pak kohë sa VAR konsumoi, mund të gjykohej vetëm simulimi i akorduar. Për pozicion jashtë loje të Dakut do të kishte edhe shenjat grafike që e tregonin, duke qenë se minuta të mbetura kishte shumë./panorama

Episodi i plotë: (VIDEO)

U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje pubIike: I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave

Deklarata e plotë e Blerina Matrakut:

Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.❌

I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…

Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.??

Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.

Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time. Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.❌

I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, fje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.

Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.

Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik, pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…

Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,”

Mos shperndani me…?

Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.

Dhimbja kerkon rrespekt.

Mjaft ju lutem.?

Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…

Perulesisht

Blerina Matraku

Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente.

/tirananews

Horoskopi JAVOR (5-11 Tetor 2026): Parashikimi i detajuar dhe SHENJAT me më shumë FAT!

Gjatë javës 5-11 tetor 2026, qielli bëhet intensiv dhe i gjallë. Marsi në Luan , Mërkuri në Akrep dhe Venusi retrogradë, gjithashtu në Akrep, ndezin një përzierje të fuqishme ambicieje, vetëanaIize dhe emocionesh të thella. Të mërkurën, takimi midis Mërkurit dhe Venusit rihap kapitujt e pezulluar: është një kohë për biseda të qarta, rishfaqje kujtimesh dhe zbulim ndjenjash, me shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit) në ballë.

Gjithashtu të mërkurën, Marsi në Luan dhe Urani në Binjakë në sekstile bashkojnë forcat, duke sjellë një shtysë guximi, idesh të shkëlqyera dhe vrull kryesisht për shenjat e zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari), por edhe për Binjakët dhe Peshoren.

Të shtunën, Hëna e Re në Peshore ju fton të ktheni faqen, të kërkoni ekuilibrin dhe të rindërtoni marrëdhëniet mbi themele të reja, një mundësi e çmuar veçanërisht për shenjat kardinale (Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi).

Dashi (21 Mars – 20 Prill)

Këtë javë, energjia juaj është aq e guximshme sa mund të pastroni shtëpinë, të ngjiteni në një mal në Dolomite dhe të fitoni një zemër skeptike brenda pak minutash. Askush nuk mund t’ju mbajë, por testi i vërtetë vjen rreth fundjavës, kur Hëna e Re në Peshore, drejtpërdrejt në opozitë, rrezikon të krijojë disa keqkuptime emocionale, duke ju bërë të ndiheni të keqkuptuar ose duke ju shtyrë të reagoni ndaj atyre përreth jush. Në vend që t’i sulmoni me kokë partnerit ose miqve tuaj, përqendrohuni në komunikim dhe do të jeni të pamposhtur.
Vlerësimi: 8

Demi (21 Prill – 20 Maj)

Ndihesh sikur je në një nga ato filma ku meteoritët bien si shi, ka një pushtim karkalecash dhe protagonisti duket se nuk ka rrugëdalje. Durimi yt është shteruar deri në pikën e fundit dhe horizonti yt romantik ndihet si një akullnajë. Çdo përpjekje për një qasje romantike rrezikon të shndërrohet në një luftë punike se kush duhet të hedhë mbeturinat ose për arsye të tjera banale. Taktika më e mirë? Mundohu të mos qëllosh personin që do; e di që mund të jetë e vështirë, por përpiqu fort, ndoshta duke i përqendruar energjitë e tua në kuzhinë në krijimin e një ëmbëlsire të shijshme.
Vlerësimi: 5.5

Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Mendja juaj është një vullkan që shpërthen, por shfaqja e vërtetë do të zhvillohet drejt fundjavës, dhe këtu astrologia juaj ngre duart në shenjë dorëzimi, e mbingarkuar nga kaq shumë shkëlqim, kur një valë harmonie dhe romance e pastër do t’ju përfshijë. Edhe nëse rezistencat e fundit emocionale shkatërrohen, ju keni një erë të fortë në favorin tuaj dhe një frymëzim poetik: përdorni këtë magji për të nisur projekte të çmendura ose për të deklaruar veten pa frikë. Tani për tani, bota është fjalë për fjalë sheshi juaj i preferuar i lojërave.
Vlerësimi: 8.5

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Ke ndezur një radar të nivelit CIA për ndjenjat, dhe këto ditë po udhëton në një thellësi aq emocionale saqë një vështrim i shpejtë është i mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë fshihet në thellësitë e shpirtrave të njerëzve. Intuita jote është e mprehtë si brisk dhe dëshira jote për përqafime intensive është në kulmin e të gjitha kohërave. Megjithatë, drejt fundjavës, me Hënën e Re në Peshore, e gjithë kjo introspeksion i shfrenuar do të të godasë në fytyrë, duke e përkthyer atë në një nevojë të dëshpëruar dhe neurotike për harmoni. Do ta gjesh veten duke peshuar çdo fjalë, gjest dhe nuancë të partnerit tënd ose të atyre përreth teje me një peshore precize, duke kërkuar një përsosmëri stilistike në marrëdhënie me të cilën as etiketa mbretërore nuk përputhet.
Vlerësimi: 7.5

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Fryma juaj udhëheqëse dhe sjellja e paturpshme ju kujtojnë epokën tuaj të artë, por kur bëhet fjalë për komunikim dhe ndjenja, ka një pengesë të vogël: hiri juaj i ngjan asaj të një kamioni në një dyqan porcelani. Keni një zgjuarsi të shpejtë, por helmuese, zero durim për nuanca dhe një tendencë dramatike për ta kthyer çdo përballje të vogël në një luftë për vdekje. Për fat të mirë, fundjava sjell me vete një atmosferë të këndshme, të freskët dhe relaksuese. Hëna e Re në Peshore ndihmon vërtet anën tuaj shoqërore, duke ju dhënë dëshirën për të bërë paqe. Është shtytja e përsosur për të ndaluar së ulëruari në mënyrë të papërshtatshme.
Vlerësimi: 6.5

Virgjëresha (3 gusht – 22 shtator)

Këto ditë, bisedat e thjeshta në lokal nuk janë të mjaftueshme për ju: doni të gërmoni më thellë, të kuptoni sekretet dhe të zbuloni çdo nuancë të fshehur të çdo çështjeje. Jeni të mprehtë, simpatikë dhe zotëroni një magnetizëm që është tërheqës në shikim të parë. E vetmja pengesë – dhe këtu astrologu ju kujton të mos jeni punëtor – është bateria juaj fizike, e cila po harxhohet më shpejt se sa pritej, duke ju lënë papritmas me energji të ulët. Përdoreni këtë qartësi të mrekullueshme dhe të thellë tuajën për të shkuar direkt në temë, duke i dhënë vetes pushime të merituara para se të mbeteni pa energji.
Vlerësimi: 7 +

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Pasi shpenzuat energji duke luajtur rolin e paqebërësit dhe duke shpërndarë buzëqeshje diplomatike majtas e djathtas, pika e kthesës ka ardhur. Jeni të etur të merrni në dorë kopshtin tuaj të vogël, idetë tuaja po bëhen tepër konkrete dhe keni një instinkt të patëmetë për të kuptuar se çfarë dhe kë ia vlen vërtet ta mbani pranë. Por e shtuna është dita kyçe e javës, me Hënën e Re në shenjën tuaj. Fshini dyshimet e vjetra, rivendosni pasiguritë tuaja dhe filloni nga e para me atë që dëshironi.
Vlerësimi: 7

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Këtë javë, nuk ke nevojë as të flasësh, sepse një vështrim është i mjaftueshëm për t’i bërë të ditur personit përballë teje se e di saktësisht se ku po shkon. Ajo që mendon është në përputhje me atë që dëshiron, gjë që të bën një person të aftë për të krijuar fjalime perfekte ose për të lënë këdo në baltë me joshje të saktë. Megjithatë, ekziston një dëshirë e fortë për të reaguar me forcë nëse dikush të provokon dhe për t’u ankuar për ta vendosur menjëherë në vendin e tij. Por nëse fillon të angazhohesh në duele egoje nga përpikmëria e pastër, rrezikon të humbasësh energji të çmuar.
Vlerësimi: 7.5

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Me këtë Mars të bukur dhe dërrmues te Luani, të qëndrosh në vend është jashtë çdo diskutimi. Dëshira për të udhëtuar, për të eksperimentuar dhe për t’u angazhuar në projekte të reja do t’ju mbajë të emocionuar nga mëngjesi deri në darkë. I vetmi detaj i vogël? Hëna e Re e së shtunës sugjeron se është koha e përkryer për të lënë mënjanë bisedat e vjetra në grup, për të krijuar aleanca të papritura ose për t’ua propozuar atë ide të çmendur miqve tuaj të vjetër. Këtë javë, vendime të reja merren në shoqëri. Hapni dyert për fytyra të reja, nisuni në aventura të reja kolektive dhe mos harroni se ëndrrat më të mëdha arrihen më mirë kur ëndërrohen si ekip.
Vlerësimi: 8/9

Bricjapi (22 dhjetor – 21 janar)

Këto ditë, je i sjellshëm me të gjithë, jep këshilla të shkëlqyera dhe një figurë e fortë në bisedën tënde në grup. Megjithatë, këtë fundjavë, Hëna e Re vendos të bjerë zile: s’ka më autopilot karriere vetëm sepse karrigia jote e zyrës është e rehatshme! Është koha të krasitësh degët e thata para se të bëhen pyll dhe t’u kujtosh të gjithëve, por veçanërisht vetes, se kush është vërtet përgjegjës për jetën tënde.
Vlerësimi: 7.5

Ujori (21 janar – 19 shkurt)

Midis të afërmve shtypës dhe bezdisësve të vazhdueshëm, gati për të debatuar për gjithçka, durimi juaj zgjat më pak se një histori në Instagram dhe nuk duhet asgjë për të shkaktuar Luftën e Tretë Botërore. Dukeni si një person që ecën mbi litar mbi shkopinj në mes të një tërmeti, i detyruar të luani rolin e diplomatit ndërsa të gjithë përreth jush kërkojnë një justifikim për t’u grindur. Për fat të mirë, gjatë fundjavës, Hëna e Re ju jep një biletë vajtje për të mbuluar gjurmët. Është koha të hiqni dorë nga shqetësimet e zakonshme, të planifikoni një udhëtim, të studioni diçka të çuditshme ose thjesht të zhdukeni për një kohë. Një ndryshim peizazhi nuk është një tekë; është një masë paraprake për shëndetin mendor të të gjithëve.
Vlerësimi: 6 +

Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Antenat tuaja funksionojnë si një Wi-Fi me pesë bare. Kapni qëllimet dhe detajet në çast. Midis batutave të sakta dhe një empatie të habitshme, jeni personi të cilit të gjithë i rrëfejnë sekretet. Parajsa ju jep justifikimin për të shuar mendjen tuaj racionale dhe thjesht për të bërë atë që dëshironi. Një udhëtim i improvizuar, një fiksim që duhet ta kënaqni ose një ide e çmendur e ndezur në orën 3 të mëngjesit. Asnjë shpjegim për ata që gjithmonë duhet të analizojnë gjithçka. Lëreni logjikën në pritje dhe ndiqni ndjenjën tuaj të brendshme, sepse tani për tani instinktet tuaja janë gjithmonë në rregull.
Vlerësimi: 8.5.

Akuzohet për trafik dr oge, Apeli në Kinë rrëzon dënimin me vdekje për shqiptarin (Emri)

Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg.

Top Channel ka siguruar pamje ku shfaqet i riu nga Tepelena, i cili ndodhet në një burg në Guangzhou dhe i bën apel shtetit shqiptar që ta ndihmojë për transferimin e tij në Shqipëri për të vuajtur këtu pjesën e mbetur të dënimit.

“Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë”, thotë i riu me origjinë nga Tepelena.

Ai shpreson e apelon tek shteti shqiptarë për ti mundësuar transferimin e vuajtur dënimin në një burg në vendin tonë.

Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ta ndëshkuar Klaudion me dënimin kapital, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge.

Një zëdhënës i kësaj gjykate i pohoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë, në qendrën paraburgimit në Guangzhou, një gjykatës i ka komunikuar Klaudio Kananit vendimin e apelit.

“Apeli ka rrëzuar kërkesa e prokurorisë për dënim kapital dhe është lënë në fuqi vendimi i Qershorit 2025 më shkallën e parë, duke e dënuar me 25 vite burg pasi ai u gjet fajtor për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu”, pohoi zëdhënësi i kësaj gjykate.

Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.

Siç edhe Top Channel e ka raportuar ekskluzivisht këtë rast vitin e shkuar, Klaudio Kanani, shpëtoi nga dënimi kapital pas një mori përpjekjesh diplomatike të ministrit të atëhershëm për punët e jashtme Igli Hasani, i cili për këtë çështje zhvilloi disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.

Sikurse përfshirja e ministrit të atëhershëm të drejtësisë Ulsi Manja dhe ambasadorit tonë në Kinë, Riza Poda.

Kontaktuar nga Top Channel familja e Klaudio Kananit, shprehu mirënjohje se çfarë është bërë deri më tani nga shteti shqiptarë për djalin tyre.

Ata kërkojnë një përpjekje të fundit nga ministrat Ferit Hoxha dhe Toni Gogu për të çuar përpara bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën, nisjen e proceduarve për ta transferuar Klaudio Kananit nga Kina, e vuajtur dënimin në Shqipëri tashmë që edhe Gjykata e Apelit e dha vendim e saj.

ZYRTARE/ Maran u ndje i vjedhur në Finlandë, UEFA zyrtarìzon vendimin e radhës për Shqipërinë

Ronaldo Maran u ndje i vjedhur për një penallti të padhënë ndaj Finlandës, ndërsa Shqipëria u mposht me rezultatin 2-1. Episodi me Myrto Uzunin në minutën e 79-të do të ndryshonte fatin e sfidës.

Sfida e radhës ndërkohë është si stërvitje për kuqezinjtë. Përballë do të vendoset San Marino, pikërisht më 6 tetor në “Air Albania”.

UEFA ka zbuluar gjyqtarët për këtë takim. Do të jenë nga Turqia ata që do të mbërrijnë në Tiranë për raundin e katërt në Ligën e Kombeve.

Mehmeti Turkmen është caktuar si gjyqtari kryesor. Si asistentë të tij do të qëndrojnë Ibrahim Çaglar Uyarca dhe Anil Ussta. Në VAR dhe AVAR janë respektivisht Onur Ozutoprak dhe Erkan Engin.

Sfida me San Marinon do të nisë në orën 20:45. Fitorja ndaj vendit të fundit në renditjen e FIFA-s nuk diskutohet.