Plani i qeverisë për të vendosur fashë për konsumin e energjisë nga 700 kilovat/orë që ishte menduar fillimisht, do të rritet në 800 kilovat/orë.
Kështu ka deklaruar ministrja e Energjisë Belinda Balluku.
Ajo u shpreh se abonentët që do të konsumojnë mbi 800 kilovat/orë energji do të paguajnë më shumë.
Sipas ministres, pritet që ky ndryshim të nisë nga muaji Shtator.
“Në një analizë që kemi bërë, nuk është vendosur nëse do jetë 700 apo 800 kilovat/orë, pasi nga analiza ka dalë që deri në 700 kilovat/orë është konsumi normal i familjeve normale në varësi dhe të numrit të personave, familjarëve që ka. Por nga ana tjetër, 800 kilovat/orëshi fillon dhe quhet një konsum mbi normalen.
Kështu që besoj kjo do jetë fasha, është diçka që e kemi menduar që duhet të bëhet shpejt.
Nëse jo brenda Verës, do të bëhet në fillim të Shtatorit, por padyshim ka ardhur koha që patjetër qeveria duhet të sigurojë energjinë,
është shumë e rëndësishme që ne mos të rrisim çmimin për abonentin por nga ana tjetër duhet që të ketë një sensitivitet nga ana e çdo përdoruesi të energjisë elektrike,
e çdo abonenti për të qenë të kujdesshëm dhe për të ruajtur sa më shumë energjinë jo vetëm për shkak të çmimeve por edhe për shkak të mungesës që ka në treg”, tha ministrja Balluku.