Berisha urdhërοi vrαsjen e Nanos në mars ‘97, si e shpëtοi djali nga Laçi që nuk e takoi më kυrrë

Teksa shteti ishte jashtë kontrollit dhe burgjet u hapën, Fatos Nanon tentuan ta fusnin në makinë tre njerëz të veshur me rroba të Forcave Speciale. Kur po hynte në automjet, një djalë nga Laçi e merr thuajse me dh.unë dhe e fut në mjetin e tij. Ai kishte njohur njërin nga njerëzit e Berishës, dhe i vetëm e solli tek miqtë të tij në kryeqytet. Nano e kërkoi në Gjermani, Bruksel e kudo, por nuk e takoi. Fatos Klosi i dha informacionin për tentativën e Berishës, dhe kërkoi që ta fusë si dëshmi për t’u përdorur nga komisioni i hetimit “Ngjela-Braho”

Tragjedia e marsit ta vitit 1997 e gjen ish kreun socialist Fatos Nano në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës. I arrestuar në vitin 1993, teksa po përgatitej të organizonte një protestë të madhe për të filluar përmbysjen e Sali Berishës nga pushteti, ish presidenti demokrat nxitoi t’i dilte së keqes përpara dhe ta dënonte atë me 12 vite burg për abuzim me ndihmat italiane.

Ndonëse organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 edhe SHBA, BE e Këshilli i Europës, kishin nisur të artikulonin togfjalëshin “i dënuar politik nga Berisha”, Nano vijonte të vuante dënimin me burg.

Ishte i izoluar nga PS që drejtonte, familja dhe miqtë që ia kufizonin deri kontaktet me botën jashtë mureve të burgut, por Nano ishte kthyer në Bënçë si i dënuari më i preferuar dhe më i mirëtrajtuar që nga gardianët e deri tek vetë të burgosurit.

Në qelinë e tij mungonte vetëm liria, ndërkohë që të burgosurit, nga më të thjeshtët e deri tek vr.as.ësit e njerëzit e hurit dhe të litarit, e shihnin Fatos Nanon si një “perëndi”, për shkak të batutave dhe sjelljes së tij prej garipi që manifestonte në burg.

Por në marsin e vitit 1997, teksa shteti kishte rënë dhe u hapën burgjet, ish kreu socialist Fatos Nano u gjend në mëshirë të fatit në ambientet e burgut të Bënçes. Gardianët dhe njerëzit e shtetit ishin larguar, ndërkohë që vendi ishte në dorën e bandave dhe në prag të luftës civile.

Për t’i shkuar të keqes deri në fund, dhe duke shfrytëzuar kaosin në të cilej gjendej vendi, kishte menduar Sali Berisha, Presidenti në largim i Shqipërisë, i cili tentoi të realizonte eleminimin fizik të rivalit të tij më të madh politik, Fatos Nano.

I gjendur në kushtet kur pushteti i tij praktikisht kishte rënë dhe kur ishte e sigurtë që PS do të vinte në pushtet, ndërsa Fatos Nano do të ishte kryeministër i vendit, Sali Berisha nuk ngurroi të dërgonte të besuarit e tij në Bënçë për të rrëmbyer liderin e opozitës së asaj kohe.

Zyrtarisht ky informacion është zbardhur më vonë nga shërbimi sekret shqiptar, ku Fatos Klosi si kreu i SHISH, i ka njoftuar Fatos Nanos skenarin që kishte përgatitur Berisha për eleminimin e tij.

Madje menjëherë pas ngritjes së komisionit të “spartakëve”, Ngjela e Braho, për hetimin e tragjedisë së marsit ‘97, këtë informacion Klosi kërkoi ta shtonte si fakt rëndues në dosjen e hetimit parlamentar, për të ngritur ndaj Berishës dhe akuzën e eleminimit fizik të liderit të burgosur të opozitës, të mbetur në tentativë.

Sipas informacionit, një makinë e zakonshme, brenda së cilës ishin tre persona të veshur si pjesëtarë të Forcave Speciale u paraqit në Bënçe me misionin “për të marrë Fatos Nanon dhe për ta dërguar shëndosh e mirë nën masa të forta sigurie në Tiranë”. Për t’i dhënë më shumë siguri këtij akti, u tha se ishte urdhër i presidentit Sali Berisha për të garantuar jetën e kreut të opozitës.

Kështu u paraqiten njerëzit e dërguar nga Berisha në këtë burg dhe për pak Nano, i cili nuk i njihte dhe po respektonte rregullat e shtetit, do të kishte hyrë në makinë e ndoshta do flisnim ndryshe sot.

Ka qënë fati i ish liderit të opozitës që një djalë nga Laçi, e kishte dërguar rastësia ndoshta aty, të njihte njërin prej personave të veshur me rroba speciale, dhe thuajse me dhunë e ka marrë Fatos Nanon dhe e ka futur në makinën e tij, duke e sjellë i vetëm në Tiranë, shëndosh e mirë.

Në Tiranë më pas Nano është dorëzuar tek miqtë e tij, të cilët menjëherë e kanë dërguar në Durrës duke e strehuar dhe mbrojtur gjatë gjithë periudhës së trazirave, derisa merr zyrtarisht frerët e drejtimit të PS dhe udhëheq opozitën në zgjedhjet parlamentare, duke i fituar ato.

Bashkëpunëtorët e Fatos Nanos rrëfejnë se ish kryeministri socialist ka kërkuar me insistim takim me laçianin që i shpëtoi jetën, duke e hequr nga kthetrat e Sali Berishës, por s’ka mundur të sigurojë asnjë kontakt me të.

Madje Nano rrëfen se gjatë gjithë rrugës djali i rastësishëm që i shpëtoi jetën nuk ka folur shumë, vetëm i ka thënë në Tepelenë se “jam nga Laçi dhe do kaloj nga Tirana, e do të të lë aty”. Në Tiranë i ka thënë “zbrit” dhe është larguar në punën e tij për të mos u bërë kurrë më i gjallë dhe mos identifikuar emrin e tij.

Ndoshta ka dashur të ruajë veten dhe familjen e tij nga pasojat që mund të kishte pasur për një akti i tillë të rastësishëm, në shenjë hakmarrjeje nga ana e njerëzve të Berishës, të cilët ishin të lirë dhe të armatosur dhe lëviznin nëpër Tiranë, pasi shteti ishte ende i brishtë.

Fatos Nano nuk rreshti së kërkuari dhe emigrantë nga Laçi në Gjermani rrëfejnë për një takim me ish kryeministrin socialist. Nano, sapo u vu në dijeni se nga vinin, teksa u shtrua duke darkuar me ta, kishte thënë se “këto që kemi konsumuar tani dhe sa të jem në Gjermani për vizitë janë të hequra nga unë. Nga një djalë laçian që nuk ia di as emrin e kam jetën, të cilën do ma kishin marrë njerëzit e Berishës, me urdhër të tij”.

Ish kreu socialist e ka përshkruar pamjen fizike të djaloshit laçian që i shpëtoi jetën në mars 1997, por që fatkeqësisht nuk ia mësoi kurrë emrin.

Të njejtën gjë ka bërë Nano dhe në Bruksel, pasi shpëtoi nga dh.una fizike e organizuar njerëzit e Berishës dhe një personazh tjetër laçian Paro Laçi, teksa ka thënë më pas në drekë me emigrantë të kësaj zone: “nga doli ky që vepron në këtë mënyrë, megjithëse nuk më bën që të humbas respektin e pakufishëm për burrat e kësaj zone”.

Madje dhe Fatos Klosi, ish kreu i SHISH, në momentin kur komisioni hetimor me urdhër të Nanos vendosi shkarkimin e tij nga detyra, ka thënë se “i kam dhënë informacion se do ta rrëmbenin dhe zhduknin në mars 1997 kur u hapën burgjet, ndaj duhej të ruhej dhe tani. Por ky është njeri mosmirënjohës dhe burgu e ka tjetërsuar”.

Gjithsesi, kjo ngjarje vlen për të kujtuar se në marsin e vitit 1997, jeta e shqiptarëve, qoftë dhe e politikanëve, ishte në fie të perit. Vendi ishte në prag të luftës civile, për shkak të rënies së firmave piramidale dhe urdhërit që Berisha dha për ushtrinë që të sulmonte jugun