Burri këthehet nga emigracioni në Elbasan, hyn në bunker dhe sh. okohet nga ajo që zbuIon

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker në pyllin në afërsi të fshatit por rastësisht gjen gjënë që i solli ndryshim dramatik në jetën e tij.

Sipas të dhënave, burri punonte prej kohësh në emigracion dhe është kthyer këtë verë për pushime pranë familjes.

Por duket se rastësisht ka zbuluar tradhtinë, transmeton infoelbsani.al.

“Përshëndetje Infoelbasani. Po ju tregoj një histori që u zbulua së fundmi në fshatin tonë. Një banor i fshatit u kthye para pak ditësh nga emigracioni. Por pas kësaj plasi sherri në familje.

Dhe e dini pse; ai kishte hyrë rastësisht për të bërë nevojat personale në një bunker afër fshatit tonë, por rastësisht gjen kartën e identitetit të bashkëshortes së tij.

Shkon në shtëpi dhe e pyet gruan se ku e kishte kartën. Por ajo justifikohet se i kishte humbur. Ai i tregon vendin se ku e kishte gjetur dhe e ka pyetur se çfarë ka dashur atje.

Dhe gruaja i është përgjigjur për të njëjtin qëllim; për nevoja personale. Por ai nuk e ka besuar dhe mendon se e ka tradhtuar. Ndaj i është drejtuar gjykatës për divorc”.

Historitë me tradhti bashkëshortore për shkak të emigracionit kanë qenë të shprehura gjatë viteve të fundit.

Sipas të dhënave, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Elbasan, rreth 40% e divorceve i përkasin çifteve në emigracion.