“Ç mendet” Elon Musk, ofron 47 dollarë për këdo që voton republikanët

Miliarderi amerikan Elon Musk ka dalë hapur tashmë në mbështetje të kandidatit republikan Donald Trump, duke vënë edhe rrjetin social “X” në shërbim të tij.

Por së fundmi ai ka bërë një postim që ka habitur jo pak amerikanë.

Ai thotë se do të ofrojë 47 dollarë për këdo që sjell votues për republikanët në shtetet e pavendosura.

“Për çdo person që ju referoni i cili është një votues i shtetit swing, ju merrni 47 dollarë! Para të lehta”, shkruan ai në “X”.

Të shumta kanë qenë komentet që i shkruajnë atij se kjo është një formë ryshfeti dhe është ilegale.

Shtetet “swing” në SHBA janë ato shtete ku rezultati mes demokratëve dhe republikanëve është i ngushtë, dhe që mund të fitohen nga të dyja partitë.

“Çmendet” Elon Musk, ofron 47 dollarë për këdo