Daja i çon me dron mesazhin e shumëpritur Brikenës për Mateon (Video)

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka mbërritur një nga surprizat më emocionuese dhe më të shumëpritura për Brikenën, duke krijuar një moment të paharrueshëm si për të, ashtu edhe për banorët e tjerë.

Atmosfera në oborr ishte e qetë në fillim, por gjithçka ndryshoi kur një dron u shfaq papritur mbi shtëpi, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Droni fluturoi për disa çàste mbi oborr, ndërsa banorët përpiqeshin të kuptonin se çfarë po ndodhte. Pak nga pak u bë e qartë se ai mbante një mesazh të veçantë, i dedikuar pikërisht Brikenës. Ky moment e emocionoi jashtëzakonisht shumë atë, pasi nuk e priste një surprizë kaq të bukur dhe domethënëse nga jashtë.

Teksa pankarta u bë e lexueshme, Brikena nuk arriti t’i mbante lotët. Mesazhi ishte nga daja i saj, një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj, i cili kishte zgjedhur një mënyrë unike për t’i treguar mbështetjen dhe dashurinë. Fjalët në pankartë ishin të mbushura me ndjenjë dhe krenari: “Dajën e ke pas teje gjithmonë. Me festu fitoren e të dyve kena me pi kafe bashk me Mateon. Daja të don shumë!”

Ky mesazh jo vetëm që i dha forcë dhe motivim për të vazhduar rrugëtimin e saj në lojë, por gjithashtu përcolli një ndjenjë sigurie dhe përkrahjeje që çdo banor do të dëshironte ta kishte. Për më tepër, përmendja e Mateos u interpretua si një sinjal shumë pozitiv për marrëdhënien e saj të dashurisë, duke lënë të kuptohet se jashtë shtëpisë gjërat janë në rrugën e duhur.

Në fund, ky moment u kthye në një nga më të bukurit e spektaklit, duke treguar edhe një herë se lidhjet familjare dhe mbështetja e njerëzve të dashur janë ndër gjërat më të rëndësishme në çdo sfidë.

https://www.instagram.com/reel/DWqo3lQDIIh/?igsh=MWFsN20yZ3hkbmZpNg==

Nafta shqiptare, fitime offshore, si u zhdukën miliarda nga nëntoka e vendit. Roli i ish-ministres Anila Denaj

Kontrastet e Shqipërisë janë të shumta: ato hasen shpesh në politikë, jetën sociale dhe ekonomi. Jemi një vend i bekuar sa i takon klimës me 4 stinë, por prodhojmë shumë pak bujqësi, kemi male dhe det por një turizëm kaotik, kishim fabrika e uzina, por në vend që të rritnim ìnvestimet në teknologji, i shkatërruam. Jemi një vend me nëntokë të pasur me burime natyrore dhe naftë, por kemi çmimet e karburantit më të larta në Europë.

Dhe ne sot përmes historisë së kompanisë koncesionare, Bankers Petroleum, do të shpjegojmë se këto kontradikta rrjedhin nga keqqeverisja dhe korrupsioni.

Në vitin 2004 qeveria socialiste e Fatos Nanos vendosi të japë me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse në Shqipëri, Patos-Marinzën.Në kontratë, u vendos që çdo fitim nga nafta që dilte nga nëntoka e shqiptarëve do të duhej që të ndahej përgjysmë me ta: 50% të fitimit do ta mbante kompania dhe 50% do të paguhej në buxhetin e shtetit.

Kjo kontratë shfrytëzimi, si shumë të tjera, solli prishjen e gjithë zinxhirit të furnizimit me naftë në vend, duke i hequr shtetit rolin si prodhues përballë grosistëve të importit.

Çmimet u rritën dhe konsumit të karburantit iu shtuan taksat.

Politikat fiskale për rritjen e taksave synojnë realizimin e shpenzimeve publike duke mbajtur një deficit sa më të ulët, ndaj pyetja që shtrohet është nëse nafta që ka toka shqiptare ka shërbyer që jo vetëm taksat për karburantin të ulen, por të paktën të mos ishin rritur?

Sipas disa raporteve auditimi të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Drejtorisë së Tatimeve, kompania e shfrytëzimit të naftës ka fryrë shpenzimet dhe rezulton me humbje. Këto institucione kanë arritur në konkluzionin që Bankers duhet të derdhte për vitet 2011 dhe 2014, 118 milionë euro në buxhet, konstatim që është gjetur i drejtë edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

Çfarë do të thotë kjo?

Minimalisht, taksa e tatimit mbi fitimin që do të duhej të derdhte në buxhet çdo vit Bankers Petroleum do të ishte mesatarisht 50 milionë euro në vit, dhe nëse këtë shumë e shumëzojmë me 20 vitet që kompania po operon në vendin tonë, i korrespondon një shume prej 1 miliard euro që do të duhej të shkonte në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Pra, nafta na është marrë pa na kthyer asgjë në këmbim.

Dhe kjo nuk është skema e vetme.

Një hetim i Prokurorisë Fier që po vijon nga SPAK dyshon për qindra milionë euro të tjera që Bankers Petroleum nuk i ka deklaruar fare si të ardhura në Shqipëri, por i mban në llogari bankare jashtë vendit. Nëpërmjet një skeme që quhet transfer pricing, shqip transferim i çmimit. Për ta bërë të qartë për të gjithë, Bankers themelon kompani jashtë, në juridiksione offshore, dhe naftën që eksporton ia shet firmave të saj me çmim të ulët.

Pra, ia shet lirë vetes dhe më pas po vetë Bankers, nëpërmjet firmave që ka hapur, e tregton me vlerën reale të tregut, ndërkohë që fitimin e mban në llogari jashtë, të pa tatuar dhe të padeklaruar në Shqipëri. Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Bankers dyshohet se është përfshirë edhe në një tjetër skemë; ka ndihmuar kompanitë e shitjes së karburantit që të tregtojnë naftë pa taksa dhe me cilësi të ulët.

Gjatë viteve 2011 dhe 2012 kompania Bankers akuzohej nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste se ishte e përfshirë në skemën e naftës kontrabandë përmes importit të solarit hollues, një lloj nafte me dendësi të ulët e cila injektohet në puse gjatë procesit të nxjerrjes së lëndës hidrokarbure. Duke qenë se lënda nevojitet për nevoja prodhimi dhe jo konsumi, ishte e përjashtuar nga detyrimi për të paguar taksën e akcizës. Dhe këtu kemi një tjetër truk, sepse një pjesë e kësaj nafte që importohej për shpimin e puseve, iu shitej kompanive të pakicës që të shmangej akciza.

Dy të këqija në një.

Naftë duke shmangur taksat dhe mbi të gjitha pa cilësi.

Në vitin 2013, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Albpetrol monitoruan importin që kishte kryer Bankers për solarin dhe gjetën mospërputhje të mëdha. Në disa raste, holluesi ishte importuar në nivele të pashpjegueshme, sa 15% e prodhimit, ndërsa për periudhën dhjetor 2011–shkurt 2012 “Bankers” kishte raportuar se kishte përdorur 98 mijë metra kub hollues, ndërsa llogaritjet e stafit të Albpetrol-it argumentonin se konsumi i holluesit ka qenë vetëm 47 mijë metër kub.

Gjysma tjetër ishte hedhur në treg? Me shumë gjasa po.

Ndaj për të ndalur skemën, ligji për akcizat ndryshon dhe prej vitit 2014 koncesionari i Patos-Marinzës detyrohet të paguajë akcizën për solarin që importon, në këmbim këto shpenzime do t’i zbriteshin për efekt tatimi.

Dhe çfarë ndodh?

Prej këtij viti bie edhe konsumi i holluesit. Aq sa bie në sy edhe të Agjencisë Kombëtare të Burimeve

Natyrore, të cilët e raportojnë.

“Nga vlerësimi teknik mendohet se ende vlerat e përdorimit të holluesit gjatë vitit 2013 janë shumë të larta krahasuar me rezultatet faktike të arritura sidomos në vitin 2014 me 7.5%, vitin 2015 me 5.3% dhe sidomos në vitin 2016 me 4.3%. Janë totalisht të paargumentuara dhe të papranuara norma të tilla të përdorimit të holluesit që arrijnë në vlerat 14-15% për periudhën janar-shtator 2013, ndërkohë që për periudhën tetor-dhjetor 2013 kjo vlerë luhatet në kufijtë 8.5-9.8%.”

Por Bankers duket se është gjithmonë një hap përpara, duke gjetur një rrugë të re për të mos paguar akcizën.

Holluesi nisi të blihej në tregun vendas, kryesisht nga ARMO. Në këtë pikë doganat i dërgojnë një shkresë ku sqarojnë se edhe nëse holluesi blihet në tregun vendas, akciza duhet të paguhet. Këtu historia bëhet intriguese. Sepse Bankers kundërshton dhe vazhdon të mos e paguajë detyrimin. Në vjeshtë të 2014-s Dega e Doganës Fier vendos një detyrim prej 5.8 milionë euro për pagesë detyrimesh akcize. Këtë akt-konstatim, kompania e ankimon në gjykatë dhe këtu nis edhe një betejë e gjatë ligjore mes shtetit shqiptar dhe Bankers.

Gjykata e Shkallës së Parë i jep të drejtë kompanisë dhe vendos që detyrimi të mos paguhej.

Vendimi ankimohet edhe në Gjykatën Administrative të Apelit e cila në vitin 2017 shfuqizon sigurimin e padisë dhe lë në fuqi pjesën tjetër të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Çështja ankimohet në Gjykatën e Lartë nga Avokatura e Shtetit por edhe nga Bankers që nuk bie dakord me këtë shfuqizim të pjesshëm.

Pavarësisht nga përplasja në gjykatë, Ministria e Financave i kërkon vazhdimisht doganave vjeljen e detyrimeve korrente të akcizës për muajt dhe vitet që vazhdonin, siç janë edhe këto shkresa të dërguara nga ish-ministri Arben Ahmetaj dhe ish-zv. ministri Erjon Luçi.

Kontrollet për akcizën filluan në 2019-n, ku dega e Doganave Fier mban një akt-konstatim dhe vendos që Bankers i detyrohet 30 milionë euro shtetit shqiptar për taksën e akcizës gjatë këtyre viteve, ndërsa e penalizon me 90 milionë euro gjobë, siç sanksionon edhe Kodi Doganor penalitetin 3-fish më të lartë në rast të mospagesës së detyrimit.

Në total 120 milionë euro.

Mbase tashmë erdhi dita që koncesionari të derdhë në buxhet disa taksa. Por jo, as kësaj radhe nuk ndodh gjë.
Por kjo ndalet nga një letër që ministrja Belinda Balluku i dërgon Ministrisë së Financave për të pezulluar veprimet në vjeljen e gjobës dhe detyrimit derisa çështja të përfundonte gjykimin. Ministrja e Financave në detyrë në atë kohë, Anila Denaj merr një vendim të paprecedentë dhe urdhëron pezullimin.

Në shkelje të kompetencave që i njeh Kodi i Procedurës Administrative, pasi ministri nuk ka asnjë të drejtë të pezullojë akte tatimore e doganore dhe në shkelje edhe të dispozitave të Kodit Doganor.

Në mars të vitit 2022, Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e Bankers dhe i jep të drejtë shtetit shqiptar. Por gjatë këtyre 3 viteve, askush nuk kishte bërë asgjë për të marrë detyrimin që i takon buxhetit të qytetarëve shqiptarë.

Bankers e humb betejën edhe në Gjykatën Kushtetuese pas një ankimimi që depozitoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Por edhe pas këtij vendimi që mban datën 25 korrik 2022, 120 milionë eurot u harruan.

Askush nuk kërkoi vjeljen e detyrimit.

Do të duhej që hetimi i Prokurorisë së Fierit të kalonte për kompetencë në SPAK që ministri i Financave Petrit Malaj të hiqte pezullimin dhe të urdhëronte arkëtimin e parave 3 vjet më vonë, në shtator 2025.

Megjithatë duket se e gjithë kjo betejë po rezulton pa sukses sepse shteti shqiptar ende nuk ka arritur të marrë këto detyrime. Në dhjetor të vitit që lamë pas, pati një përplasje mes kompanisë Bankers Petroleum dhe Drejtorisë së Doganave, ku këto të fundit bllokuan puset e kompanisë që ajo të derdhte detyrimin. Por kompania pretendon se afati për të vjelë këtë detyrim tashmë është parashkruar.

Paratë ende nuk janë marrë. /Piranjat.news

Japin dorëheqjen 3 ministra në Greqi, arsyeja e fortë e skandalit që ka ndodhur dhe në Shqipëri

Yiannis Kefalogiannis , Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras , Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos , Zëvendësministër i Shëndetësisë në Greqi paraqitën dorëheqjet e tyre ditën e sotme, pasi dosjet e çështjes për skandalin OPEKEPE priten ti dërgohohen parlamentit. Sipas funksionimit në shtetin helen ku dosja i dërgohet fillimisht gjykatës dhe më pas Parlamentit

Sipas raportimit të mediave greke, Evangelos Tournas do të zëvendësojë Yiannis Kefalogiannis në Ministrinë e Mbrojtjes Civile, ndërsa Margàritis Schinas do të emërohet në Ministrinë e Zhvillimit Rural në vend të Kostas Tsiaras. Makarios Lazaridis pritet të marrë detyrën e Zëvendësministrit të Zhvillimit Rural. Kurse Dimitris Vartzopoulos nuk do të zëvendësohet

Kujtojmë se është përgatitur një dosje e dytë hetimore për çështjen e njohur si OPEKEPE, ku kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë aktualë të Parlamentit grek. Të gjithë deputetët e përfshirë raportohet se i përkasin partisë në pushtet, Demokracia e Re.

Sipas autoriteteve europiane, çështja lidhet me veprime të dyshuara që dëmtojnë interesat financiare të Bashkimit Europian. Akuzat përfshijnë nxitje për shpërdorim detyre, mashtrim elektronik dhe deklarime të rreme me qëllim përfitimin e paligjshëm në favor të palëve të treta. Dyshohet se këto veprime janë kryer gjatë vitit 2021, në kuadër të menaxhimit të fondeve bujqësore.

Hetimet janë pjesë e një operacioni më të gjerë që po zhvillohet prej kohësh dhe që lidhet me funksionimin e Agjencisë Greke të Pagesave dhe Kontrollit për Ndihmën Komunitare, e njohur si OPEKEPE. Dyshimet përfshijnë një skemë të organizuar ku mund të jenë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë.

Megjithatë, procedurat ligjore në Greqi paraqesin pengesa të caktuara për hetimin e plotë të rasteve që lidhen me anëtarë të qeverisë. Kushtetuta greke parashikon që çdo çështje që përfshin ministra, edhe pas largimit nga detyra, duhet t’i referohet menjëherë Parlamentit. Kjo kufizon mundësinë e Prokurorisë Europiane për të vijuar hetimet në mënyrë të pavarur për këto kategori zyrtarësh.

Rrëzohet një avion luftarak amerikan i dytë pranë Ngushticës së Hormuzit, shpëtohet piloti

Situata ushtarake në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar këtë të premte, teksa Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar humbjen e një avioni të dytë luftarak brenda pak orësh. Pas rrëzimit të një gjuajtësi F-15E mbi territorin iranian, një tjetër mjet fluturues amerikan, një A-10 Warthog i njohur për misionet e sulmit tokësor, është rrëzuar në rajonin e Gjirit Persik pranë Ngushticës strategjike të Hormuzit.

Sipas dy zyrtarëve amerikànë që folën në kushte anonimiteti, piloti i A-10 ka shpëtuar në mënyrë të sigurt, megjithëse nuk u dhanë detaje të sakta për vendin dhe mënyrën e shpëtimit. Ndërkohë, në incidentin e F-15E Strike Eagle mbi Iran, nga ekuipazhi prej dy personash vetëm një anëtar është shpëtuar deri tani përmes një operacioni kompleks kërkim-shpëtimi. Forcat speciale janë angazhuar intensivisht për të gjetur pilotin e dytë para se ai të lokalizohet nga autoritetet iraniane.

Humbja e dy avionëve brenda një periudhe kaq të shkurtër ngre pyetje serioze mbi sigurinë e operacioneve ajrore amerikane. Zyrtarët nuk kanë specifikuar nëse rrëzimet janë pasojë e sulmeve nga sistemet ajrore të Iranit apo për shkak të problemeve teknike apo operacionale.

Ky incident dyfishtë përbën momentin më të tensionuar të konfliktit që prej pesë javësh, duke vendosur në gatishmëri të lartë forcat amerikane dhe aleatet në rajon.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë shkund tokën

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ka goditur rajonin kufitar midis Afganistanit dhe Taxhikistanit, duke lëkundur pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit.

Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime në Gjeoshkencë, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 175 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin afgan Kabul.

Tërmeti u ndje gjithashtu në krÿeqytetin pakistanez Islamabad, në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe në rajonin verior Gilgit-Baltistan.

Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në Kashmirin e administruar nga India.

Departamenti Meteorologjik i Pakistanit fillimisht e vlerësoi tërmetin me magnitudë 6.1.

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 4 prill 2026

Nga Paolo FOX

DASHI

E kupton që nuk mund të ndjekësh më gjithçka. Është koha për të bërë një zgjedhje të qartë. Në punë, mund të vendosësh të lësh diçka pas për t’u përqendruar në një qëllim më të rëndësishëm. Kjo zgjedhje do të të bëjë më të fortë, edhe nëse në fillim ngre disa dyshime. Megjithatë, në dashuri, vjen një realizim: e kupton më mirë se çfarë dëshiron vërtet nga një person.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 4 prill 2026), një ditë që ju shtyn të mbroni atë që keni ndërtuar. Nuk është mbyllje, është mbrojtje. Në karrierën tuaj, ju kërkoni stabilitet dhe vazhdimësi, por sot mund të kuptoni gjithashtu se diçka ka nevojë për përmirësim. Në dashuri, shfaqet një nevojë më e thellë: jo vetëm siguri, por edhe angazhim i vërtetë emocional.

BINJAKËT

Jeni më selektiv se zakonisht dhe ky është një lajm i rëndësishëm. Nuk je më i kënaqur me gjithçka, por po fillon të zgjedhësh më me vetëdije. Në punë, kjo të ndihmon të shmangësh shpërqendrimet. Megjithatë, në dashuri, mund të shmangësh situatat e paqarta ose të pasinqerta.

GAFORRJA

Kjo është një ditë shumë intensive, por edhe ndriçuese. Ndjeni diçka që ndryshon brenda jush. Në punë, mund ta kuptoni më mirë se si të përballoni një situatë që ju shqetësonte. Megjithatë, në dashuri, është koha të jeni të sinqertë: shprehja e ndjenjave tuaja do t’ju bëjë të ndiheni më të lehtë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 4 prill 2026), keni një vetëdije të re: jo gjithçka duhet t’u vërtetohet të tjerëve. Ky realizim ju bën më autentikë. Në punë, kjo ju ndihmon të zgjidhni më mirë betejat për të luftuar. Në dashuri, ekziston një dëshirë për të vërtetën: më pak pamje, më shumë substancë.

VIRGJËRESHA

Ditë shumë konkrete, por edhe zbuluese. E kuptoni se diçka që dukej e rëndësishme në të vërtetë nuk është më e tillë. Në punë, kjo ju ndihmon të ripërqendroheni. Në dashuri, kërkoni diçka më të thjeshtë, por më autentike: më pak ndërlikime, më shumë sinqeritet.

PESHORJA

Jeni të thirrur të mbani një qëndrim të qartë. Nuk mund të qëndroni më të ekuilibruar midis dy situatave. Në punë, mund të ketë një vendim të rëndësishëm për t’u marrë. Megjithatë, në dashuri, një përballje mund të çojë në një pikë kthese: ose ecni vërtet përpara, ose ndryshoni drejtim.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 4 prill 2026), është një ditë e fuqishme. Keni një qartësi që ju lejon të kuptoni se çfarë është e vlefshme dhe çfarë jo. Në punë, mund të bëni një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Në dashuri, jeni intensivë, por edhe më selektivë: nuk pranoni më kompromise që nuk ju përfaqësojnë.

SHIGJETARI

Ndjeni nevojën për t’u çliruar nga diçka që po ju kufizon. Nuk është një arratisje, është një zgjedhje. Në punë, mund të ndryshoni qasjen ose drejtimin tuaj. Në dashuri, megjithatë, kërkoni lehtësi, por edhe të vërtetën: nuk doni të humbni më kohë.

BRICJAPI

Është një ditë me qartësi të madhe. Po e kuptoni se ku ia vlen të investoni energjinë tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni më efektivë në punë. Megjithatë, në dashuri, keni nevojë për më shumë hapje: jo gjithçka mund të menaxhohet me kontroll.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 4 prill 2026), ju keni intuitë të fortë, por edhe guximin për t’i ndjekur ato. Në punë, mund të merrni një vendim jokonvencional. Megjithatë, në dashuri, është koha të jeni më të qartë: ata përreth jush duhet të kuptojnë se çfarë dëshironi vërtet.

PESHQIT

Është një ditë shumë e rëndësishme emocionalisht. Do ta kuptoni më mirë se çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe çfarë jo. Në punë, intuita do t’ju udhëheqë në drejtimin e duhur. Në dashuri, ekziston një përzgjedhje natyrore: ajo që është e vërtetë qëndron, pjesa tjetër venitet.

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta Gjyshja e Klevisit të famshëm, e trishtë historia e ditëve të saj të fundit

Një lajm i hidhur ka prekur sot ndjekësit e rrjeteve sociale në Shqipëri. Është ndarë nga jeta gjyshja e personazhit të njohur të TikTok-ut, Klevis Golloshi, e cila ishte kthyer në një figurë tejet të dashur për publikun shqiptar.

Një Humbje që Prek Mijëra Ndjekës
Gjyshja e Klevisit u bë virale falë videove plot humor dhe dashuri që nipi i saj ndante vazhdimisht. Ajo përfaqësonte për shumëkënd figurën tipike të gjyshes shqiptare: e drejtpërdrejtë, me një dialekt karakteristik dhe me një durim të pafund ndaj shkave dhe lojërave të nipit të saj.

Reagimet në Rrjete Sociale
Klevisi, i cili kishte një lidhje tejet të ngushtë me të, ka ndarë dhimbjen me ndjekësit përmes një mesazhi prekës, duke kujtuar momentet e tyre më të bukura. Menjëherë pas lajmit, rrjeti është mbushur me mesazhe ngushëllimi nga fansat dhe kolegë të tjerë të TikTok-ut, të cilët e konsideronin “gjyshen e të gjithëve”.

Humori i saj: Do të mbahet mend gjatë për batutat që thyen rekorde shikueshmërie.

Lidhja me nipin: Një shembull i bukur i raportit mes brezave që frymëzoi shumë të rinj.

“Ishe drita e syve të mi dhe buzëqeshja e çdo videoje. U prehsh në paqe, gjyshe!” — ishin disa nga fjalët që shoqëruan postimet e fundit.

Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Klevisit për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe!

Më vdiq nëna në SHBA dhe nuk i kam vajtur akoma te varri! Moza tregon historinë e trishtë: Ishalla po bëj ndonjë lekë sepse

Përgjatë gjithë këtyre ditëve, poetja Mimoza Ahmeti na ka treguar gjatë qëndrimit të saj në Ferma Vip, një Moza me një shpirt të bukur, plot ngjyra, humor por dhe mendime të forta. Së fundmi, ajo ka hapur zemrën para konkurrentëve të tjerë dhe ka rrëfyer një histori prekëse të ndodhur dy vite më parë, humbjen e nënës së saj.

Mes lotëve, Moza ka treguar se nëna i ndërroi jetë teksa ndodhej në Amerikë dhe për shkak të mungesës së vizës ajo nuk mundi të shkonte t’i jepte lamtumirën e fundit. Ndonëse u përpoq dhe aplikoi për një vizë urgjente, u përball me një refuzim pasi në rregullat e ambasadës arsyeja që ajo u paraqiti, pra humbja e nënës, nuk ishte një rast urgjent dhe që të mund të merrte dritën jeshile për të shkuar.

“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty e. E i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po. Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmend, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”, tregoi Moza ndërkohë që ishte Jonida Maliqi ajo e cila i premtoi që kur të dalin nga ky format do të përpiqen t’i mundësojnë poetes vizën amerikane me qëllim për të vizituar vendin ku nëna e saj po prehet prej dy vitesh.

Të braktisësh SHBA për Shqipërinë: Çift amerikan zgjedh Shkodrën për të jetuar dhe për lindjen e djalit, i vendosin emër shqiptar

Një çift amerikan ka zgjedhur Shqipërinë për të sjellë në jetë fëmijën e tyre, një veprim që sfidon tendencën e zakonshme të emigrimit për lindje. Ian dhe Annie, të vendosur prej gjashtë muajsh në Shkodër, u bënë prindër të një djali, të cilit i vendosën emrin Arlo Dren Lanphier, duke i dhënë një emër të mesëm shqiptar.

Annie, nëna e vogëlushit, tregon se vendimi për të lindur në Shqipëri ishte më i lehtë se sa mund të mendohej.

“Ka qenë një përvojë shumë pozitive. Kishim planifikuar këtë zhvendosje dhe më pas mësuam se isha shtatzënë, kështu që ishte surprizë. Gjithçka shkòi shumë mirë, madje më mirë se në SHBA. Duke parë sa shumë fëmijë ka këtu, mendova se jam në duar të mira. Shqipëria ka një normë më të mirë vdekshmërie në maternitet se SHBA, kështu që u ndjeva e sigurt”, thotë Annie Flaherty për Euronews.

Ian, babai i vogëlushit, shprehet se Shkodra i magjepsi menjëherë dhe se ata po planifikojnë të ndërtojnë jetën e tyre në këtë qytet.

“Njerëzit këtu janë jashtëzakonisht mikpritës dhe miqësorë. Ritmi i jetës është më i qetë, mund të ndalosh dhe të pish një kafe, dhe ne e vlerësojmë shumë këtë. Na pëlqeu edhe emri ‘Dren’ për djalin, për të krijuar një lidhje me Shqipërinë, nëse ai në të ardhmen do të ndjejë këtë identitet”, thotë Ian Lanphier .

Shefi i shërbimit të maternitetit në Shkodër, Sajmir Selmanaj, e cilëson këtë rast si të veçantë.

“Shtatzënia është ndjekur rregullisht dhe lindja u krye me operacion. Çdo gjë shkoi normalisht dhe pacientja mbeti shumë e kënaqur. Nuk është e zakonshme që shtetas nga SHBA të zgjedhin të lindin këtu, por ajo u surprizua pozitivisht nga kushtet dhe kujdesi”, thotë Sajmir Selmanaj.

Ian shton se zgjedhja e tyre ka ngjallur habi tek disa shqiptarë, por ai është i bindur se kanë marrë vendimin e duhur:

“Shumë shqiptarë na thonë me shaka: ‘Do të shkëmbenim vendet me ju dhe do të jetonim në SHBA.’ Por mendoj se kohët po ndryshojnë. Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur dhe ka shumë mundësi”, thotë Ian Lanphier

Ky rast vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë të huaj po zgjedhin Shqipërinë për të jetuar, duke vlerësuar koston e jetesës, ritmin më të qetë dhe mikpritjen.

Historia e Ian dhe Annie-t sjell një këndvështrim të kundërt nga ai tradicional, duke treguar se Shqipëria mund të jetë një vend i dëshirueshëm edhe për familjet ndërkombëtare që kërkojnë një vend të sigurt dhe mikpritës për të ndërtuar jetën e tyre.

Xheneta zbulon një ‘SEKRET’ për Mateon: “Ish-i e dashura i tij më ka thënë se ai femrave u bën …”

ë rubrikën “Trotuar” të programit E Diell, Xheneta Fetahu ka ndarë një detaj interesant nga jeta personale e Mateos. Ajo zbuloi se një mikeshë e saj ka qenë më parë në një lidhje me Mateon dhe sipas rrëfimit të saj, ai është po aq romantik në jetën reale sa shfaqet edhe në ekran.

“Mund të them një sekret të vogël meqënëse jemi tek Mateo. Një shoqja ime ka qenë në lidhje me të, përpara BBV, e pyeta a është realisht djaIë kaq romantik edhe në jetën reale. Më tha është shumë shumë romantik edhe në jetën reale, është një vajzë e Shqipërisë”, u shpreh Xheneta.

Raporti i Brikenës dhe Mateos pas puthjes së shkëmbyer duket se ka shkuar drejt “rënies”, ndryshe nga sa pritej. Çifti thuajse nuk kanë pasur komunikim mes tyre, pas një situate ku Brikena u shpreh se Mateo qëndroi me Selin, dhe nuk shkoi të hante bashkë me të ushqimin që ajo e kishte përgatitur.