“Kristina është greke”, deputeti socialist suImon drejtoreshën e BIRN, i kthehet gazetarja e njohur: Kemi mbaruar shkollën për Gazetari dhe ishim shokë klase, por ti po dezinformon

Protestat qytetare që nisën për Zvërnecin kanë nxitur polemika e replika të shumta në rrjetet sociale mes politikanëve, aktivistëve dhe njerëzve të njohur të medias dhe ekranit, për shkak të qëndrimeve pro dhe kundër. I tillë është dhe ai mes deputetit Ardit Bido dhe gazetares së njohur Ola Xama.

Replikat janë nxitur nga një shënim linçues i deputetit socialist ndaj Kristina Vokos, drejtoresha ekzekutive e BIRN Albania, të cilën Ardit Bido e quan greke dhe thotë se ajo është promotorja kryesore e sulmit ndaj projektit të Zvërnecit.

“BIRN, që “mbron gazetarinë”, hallin nuk e ka te 1000 hallet e gazetarëve, por te ëndrrat e Kristinës për të pasur gjuhët e pakicave, veçanërisht të asaj më të madhe (greqishten) kudo e ngado! Sa keni këta në krah, më keni KUNDËR”, shkruan deputeti.

Reagimin e tij e ka komentuar menjëherë gazetarja Ola Xama, e cila i shkruan se duke qenë se të dy kanë qenë studentë të një brezi në Gazetari dhe shokë klase, për më tepër, ai është duke shpërndarë dezinformatë.

“E degjova videon dhe nuk po flet askush per dhenien e informacionit ne gjuhen greke, por te minoriteteve. Doja te thoja dicka dhe per Birn: per ne gazetaret eshte nder qe i kemi, sepse artikujt qe na kane censuaruar mediat e kapura te pushtetit kemi patur nje vend per t’i botuar, duke na ofruar mbeshtetje ne mentorship, infrastrukture etj.

Kristinen e njoh personalisht dhe nuk ia njoh origjinen, por eshte nje zonje e nderuar qe kudo ku ka mundesi flet dhe advokon per te drejtat e gazetareve. E ndjeva detyrim ta shkruaja kete, se nuk prisja se mund te arrije deri ketu duke bere lincim publik”, shkruan gazetarja.

Deputeti dhe ish-pedagogu i Gazetarisë, Ardit Bido replikon sërish dhe thotë se agjencia BIRN Albania ka shpërndarë në të paktën dy raste, dezinformata për të.

“Ola Xama, e para e ke te statusi më poshtë dy deformime të BIRN ndaj meje, që si ish gazetar e ish pedagog gazetarie e them me bindjen e plotë profesionale që janë të qëllimshme e të papranueshme. E dyta, për minoritetet flet dhe ti e di shumë mirë cili është minoriteti më i madh në vend. Mos u fshih pas gishtit. E treta, si njohëse e fushës, ti e di po ashtu shumë mirë që ska asnjë detyrim kombëtar a ndërkombëtar për televizionet kombëtare private”, vijon Ardit Bido.

VIDEO

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, suImoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

Televizioni rumun, PRO TV, publikoi një kronikë në lidhje me reagimin e çmendur të Edi Ramës ndaj korrespondentes së këtij televizioni. Kur kjo e fundit i bëri një pyetje Edi Ramës gjatë një konference për shtyp, Edi Rama u shfazua plotësisht dhe e sulmoi atë me fyerje.

Televizioni rumun raporton se Edi Rama pësoi një krizë nervore live në TV.

Më poshtë pjesë nga raportimi i televizionit rumun për këtë sulm të rëndë të Edi Ramës ndaj gazetares.

Revolta është shndërruar në një protestë të drejtpërdrejtë kundër Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit thonë se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të korrupsionit.

Kur gazetarja e ProTV, Camelia Donțu, e cila ndodhej në Shqipëri, i kërkoi sqarime shtesë në lidhje me statusin e projekteve, kryeministri nisi një sulm.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Nuk ka pasur kurrë një projekt që mund të anulohej.

Korrespondentja e PRO TV
: Pra, nuk është anuluar…

Edi Rama: Ju erdhët këtu me mendje plot me të pavërteta që kanë bllokuar aftësinë tuaj për të kuptuar faktet dhe asgjë nuk ju arrin më.

Korrespondentja e PRO TV: Jo, mendja ime funksionon shumë mirë.

Edi Rama: Mendja juaj funksionon mirë, problemi është se sa e hapur është ndaj fakteve.

Korrespondentja e PRO TV: Shumë e hapur.

Edhe pse kryeministri pretendon se ende nuk ka asnjë projekt, vendimi politik duket se është marrë tashmë: qeveria nuk ka ndërmend të braktisë investimin.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Sigurisht që do ta bëjmë. Siç e thashë që në fillim, do ta bëjmë. Do t’i zhvillojmë këto zona. Është e qartë se kjo do të ndodhë. Vlerësimi mjedisor do të bëhet dhe vetëm atëherë do të ketë një projekt.

Për ishullin e Sazanit, Rama thotë se negociatat po vazhdojnë dhe se ai nuk do të shitet. Për Zvërnecin, ku toka është private, diskutimet janë më të avancuara.

Komisioni Evropian u ka kërkuar autoriteteve sqarime dhe paralajmëron se Shqipëria, e cila është në procesin e pranimit, duhet të shmangë çdo veprim që mund të kompromentojë mbylljen e kapitullit të Mjedisit në negociatat e pranimit.

Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Shqipëri: Disa nga kolegët e mi shkuan në Zvërnec për të parë nga afër se çfarë po ndodhte dhe panë buldozerë dhe pajisje të tjera, të cilat dukeshin disproporcionale me versionin zyrtar se bëhej fjalë vetëm për rrethimin e zonës.

Puna është ndalur, të paktën për momentin. Qeveria premton një vlerësim të ndikimit në mjedis përpara se të paraqitet projekti përfundimtar.

Deputetja e PS, Gjuzi kritikon protestën: Po na prishin punë me turìzmin

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, deklaroi se protestat e nisura kundër projektit në Zvërnec kanë devijuar nga qëllimi i tyre fillestar dhe tashmë nuk paraqesin një narrativë të qartë.

Për të protesta mbetet një instrument legjitim demokratik, por kërkon dialog mes palëve për të sjellë rezultate konkrete.

Sipas Gjuzit, qeveria ka përgjegjësinë të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe të krijojë hapësira për komunikim, megjithëse dialogu nuk mund të zhvillohet pa vullnetin e të gjitha palëve të përfshira.

Deputetja tha se fillimisht i kishte ndjekur me interes protestat për shkak të debatit mbi investimin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, por vlerësoi se me kalimin e kohës fokusi i tyre është zbehur.

Ajo argumentoi se diskutimi duhet të mbetet i përqendruar te projekti dhe ndikimi i tij, duke u mbështetur në fakte dhe propozime për përmirësimin e vizionit të investimit.

Në të njëjtën kohë, Gjuzi shprehu shqetësimin se protestat po zhvillohen në kulmin e sezonit turistik, duke vlerësuar se kjo mund të ketë pasoja për sektorin e turizmit dhe të ardhurat që ai gjeneron për vendin.

E pyetur për pretendimet se ekzistojnë udhëzime nga qeveria për të sulmuar influencerët që mbështesin protestat, deputetja i mohoi kategorikisht ato.

“Nëse ka të tilla, le të ma tregojnë edhe mua, sepse deri tani nuk kam dëgjuar për ndonjë udhëzim të tillë”, u shpreh ajo.

Në kulmin e protestave në Tiranë, BE deI me mesazhin e fortë për protestuesit

Ndërsa Shqipëria është në kulmin e protestave, pas skandalit të Zvërnecit, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, ka bërë një tjetër postim, që duket se ngacmon plagën.

Në postim, BE bën thirrje për të mbrojtur tokën.

“Toka nuk është thjesht sipërfaqja apo gurët mbi të cilët ecim. Ajo është një botë e gjallë nën këmbët tona, plot jetë, procese dhe ekuilibra që shpesh nuk i shohim, por që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme.

Kur toka dëmtohet, preket gjithçka: ushqimi ynë, ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja jonë. Prandaj, kujdesi për të nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.

Mbro tokën, ajo mban jetën”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Tiranë, që duke si një mbështetje e hapur për protestuesit.

Fiqiret Kovaçi nga Kukësi bëhet pronar i pIazhit të Darëzezës, plan për resort me para të dyshimta. A do t’i hapë SPAK-u letrat?

SPAK ka zgjeruar hetimet pas dyshimeve të bazuara në prova për tjetërsimin dhe zhvatjen e pronave në Zvërnec nga figura të krimit lokal, mafies ndërkombëtare si Artur Shehu, avokatë, zyrtarë dhe politikanë. Teksa protestat po trondisin klasën politike 35-vjeçare, prokurori i çështjes Altin Dumani mësohet se do t’i kërkojë GJKKO 27 arrestimet e para për kërdinë me pronat në Zvërnec.

Në një kohë kur kauza e Zvërnecit është ndërkombëtarizuar dhe ka marrë vëmendjen e mediave botërore dhe sëkëlldisur Bablokun, burime për Pamfletin bëjnë me dije se janë tjetërsuar mijëra hektarë prona edhe në Darëzezë, me qëllim për të ndërtuar resorte, në disa raste me para të pista. Biznesmenë nga rrethe të ndryshme të vendit, trafikantë, sekserë dhe figura të krimit rezultojnë sot pronarë të Darëzezës, dikur pronë publike.

Një nga personat pjesë e grupit të pronarëve të pronave shtetërore në Darëzezë të Fierit rezulton edhe Fiqiret Kovaçi nga Kukësi, bashkë me disa personazhe të tjerë të skeduar, ku po synojnë të ndërtojnë një resort me para të dyshimta. Pasi ka kopsitur letrat e tokave, dikur pronë publike, grupi i Kovaçit po përgatit terrenin për shkatërrimin e zonës për ndërtimin e resortit, por plani është pezulluar momentalisht nga frika e SPAK dhe për shkak të protestave që kanë tronditur sistemin.

Sipas burimeve, pronat publike janë tjetërsuar me letra false duke kaluar në emër të personave të caktuar, ndërsa me pas kanë hyrë në lojë biznesmenë, trafikantë, madje edhe gjyqtarë dhe prokurorë, duke u blerë pronat për ndërtim. Fillimisht, ‘ustallarët’ kanë gjetur banorë të zonës, pretendues të pronave. Kanë ndërhyrë duke i pasijur me dokumentacion, duke korruptuar agjencitë, hipotekat dhe kur duhej edhe prokurorinë dhe gjykatën.

Më pas, mafia e pronave ua blen tokën pubike të tjetëruar banorëve të zonës që i ka bërë pronarë, me qëllim për të ngritur resorte, vila dhe pallate. Kështu janë tjetërsuar qindra mijëra hektarë tokë nga Velipoja dhe Ksamil.

Sot, pronar të bregdetit të Shqipërisë janë disa oligarkë pranë Edi Ramës, fëmijët e Sali Berishës, ish ministra, ish drejtorë dhe ish deputetë, anëtarë dhe krerë të grupeve kriminale, ish gjyatë dhe prokurorë të korruptuar, pastrues parash, personazhe të call centrave etj../ Marrë me të njëjtin titull nga “Pamfleti”

Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: S’është më për mbrojtjen e flamingove, por Iëvizje e gjerë kundër qeverisë

Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke vënë në dukje transformimin e tyre nga një kauzë mjedisore në një lëvizje me dimension më të gjerë politik.

Sipas Soares, mobilizimi qytetar që nisi për mbrojtjen e flamingove dhe të vijës bregdetare shqiptare është zgjeruar përtej çështjeve të mjedisit, duke u kthyer në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.

“Ajo që nisi si një fushatë për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shkruan gazetarja e CNN në postimin e saj në Instagram.

Komenti i saj vjen në një kohë kur protestat e nisura kundër projekteve të diskutueshme të investimeve në zonat bregdetare po tërheqin vëmendje të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

Dyshohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Eglant Koçit, VIDEOJA e papubIikar e Armand Shakajt

41-vjeçari Armand Shakaj është shpallur në kërkim nga policia për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar, Eglant Koçi.

Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për 25-vjeçarin Enea Zyferi, i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi. 25-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij në gjyq duke deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe se nuk është i implikuar.

“Punoj në lokalin e Armand Shakajt si kamarier, ditën që thotë prokuroria, e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal sepse e njoh, më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë Armand Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer dhe unë i kam fikur dritat. Të nesërmen Armandi më ka thënë që të shkoja të laja makinën në një vend larg andej diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe më ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje më këtë ngjarje”, ishte dëshmia e kamerierit të arrestuar Enea Zyferi.

Por edhe pse janë fikur dritat në lokalin e Shakajt, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Eglant Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë në Krrabë ose Librazhd. Policia po vijon kontrollet për gjetjen e të riut por ende pa asnjë rezultat.

Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë.

Sipas burimeve policore Eglant Koçi ishte i punësuar te një grup që dyshohej se merrej me kriptomonedha dhe call center-a.

Ky fakt po hetohet si pistë kryesore nga policia për motivet e krimit. Koçi dyshohet se në portofolin e tij elektronik të kriptomonedhave për llogari të një personi tjetër kishte rreth 700 mijë euro dhe ka dyshime se datën kur u mor peng janë kryer disa transaksione nga telefoni i tij.

Vox News sjell një video ekskluzive të Armand Shakajt të shkëputur nga rrjetet e tij sociale./Voxnews.al

VIDEO

E bujshme! Hiqet ‘non grata’ për Sali Berishën/ Lajmin e jep Nard Ndoka, dalin detajet

Në një deklaratë në emisionin “Off the Record” në A2CNN, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka bërë të ditur se sipas informacionit që i ka mbërritur, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës i është hequr statusi “non grata”.

“Lajmi më ka ardhur tani. Sali Berishës i është hequr ‘non grata’. Ky është një lajm i mirë për opozitën në tërësi dhe për çlirimin tonë”, u shpreh Ndoka gjatë intervistës.

Ai theksoi se ky zhvillim, sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në dinamikën e opozitës dhe në raportin e saj me protestat qytetare.

“Ka qenë një pengesë jo e vogël për opozitën. Tani kemi një lloj çlirimi dhe raporti me protestat qytetare do të ndryshojë”, shtoi ai.

Ndoka argumentoi gjithashtu se opozita, sipas tij, është ndodhur nën një presion të dyfishtë: nga qëndrimet programore dhe nga marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Demokratike, përfshirë edhe çështjen e “non gratës”.

Kujtojmë se në maj të vitit 2021, me firmë të Sekretarit të Shtetit Blinken, Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën ‘non grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Njoftimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken – 19 Maj 2021

“Sot, po njoftoj shpalljen publike të Sali Berishës, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-Deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij personal dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, po riafirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky përcaktim është bërë sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura, 2021. Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkëlzen Berishën, dhe vajzën e tij, Argita Berishën Malltezi. Këta individë nuk janë të kualifikuar për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-së për të mbështetur reformat politike që janë thelbësore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete të tilla për të nxitur llogaridhënien për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe në nivel global.”

Protestat në sytë e gjithë botës, BE bën thìrrjen e fortë

Ndërsa Shqipëria vijon të përballet me protesta dhe debate të forta publike pas skandalit të lidhur me Zvërnecin, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka publikuar një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Postimi, i fokusuar te rëndësia e mbrojtjes së tokës dhe mjedisit, është interpretuar nga shumë qytetarë si një reagim indirekt ndaj zhvillimeve të fundit dhe kundërshtimeve për projektet që prekin zonat natyrore.

Në mesazhin e saj, BE thekson se toka nuk është thjesht sipërfaqja mbi të cilën ecim, por një ekosistem i gjallë dhe kompleks, që luan një rol thelbësor në ruajtjen e jetës, prodhimin e ushqimit dhe ekuilibrin e natyrës.

Sipas postimit, dëmtimi i tokës sjell pasoja të drejtpërdrejta për mjedisin, ekonominë dhe brezat e ardhshëm, duke e bërë mbrojtjen e saj një domosdoshmëri dhe jo thjesht një zgjedhje.

Mesazhi përmbyllet me thirrjen: “Mbro tokën, ajo mban jetën”.

Në kushtet e tensioneve dhe protestave që po zhvillohen, ky postim është parë nga një pjesë e opinionit si një mbështetje morale për qytetarët dhe grupet që kundërshtojnë ndërhyrjet në zona me rëndësi të veçantë natyrore dhe ekologjike.

Pas Iranit, Rama i kthehet Greqisë për protestat në Tiranë: Vetë shijojnë investìmet e huaja, por duan që ne të zihemi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e shumta të bëra së fundmi nga mediat greke, të cilat kanë shkruar shpesh kundër investimeve amerikane që pritet të bëhen në Shqipëri.

Në reagimin e bërë pasditen e sotme, Rama shkruan se Greqia po shijon suksesin e saj me investimet e huaja në vendin e tyre, ndërkohë që po rrisin tensionet mes shqiptarëve, me raportimet që kanë bërë së fundmi.

“Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!” shkruan Rama në reagimin e tij.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare publikoi një artikull ku shkruhet për përmirësimin e ekonomisë dhe shndërrimin e ishullit Mykonos në një nga atraksionet turistike më të vizituara, e kjo falë investimeve të huaja të bëra në zonë.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!

Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar????????

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027