PS drejt mandatit të katërt në Dibër, Xhelal Mziu “nuk e beson”: Kanë blerë dhe vjedhur votat!

Kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu akuzon PS dhe eksponentë të kësj partie se kanë blerë dhe vjedhur votat në qarkun e Dibrës.

Qarku i Dibrës është rozë ku PS ka fituar 58.82% të votave, ndërsa PD-ASHM vetëm 36.81%.

Mziu në një deklaratë për Euronews Albania shprehet se nuk ka mundësi që PD të dal me këtë humbje në Dibra dhe se nuk do e pranojnë rezultatin.

“Nuk mund të pranojmë një rezultat ku janë hedhur miliona euro në këmbim të votës, besoj që kushdo e kupton. Shoh një tendencë të zonave të cilat duhet të kishim një rezultat të thellë, shpresoj ta ruajmë mandatin e tretë në Diber, por varet nga shuma që kanë hedhur”, u shpreh Mziu.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PD fitoi 3 mandate në Diber, ndërsa PS fitoi 2.

Gahler i OSBE/ODIHR: Shqipëria nuk mund të futet në BE kështu siç është sot

Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në BE kështu siç është sot.

Gahler u rekomandoi të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht.

“Rekomandimet dhe këto që do të vijnë nga Parlamenti Europian unë absolutisht që do sugjeroja që aktorët e interesuar këtu, por do të doja ë kisha konsensus të gjerë të partive politike, për përmirësimin e procesit zgjedhor.

Kjo është një nga aspektet qe çon drejt BE. Çështja të tjera që përmendët që kanë të bëjnë me korrupsionin, të tjera gjëra që shkojnë përtej zgjedhjeve sigurisht që do të adresohen të jeni të sigurt.

Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot, ama ka shumë gjëra që mund të përmirësohen dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Unë rekomandoj me forcë të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht”, tha ai.

Chris LaCivita nxjerr videon e fortë: Ja si po vjedh votat Partia Socialiste

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita ka reaguar në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ndërsa ka publikuar një video, që sipas tregon si vidhen zgjedhjet në Shqipëri.

Chris LaCivita

“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me mirësjellje të qeverisë së drogës të Edi Ramës”, shkruan LaCivita në X.

Drejtuesi i fushatës elektorale të PD-së ka publikuar videon, qe PD denoncoi më herët, ku persona që janë pjesë e administratës shfaqen në zyrën elektorale të Erion Braçes.

Teksa filmohen, ata largohen me vrap, ndërsa PD akuzon për krime zgjedhore.

A do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtarët? Berisha: Trump është një forcë që mbështet zgjedhjet e lira, ta harrojë kush që…

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur konferencën e parë për shtyp që prej publikimi të rezultateve të përgjithëshme në rang vendi, ku Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë përballlë socialistëve.

Teksa u pyet nga gazetarët për një dorëqje të parevokueshme nëse ndërkombëtarët do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha refuzoi të përgjigjet në mënyrë direkte. Kreu i demokratëve bëri sërish thirrje deri në numërimin e fundit të votave.

Berisha tha se askush nuk mund t’i ndalë demokratët pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e tyre. Ndërkohë që nuk la pa komentuar për qëndrimin e presidenit amerikan, teksa theksoi se Trump ëhstë një forcë që mbështet fuqishëm zgjedhjet e lira në Amerikë dhe në botë.

“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë Partinë Demokratike pa bërë gjithcka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do të votojë i lirë. Forcë në botë nuk do të ketë të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë.

Trump është një forcë që mbështet fuqishëm zgjedhjet e lira në Amerikë dhe në botë. Ta harrojë kush se mund të pengojë shqiptarët po votuar edhe ata si kombet e lira”., tha Berisha.

Numërimi elektronik, PD zbret në 13 mandate në Tiranë! Kalon listën e hapur vetëm Ilir Alimehmeti! Ja diferenca me Tabakun, Metën dhe Murrizin

Partia Demokratike dhe koalicioni Shqipëria Madhështore në pësuar një tkurrje të numrave në kryeqytet. Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, PD ka humbur dy mandate deputetësh, duke zbritur provizorisht në kuotën e 13 deputetëve në Qarkun e Tiranës.

PD ka konfirmuar në Tiranë nga rezultati elektronik i Vorës dhe Njësisë Nr.10 në Tiranë 12 mandatet e sigurta, dhe një deputet që pritet të vij nga lista e hapur.

Sipas rezultatit paraprak, mandatin e deputetit ka arritur ta sigurojë vetëm Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë në garë.

Alimehmeti ka fituar deri më tani 1115 vota nominale. Ai ndiqet nga Jorida Tabaku me 996, Myslim Murrizi me 761, Asllan Dogjani me 671, Loranca Hoxha me 633 dhe Petrit Gjorgji me 431.

Ajo qe bie në sy është se Ilir Meta nga burgu ka fituar 340 vota, duke qëndruar jashtë parlamentit aktualisht.

Autobusi me pelegrinë bie në greminë, 21 të υd▪︎ kur dhe 24 të ρΙagosυr

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Sri Lanka, kur një autobus që transportonte dhjetëra pelegrinë budistë ra në një greminë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave dhe plagosjen e 24 të tjerëve, sipas një zyrtari të lartë të transportit.

Aksidenti ndodhi në një rrugë të ngushtë dhe të rrezikshme në zonën malore të Kotmales, në qendër të vendit. Rrugët dredha-dredha të këtij rajoni njihen për rrezikshmërinë e tyre, dhe ky aksident llogaritet si një ndër më vdekjeprurësit e dekadave të fundit në vend.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se pjesa e përparme dhe panelet anësore të autobusit janë shkatërruar plotësisht, ndërsa më shumë se gjysma e sediljeve janë shkëputur nga dyshemeja. Mjeti përfundoi në një plantacion çaji pasi humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Autobusi shtetëror po transportonte rreth 70 pasagjerë, rreth 20 më shumë se kapaciteti i lejuar, kur ndodhi aksidenti. Policia njoftoi se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin pak para se të ndodhte tragjedia.

https://x.com/tecas2000/status/1921599256059638151?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1921599256059638151%7Ctwgr%5E2d8d7ddc6d30897557deb0a61425671959b96c85%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fautobusi-me-pelegrine-bie-ne-gremine-21-te-vdekur-dhe-24-te-plagosur%2F

Do fluturoni më 15 dhe 16 maj? Aeroporti i Rinasit del me NJOFTIM EMERGJENT për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në datat 15 dhe 16 maj të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit.

Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen liderëve nga e gjithe Europa. Kështu, për shkak te masave te sigurisë dhe bllokimeve te rrugëve, priten vonesa dhe trafik.

“Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve, priten vonesa dhe trafik i rënduar Pasagjerët që udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e TIA

“Kandidatë të urryer nga njerëzit”/ Opozita po humb thellë, shpërthen Dash Sula: Kështu është kur

Dash Sula, i cili mbeti jashtë listës së sigurtë të PD në Elbasan dhe më pas dha dorëheqjen, ka reaguar për rezultatin shumë të rëndë zgjedhor me të cilin po përballet opozita.

Sula tha se rezultati reflekton listën e dobët dhe qokat e lidershipit.

“Disa prej tyre janë të urryer nga demokratët. Këta duan të vjedhin shtëpinë e vet, të vjedhin dhe të pasurohen. Kanë vënë njerëzit më të diskretituar”, tha ish deputeti.

“Listë më të dobët se Tirana dhe Elbasani nuk ka patur.

Këta vendosin njerëz për qoka, bëjnë emërime. Njerëzit nuk e kanë me PD, por e kanë me individët. Thonë ‘ky nuk ikën’, por duan ta qerojnë… PD duhet të bashkonte opozitën. Lista të ishte më e mira e mundshme dhe Berisha të mos kandidonte”, shtoi Sula gjatë një interviste për TCH.

PS drejt fitores me 83 mandate, vjen reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama: Çfarë agimi…

Teksa në të gjithë vendin vijon numërimi i votave, Partia Socialiste kryeson me 244,439 vota, që përkthehet në 83 mandate.

Për këtë ka ardhur dhe reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale.

Rama ka ndarë një foto nga pedonalja përballë selisë së Partisë Socialiste, me një filtër rozë sipër saj, ngjyra që simbolizon dhe PS. Krahas fotos, kryeministri shkuan “Çfarë agimi ky sot”, shoqëruar me emojin e dorës me 5 gishta, për të nënkuptuar numrin 5 që PS mban në fletën e votimit.

Përfundon procesi i numërimit të votave në Himarë! Kryeson PS, si renditen partitë e tjera

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave në Himarë.

Gazetari Enrik Mehemti raporton numrin e votave që ka marrë secila parti.

Partia Socialiste kryeson me 3196 vota
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2370 vota
Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 358 vota
Lëvizja Bashkë 58 vota
Lëvizja Atdheu 7 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik 10 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 20 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re 8 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 21 vota