Zbulohet tempulli antik dhe rrënoja të shumta arkeologjike në Zagori të Gjirokastrës (FOTO)

Në Zagori të Gjirokastrës janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike, gjatë punimeve për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Çajup–Zagorie.

Pranë fshatit Sheper janë identifikuar dy zona me vlera të veçanta arkeologjike.

Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve të DSHA dhe DRTK Gjirokaster, bëhet fjalë për gjurmët e një tempulli antik të shek. III–II p.e.s., si dhe struktura banimi të së njëjtës periudhë.

Aktualisht po përgatitet projekti për kryerjen e gërmimit të shpëtimit, i cili planifikohet të zhvillohet gjatë muajit maj, pas miratimit nga KKTKM, njofton Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Deputetët e BE-së, letër Mitsotakis: Greqia nuk duhet t’i shesë më anije Rusisë

Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i kanë bërë thirrje qeverisë greke të veprojë.

36 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar drejtpërdrejt një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën i kërkojnë që ai duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar çdo shitje të mëtejshme të anijeve greke në Rusi.

“Ne kemi besim te ju dhe qeveria juaj”, shkruajnë nënshkruesit e letrës, ndër të cilët është edhe politikania gjermane e partisë liberale FDP, Agnes Strack-Zimmermann. Ajo përfaqëson grupin liberal Renew në Parlamentin Europian.

“Pyetja është nëse firma të ndryshme bëjnë biznese me Rusinë pa dijeninë e shtetit grek”, tha Strack-Zimmermann. “Ne i kemi bërë thirrje qeverisë greke të hetojë për këtë çështje dhe nëse është e nevojshme, të ndërhyjë.”

Greqia furnizuesja më e madhe

Parlamentarët evropianë citojnë një studim të organizatës amerikane Brookings, sipas të cilit më shumë se një ndër tri anije të flotës ilegale ruse, ndaj së cilës SHBA-ja ka vendosur së fundmi sanksione, u përkisnin më parë pronarëve të anijeve nga Greqia. Kompanitë greke të transportit detar janë furnizuesit më të mëdhenj të rusëve me anije.

Shumica e anijeve duhet të jenë shitur vite më parë. Por me sa duket shitjet vazhduan edhe pas pushtimit rus të Ukrainës. Sipas studimit që prej asaj kohe pronarët e anijeve greke kanë fituar nga transaksione të tilla rreth katër miliardë dollarë.

Dekreti i BE-së i dhjetorit 2023 lidhur me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë parashikon detyrimin për raportimin e transaksioneve të tilla tek autoriteteve përkatëse. Në këtë dekret thuhet gjithashtu se është e ndaluar që Rusisë t’i shiten anije cisterna si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi./DW

Përshkallëzohet konflikti, India sulmon me raketa Pakistani

Pakistani deklaroi para disa minutash se është goditur nga një sulm me raketa nga India.

Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se India qëlloi raketa përtej kufirit në tre vende.

Ministria indiane e mbrojtjes tha se kishte shënjestruar “infrastrukturën terroriste” në Pakistan, në Jammu dhe Kashmirin e pushtuar nga Pakistani, “nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulmet terroriste kundër Indisë”.

Një zëdhënës ushtarak i Pakistanit tha se vendi do t’u përgjigjet sulmeve.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar.

India akuzon Pakistanin se mbështet terrorizmin ndërkufitar – një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht.

Egli dhe Gjesti së bashku në Kosovë, flet mikja saj

Që nga përfundimi i ‘BBVA’, Gjesti dhe Egli janë parë bashkë në publik vetëm disa herë, për arsye se çdo gjë dëshirojnë të mbajnë private.

Mikja e këngëtares ka konfirmuar thashethemet se çifti ndodhet së bashku në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka theksuar se Egli është së bashku me Gjestin në Kosovës dhe për këtë shkuarje të saj ka diçka.

Sipas ndjekësve, çifti është duke punuar për projekte të reja që do t’i publikojnë së bashku.

I dh* noi vajzën e mitur. A u kris marrëdhënia e Genta Gjalpit dhe partnerit të saj?

Influencerja e njohur, Genta Gjalpi së fundmi bëri bujë në rrjet si personazh pasi u shfaq në një video ku ajo dhunonte vajzën e partnerit të saj.

Një video që u komentua gjerë e gjatë në rrjet dhe pati një ndikim në gjendjen e saj psikologjike.

Mirëpo mesa duket kjo situatë nuk ka ndikuar fare në marrëdhënien e influneceres dhe partnerit të saj.

Së fundmi nëpërmjet një fotoje të postuar në profilin e saj, ish-banorja e “BBV” shfaqet e lumtur krah partnerit.

Kush po i υret dëshmitarët e fundit? Renato Hoxhaj lidhje me Roan Brahimin e υr arë në Greqi?

Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.

I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.

Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.

Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.

Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.

Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.

Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.

Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.

Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.

Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.

Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?

“SHBA t’i merr paratë dhe të këρut k okën”, Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata, Sorosi…

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ku ka folur për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA dhe shpalljen non-grata të Berishës.

Rama tha se teoritë që ai ka ndikuar me Soros për shpalljen non-grata të kreut të opozitës, janë “budallallëqe”.

Ai shtoi se “Amerika nuk blihet”, ndërkohë që shprehu habi për shumën e përdorur nga PD për lobimin në SHBA.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Fushata e PD është më shumë me sy nga Uashingtoni se sa këtu. Opozita thotë që Rama me George Soros, ka manipuluar dhe më kanë shpallur non-grata dhe tani të gjithë sytë janë nga Amerika, që do të rikthejë gjendjen e dikurshme. Kanë lobuar edhe me 6 mln dollarë. Mendojnë se keni bërë luftë kundër tyre dhe po i përgjigjen luftës.

Rama: Bufin e kënetës ti e njeh mirë. As ai vetë nuk e beson atë që thotë. Ai e di shumë mirë nga çfarë i ka ardhur ajo që i ka ardhur. Ai e di që nuk ka lidhje George Soros dhe as unë. Është kapur pas asaj narrative, sepse diçka do ta thotë. Që të mendosh se mundet një kryeministër, i një vendi si Shqipëria, ose kushdo, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, të ndikojë një firmë të vetme nga Sekretari i DASH, do të thotë të mos njohësh Amerikën.

Rakipi: Përfshirë edhe Soros?

Rama: Nuk funksionon kështu. Po të ishin SHBA-të një vend që mund të merreshin për hunde nga interesat politike të një vendi atje, apo paratë e kujtdoqoftë, nuk do të ishin superfuqi botërore. Sa ka para bota dhe sa naftë ka, sa ar dhe diktatorë ka bota, që do ta kishin futur në thes Amerikën?

Rakipi: Amerika në mënyra të ndryshme është sjellë, kanë mbajtur edhe diktatorë në pushtet.

Rama: Ata nuk kanë mundur ta ndikojnë Amerikën në asnjë mënyrë. Ku blihet Amerika me lekë? Ti merr lekët dhe të këput dhe kokën.

Historira pastaj budallallëqe, Soros, McGonigal, janë budallallëqe, nuk funksionon kështu. Bufi e di shumë mirë nga i ka ardhur, është i qartë në gjithçka. Nuk e tregon dot ai nga i ka ardhur. Do të thotë se i meriton ato për të cilat i kanë vënë damkën si familje? Pjesa tjetër, pse nuk u hoq non-grata? Se kanë kaluar 6 muaj. Pse nuk u hoq? Aq më tepër nëse do ta kishte vënë Soros, që është djalli për pjesën tjetër, pse nuk u hoq kjo? Atij shefit të kabinetit të Orbanit, ia hoqën. Po LaCivita çfarë është? Një konsulent që punon për kë i ofron paratë.

Rakipi: Është një lobim, por edhe ju keni lobuar në SHBA. Ku ndryshon lobimi juaj me të këtyre?

Edi Rama: Këtu është një shumë marramendëse, 6 mln dollarë. Lulit për 500 mijë euro, që prapë janë shumë, iu bë gjithë ajo gurgule dhe bufi i bëri gjyqin Lulit për 500 mijë. Tani 6 milionë, çfarë do të thotë?  Kjo kontratë do të jetë një bumerang i madh edhe në SHBA.

SONDAZHI i “McLaughlin and Associates”: Si do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do mbaheshin nesër

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste e Edi Ramës do të fitonte me 49.4% të votave në rang kombëtar, kundrejt koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të Sali Berishës, e cila do të siguronte 34.9% të votave.

Është ky rezultati i sondazhit të tretë, të publikuar ekskluzivisht në emisionin Top Story, në Top Channel, realizuar në bashkëpunim me kompaninë e njohur amerikane “McLaughlin and Associates”.

Sipas të dhënave të sondazhit të tretë, realizuar nga 26 prilli deri më 3 maj dhe ku janë pyetur 1200 qytetarë, garën mes partive të reja e kryeson partia “Mundësia” e Agron Shehajt, me 5.3% të votave, e ndjekur nga “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me 3.3% dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, me 3.1% të votave.

SONDAZHI i “McLaughlin and Associates”: Si do votonin

Sondazhi i publikuar në emisionin Top Story, të Grida Dumës, i pari në Shqipëri me ekspertë ndërkombëtarë që parashikuan fitoren e Donald Trump, sjell të dhënat për dy qarqet më të rëndësishme e më të mëdha në vend, Tiranën dhe Elbasanin.

Sipas të dhënave të sondazhit, nëse Tirana do të votonte sot, 47.8% e saj do të ngjyrosej rozë, duke zgjedhur Partinë Socialiste, ndërsa 30,8% e saj do të ishte blu, duke zgjedhur Partinë Demokratike.

Edhe në kryeqytet, garën e partive të reja e kryeson “Mundësia”, me 5.7% të votave, ndjekur nga “Shqipëria bëhet”, me 4.6% e votave, “Lëvizja Bashkë” me 2.1%, PSD me 1.7% dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 1.3% e votave.

Shifrat e përkthyera në mandate do të ishin 20 për Partinë Socialiste, 13 për Aleancën Shqipëria Madhështore, 2 për Partinë Mundësia dhe 2 për Lëvizjen Shqipëria Bëhet.

Nëse shqiptarët do të votonin sot, surpriza nuk ka as në Elbasan. Të dhënat e sondazhit për këtë qark nxjerrin fituese Partinë Socialiste me 53.2% të votave, ndaj 33.6% që shkojnë për koalicionin opozitar. Në Elbasan, forcë e tretë del “Shqipëria Bëhet”, që siguron 2.9% të votave, ndjekur nga partia “Mundësia” me 2.2% të votave dhe Lëvizja Bashkë me 1.5%.

Sipas të dhënave të sondazhit të tretë, që publikohet vetëm pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Edi Rama është politikani më i pëlqyer për shqiptarët, me 51.9%, i ndjekur nga Sali Berisha, që pëlqehet nga 36.6% e shqiptarëve, dhe Agron Shehaj me 36%. Ndërkohë, Adriatik Lapaj pëlqehet nga 30.3% e shqiptarëve, ndjekur nga Arlind Qori me 26.6% dhe Lulzim Basha me 12.5%. Edhe në sondazhin e tretë, tri mbeten problemet kryesore të shqiptarëve: ekonomia, papunësia dhe emigrimi.

Sondazhi i McLaughlin, në bashkëpunim me Top Channel, është i pari në Shqipëri i një kalibri me ekspertë ndërkombëtarë, sjell një standard të ri në analizën e opinionit publik dhe parashikimin e tendencave elektorale. John McLaughlin është vlerësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, si “një nga më të mirët në këtë fushë” dhe “një mendje brilante strategjike”./TCH

“Nuk pranoi të tregojë sa do paguhet”, Wall Street Journal artikull për Chris LaCivita: Berishën ‘non grata’ e krahason me Trump!

Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, i cili aktualisht po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur amerikane “Wall Street Journal”.

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: “Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?”, ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale.

Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht.

Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve,” shkruan gazeta.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

Gazeta raportoi se Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke i cilësuar ato si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike. Ndërkohë, LaCivita e krahasoi këtë situatë me ndjekjet penale ndaj Donald Trump.

“Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast,” tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

Sipas gazetës, shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

“Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë,” tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë.

LaCivita theksoi se do të dëshironte të tërhiqte më shumë klientë të huaj, por se do të ishte i kufizuar vitin e ardhshëm për shkak të angazhimit të tij me politikanë amerikanë në zgjedhjet afatmesme./Wall Street Journal

Zef Mazi: Premtimi i Ramës për anëtarësim në BE 2030 është “iluzion”!

Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është “iluzion”, i tha BIRN ish-kryenegociatori për anëtarësimin e vendit.

Duke synuar një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në qeveri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Rama ka zbuluar një program të titulluar “Shqipëria 2030”, duke u zotuar të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 dhe të sigurojë anëtarësimin deri në fund të dekadës.

Qeveria e Ramës ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022, por ish-diplomati Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në në vitet 2020-2022, tha se hapja e kapitujve “nuk është e njëjta gjë” me mbylljen e tyre. Shqipëria, deri më tani, nuk ka mbyllur asnjë.

“Mali i Zi kishte hapur 32 kapituj në vitin 2012. 13 vjet më vonë, në vitin 2025, Mali i Zi ka qenë në gjendje të mbyllë vetëm pesë kapituj, nëse nuk gabohem”, tha Zef në një intervistë.

“Prandaj, nuk mund ta kuptoj se nga vjen entuziazmi retorik i mbylljes së negociatave në vitin 2027 ose i dhënies së pasaportave të BE-së. Sado që do të doja t’i shihja gjërat në një dritë tjetër, kjo më duket më shumë iluzion sesa realiste.”

“Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë, veçanërisht duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat dhe situatën brenda BE-së dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, tha Mazi, i cili është 69 vjeç dhe tani ka dalë në pension.

Integrimi në BE s’është çështje partie

Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare më 11 maj, të cilat mund t’i japin Ramës edhe katër vjet në pushtet, përveç 12 viteve që ka pasur që nga viti 2013.

Gjatë kësaj kohe, Partia Socialiste e Ramës është goditur nga një sërë skandalesh krimi të organizuar dhe korrupsioni dhe është akuzuar për shkelje të lirive të medias, megjithatë ajo vazhdon të përballet me një opozitë në rrëmujë.

Kritikët thonë se, me pak gjëra për t’u mburrur në frontin e brendshëm, Rama po premton pranim të shpejtë në BE në një përpjekje për të siguruar mbështetje para zgjedhjeve. Ai, madje, shfaqi një maket të një pasaporte të BE-së për Shqipërinë.

Megjithatë, Mazi paralajmëroi se integrimi në BE duhet të shihet si një çështje kombëtare, jo si një futboll politik.

“Integrimi në BE nuk është çështje partie, por çështje vendi”, tha ai.

“Kur një vend bëhet shtet anëtar, në tabelën e emrit nuk shkruhet ‘Partia Socialiste’ ose ‘Partia Demokratike’, por emri i vendit. Pjesa tjetër është marrëdhënie publike dhe fushatë.”

“Ka shumë pompozitet politik kur hapet një Grup (kapitujsh). Edi Rama nuk ngurron ta përdorë atë”, tha Mazi.

“Ai, madje, shkon personalisht në Bruksel për një ngjarje që nuk kërkon ceremoni, por është thjesht pjesë e një procesi normal. Reklamohet për PR dhe konsum politik të brendshëm dhe kapital më shumë sesa kuptohet se çfarë do të thotë në të vërtetë.”

Çdo reformë është e rëndësishme

Sfida më e madhe me të cilën përballet Shqipëria, tha ai, është krijimi i një “strukture plotësisht funksionale, të qëndrueshme dhe të fuqishme të dedikuar vetëm për integrimin në BE.

Kjo strukturë duhet të përbëhet nga staf i përhershëm, jo-rrotacional, shumë i kualifikuar, profesional, diplomatik, politik dhe teknik, të gjitha nën një çati të veçantë në nivel ministror”.

“Integrimi në BE është dhe duhet të shihet si një paketë”, tha ai.

“Reformat nuk janë hierarkike në rëndësi; secila është e rëndësishme në vetvete. Sigurisht, disa artikulohen më shpesh, disa jo aq shumë.”

“Çdo gjë që ndodh në një vend kandidat ka ndikim në procesin e integrimit në BE: politika dhe partitë politike, parlamenti, reformat, lufta kundër korrupsionit, gjyqësori, drejtësia, siguria… biznesi, media, qeverisja lokale, akademia, bujqësia, industria, doganat, monopolet e kështu me radhë.”

Dhe pastaj është çështja e lodhjes nga zgjerimi brenda vetë BE-së.

Pavarësisht retorikës nga Brukseli në favor të zgjerimit të mëtejshëm në Ballkan, disa anëtarë mbeten skeptikë, tha Mazi: “Fatkeqësisht, nuk ka zëra mjaftueshëm të fortë dhe numerikë mbështetës për të nxitur integrimin e Shqipërisë, si dhe të Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.”

Përtej një nervozizmi të përgjithshëm në lidhje me zgjerimin, integrimi mund të pengohet edhe nga shtete anëtare individuale me mosmarrëveshje specifike dypalëshe me një kandidat, siç ka qenë rasti midis Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë.

I pyetur nëse mund të ketë disa shtete anëtare që kundërshtojnë konkretisht pranimin e Shqipërisë, Mazi tha: “Mendoj se ka, megjithëse këto nuk e thonë hapur; ajo që disa thonë publikisht është e ndryshme ose edhe e kundërta me atë që thonë në takimet e mbyllura të BE-së.