14 vjecarja shqiptare hidhet nga kati i tretë dhe υ▪︎d es, ja cfarë e shtyu

Një vajzë 14 vjeçare ka ndërruar jetë në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos, pasi ëhstë hedhur nga kati i tretë i shtëpisë ku jetonte me dy prindërit e saj. Newsbomb.al mëson se familja është me origjinë nga Dukati i Vlorës.

E mitura është dërguar me urgjencë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vajza vdiq pak minuta më pas.

Familja Bozhanaj është tronditur nga ky lajm tragjik për ikjen e parakohshme të vajzës 14 vjeçare. Nga informacionet e para që raportojnë mediat në Itali, dyshimet janë se ajo mund të ketë rënë pre e bullizimit dhe në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Nëna e vajzës ka qenë në apartament në kohën kur ka ndodhur ngjarja, kjo e deklaruar dhe nga dëshmitarët, ndërkohë që vet ajo u ka thënë hetuesve se e ka parë të gjithë momentin kur e bija ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i tretë.

Prokurori publik në detyrë ka urdhëruar hapjen e një hetimi për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e rënies së 14 vjeçares, raporton newsbomb.al.

Hetimet u janë besuar karabinierëve, të cilët po rindërtojnë sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe po verifikojnë çdo element të mundshëm të dobishëm për të sqaruar vdekjen tragjike të së miturës me origjinë nga fshati Dukat i Vlorës.

‘Të rinj, por në t ru janë bufa’, Rama sulmon partitë e vogla: Farë e keqe që polli LSI-në, s’duhen lënë të mbijnë”

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër partitë e vogla opozitare gjatë një deklarate publike, duke i cilësuar si “farë e keqe që polli LSI-në”. Sipas tij, këto forca politike nuk duhet të lejohen të përhapen në skenën politike shqiptare, pasi sipas tij nuk ofrojnë asnjë alternativë të re.

“Ju e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare”, u shpreh Rama, duke iu referuar LSI-së si shembull negativ.

Kryeministri kritikoi edhe deklaratat e disa partive të reja që sugjerojnë zgjedhje të parakohshme në rast se marrin mjaftueshëm vota për të ndikuar në formimin e qeverisë, duke i quajtur “të njëjtët si PD-ja dhe Sali Berisha”.

Ai ironizoi lidershipin e partive të reja: “Kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru, në tru janë të tërë bufa të vegjël.”

Rama theksoi nevojën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe kujtoi se dera e Unionit është e hapur, por kërkon seriozitet politik dhe stabilitet.

“Duhet futur Shqipëria në BE, na ka hapur derën. Ajo është një shtëpi të pasurish, dera hapet kur u intereson atyre”, u shpreh ai.

Merr fund flirti i Luana Vjollcës me milionerin nga Tirana!? Çfarë ndodhi me lidhjen e re të moderatores

Jeta private e Luana Vjollcës ka qenë kryefjalë e shtypit rozë, përgjatë gjithë këtë viti. Vetëm muajin e shkuar, shkruam për një raport të ri dashurie që moderatorja kishte nisur. Moderatorja kishte nisur një histori të re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa.

luana vjollca

Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend — madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel. Por kush është Driloni? Në rrethet sociale të Tiranës, Driloni njihet si një i ri pasanik, që vjen nga një familje sipërmarrësish. Në rrjetet sociale ai ka ruajtur një profil të ulët, duke preferuar që të jetojë larg famës.

Por duket se diçka ka ndodhur mes këtij çifti, pasi aktualisht të dy nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se gjithçka ka përfunduar. Luana është padyshim ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale, sakaq nga ana tjetër, Driloni ka një profil tejet privat, ku ditët e fundit ka larguar edhe shumë miq të tij, duke zgjedhur të mbajë vetëm 1 person dhe 3 që ai ndjek.

luanavjollca

Nuk dihet nëse çifti ka zgjedhur që mos të ndiqen vetë, për të mos krijuar zhurmë mediatike, apo mes tyre përfundoi gjithçka brenda pak kohësh dhe i kanë dhënë fund historisë që nisën rreth 1 muaj më parë.

Kjo histori e re dashurie për moderatoren, vinte pas ndarjes së vështirë pas 8 vitesh me Krenar Çoçajn. Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë pak kohë më parë, ku edhe u konfirmua ndarja e saj me Krenarin.

luana vjollca dafina zeqiri (7)

Duket se artistja i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj. Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën. Moderatorja e njohur, teksa ka hapur një nga prime e Ferma VIP, ka bërë një deklaratë për veten, e cila ka trazuar rrjetin për mesazhin që ajo ka dashur të transmetojë.

luana vjollca (4)

Teksa i është referuar vetes dhe vajzave të tjera të cilat i konsideron lule, Luana është shprehur: “Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh.” Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar të qeshura në studio dhe duartrokitje, me Luanën e cila një moment ndjeu nevojën e t’u shpjeguarit se e kishte fjalën “për Luanën si moderatore”. “Se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër”,- u shpreh ajo.

luana vjollca (6)

Burri ρΙagos me th ▪︎ikë gruan, ia mbath, por ν▪︎des në aksident me makinë

Një ngjarje tragjike, e denjë për skenarët e filmave hollivudianë, është regjistruar në Parma të Italisë.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se një 58-vjeçar pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e goditur me thikë, ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes, por ndërroi jetë në një aksident me makinë.

Dhahri Abdelhakim, me origjinë nga Tunizia, e plagosi nënën e fëmijëve të tij në banesën e saj, në San Secondo Parmense, një qytet në zonën e Bassa Parmense dhe u përpoq të arratisej, por vdiq pasi makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion.

Aksidenti rrugor që i mori jetën 58-vjeçarit ndodhi në rrugën provinciale 10, jo shumë larg shtëpisë ku gruaja u godit me thikë. Dy personat që udhëtonin me kamionin mbetën të plagosur rëndë.

Sakaq, mediat raportojnë se gjendja e gruas është e rëndë, pavarësisht se fëmijët, 8 dhe 6 vjeç të çiftit, alarmuan fqinjët, të cilët thirrën me shpejtësi mjekët.

Rrëzohet avioni, 5 persona mbijetojnë për 36 orë në kënetë me aligatorë

Pesë persona, përfshirë një fëmijë dhe pilotin, kanë mbijetuar për 36 orë në një kënetë të rrezikshme në Amazonë pas një uljeje emergjente të avionit të tyre në Bolivi. Të mbijetuarit qëndruan mbi trupin e avionit, të rrethuar nga aligatorë dhe një anakondë, derisa u shpëtuan nga autoritetet.

Avioni u zhduk të enjten dhe u gjet dy ditë më vonë nga peshkatarë lokalë pranë lumit Itanomas. Piloti tha se një defekt motorik e detyroi uljen emergjente në kënetë. Pasagjerët mbijetuan duke ngrënë miell manioku dhe qëndruan të palëvizshëm për shkak të rrezikut nga grabitqarët, të cilët, sipas pilotit, mund të jenë mbajtur larg nga rrjedhja e karburantit të avionit. Të pestë u dërguan me helikopter në spital dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet lokale e quajtën shpëtimin një bashkëpunim të suksesshëm institucional dhe shmangie të një tragjedie të mundshme.

“Pse më sheh”, ρΙαgosja në afërsi të Kishës së Laçit, si debati degradoi në ρërdorimin e ar▪︎ mës

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit.

Paraprakisht dyshohet se janë zënë për motive të dobëta, teksa në gjendje të rëndë ndodhet shitësja e qirinjve në anë të rrugës, e cila ishte futur për t’i ndarë.

“Pse më sheh”, ky dyshohet se ka qenë nisja e përdorimit të armëve, raporton Top Channel.

Dyshohet se më pas dikush ka zbritur me dorezë hekuri e kanë nisur të përplasen fizikisht.

Pas kësaj dyshohet se një tjetër person ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke plagosur 5 persona.

E vërteta e madhe/ Ja kush na qenka Diellza, a është takuar ajo me Gjestin pas mbarimit të BBVA?

Në emisionin Kosova Today është diskutuar emri i Diellzës, e cila është përmendur shpesh nga banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti.

Sipas diskutimit në studio, Diellza ka qenë në një lidhje pesëvjeçare me Gjestin dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij, veçanërisht në kohët e vështira financiare.

Gjesti ka treguar se ajo jo vetëm e ka ndihmuar atë, por edhe miqtë e tij. Gazetari në studio zbuloi se së fundmi Gjesti dhe Diellza janë takuar dhe ai i ka dhuruar një zinxhir si simbol.

Po ashtu, ai shtoi se motra e Gjestit, Blerina, është shoqe e ngushtë me Diellzën, me të cilën kanë punuar për më shumë se dy vjet në një qendër tregtare në Prishtinë. Sipas gazetarit, kjo mund të jetë arsyeja pse Blerina nuk tregon interes për Eglin dhe nuk e ndjek atë në rrjete sociale.

Gjithashtu, u përmend se Diellza është larguar nga rrjetet sociale pasi Gjesti fitoi famë dhe është zhvendosur në Gjermani, ku ka familjarë. Gazetari solli një detaj interesant nga vizita e Blerinës në Big Brother ku kishte thënë:

“Kam qenë në Gjermani veç për ty”, që sipas gazetarit mund të jetë një sinjal që marrëdhënia me Diellzën mund të rifillojë pas daljes së Gjestit. Në fund ai u shpreh se lidhja mes Gjesti dhe Eglit mund të jetë thjesht një strategji marketingu.

Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, b▪︎mba i shpërthen në duar! Humb je▪︎ tën 38-vjeçarja në Selanik!

Po planifikonte ta vendoste në një bankomat, bomba i shpërthen në duar! Humb jetën 38-vjeçarja në Selanik, zbulohet e shkuara e saj. Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën pasi një bombë shpërtheu në duart e saj në orët e para të mëngjesit në qytetin e Selanikut.

Nga verifikimi i pamjeve të disa kamerave të dyqaneve të zonës duket se gruaja në fjalë mbante një pajisje shpërthyese në një çantë dhe planifikonte ta vendoste atë në një bankomat.

Pasi e ka lënë pranë ndërtesës së bankës ajo është larguar disa metra , është kthyer përsëri dy herë për të parë se përse bomba nuk po shpërthente dhe hera e dytë ka qenë fatale pasi i ka shpërthyer në duart e saj duke i prerë njërën dorë dhe duke e plagosur rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe i është dhënë ndihma e parë, por gjatë rrugës për në spital ajo ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në një lagje banimi në qendër të Selanikut, përpara një pallati ku në katin përdhes ndodhet një filial banke. Pamjet pas shpërthimit tregojnë një brimë në anën e ndërtesës , dyqanet, muret e pallatit dhe makinat e parkuara aty pranë kanë pësuar dëme nga vala goditëse. Llamarina dhe copa xhamash janë shpërndarë në rrugë dhe trotuar.

Njësitë e mjekësisë ligjore dhe oficerë të antiterrorit kanë kryer për orë të tëra kërkime në vendngjarje. Burime policore kanë deklaruar se ka filluar një hetim penal pasi 38-vjeçarja kishte qenë e përfshirë në vepra të tjera penale në të kaluarën si pjesëmarrje në grabitje, falsifikim, prostitucion, trafikim lëndësh narkotike dhe posedim armësh.

Shoqe të ngushta?! Motra e Gjestit reagon për herë të parë për “takimin” mes Gjestit dhe ish-partneres së tij, Diellza!

Blerina Kelmendi, motra e Besart Kelmendit, njohur si Gjesti, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram, duke kundërshtuar lajmet që po qarkullojnë në rrjet lidhur me marrëdhënien e saj me Diellzën – ish-partneren e Gjestit – dhe distancën ndaj Eglit, partneres së tij aktuale.

Në një InstaStory, Blerina shprehu zhgënjimin për përfshirjen e emrit të saj në histori që, sipas saj, nuk kanë lidhje me realitetin.

Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin. Turp.

Reagimi i saj vjen pas zërave që sugjeronin se shoqëria e saj me Diellzën është arsyeja për mospëlqimin ndaj Eglit, i përforcuar edhe nga fakti që ajo nuk e ndjek Eglin në Instagram.

Blerina theksoi se është e lodhur nga spekulimet dhe kërkoi që të mos përfshihet më në histori të pavërteta, duke ngritur gjithashtu shqetësimin për shkeljen e privatësisë në epokën e rrjeteve sociale. Ajo përfundoi mesazhin me një koment ironik:

Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?

Reagimi ka marrë shumë mbështetje nga ndjekësit, ndërkohë që Gjesti dhe Egli nuk kanë bërë ende asnjë koment publik.

Atentati ndaj biznesmenit Bujar Nasufi/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova e fortë. Dalin në skenë 2 vëllezër nga Përmeti, roli i tyre

Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.

Pas krimit, autori që lëvizte me një motorr e dogji atë një nga tunelet që zonën e Kombintatit dhe duke qenë se ekzekutori kishte përdorur doreza, në motomjet nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve.

Por, në njërën nga dorezat që ishte gjysmë e djegur, u zbulua material biologjik dhe prej tij është përftuar një profil ADN i gatshëm për krahasim.

Burime pranë grupit të hetimit thanë për News 24 se është kërkuar krahasimi i këtij profile me bazën e të dhënave të ADN-së pranë interpolit. Nëse rezulton i përputhshëm me ndonjë nga profilet e të skeduarve më herët për krime të tjera, prokuroria mund të ketë të dyshuarin e parë.

Hetuesit po ashtu konfirmojnë se vendim gjykate është vendosur që profili i ADN-së së përftuar të krahasohet me atë të nënës se vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë patur konflikte me biznesmenin e vrarë për shkak të shitjes së një prone nga babai i tyre në emër të Bujar Nasufit.

Të dy vëllezërit janë të skeduar në Spanjë në aktivitetin e trafikut të kokainës dhe prokuroria po heton për implikimin e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas. Ai po parkonte makinën kur një person u afrua pranë tij dhe e ekzekutoi më disa plumba.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria është duke hetuar në disa pista, por e vetmja shpresë që mund ti afrohet të paktën emrit të ekzekutorit është prova e ADN-së që kanë prej tij.