Një fushatë për të moszbatuar pikën 8 të nenit 46 të Statutit të PD që shkarkon automatikisht Berishën në 12 maj

Fushatë për justifikimin e humbjes së paralajmëruar sinjalizon se Familja Berisha nuk ka ndërmend të zbresë nga qafa e Partisë Demokratike pas 12 majit…

Të gjitha sondazhet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë një emërues të përbashkët; Partia Demokratike është 11 deri në 15 pikë pas Partisë Socialiste.

Sondazhet, të cilat nuk përfshijnë votën e diasporës për të cilën nuk dihet se në cilin krah do anojë, janë shpallur nga opozita si të blera, ndonëse kompanitë janë konfirmuar si serioze në zgjedhjet e kaluara, duke parashikuar me një saktësi të frikshme rezultatin, madje njëra prej tyre ka parashikuar edhe fitoren e Trump.

Nga ana tjetër, asnjë kompani sondazhesh nuk ka pranuar ofertat financiare të Syri Tv për të kryer një sondazh që nxjerrë fituese Partinë Demokratike, pasi reputacioni i kompanisë do të shkatërrohej me 12 maj.

Nën këtë atmosferë sinjalesh humbjeje, Partia Demokratike ka pritur me entuziazëm të pazakontë, si të kishte fituar zgjedhjet, një rezolutë të katër Partive Popullore Europiane, përmes të cilës zgjedhjet parlamentare 11 majit pothuajse shpallen të manipuluara. Dokumenti është hartuar nga vetë PD, ndërsa PPE e kanë miratuar si ndonjë profesor kur ish studenti i zë derën për të firmosur një rekomandim me karakteristika të shkruara nga vetë ai, për të plotësuar kriteret formale për një vend pune.

Disa ditë më parë, Sali Berisha i ka besuar Gjin Gjonit hartimin e dosjes së ‘manipulimit’ të zgjedhjeve të 11 majit. ‘Libri i zi 2’, i ngjashëm me ‘Librin e zi të zgjedhjeve 2023’, pritet të miratohet nga forumet e PD nga muaji korrik, në vend të analizës së humbjes së pritshme.

Ditën e sotme, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u detyrua të përgënjeshtronte portalin e familjes Berisha, i cili pretendonte se ambasadori Silvio Gonzato ka hequr nga raporti i OSBE-ODHIR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral. Në kulmin e fushatës elektorale, Sali Berisha i ka përqendruar energjitë në krijimin e një narrative për të konstestuar rezulatatin e zgjedhjeve të 11 majit. Retorika e fushatës ka devijuar në denoncimin e ‘krimeve zgjedhore’, ndonëse deri më sot, në flagrancë duke blerë vota është kapur vetëm një përfaqësues i PD-së.

Fushata për justifikimin e humbjes së paralajmëruar sinjalizon se Familja Berisha nuk ka ndërmend të zbresë nga qafa e Partisë Demokratike pas 12 majit, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Sali Berisha, në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, miratoi një amendament të rreptë në statutin e PD, për përgjegjësinë e kryetarit në rast se partia humbet zgjedhjet parlamentare. Qëllimi i amendamentit ishte dëbimi i Lulzim Bashës nga PD-ja dhe legjitimimi i kthimit të Berishës, edhe pse alibia e Bashës për humbjen e zgjedhjeve të 2021 ishte mbështetur nga Berisha deri ditën e ‘besëprerjes’.

Bëhet fjalë për pikën 8 të nenit 46 të statutit të PD. Kjo pikë parashikon që; Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie”.

Kjo pikë e statutit të PD është ende në fuqi. Nëse PD humbet zgjedhjet, Sali Berisha, sipas këtij parashikimi, është i shkarkuar automatikisht në 12 maj si kryetar i PD. Por, halli i Familjes për t’a mbajtur PD-në si helmetë, pritet të dominojë mbi këtë parashikim statutor, për të cilin do të gjendet një marifat që të ‘zbatohet’ si primaret!

Propozohen tarifa 500% për shtetet që blejnë naftën ruse, nëse Putini refuzon paqen

Senatori amerikan, Lindsey Graham të mërkurën ka deklaruar se 72 senatorë të SHBA-së mbështesin një projektligj që do të vendoste sanksione “dërrmuese” mbi Rusinë – dhe tarifa të larta ndaj vendeve që blejnë naftë dhe gaz ruse, nëse presidenti Vladimir Putin refuzon të angazhohet në negociata serioze për paqe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Qëllimi është të ndihmojmë presidentin”, ka deklaruar Graham, republikan nga Karolina e Jugut dhe një aleat kyç i presidentit Donald Trump.

Projektligji, përfshinë 500% tarifa mbi importet e vendeve që blejnë naftë, gaz natyror, produkte të naftës apo uranium nga Rusia. Po ashtu do t’i ndalonte qytetarët amerikanë të blejnë letra ruse me vlerë.

Projektligji veçse ka kaluar pragun kritik prej 60 bashkësponsorëve, me përkrahje nga liderët e të dy partive. Kjo përkrahje e madhe po ashtu siguron edhe aprovimin e projektligjit në Senat dhe do të ofronte mbështetje të mjaftueshme për të kaluar një veto potenciale nga presidenti Trump.

“Ai tha se ishte i frustruar. Dua që negociatat të përfundojnë luftën, në mënyrë të ndershme dhe të drejtë. Mendoj se Trumpi është personi i duhur për të arritur këtë qëllim, por këto sanksione përfaqësojnë qëndrimin e Senatit se ne e shohim Rusinë si fajtorin kryesor”, ka deklaruar Graham.
Graham e ka paralajmëruar Putinin kundër nënçmimit të Trumpit, duke e quajtur projektligjin “një mjet në kutinë e mjeteve të presidentit Trump”.

“Kur presidenti Trump beson se ne kemi arritur një rrugë pa krye, atëherë prisni veprime”, shtoi ai.

Sipas tij Putini përfundimisht do të përballet me një zgjidhje: negocio ose shiko ekonominë ruse të “shkatërrohet”.

Vuçiç: Më vendosni çdo sanksion, do shkoj në Moskë se i kam dhënë fjalën Putinit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga rruga e saj evropiane, por ai tha se do të shkojë në Moskë më 9 maj.

Ai tha se ia ka dhënë fjalën Putinit që do të vizitojë Moskën më 9 maj, dhe se Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të tërhiqet prej saj. Dy deklarata që mesa duket kontradiktojnë njëra-tjetrën.

“Jam gati të pranoj çdo lloj sanksioni. I thashë Putinit se do të shkoj në Rusi më 9 maj, jam i obliguar nga fjala ime e dhënë. Askush tjetër nuk duhet të shkojë dhe të vuajë, unë do të shkoj, përveç nëse nuk e di se çfarë ndodh ose nuk e di se çfarë kërcënimi i drejtohet Serbisë”, tha Vuçiç.

“Serbia do të mbetet në rrugën evropiane edhe pas kësaj, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë, sepse ky ishte edhe një premtim i bërë para zgjedhjeve”, shtoi më tej ai.

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, e viziton Moskën javën e ardhshme.

Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiçit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.

Vuçiq ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.

Si nëpër filma! Shqiptari kapet me detektor antipërgjim në makinën që tra fikonte k. okainë, e hodhi nga makina sapo…

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik kokaine nga karabinierët italianë në Fano, por ajo që ka shtangur më shumë efektivët sesa droga e sekuestruar, ishte një sistem antipërgjimi që adoleshenti kishte instaluar në makinën e tij.

Pajisja e antipërgjimit dhe sasia prej të paktën 40 gramë kokainë që ai e hodhi nga dritarja gjatë ndjekjes si nëpër filma nga policia, u sekuestruan si prova materiale.

Aksioni u krye disa ditë më parë, kur efektivët pikasën mjetin e raportuar si të dyshimtë, një “Ford Fiesta”.

Makina rezultoi në pronësi të një italiani që ishte nën arrest shtëpiak për krime në fushën e drogës, por përdorej së fundmi nga shqiptari.

I riu kishte mbërritur së fundmi në Itali si turist dhe po qëndronte në zonën e Torrette. Këtu ai takoi një burrë që po ngiste një makinë luksoze me fuqi të lartë. Një automjet që nuk kaloi pa u vënë re, teksa dyshohet se kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Teksa vuri re se po ndiqej nga karabinierët, 19-vjeçari ka shtypur gazin e makinës në përpjekje për të shpëtuar nga prangosja. Në këtë moment hodhi diçka nga dritarja e mjetit. Efektivët gjetën dy pakot, njëra prej të cilave kuti cigaresh ku ishte kamufluar kokaina, secila nga 20 gramë drogë. Gjithashtu pas kapjes iu gjetën edhe 400 euro cash.

Por ajo që pikasi më shumë ishte një pajisje q i riu mbante për të zbuluar dhe mbrojtur përgjimet telefonike.

Një detektor që kap valët e radios, fushat magnetike, pajisjet e fshehura në mënyrë që të shqetësojë frekuencat dhe të parandalojë hetuesit të dëgjojnë bisedat ose të ndjekin personin nëpërmjet GPS-it.

Funksionon në frekuenca të caktuara dhe “e mbron” kriminelin nga veprimet e kontrollit. Një shenjë e qartë se i riu kishte ngritur një biznes droge dhe se, për t’u mbrojtur nga hetimet, kishte disa mjete në dorë për të mashtruar hetuesit, informon media italiane.

Pas arrestimit, shqiptari u izolua në burgun e Pesaros. 19-vjeçari u mbrojt nga avokatja Maria Elena Cortiglioni dhe shfrytëzoi të drejtën për të heshtur. Gjykata gjatë masës së sigurisë e liroi dhe urdhëroi dëbimin e tij nga Emilia Romagna, pas mbarimit të procesit hetimor dhe gjyqësor.

E çuditshme/ Egli nuk bënë dot as kaq gjë për Gjestin?

Mesa duket, asgjë nuk është më si dikur mes dy personazheve kryesore,

Gjestit dhe Eglit. Edhe pse në Big Brother i shihnim gjithmonë të afërt, tani është krejt ndryshe.

Dhe, siç do ta thoshte vetë Gjesti, “është kry çdo sen”, pasi në asnjë postim të Gjestit nuk kemi parë asnjë like nga Egli.

Duket se gjithçka ishte vetëm fasadë! Ndërsa në Big Brother shpesh i shihnim së bashku, tani, në Instagram, çdo gjë është shumë më e ftohtë. Asnjë like, asnjë koment – nga Egli në postimet e Gjestit dhe anasjelltas.

Kjo mund të ketë ardhur nga vetë deklaratat e Gjestit, i cili ka thënë se lidhjet e tij romantike i preferon t’i mbajë private. Duket se Gjesti ka vendosur që edhe “like”-t në Instagram të mbeten një çështje private – dhe, sipas tij, mund t’i diskutojë vetëm me Eglin për çdo postim që ata vendosin të bëjnë.

Më shumë se sa një thashethem, kjo na tregon se ndoshta mes tyre ka diçka që nuk është aq e thjeshtë siç duket. A do të shohim ndonjëherë një “like” nga Egli për Gjestin, apo kjo histori do të mbetet në hijet e Instagram-it.

‘Vota e diasporës do jetë faktor kyç’, Lubonja bën parashikimin për 11 majin: Rama goditjen më të madhe do e bëjë…

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë televizive këtë të martë, vlerësoi se vota e diasporës do të jetë faktori përcaktues në zgjedhjet e 11 majit, duke parashikuar se mazhoranca do të përqendrojë aty strategjinë kryesore elektorale.

Lubonja theksoi se, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, Edi Rama dhe PS e kanë më të vështirë të ruajnë epërsinë në vend, prandaj – sipas tij – do të përpiqen të kompensojnë me votat nga jashtë.

Ai paralajmëroi se manipulimi më i madh elektoral mund të ndodhë në diasporë dhe hodhi dyshime për skenarë të mundshëm kontestimi të rezultatit zgjedhor.

“Vota e diasporës do jetë faktor kyç në fitoren e mazhorancës. Edhe duke analizuar sondazhet, mundet që Edi Rama sado kudo brenda vendit e ka më të vështirë se në 2021. Mendoj unë. Goditjen do ta bëjë me diasporën. Manipulimin më të madh do e bëjnë atje. Pa dyshim do ketë skenar kontestimi të zgjedhjeve. Kjo periudhë e fundit e nxjerr qartazi drejtësinë të kontrolluar nga mazhoranca. Sjellja e tyre për të parandaluar krimin zgjedhor mungon”, deklaroi Lubonja.

“ΡΙas grυshti në avion”/ Piloti bën uljen urgjente

Një fluturim i Ryanair nga Mançesteri për në Korfuz u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bolonja të Italisë, pasi një përplasje e ashpër mes dy pasagjerëve e vuri në rrezik sigurinë e udhëtimit.

Incidenti ndodhi pasditen e së martës, më 29 prill, pak kohë pasi avioni ishte nisur nga Aeroporti i Mançesterit rreth orës 17:30 (me orën lokale).

Fillimisht, dy pasagjerët ishin ulur në vende të ndara, por vendosën të uleshin bashkë, një ndryshim i vogël që u kthye në kaos total brenda kabinës.

Sipas raportimeve të Manchester Evening News, situata doli jashtë kontrollit dhe përplasja verbale dhe fizike mes tyre alarmoi ekuipazhin dhe pasagjerët e tjerë.

Për këtë arsye, piloti mori vendimin të devijonte avionin për një ndalesë urgjente në Aeroportin e Bolonjës.

Pamjet filmike të publikuara nga Daily Mail tregojnë momentet dramatike të ndërhyrjes së forcave të rendit italiane.

Në video, një grua shihet duke u tërhequr me forcë nga policët, të cilët e mbajnë nga krahët dhe këmbët për ta nxjerrë jashtë avionit.

Një pasagjer tjetër, gjithashtu i përfshirë në konflikt, largohet nën mbikëqyrjen e oficerëve, ndërsa pasagjerët e tjerë shikojnë të shokuar.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe largimit të pasagjerëve problematikë, fluturimi rifilloi udhëtimin drejt destinacionit dhe mbërriti në Korfuz rreth orës 22:40 ( me orën lokale), me një vonesë të konsiderueshme.

“I dinte shumë gjëra”, Karamuço flet për prapaskenat e υrasjes në Vlorë: Vik. tima kishte informacione për..

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili u vra në Vlorë, ishte i përfshirë si informator, pasi kishte informacione për grupe kriminale.

Në një intervistë për një emision televiziv, Karamuço u shpreh se autori i vrasjes, dyshohet se është shtetas i huaj dhe se mund të jetë ndihmuar për kalimin e kufirit drejt Greqisë.

“Kam përshtypjen që ky person ishte bërë problem i madh për këto grupe, që nuk janë në Vlorë, por në Emiratet e Bashkuara Arabe, një pjesë e tyre., Ai kishte marrë masa, por ra viktimë e një atentati. Policia dyshon se autori është një i huaj. Nuk dihen rrethanat që ka kaluar në kufi. Mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, në terrenet malore për të kaluar në Greqi. Po kontrollohet edhe nga ana e palës greke, por nuk ka asnjë rezultat. Ky ka ditur shumë informacione. Këto janë grupe transkombëtare, ku futen një sërë bandash të cilat kanë bashkëpunim mes tyre. Ata kanë lidhje me njëri-tjetrin. Policia e ka të dokumentuar, që kjo vrasje, ajo e Vlorës, është urdhëruar nga Dubai, e ka në elular urdhrin e dhënë. E ka të verifikuar. Përveç personit të arrestuar, ka persona të tjerë, që dyshohet se kanë marrë pjesë në mënyrë aktive. Ka qenë vrasje e lehtë për t’u realizuar, por me shumë gabime”, theksoi ai.

Ramës i ndodh e papritura si në Big Brother teksa fliste në Berat, surprizohet nga ajri

Kryetari i PS, Edi Rama është surprizuar mbrëmjen e kësaj të enjteje gjatë një takimi me qytetarët e Beratit. Kur Rama ishte duke folur, Alket Islami ka suprizuar me deltaplanin e tij i veshur me ngjyrat e PS.

Kryesocialisti theksoi se ata që e shohin përditë Shqipërinë nga lart janë dëshmitarët e vërtetë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Ky është Alket Islami, se ka që në 92-in që e sheh Shqipërinë nga lart. Duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë mbështetës i PS-së.

Më çon foto mua nga lart e më thotë sikur të kisha mundësi të merrja me vete këta që flasin për natë në televizior të shohin se si ka ndryshuar Shqipëria.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin perëndimor që ka rritur PBB, është vendi më i sigurtë, ka nivel tjetër pagash, punësimi eksportesh.

Eksportonim dikur më pak se 3 miliardë, sot eksportojmë më shumë se 9 miliardë. Kjo është Shqipëria që në 11 maj do të mbështesë veten duke mbështetur PS”, tha Rama.

Kryeministri theksoi edhe njëherë se 11 maji nuk është thejshtë ditë zgjedhjesh, por takim me historinë, pasi shqiptarët votojnë për të ardhmen e brezave.

“Në 11 maj nuk janë një palë zgjedhje si gjithë të tjerat. Në çdo palë zgjedhje vendoset për 4 vitet e ardhshme, në 11 maj vendoset për gjeneratat e tjera.

Në 11 maj shqiptarët të bashkuar duhet të marrin përsipër atë që na ka përcaktuar dhe na ra neve fati në këtë moment të historisë, që të kemi në dorë të pëmbushim një mision kombëtar historik, dhe ta vendosim Shqipërinë edhe politiksht brenda Europës, ku shqiptarët të jenë të barabartë mes të barabartësh”, deklaroi Rama.

VIDEO ska ndaIoze/ Ka pen për flokësh konkurentet e “Për’puthen”

Një situatë e paprecedentë është shënuar në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Dy konkurente, të cilat dikur kanë qenë shumë shoqe, kanë debatuar ashpër me nënkuptime e me fjalë denigruese në mes të emisionit. Më pas situata ka degraduar dhe mes tyre ka patur përplasje fizike.

Siç shieht edhe në videot e mëposhtme, pasi Emi u ngrit e nervozuar, Ketrina e kapi për flokësh dhe më pas emisioni u ndërpre.

VIDEO 1

VIDEO 2