I fundit/ Elbasani “blindohet” nga agjentët e BKH dhe SPAK, zbulohet arsyeja! Në krye të grupit të monitorimit, prokurori Olsi Dado

Këtë fundjavë dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit. Prania e tyre është vënë re nga qytetarët ndërkohë mbërritja e tyre në këtë qytet në një numër kaq të madh nuk ishte vënë re më parë që nga koha e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do mbahen në 11 Maj.

Ky monitorim i rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në Qarkun e Elbasanit nga ana BKH dhe SPAK ka mbështetjen edhe një makineri e tërë monitorimi nga OSBE, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) si edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare. Të gjitha këto struktura janë vendosur në gatishmëri të plotë për të kontrolluar çdo cenim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë. Aktiviteti i tyre elektoral dhe i mbështetësve të tyre është nën vëzhgim të rreptë në çdo moment.

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash. Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim

garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit .Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare është nga më të “blinduarit ” ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor. Grupi i monitorimit i kryesuar nga prokurori Olsi Dado janë duke ndjekur në terren në kohë reale të gjitha zhvillimet që lidhen me procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuat me pajisje me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.

Rreziku është po kaq potencial edhe për vetë kandidatët për deputetë. Kush kapet në shkelje gjatë këtij procesi rrezikon jo vetëm të humbasë mandatin, por të përfundojë edhe para ligjit. Ndërkohë edhe media është në monitorim për mënyrën e përfshirjes dhe pasqyrimit të zhvillimeve gjatë këtij procesi zgjedhor. Media të ndryshme dhe sidomos disa portale kohët e fundit rezulton se kanë publikuar lajme të pavërteta duke aluduar për konflikte dhe dhunë fizike. Një nga rastet më të fundit ishte ai i publikuar nga disa portale ku deklarohej se ishte dhunuar dhe i ishin shkaktuar plagë të rënda një personi në qytetin e Librazhdit , lajm i cili rezultoi se ishte sajesë për të njollosur procesin e qetë elektoral.

26 prill/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.4 lekë dhe shitet me 87.4 lekë.

Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.8 lekë dhe shitet me 116 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Tjetër SKANDAL! AKU zbulon aflatoksinë kancerogjene në analizat qumështit në Vlorë, 40% e mostrave dalin të kontaminuara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 në disa mostra qumështi të analizuara në qytetin e Vlorës, një substancë që mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, veçanërisht për fëmijët.

Aflatoksina M1 është një toksinë që kalon në qumështin e kafshëve kur ato ushqehen me foragjere të kontaminuara dhe njihet për potencialin e saj kancerogjen.

Gjatë një fushate monitorimi të zhvilluar nga janari deri në prill 2025, AKU analizoi 26 mostra të ndryshme qumështi dhe nënproduktesh të tij në këtë qytet. Rezultatet treguan se 10 nga këto mostra, pra afro 40%, përmbanin nivele të aflatoksinës M1 mbi kufijtë e lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore.

Menjëherë pas konfirmimit të analizave laboratorike të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), AKU nisi verifikimet në pikat e shitjes ku dyshohej se ishin shpërndarë produktet e kontaminuara. Të gjitha produktet e identifikuara si të pasigurta janë tërhequr nga tregu për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve.

Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. Ndërkohë, qytetarët në Vlorë këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet e AKU-së lidhur me sigurinë ushqimore.

“Autobusi u bë përshesh”, trajneri i Skënderbeut tregon pasojat e aksidentit para ndeshjes: Të tronditur, tre vajza janë në urgjencë

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një makinë.
Ato ishin duke udhëtuar drejt Tiranës për të zhvilluar sot ndeshjen e dytë finale në volejboll. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, “Panorama Sport” ka kontaktuar me trajnerin e ekipit të vajzave, Orlando Koja. Ai shprehet se disa nga vajzat kanë dëmtime, njëra në hundë, tjetra në gju dhe tjetra në shpataull.

“Patëm një aksident të rëndë, jemi në Prrenjas, nja tre vajza kanë shkuar në urgjencë, të dëmtuar jemi, të shkundur, na goditi shumë fortë, autobusi është bërë përshesh, kështu që ccfarë të them. Vajzat kanë dëmtime, njëra përplasi hundën dhe i doli gjak, njëra dëmtoi gjurin, tjetra ka probleme me shpatullën, kemi dëmtime të ndryshme”, tha shkurtimisht ai.

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 43-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

Në skenën e “Portokalli” kanë kaluar disa nga emrat më të njohur të komedisë. Portokalli filloi të transmetohej më 31 dhjetor 2003 dhe përfshin komedi stand-up dhe muzikë live. Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës. Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm. Skeçet nuk mungojnë duke përfshirë liderë të tjerë botërorë dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.

E ftuar në shfaqjen e 30 Prillit, në “Portokalli” do të jetë Egli Tako ku do ta shohim totalisht ndryshe. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura! Çdo të diel në ekranin e Top Channel.

Orban kërcënon me largim nga BE: Hungaria jashtë kur Evropa nuk ka asgjë për të ofruar

Qeveria e Viktor Orban ka nisur një “konsultim” popullor për anëtarësimin e Ukrainës në BE: të gjithë votuesit po marrin një fletë votimi me postë për të vendosur mbi anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Vota ka pamjen e referendumit, por nuk ka vlerë juridike; Orban e përdor rregullisht këtë mjet për të legjitimuar pozicionet e tij euroskeptike. Në funksion të këtij votimi, qeveria po promovon gjithashtu një propagandë të pamëshirshme: postera gjigantë me fotot e Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky shfaqen në rrugë: “Ne nuk do t’i lejojmë ata të vendosin për ne!”.

Në një letër drejtuar votuesve, Orban pretendon se “Brukseli po përshpejton pranimin e Ukrainës pa pyetur opinionin e popullit”, ndërsa kjo do t’i shkaktonte dëme të mëdha Hungarisë, me rreziqe për fermerët, vendet e punës dhe pensionet. Sipas Orban, Ukraina nuk mund ta fitojë luftën kundër Rusisë dhe hyrja e saj do të shkatërronte BE-në.

Orban shpreson për mbështetje masive për të justifikuar pozicionin e tij për këtë çështje në Bruksel, por ai gjithashtu shpreson të ketë një argument në luftën e tij të brendshme kundër kundërshtarit të tij të rrezikshëm, Peter Magyar, i cili mund ta mposht atë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Nëse Bashkimi Evropian “do të kishte qenë si sot në vitin 2004, nuk është e sigurt që ne do t’i bashkoheshim”, tha gjithashtu Viktor Orban gjatë një forumi të partisë Fidesz. Duke komentuar pozicionin aktual të Hungarisë, Orban nuk e përjashtoi daljen e Budapestit nga BE, por shtoi: “Ne duhet të vendosim se kur do të vijë momenti kur do të ia vlen të merret vendimi për t’u larguar”.

Sipas kryeministrit, “dalja duhet të ndodhë kur disavantazhet e anëtarësimit të jenë më të mëdha se avantazhet”, dhe tani për tani “ai moment nuk ka ardhur ende”. Më pas, kryeministri hungarez iu kthye çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në BE. Në një postim në Facebook, ai shkroi se nëse kjo do të ndodhte, “ne mund të humbim gjithçka për të cilën kemi punuar gjatë 15 viteve të fundit”, pasi hyrja e Kievit do të nënkuptonte “fundin e subvencioneve bujqësore, ulje të taksave komunale dhe shtesat e fëmijëve”.

(BalkanWeb)

“Nuk e kam pritur mirë ardhjen në jetë të vajzës, e doja djalë”- Trondit konkurrenti i Ferma VIP me rrëfimin: I thash bashkëshortes ‘ik tek…’

Njëri nga banorët e Ferma VIP, Andrea u ka treguar konkurrentëve se nuk e ka pritur mirë ardhjen në jetë të vajzës së tij të parë.

Ai është shprehur se e ka përjetuar shumë keq, pasi priste që të ishte djalë, teksa rrëfeu se kur mori vesh lajmin se kishte lindur vajza, ai i kishte thënë bashkëshortes së tij: “Ik rri tek nëna jote tani”.

Mirëpo me pak “presion” nga familja e tij, ishte qetësuar asaj kohe, megjithatë influenceri u shpreh se kur vajza e tij e dytë erdhi në jetë mezi e kishte pritur.

“Kur më lindi e dyta, mezi e kam pritur se e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë,” u shpreh Andrea.

RREFIMI I PLOTE

Unë në mes të serës duke punuar. Me merr në telefon goca e xhaxhit: Urime është vajzë. I thash thuaj asaj ik, rri tek nëna jote. Meqë po e bën gati ik atje i thash. Për zotin po, e di sa keq e kam përjetuar, sepse po ta dija që në fillim e dija edhe… Po deri kur ajo ishte gjashtë muajshe, ja bënin këto gratë e ka me majë barkun dhe është djalë, ja ka rënë poshtë barku është djalë. Debat i madh derisa më morën këta njerëzit e mi më thoshin mos bëj keshtu. Kur më lindi e dyta, mezi e kam pritur se e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë.

“Egli u mashtrua nga Gjesti…”/ Producenti i njohur: Më vjen keq për të, është υi ktimë e…

Romanca mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Pyetja më e shpeshtë e fansave të tyre është se ‘çfarë po ndodh me ta jashtë shtëpisë së Big Brother VIP 4?’.

E pikërisht kjo marrëdhënie u diskutua një ditë më parë me panelin e të ftuarve në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulo.

I ftuar ishte producenti i njohur, Eduard Deda, i cili u shpreh se i vjen keq për Eglin, pasi sipas tij ajo është mashtruar në këtë marrëdhënie.

Producenti shton se ish-finalistja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është e afeksionuar pas fituesit të BBV 4 dhe viktimë e ndjenjës së vet.

“Mua më vjen shumë keq për këtë vajzë, e cila realisht është mashtruar në këtë marrëdhënie. Ajo i ka dhënë fitoren dhe gjithë vëmendjen e mundshme këtij djali. U kujdes për këtë djalë maksimalisht, tregoi që vërtetë e donte. Mendoj që ajo vajza është e afeksionuar pas atij djali, por është viktimë e ndjenjës së vet”, tha Deda.

Sërish tërmet në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Mëngjesin e sotëm në orën 10:20, një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në veriperëndim të Turqisë, sipas një vlerësimi të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ndodhet në afërsi të Kutahya.

Thellësia fokale vlerësohet në 12 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme nga tërmeti.

Kryemadhi: S’kam komunikuar me Ilir Metën, nuk më intereson fare. Në 11 maj, mbaron detyra ime

Edhe pse në kushte të izolimit në burg, Ilir Meta vazhdon të jetë vigjilent për atë që është duke ndodhur në skenën politike shqiptare. Megjithatë, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, tha se nuk ka komunikuar me të.

“Nuk kam komunikuar dhe nuk komunikojmë bashkë, nuk më intereson fare. Unë bëj detyrën time. Sa i përket marrëdhënies time personale me opinionin publik, por edhe me atë strukturë që e kam themeluar vetë dhe e kemi themeluar të gjithë së bashku”.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se pas 11 majit, për të nis një jetë tjetër, larg politikës.

“Kam kontribuar mbi 21 vite dhe ky është kontributi maksimal i jetës sime, i cili më bën komplet të pavarur në qëndrimin tim me atë. Nuk më intereson fare se çfarë mendon. Pas 11 majit, unë mbaroj detyrën time dhe pastaj është komplet një jetë tjetër për mua”, tha Kryemadhi në Debat.

“S’ka Romeo e Zhuljeta 50-vjeç”- Kryemadhi: Dikur e jepja jetën për Metën, por sot s’jam 20-vjeç

Kryemadhi tha se në deklaratë tha se gjatë asaj fjale kishte thënë se do të kërkonte votën për babain e fëmijëve të saj, për të cilët jepte edhe jetën (pra për fëmijët).

Kryemadhi shtoi se dikur ishte e gatshme të jepte jetën për Ilir Metën, por sipas saj, në moshën 50 vjeçare në të cilën ajo ndodhet, nuk mund të ketë histori si të Romeos dhe Zhuljetës.

Ajo foli edhe për votat e diasporës, për të cilat tha se pavarësisht metodave për të bërë sa më të sigurt, sërish kjo votë është e cenueshme.

“Unë mendoj që ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku shitblerja e votës ka qenë masive zgjedhjet e kaluara në Shqipëri, këtë radhë unë mendoj se blerja e votës mund të luhet në mënyrë të hapur në diasporë. Pavarësisht se nga ana teknike procesi i marrjes së fletës së votimit, i votimit, i mbylljes në zarfin A dhe B është shumë korrekt, por sa e mbrojtur është vota e diasporës që nuk është familjare dhe nuk është e fshehtë… Dhe nga ana tjetër në kushtet në të cilat janë sot, ku pjesa më e madhe e votuesve janë në Greqi dhe Itali, ku pagat e shumicës së emigrantëve në këto 2 shtete janë shumë të ulëta dhe duke pasur parasysh turn overin ekonomik të grupeve të caktuara të interesit, përsa i përket shitblerjes së votës. Megjithatë nuk është aq e përhapur sa ka qenë më parë në Shqipëri.

Unë kam thënë se do të kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi për të cilët jap jetën. Para disa vitesh jepja jetën për Ilir Metën, por prioritetet e një gruaje 50-vjeç janë krejt ndryshe në raport me një vajzë të re, sepse në të gjitha historitë e Romeo dhe Zhuljetës i kemi parë me 18 vjeçarët dhe 20 vjeçarët. Nuk ka Romeo dhe Zhuljeta 50 vjeç”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)