Vajza e Mirit në gjendje të rëndë emocionale pas takimit në Big Brother VIP, flet miku i banorit

Takimi mes Mirit dhe vajzës së tij, Tisit, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, u komentua gjerësisht në rrjet.

Disa zëra kritikë e cilësuan qëndrimin e vajzës si të “ftohtë” apo të distancuar, por e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë më prekëse.

I ftuar sot në “Wake Up”, miku i ngushtë i Mirit, Roland Hysi, ka treguar detaje ekskluzive nga ajo natë, duke qenë se ai shoqëronte Tisin dhe bashkëshorten e Mirit, Rabean, në ambientet e Top Channel.

Rolandi ka hedhur poshtë kategorikisht aludimet për ftohtësi, duke shpjeguar se 13-vjeçarja ishte në një gjendje shoku emocional për shkak të peshës së kamerave dhe situatës.

“Unë isha bashkë me Tisin dhe Rabean kur vajtëm për surprizën dhe Tisi ka qarë shumë pasi ka dalë nga surpriza. Ka qenë shumë e emocionuar, e ngrirë. Për ça është interpretuar pse ka qenë e ftohtë, në fakt ka qenë emocion i jashtëzakonshëm (është 13 vjeç),” tregoi ai.

Ai shtoi se presioni i skenës është i madh edhe për të rriturit, jo më për një fëmijë që del për herë të parë në TV:

“Atë që ajo kishte përgatitur për ta thënë, që mezi i doli, ishte për shkak të emocioneve… Tisi s’ka dalë ndonjëherë në TV dhe të kesh gjithë vëmendjen, të bën të dalësh disi nga vetja.”

Sipas Rolandit, ky takim ishte jetik për Mirin, veçanërisht pas deklaratës së ashpër të babait të Selinës, e cila e kishte tronditur aktorin.

“Mirit i bëri shumë punë kjo surprizë. Pas deklaratës së të atit të Selin ishte në terr absolut për çka bëhet jashtë… Unë e pashë në fytyrë që u pre nga deklarata,” tha Hysi.

Megjithatë, ai parashikon se loja e Mirit dhe raporti me Selin nuk do të ndryshojnë rrënjësisht:

“Nuk mendoj se do ndryshojnë lojë (Miri & Selin). Janë aty për lojë. Si Miri, si Selin s’ka asgjë për të dëmtuar moralin.”

PAMJE TË RËNDA/ Gjendet i pajetë në përrua biznesmeni 27-vjeçar i rrëmbyer, u gjet i υrarë me 7 ρlumba…

jë ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Nea Peramos, ku trupi i pajetë i një 27-vjeçari, i identifikuar si biznesmen, u gjet të dielën pasdite pranë një përrua afër Manastirit të Trinisë së Shenjtë. Viktima, i cili ishte raportuar i zhdukur një javë më parë, ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në Elefsina, në orët e para të së hënës së kaluar.

Sipas hetimeve paraprake, autorët e rrëmbyesit e kanë çuar 27-vjeçarin në një vend të izoluar, ku e kanë ekzekutuar me të paktën shtatë plumba. Pas vrasjes, ata dyshohet se kanë tentuar të vënë flakën trupit për të fshirë gjurmët e krimit, por nuk kanë mundur ta realizonin këtë.

Hetuesit janë ende në kërkim të detajeve mbi kohëzgjatjen e qëndrimit të viktimës në duar të rrëmbyesve, pasi ka pasur një periudhë të panjohur midis rrëmbimit dhe vrasjes. Pamjet filmike të publikuara nga protothema.gr tregojnë momentet para rrëmbimit.

Në video, biznesmeni shihet duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në orën 02:01 të mëngjesit të 26 janarit, i veshur me një kostum gri dhe një bluzë me kapuç blu. Kur ai hyn në rrugicën pranë pallatit ku banonte me partneren e tij, një makinë blu afrohet nga drejtimi i kundërt. Brenda saj ndodheshin katër persona, të cilët nën kërcënimin e armës e detyruan të hipte dhe të largohej me ta.

Pamjet nga kamerat e sigurisë u dorëzuan nga partnerja e viktimës, e cila denoncoi rrëmbimin. Pas analizës së videove dhe targave të automjetit, autoritetet konstatuan se makina ishte e vjedhur në Selanik.

Hetuesit tani janë përqendruar në zbardhjen e motivit të krimit. Megjithatë, skenari i një rrëmbimi për shpërblim është përjashtuar, pasi nuk ka pasur kërkesa për para nga familjarët e viktimës, pavarësisht pasurisë së tij.

Policia dyshon se vrasja mund të lidhet me një mosmarrëveshje financiare mes viktimës dhe autorëve. Gjithashtu, autoritetet po shqyrtojnë ngjashmëritë me një tjetër ngjarje të ngjashme që ndodhi në vitin 2024, kur një biznesmen tjetër u vra dhe trupi i tij, së bashku me automjetin e përdorur për rrëmbimin, u dogj nga autorët në zonën pyjore të Mandrës. Hetimet për zbardhjen e këtij krimi vazhdojnë, ndërkohë që motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Zarf i zi në shtëpi/ Anulohet televotimi! Rogerti lexon vendimin e rëndë, ja çfarë pritet të ndodhë

Një Zarf i Zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë masa drastike nga Vëllai i Madh.

Rogerti ka qenë ai që ka lexuar vendimin përpara banorëve të mbledhur në sallon, një vendim që vjen si pasojë e mosbindjes së njërit prej grupeve.

Sipas zarfit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit (e cila ishte jetike për spektaklin e radhës), grupi i Gretës ka zgjedhur të bojkotojë dhe të mos i bindet urdhrit të Vëllait të Madh.

Për shkak të këtij rebelimi, Vëllai i Madh ka marrë dy vendime të menjëhershme:

Televotimi aktual anulohet zyrtarisht.

Grupi i Selinës shpallet automatikisht fitues i sfidës dhe do të jenë ata që do të performojnë live në spektakël.

Ndërsa grupi i Selinës festonte fitoren e papritur, Rogerti lexoi edhe paralajmërimin e fundit për grupin humbës:

“Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur, do t’ju komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme. Autoriteti i Vëllait të Madh nuk anashkalohet”.

Atmosfera është tensionuar menjëherë, me vajzat e grupit të Gretës që kanë reaguar ashpër, duke akuzuar për hipokrizi dhe duke debatuar me grupin kundërshtar.

Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit

Pas dedikimit të ndjerë me projektin muzikor “Memories”, i cili ka thyer çdo pritshmëri duke u kthyer në një hit të menjëhershëm, Gjesti ka marrë sërish vëmendjen e rrjetit.

Kënga e tij e fundit ka arritur shifra marramendëse, duke grumbulluar 3.1 milionë shikime në YouTube në vetëm 3 ditë nga publikimi, një tregues i qartë i mbështetjes masive nga publiku.

Në mes të këtij suksesi, Gjesti ka publikuar një foto të re në Instagram, ku shfaqet me një stil të veçantë (me dorashka lëkure dhe veshje të zezë). Por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është mbishkrimi i fotos:

“Kapitull i ri. Ju dua ❤️”

Me këto fjalë, artisti lë të kuptohet se është gati për një etapë të re në karrierën apo jetën e tij.

E FUNDIT! Gjendet çifti vlonjat që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me historinë e cila prej vitesh po bën bujë në mediat shqiptare, zhdukjen e papritur të Bleona Matës.

Dëshmitë e dhëna së fundmi i kanë hapur rrugë një tjetër piste, ku mund të nisin kërkimet për Bleonën.

Në dokumentet e sigurara nga Report.tv mendohet se Bleona filimisht është rrëmbyer dhe 3 muajit e parë është mbajtur peng në fshatin Llakatund të Vlorës.

Nga ana tjetër, mamaja e Bleonës, në daljet televize ka deklaruar se Bleona është rrëmbyer nga disa persona me të cilët familja Mata ka qenë në konflik prej vitesh.

“Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit e vajzës i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona. Ish-vjehrri im ka pasur konflikt me këtë familje dhe në maj të vitit 2010 i ka denoncuar në polici,” është shprehur Bukurie Veizi.

Në ekran u shfaq fotografia e vajzës së çiftit nga Vlora, që dyshohej se ishte Bleona Mata, mamaja e kësaj të fundit zbulon të vërtetë. Pasi ka vëzhguar vëmendje fotografinë ajo është shprehur se tiparet e vajzës në foto nuk përputheshin me pamjen fizike të Bleonës. Megjithatë ajo shtoi më tej se pavarësisht se ka një papërputhshmëri të tipareve, dyshimet për zhdukjen e së bijës ajo i ka sërish te e njëjta familje.

“Tiparet nuk përputhen, por dyshimet e mia mbeten tek kjo familje,” deklaroi ajo.

Ndonëse për pak bëhen 16 vite nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, sot e kësaj dite po vijojnë hetimet për lokalizimin e saj.

Bleona Mata vijon të jetë e zhdukur që nga 22 maji 2010, teksa gjurmët e saj të fundit u humbën në malin Pikëllim, në zonën e Kukësit. Nëna e Bleonës prej vitesh ka kërkuar ndihmë për gjetjen e së bijës, e cila në atë kohë ishte vetëm 6-vjeçe.

E BUJSHME/ Nëna e Bleonës sheh mes lotësh foton e vajzës për herë të parë pas 16 vitesh (Video)

Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata vijon të mbetet një nga historitë më të rënda dhe më të dhimbshme, ndërsa dëshmi të reja kanë hapur së fundmi një pistë tjetër kërkimesh.

Sipas dëshmive të bëra publike ne Pa Gjurme para pak ditesh, vogëlushja dyshohet se është rrëmbyer dhe se është mbajtur peng për një periudhë tre mujore në zonën e Llakatundit, në Vlorë.

Kjo pistë u forcua nga deklarime dhe materiale të reja, të trajtuara ekskluzivisht në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, me gazetaren Odeta Dume.

E ftuar në studio, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, u përball me dëshmi dhe fakte të reja mbi zhdukjen e vajzës së saj.

Gjatë rrëfimit, ajo deklaroi se familja që është vënë në qendër të dyshimeve ka pasur konflikt të mëparshëm me familjen Mata.

VIDEO

Braçe shpërthen kundër “Big Brother VIP”: Po shkelni LIGJIN! Mesazh i keq që po iu jepet fëmijëve përmes televizionit

Deputeti i PS-së Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar përdorimin e vape dhe cigaret elektronike në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Braçe shkruan se transmetimi i momenteve kur banorët e “Big Brother VIP” përdorin vape dhe cigaret elektronike, pa kufizim, është në shkelje e drejtëve të fëmijëve dhe mesazh i keq për ta.

Deputeti socialist shkruan më tej se vape dhe cigaret elektronike janë të ndaluar për fëmijët.

“Këta këtu që e pinë janë madhore e të përgjegjshëm për të zgjedhur vetë dhe shëndetin e tyre! Por është ekstremisht e ndaluar me ligj që këta, përmes televizionit, ta përcjellin si modë edhe për FËMIJËT!!”, thekson Braçe në postimin e tij.

Kujtojmë që më herët Braçe ka denoncuar shitjen e cigareve elektronike dhe vape për fëmijët.

Postimi i plotë i Braçes:

BIG BROTHER VIP ESHTE NE QENDER TE VEMENDJES;

TE GJITHE SHOHIN E MARRIN NGA ATY!

EDHE FEMIJET, EDHE FEMIJET!

TRANSMETIMI 24/24 NUK KA ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

PRIME NUK KA ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

PERMBLEDHJET DITORE NJK KANE ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

VAPE APO CIGARET ELEKTRONIKE JANE TE NDALUARA PER FEMIJET NE KETE VEND!

MESAZHI QE VJEN NGA FOTOT QE SHIHNI E QE ESHTE MESAZH 24/24 ORE, ESHTE MESAZH I KEQ PER FEMIJET!

PIKERISHT SE ESHTE MESAZH I KEQ, E KEMI NDALUAR ME LIGJ TE JEPET NGA TELEVIZIONI!

EKSTREMISHT I NDALUAR ME LIGJ!

Keta ketu qe e pine jane madhore e te pergjegjshem per te zgjedhur vete dhe shendetin e tyre!

Por eshte ekstremisht e ndaluar me ligj qe keta, permes televizionit, ta percjellin si mode edhe per FEMIJET!!

Lexoni ligjin PER PRODUKTET E DUHANIT!

PO E SHKELNI HAPUR!

Ndaj TE MARTEN qe shkoi kerkova NDRYSHIME NE KODIN PENAL, por kur perton te mendosh, doemos qe as e kupton dhe as e voton dot!!

Facebook

Monika Kryemadhi e pandehur dhe e papunë, karshillëk me kostum 1.1 mijë euro, dhjetëra mijëra euro për ndërhyrje estetike, nuk deklaron sërish shpenzimet

Ish bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, është e pandehur për korrupsion dhe pastrim parash që nga tetori i vitit 2024. Kryemadhi është edhe papunë që nga shtatori i vitit të kaluar pasi nuk u zgjodh më deputete. Teksa ditën paraqitet në SPAK dhe jep deklarata për mediat, në darkë shfaqet si opinioniste e edicionit të 5 të Big Brother Vip Albania, duke i bërë karshillëk shqiptarëve dhe drejtësisë me veshje që kushtojnë mijëra euro.

Kryemadhi, e cila i shpëtoi arrestit me burg me raporte mjekësore, ekspozon në ekran veshje firmato, madje edhe duke u treguar shqiptarëve markat e veshjeve me vlerë një mijë deri në disa mijë euro. E pandehura për korrupsion dhe pastrim parash vijon të shpenzojë dhjetëra mijëra euro në vit për shërbime estetike brenda dhe jashtë vendit.

Ndonëse në proces gjykimi si e korruptuar, Kryemadhi vijon të konsumojë të njëjtat vepra penale, duke mos deklaruar në ILDKPKI shpenzimet për veshje firmato dhe ndërhyrje estetike. Që nga viti 2003 deri në vitin 2024, zonja Kryemadhi nuk ka deklaruar asnjë shpenzim në ILDKPKI siç e parashikon ligji, ndërkohë që SPAK ka provuar qindra mijëra euro të shpenzuara për shërbime estetike, para që dyshohet se janë produkt i aferave korruptive.

Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Dosja e SPAK-ut për disa nga episodet korruptive të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka zbuluar edhe një nga qendrat që ka frekuentuar çifti politik për t’u dobësuar dhe tonifikuar, si gjithnjë me para që buronin nga aferat e tyre me pasuritë dhe paratë publike. Bëhet fjalë për Lanserhof Lans Austria’s një nga qendrat më të famshme për detoksifikimin, matjen dhe përmirësimin e parametrave shëndetësor.

Sipas dosjes së SPAK-u, bazuar në përgjigjen e letërporosisë që kanë dhënë autoritetet austriake, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nga viti 2013 deri në vitin 2023 kanë shpenzuar 98 mijë euro në qendrën e detoksifikimit në Lanserhof të Austrisë. Meta dhe Kryemadhi nuk i kanë deklaruar këto shpenzime sipas ligjit në ILDKPKI. Dhe frekuentimi i kësaj qendre përfshin vetëm një pjesë të shërbimeve për transformimin e pamjes së jashtme.

Sipas prokurorëve, Meta dhe Kryemadhi nuk i kanë deklaruar shpenzimet pasi nuk i justifikonin me të ardhurat e ligjshme. Koha kur Meta dhe Kryemadhi kanë nisur të frekuentojnë qendrën përkon me kohën kur çifti nisi të shfaqej më i dobët në publik.

Sipas dosjes së SPAK-ut, Meta dhe Kryemadhi kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro edhe në klinika dhe qendra të tjera për shërbime shëndetësore dhe estetike.

Monika Kryemadhi ka frekuentuar klinikën Domus Medica në San Marino. Tek kjo klinikë ka marrë shërbime dobësimi edhe vajza e çiftit Meta-Kryemadhi, Bora.

Ndërkaq, sipas dosjes, Ilir Meta dhe Bora kanë marrë shërbime me vlerë dhjetëra mijëra euro në një spital privat në Austri. Bëhet fjalë për Confraternität Private Hospital një nga spitalet më të njohur në Evropë.

Pas vitit 2013, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe fëmijët e tyre kanë shpenzuar gjithashtu dhjetëra mijëra euro për blerje në dyqanet e Londrës dhe vende të tjera, pushime, udhërime dhe për frekuentim të hoteleve luksoze, shpenzime të cilat në asnjë rast nuk i kanë deklaruar sipas ligjit në ILDKPKI pasi nuk i justifikonin me të ardhura të ligjshme. Pavarësisht këtyre fakteve, Meta dhe Kryemadhi pretendojnë se SPAK nuk ka prova dhe se procesi ndaj tyre është politik./Prapaskena.com

SHBA/ Shënohet viktima e parë nga një armë neurologjike me valë, e përdorur kundër 200 zyrtarëve amerikanë

Michael Beck vdiq të shtunën e kaluar, pikërisht në momentin kur ajo që kishte denoncuar prej saktësisht tridhjetë vitesh po fillon të gjejë konfirmim. Emri i tij tani mund të hyjë në librat e historisë për një rekord të zymtë: viktima e parë e një arme neurologjike. Bëhet fjalë për një teknologji të re, e përdorur deri tani vetëm nga shërbimet sekrete armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, e bazuar në impulse valësh që dëmtojnë rëndë trurin dhe shkaktojnë të ashtuquajturën “sindroma e Havanës”.

Që nga viti 2016, mbi dyqind zyrtarë amerikanë në shërbim në ambasadat jashtë vendit – veçanërisht në Kubë – ose të angazhuar në samite ndërkombëtare, kanë deklaruar se kanë dëgjuar një fishkëllimë të zgjatur dhe më pas kanë përjetuar dhimbje koke të forta, humbje orientimi dhe pagjumësi. Këto probleme janë përsëritur me kalimin e kohës, me intensitet në rritje. Por Beck e kishte përshkruar të njëjtën situatë që në vitin 1996.

Në atë kohë ai ishte agjent i NSA-së, Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, që merret me inteligjencën elektronike dhe kibernetike. Së bashku me një koleg, Charles W. Gubete, ishte dërguar “në një vend armiqësor” për të kontrolluar kantierin e një selie diplomatike, ku dyshohej se ishin instaluar pajisje spiunazhi. Ditën e dytë të inspektimit, ai zbuloi “një kërcënim teknik”.

“Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjova – ka deklaruar ai për Guardian – u ndjeva thellësisht i hutuar. Nuk isha në gjendje të bëja asgjë. Nuk ishte diçka normale. Piva shumë filxhanë kafe, por nuk shërbyen për asgjë.”

Simptomat më pas u zhdukën. Por rreth dhjetë vjet më vonë, Beck filloi të vuante nga çrregullime gjithnjë e më të rënda: pamundësia për të përdorur tastierën e kompjuterit, vështirësi në lëvizjen e një krahu, paraliza të papritura të një këmbe, marramendje të zgjatura. Vizitat mjekësore sollën një diagnozë të tmerrshme: Parkinson. Ai ishte vetëm 45 vjeç dhe askush në familjen e tij nuk kishte vuajtur më parë nga kjo sëmundje.

Në vitin 2012, Beck u takua në selinë qendrore të NSA-së me Gubete-n, kolegun e misionit të dyshimtë, dhe e gjeti në gjendje plakjeje të përshpejtuar: në moshën gjashtëdhjetë vjeçare mezi ecte. Ai do të vdiste një vit më pas. Jo vetëm kaq. Beck kishte lexuar edhe një raport tepër sekret, ku përshkruhej se “vendi armiqësor” kishte zhvilluar një armë me energji të drejtpërdrejtë, e aftë të shkaktonte simptoma neurologjikisht dobësuese:

“Një sistem mikrovalësh me fuqi të lartë, që mund të ketë aftësinë të dobësojë, të frikësojë ose të vrasë një kundërshtar me kalimin e kohës, pa lënë gjurmë.”

La Repubblica ka mbledhur edhe një dëshmi që daton në fund të viteve ’90. Përfaqësues të një kompanie të themeluar nga teknikë që kishin punuar për KGB-në dhe që ishin futur në tregun privat pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, u kishin ofruar shërbimeve sekrete italiane një pajisje jashtëzakonisht të ngjashme. Ajo ishte e futur në një çantë tip “diplomat” dhe lëshonte rreze mikrovalësh që mund të drejtoheshin ndaj një personi. Parimi fizik ishte i njëjtë me atë të pajisjeve që përdoren për të eliminuar insektet në mobilje. Rrezja e veprimit ishte e kufizuar, rreth një metër. Qëllimi operativ ishte neutralizimi i truprojave të një personazhi të rëndësishëm, për ta rrëmbyer ose goditur më pas. Por qartazi, pajisja mund të shkaktonte edhe dëmtime cerebrale ndaj figurave të rangut të lartë.

Në dritën e këtyre dokumenteve, Beck në vitin 2014 kërkoi që sëmundja e tij të njihej si pasojë e shërbimit. Por, pavarësisht se disa ekspertë të CIA-s e kishin mbështetur tezën e tij, NSA e refuzoi kërkesën. Dy vjet më vonë, dhjetëra diplomatë, agjentë federalë dhe punonjës të tjerë nisën të denonconin simptoma identike ndërsa punonin në Kubë, Kanada, Rusi, Austri dhe, të paktën në një rast, në vetë Uashingtonin. Çështja u bë publike dhe u diskutua edhe në Kongres, pa arritur në përfundime shkencore përfundimtare.

Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë gjetur lidhje me hipotezën e një arme me energji të drejtpërdrejtë. Por Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) ka mohuar ekzistencën e provave bindëse. Qeveria amerikane ka refuzuar gjithashtu të njohë lidhjen mes kësaj sëmundjeje misterioze dhe aktivitetit profesional.

Pak javë më parë, CNN publikoi një zbulim tronditës: një divizion i Homeland Security ka blerë, për disa milionë dollarë, një pajisje të aftë të shkaktojë simptoma identike me “sindromën e Havanës”. Operacioni u krye në javët e fundit të administratës Biden dhe pajisja më pas është analizuar nga Departamenti i Mbrojtjes – që tani quhet Departamenti i Luftës – për të rindërtuar funksionimin e saj. Ajo mund të transportohet në një çantë shpine dhe lëshon impulse valësh radio. Nuk është prodhim rus, por përmban komponentë të prodhuar në Rusi.

Nuk ka informacione të tjera. Por ekziston siguria se është kapërcyer një tjetër prag në teknologjitë ushtarake. Prej vitesh shkencëtarët kanë paralajmëruar për mundësinë reale të krijimit të armëve neurologjike; tani ka zbulime të pakundërshtuara mbi ekzistencën e sistemeve operative, portative, të bazuara në “energji të drejtpërdrejtë” dhe të afta të drejtohen kundër një objektivi të caktuar. Rreze të padukshme që mund të çojnë në vdekje, pa lënë gjurmë. Ashtu siç mund t’i ketë ndodhur Michael Beck. Dhe ashtu siç mund t’u ndodhë qindra viktimave të tjera të “sindromës së Havanës”./La Repubblica/ ReportTv.al

Kapet në Kolumbi n¤rkotrafikanti që koordinonte dërgesat e k¤ka¡nës për mafien shqiptare

Policia kolumbiane ka arrestuar ditën e sotme Lorenzo Dei Meneghetti, një nga bosët e mafias të përfshirë në kartelin e më të kërkuarve në Itali. Sipas dosjes kriminale, Lorenzo, ishin shpallur në kërkim për trafikun e lëndëve narkotike.

Ai konsiderohej një nga organizatorët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Evropës dhe Amerikës Latine. Mediat e huaja shkruajnë se ai koordinonte dërgesat e kokainës për mafien shqiptare. Kërkimi i tij shtrihej në 196 vende.

Artikulli i plotë nga EL TIEMPO

Në një operacion të përbashkët, të udhëhequr nga Guardia di Finanza e Venezia-s dhe me mbështetjen e Skuadrës Detare të Chioggia-s, Policia kolumbiane arrestoi Lorenzo Dei Meneghetti, një nga bosët e mafias, të përfshirë në listën e personave më të kërkuar në Itali.

Informacioni u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sánchez, i cili theksoi se i arrestuari “konsiderohej objektiv me vlerë të lartë nga Italia dhe Pakti 2.0, pasi ishte një nga organizatorët kryesorë të trafikut të drogës në Evropë dhe Amerikën Latine”.

Bosi i drogës u kap në Ciénaga (Magdalena), në kuadër të një operacioni të quajtur “Apokalipsi”, i cili filloi që në vitin 2016 me qëllim shkatërrimin e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës që operonte në Shqipëri, Lombardi dhe rajonin e Chioggia-s.

Sipas dosjes kriminale, Lorenzo, i kërkuar me kod të kuq nga Interpoli për krimin e “bashkëpunimit kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike”, konsiderohej një nga organizatorët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Evropës dhe Amerikës Latine.

Sipas dokumenteve, ai koordinonte rrugët dhe strategjitë për dërgimin e kokainës në tregun evropian, një fushë e dominuar nga mafiet lokale. Kërkimi i tij shtrihej në 196 vende, sipas regjistrave ndërkombëtare.

“Dei Meneghetti ishte objektiv me vlerë të lartë për autoritetet italiane dhe figuronte në listën e personave më të kërkuar të atij vendi. Sipas hetimeve, ai kishte lidhje me mafiet italiane, tuniziane dhe shqiptare dhe shërbente si një pjesë kyçe në rrugët ndërkombëtare të trafikut të kokainës”, thuhet në dosje.

Hetimet e vazhdueshme mundësuan konfiskimin e sasive të mëdha të drogës dhe, në vitin 2017, të një restoranti lundrues në Chioggia, i cili dyshohet se ishte blerë me të ardhura të paligjshme nga trafiku i drogës.

Arrestimi u ekzekutua nga njësitë e Grupit Operativ Taktik dhe komandot e specializuara, në koordinim me agjenci ndërkombëtare, pas një procesi ndjekjeje dhe shkëmbimi informacioni strategjik. Raporti tregon se i ndaluari konsiderohej objektiv me vlerë të lartë për rolin e tij në organizimin logjistik dhe operativ të dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut drejt korridoreve të ndryshme evropiane, si dhe për aftësinë e tij për të krijuar lidhje midis organizatave kriminale në vende të ndryshme.

Dosja e inteligjencës shënon se aktivitetet kriminale të atribuuara atij datojnë të paktën që nga viti 2013, kur u hetua për trafik hashashi dhe marihuanë nga Holanda drejt Italisë. Midis viteve 2016 dhe 2017, ai dyshohet se mori pjesë në operacione të trafikut të sasisë së madhe të kokainës me lidhje në Ballkan, Spanjë dhe Marok. Këto hetime rezultuan në një dënim prej 12 vjetësh burg në Itali për pjesëmarrjen e tij në rrjete ndërkombëtare trafiku droge.

Pas këtij dënimi, sipas autoriteteve, i arrestuari më vonë ka siguruar dokumente false në Rumani, gjë që i mundësoi lëvizjen jashtë radarit gjyqësor evropian. Më pas, u vendos në Kolumbi, nga ku vazhdoi të koordinonte lidhje kriminale dhe operacione të trafikut të lëndëve narkotike drejt Evropës, duke mbajtur komunikim me struktura të vendosura në Spanjë, Itali dhe Marok.

Për autoritetet kolumbiane dhe evropiane, arrestimi i Dei Meneghetti përfaqëson një goditje për strukturat kriminale që lidhin trafikun e drogës midis Amerikës Latine dhe Evropës dhe dëshmon forcimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe policor ndërkombëtar.